Ibrahimi: Ja se si duhet reformuar institucioni i Presidentit

19 Prill 2014, 18:48Politika TEMA

Konstitucionalisti Genti Ibrahimi, në një intervistë për revistën Klan, thotë se vendit i duhen ndryshimet kushtetuese.

Sipas tij, Parlamenti duhet të ushtrojë kontroll më të madh mbi qeverisjen.

“Pothuaj të gjithë përdoruesit, vëzhguesit dhe analistët e sistemit tonë kushtetues, bashkohen në vlerësimin se në gjithë këto vite nga hyrja në fuqi e Kushtetutës, Kuvendi nuk ka qënë veçse një noter i veprimtarisë së qeverisë duke i mohuar kështu shoqërisë kryerjen e një funksioni jetik në demokraci (mbikqyrja parlamentare). Idetë paraprake në këtë rrafsh përfshijnë qartësimin e kompetencave hetimore të parlamentit, forcimin e procedurave të tjera parlamentare të kontrollit, ose bi-kameralizmin (parlamenti dy dhomësh). Formula e parlamentit dy dhomësh në veçanti bën të mundur që dhoma e lartë e parlamentit, si rezultat i zhvillimit të zgjedhjeve në kohë të ndryshme dhe ndryshimit të pjesshëm të përbërjes së saj, tipikisht të kontrollohet nga forca politike kundërshtare me qeverinë. Për pasojë kontrolli mbi qeverinë bëhet më i natyrshëm”.

Po ashtu, ai flet për nevojën e reformimit të institucionit të Presidentit.

“Reformimi i institucionit të Presidentit nuk mund të mendohet i shkëputur nga pjesa tjetër e institucioneve kushtetuese. Çdo ndryshim apo reformë duhet konceptuar në funksion të regjimit qeverisës në tërësi të zgjedhur nga sovrani dhe të frymës së Kushtetutës të miratuar prej tij. Presidenti ka një pozitë delikate përballë të dy grupeve: Forcave politike, të cilave duhet t’u imponohet në interes të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës. Ndaj amendimi i Kushtetutës mund të jetë një mundësi e mirë për të rishikuar disa nga kompetencat që Presidenti i Republikës ushtron me organe të tjera: Për shembull, qenia kryetar i KLD-së dhe gjithashtu kompetenca për të emëruar gjyqtarët, pavarësisht faktit që nuk voton në mbledhje. E njëjta kompetencë vlen dhe për emërimin e prokurorëve, ku në fakt Presidenti nuk është në krye të Këshillit të Prokurorëve. Përderisa kemi një president joqeverisës dhe një gjyqësor të pavarur, a është i nevojshëm drejtimi i KLD nga Presidenti i Republikës? Tjetër: Roli i Presidentit si komandant i Forcave të Armatosura dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit të Mbrojtjes, a është i përputhshëm me një president joqeverisës? Roli vendimtar në emërimin e ambasadorëve të shtetit shqiptar jashtë vendit, a përputhet me rolin e presidentit joqeverisës kur është qeveria ajo që përcakton politikat e brendshme dhe të jashtme të shtetit, sipas programit të saj?”

9 komente në “Ibrahimi: Ja se si duhet reformuar institucioni i Presidentit”

  1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    Un kom nji propozim.
    Jari i Odetes duhet ti bojm nji pirs ne vesh,e meriton si kone e Sali Berishes dhe ai duhet te ndjek shembllin e Super-mbeses Daçares.
    Jari i Odetes sot duhej te ishte sot person i pa-aft dhe i dalun ne KEMP,ne fakt drejton ushtrin imagjinare te Avjonve te Sales.
    ….

    –O mome,.. Daçara e shpoi..V…eshin ka vu pircin
    Qyqja ka vu Supermbesa Piçin ne vesh,…hallaj bilaji ,…po mir moj bij se ajo te gjitha i ka te shpuara dhe tash vetem veshi i ka mbet,..-ju pergjigj Tixhja,goces se vet Kumrijes
    Un si piçko loge qi jom e shikoj ket akt me teper si dafrim seksual ne pranver.
    Shpurrja e veshit esht nj lloj vet-njollimi kur ta rrasin brenda dhe masandaj te len si TUM.
    Argita e nevrikosme i bertiti çikes per piçin qe ka bo ne vesh ,.. Daçara,ec ktune,..budallaqe,a merr vesh se ke me psu si un me biznesmesin pakistanez,..e hongre tash mbaje ne vesh….pirçin
    …………

    Silvi Bardhi bukuroshja e PD dhe avjonat me telekomandim te Berishes.
    Doli Silvi si pellumbesh dhe hodhi fllucken e avjonave te vegjel te telekomandu prej gjyshit te mbeses me pirc ne veshe.
    Lum ne çfar nuk po na nigjojn veshet nga çadrat pistoleta kemi avancu tek aroplanet qe fluturojn vete me telekomandim.
    Fluturon..fluturon fluturon Gamori,po deshet mos e besoni Saliun.
    …qe boni President nji njeri qe duhet te ishte tash ne KEMP,i cili mundohet te mbulohet me gjethe fiku duke na e mbush menen se osht mbi partit,kur realiteti osht qi Sala i ka hyp siper dhe ja ka nxjerr syt si kokorrdhak.
    Presidenti HANIKAPAK duhet te jap Dorheqjen..ne fakt njina dore e Jarit ka merdhift qysh kur. ? ?

  2. e cuditshme says:

    Vetem Gent Ibrahimi nuk mund te flase pasi ai ka konflikt interesi. eshte kunti i ministres se mbrojtjes Mimi Kodheli. dihet konflikti qe Mimi dhe qeveria me Presidentin. tani dalin kuneterit te flasin dhe hiqen si njerez profesioniste dhe te pavarur, nderkohe qe keshillojne nate e dite qeverine dhe Ramen se si duhet te shkele kushtetuten.

    1. Andi says:

      Ato qe thote ai bejne sens. Nukm ka rendesi se i kunati i kujty eshte. Ne fund te fundit gjysma e shqiptareve dalin kusherinj me njeri tjetrin more djale. Genti ka shume te drejte. Une do te propozoja qe presidenti nukm duhet te kete qene ne asnje parti politike dhe te zgjidhet direkt nga populli. Atehere Presidenti do te jete i paneshem dhe i besar nga te gjithe.

  3. Skela says:

    Eshte absurde qe gjith ai pushtet i madh i gjyqesorit ti lihet presidentit kur vete presidenti eshte zgjedhur nga parlamenti. Pushteti gjyqesor duhet te zgjidhet nga parlamenti pasi ai perfaqeson te drejten e popullit. Keshilli i larte i drejtesise, dhe gjykata kushtetuese duhet te emerohen me votim nga parlamenti.

  4. Konica says:

    Cfare lesh konstitucinalisti eshte ky kur flet ne te njejten linje me propozimet e qeverise kohet e fundit?!!!! Presidenti duhet te zgjidhet nga populli. Problemi eshte se asnjera pale nuk e pelqen kete opsion? Pse? Sepse te dyja palet preferoj ne rrumpallen institucionale.

  5. Be-X says:

    Paaftesia qe PD-ja na la, duhet ta trashgojme edhe njefare kohe. Persa i perket Silvit, vari litarin, se nuk dua te prishe gjuhen qysh ne mengjes. Zedhenset e PD-se me kujtojne me shume josheset e rrugeve te padoves sesa qareset e halleve te PD-se. Ato dalin e llapin me shpresen sesa ma shume kripe t´i hedhin gjelles aq me shume shanse kane qe te zene ndonje vend deputeti ne te ardhmen, ose ndoshta u afrohet Zeni dhe i marton.Pika qe s´iu bieeeeeeeeeeeee! Dhe kush ngelen budallenje? votuesit e PD-se.

  6. pietro says:

    eshte nje handikap per davvero edhe une e kame menduar qe jame popull .;si ka mundesi qe komandon nje president 85 deputet kur eshte zgjedhur nga 71

  7. shaban says:

    Sipas Gentit dhe disa komentuesve ketu ne duhet te jemi i pari shtet pa president sepse po sipas tyre po ti heqim te gjitha kopetencat presidentit atehere edhe ky nuk duhet me sepse nje president pa asnje te drejte eshte kot qe te jete ne detyre dhe te marre kot rrogen prandaj duhet te jete mire pa president.

  8. Niku says:

    Z. Kunat (i Mimi kodhelit) a mund te na thuash ndonje vend europian ku presidenti eshte kaq i zhveshur nga kompetencat ???

    Ke po imitojme ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje