Gjykata e Shkallës së Parë në qytetin e Korçë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg ndaj gjyqtarit të arrestuar në Pogradec Dhimitër Pojanaku, i cili akuzohet për korrupsion. Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i Pojanakut i ka cilësuar hetimet dhe provat e siguruara nga Prokuroria të paligjshme. Sipas tij operacioni për kapjen e gjyqtarit ka nisur përpara se të jepej urdhri i Prokurorit.
“Policia bëri gati lekët me B.R në datë 14 prill, urdhri për arrestimin u bë në datë 15 prill”, deklaroi në sallën e gjyqit avokati i gjyqtarit Pojanaku. Por një fakt i tillë eshtë hedhur poshtë nga Prokurori i çështjes, i cili ka deklaruar se gjyqtari u kap pas denoncimit të shtetases R.B, e cila vendosi më pas të bashkëpunojë me drejtësinë.
Po sipas prokurorit, kjo shtetase e ka regjistruar me zë dhe me figurë momentin kur i ka dorëzuar shumën prej 45.000 lekësh gjyqtarit për të mbyllur një çështje. Në seancën gjyqësore ndaj tij ka folur dhe vetë i pandehuri, i cili e ka cilësuar të pabazë kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg ndaj tij.
“Në fjalën e Prokurorit nuk dëgjova asnjë provë që qëndron kundër meje. Unë kam hequr dorë prej atij gjykimi dhe me avokaten dhe denoncuesen kisha marrëdhënie civile. E pa bazë kërkesa për arrest me burg ndaj meje, jam i gatshëm të ballafaqohem me kallëzuesit”, tha gjyqtari Pojanaku.
Pojanaku akuzohet për marrje rryshfeti prej 450 mijë lekësh për mbylljen e një procesi gjyqësor. Në deklaratën e tij para prokurorisë, Pojanaku ka theksuar se po merrte paratë e një prone të dhënë prej tij me qera dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj rryshfeti apo korrupsioni.
Ndërkaq Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme i hapë rrugë Prokurorisë për hetimet për rastin e gjyqtarit të Pogradecit Dhimitër Pojanaku. KLD vendosi me unanimitet pezullimin nga detyra të Pojanakut deri sa të merret një vendim gjyqësor i formës së prerë.
Anëtarët e KLD-së miratuan kërkesën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për inspektimin e veprimtarisë për një vit të gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Pojanaku u arrestua me urdhër të Prokurorisë , pasi u kap në flagrancë duke marrë rryshfet për një çështje gjyqësore.
O Pojanak shih kush ta ka futur dhe je grindur me te.
Duhet te jete hajdut i madh deri sa ve ne levizje nje makine kaq te rende si prokuroria, policia, pra shkurt nje tanks. Dhe vjedh jo si ty 450 mije leke te vjetra por 4.5 milion leke te vjetra, se te reja duhet te jesh nivel akoma me i larte, e keshtu me radhe.
Te ka zen e keqja dhe me degjo mua: te behesh shembell per krimbat e vegjel si puna jote, qe te mos pengojne krimbat e medhenjt te vjedhin lirisht.
Mos u merzit por ve mend.
Hajdut dhe i paafte imagjinojeni ne dore te kujt ka rene drejtesia.
Ne vend qe te kerkoje ndjese per krimin qe ka kryer dhe per te cilin eshte kapur ne flagrance, ben akoma nje krim akoma me te rende duke e mohuar . Kjo tergon dhe nje here ligjshmerine e arrestimit dhe faktin se ky eshte nje person i rrezikshem qe nje veper te tille mund ta kete kryer dhe here te tjera.
Allahu te shkaterrofte qafir e soje qafiri!
Me aedhjen e qeverise se re te Ram &Mutit duhe
Ca koka Turku ,per ti mbushur mendjen opinionit publik
qe kjo qeveri nuk lejon korrupsion , korrupsioni eshte vetem
per ata ,duke filluar nga nafta deri tek droga md tonelate.
Edi Rama edhe te doje te beje koka turku ne drejtesi,nuk bene dote, sepse drejtesia nuk varet nga kryeministri por nga ,presidenti. Por ne edhe duam te luftohet korrupsioni ne drejtesi edhe themi qe Rama bene koka turku, hajde merre vesh kete injorace shqiptare, ne vend qe si opinion te jemi ne perkrahje te luftes per te luftuar korrupsionin ne gjykata dhe jo vetem, shpikim alibira, kur ne te gjithe e kemi te qarte qe vendi eshte i zhytur ne korrupsion, ku asgje nuk zgjidh dote pa paguar dhe per kete korrupsion sektori gjyqesorit mban pergjegjesine ligjore per mosndeshkueshmeri dhe nga ana tjeter eshte vete sektori drejtesise me i korruptuari, shuma pre 45.000 lekesh te reja nuk eshte asgje perballe shumave qe ata marrin ne kembim te favoreve, apo me sakt per ta kthyer nje te vertet ne te pavertet me anen te vendimeve gjyqesore qe japin.
E ka hequr qafe edhe KLD .
Ky nuk i prish pune gjyqesorit se nje cope leshko eshte
Ky i ndreq pune gjyqesorit se sherben si koke turku.
Shikoni njehere filmin me Eskobarin si i hidhte policise ne Kolumbi ndonje mafioz te degjeneruar…si ushqim per qente
SHume mire drejtesia po vepron ,por atje ku ka ze nuk eshte pa gje thot populli,leri justifikimet Pojanaku.
Epo cti besh o z.Pojanaku! Kali qe kapet e shi lemen,besoj se e di mire kete shprehje popullore.Tani dhe ti,pa gje s`je,po ja qe ty te Zune e ta vune.
Pojanaku duke qene “profesionist” ne zanatin e tij,mundohet ta hedh lumin me justifikime bajate.
Ai eshte nje “cironke e kapur” ne liqenin e korupsionit.Hetoni pasurit maramendese te gjyqtarve.
Ore mire qe kete e kapen, por cfare do behet me peshkaqenet te tipit Gjin Gjoni apo Fatmira Hajdari, se tilla cironka nuk kane ndonje fare peshe.