Integrimi/ Gjosha, vizitë zyrtare në Greqi

7 Prill 2014, 11:34Politika TEMA

Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha nis një vizitë zyrtare në Athinë. Gjatë kësaj vizite, ministrja Gjosha do të zhvillojë një takim me Ioannis Tragakis, zv Kryetar i Parë i Parlamentit  dhe Kryetar i Komitetit Parlamentar për Çështjet  Evropiane.

Ministrja e Integrimit Evropian do të pritet edhe nga zv. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Kourkoulas.

Greqia është vendi që mban presidencën e Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2014, para dorëzimit të presidencës së BE-së tek Italia më 1 korrik 2014. Kjo është hera e pestë që Greqia mban presidencën e BE-së që prej pranimit të saj në Komunitetin Europian në vitin 1981.

Marrja e statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria në muajin qershor është një prej prioriteteve të Presidencës ë Greqisë në BE, gjë që është konfirmuar edhe nga Zv/Kryeminstri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, gjatë vizitës së tij në Tiranë në muajin shkurt.

6 komente në “Integrimi/ Gjosha, vizitë zyrtare në Greqi”

  1. aac says:

    kur e boni ema dhe kte ministre skandal

  2. dstd says:

    mundoheni kot me grekun se dhe celsat e kashtes ja kan marr

  3. Uji i ftohte says:

    Shume e turpshme,kerkohet meshire nga Greqia per pranim ne BE,i shkulen zemren nje shqiptari,me te tilla antare ne BE nuk dua Shqiperia kurre te behet antare e BE-se,kujdes z.Gjosha kur te kthehesh mos te mungoje ndonje organ nga mesi e poshte.

  4. sintron says:

    Moj Gjoshe dhe qeveria injorante qe rri pas teje!

    Kaq e veshtire eshte te kuptoni dy gjera:

    1. Greqine nuk e pyet kush per te futur apo jo Shqiperine ne BE.

    2. Futja e Shqiperise ne BE eshte, nga cdo pikepamje, ne dem te interesave te Greqise, prandaj Greqia me ato mundesi minimale qe ka do te luftoje kunder hyrjes se Shqiperise ne BE.

    Shko, moj,atje ke vendosen gjerat, ne Berlin e Paris e mos beni show.
    O mjere ne, per kete politike nenmediokre.

  5. polisi says:

    zero problem me fqinjet hahahahah injorant qeveritar

  6. tfgs says:

    Greqia duhet te mendohet mire perpara se te jape OK-in,per ne BE te Alvanise,pasi keta jane te pabese…………
    Keta te pafe,ketu e 23vjt hane buken e grekut,por bejne duane e turkut,a mund ti zesh bese Zike marmides……….!!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje