Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim depozitojnë në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor në lidhje me akuzat e hedhura nga Partia Demokratike për përfshirjen e Forcave të Armatosura apo përdorimin e infrastrukturës së tyre në trafikun e drogës. Deputeti socialist Taulant Balla, ndërsa bëri të ditur vendimin, theksoi se qëllimi i hetimit parlamentar do të jetë zbardhja e plotë të motiveve dhe arsyeve, verifikimi i plotë i fakteve dhe provave që provojnë ose përgënjeshtrojnë akuzat e artikuluara publikisht nga përfaqësues të lartë politikë kundrejt Forcave të Armatosura për vënien në dispozicion të infrastrukturës së Ushtrisë për veprimtari kriminale: “transport i lëndëve narkotike”.
Sipas kërkesës së depozituar, zbardhja e plotë të motiveve dhe arsyeve, si dhe tregimin e fakteve dhe provave, mbi të cilat janë mbështetur këto akuza, kanë një rëndësi të veçantë për imazhin e Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të NATO-s, në përmbushje të detyrimeve që rrjedh nga ky anëtarësim.
“Nisur nga akuzat e ngritura, këto ditët e fundit nga përfaqësues të lartë politik, në lidhje me implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake të saj në veprimtari kriminale “transportin e lëndëve narkotike”, akuza të cilat nëse nuk mbështeten në fakte dhe në prova konkrete, cënojnë në mënyrë të hapur punën e Forcave të Armatosura, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në përmbushje të angazhimeve të cilat rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Këto akuza nëse nuk mbështeten në prova dhe në fakte dëmtojnë rëndë imazhin dhe perceptimin publik në lidhje me Forcat e Armatosura, si brenda vendit ashtu dhe në arenën ndërkombëtare”, theksoi Balla.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe Grupi Parlamentar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor me objekt të punës së tij “verifikimin e akuzave të artikuluara publikisht nga përfaqësues të lartë politikë kundrejt Forcave të Armatosura për vënien në dispozicion të infrastrukturës së Ushtrisë për veprimtari kriminale: “transport i lëndëve narkotike”.
“Ngritja e këtij komisioni, shikohet si një garanci për të provuar ose në të kundërt për të përgënjeshtruar akuzat e ngritura nga përfaqësues të lartë politikë. Ky Komision Hetimor Parlamentar do të kërkojë administrimin e provave dhe fakteve, mbi të cilat këta përfaqësues të lartë politikë kanë mbështetur akuzat e tyre kundrejt Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për vënien në dispozicion të disa bazave ushtarake dhe të infrastrukturës së Ushtrisë për veprimtari kriminale: “transport i lëndëve narkotike”, sqaroi Balla.
Sipas tij, nëpërmjet ngritjes së këtij komisioni kërkohet edhe informimi i opinionit publik, për vërtetësinë ose pavërtetësinë e këtyre akuzave. Balla tha se kërkohet të informohet opinioni publik për angazhimin që ka marrë përsipër Qeveria shqiptare, për të identifikuar dhe parandaluar cdo shfaqje dhe veprim korruptiv me pronat dhe infrastrukturën e Forcave të Armatosura si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, me qëllim rikthimin e dinjitetit të munguar dhe vendit që i takon Forcave Armatosura.
Problemi eshte qe popjllit ti beni lavazh trurit ,
Nuk mshifeni mas mushkonjes more legena mavi.
Nuk mshifeni mbas batutave se kjo eshte loje e rrezikeshme dhe do merrni pergjigjen qe duhet.
Edi Rama me banden e tij i kane oret e numeruara dhe urrejtja e shqiptareve do e hedhe ne ere.
Edi Rames do ja shpartallojme robt.
Shume mire keni bere.Mezi e gjetet rrugen,informohuni,analizoni dhe mbylleni kete ceshtje se u lodhem.Shteti ka institucione dhe jo vetem diskutime ne gazeta e parlament
Mos akuzoni kot FA dhe Mimi kodhelin po ilir Meten.Lejet per tu ulur keto avione i japin Petrit Sula (Leshko)dhe Feliks Baci.Jo me kot Ilir Meta i beri presion Rames me dalje nga qeveria po mos emeronte Leshkon ne Drejtorine e Aviacionit Civil
Doni me per Belulin
Del perfaqesuesja e PD me nje tablet ne dore duke pretenduar se ka fakte,te cilat nuk dihen nga vine. Thuhet se Braçia e dinte,pasi i kane rasur letren ne dore. Shume trillime,e shume fantazira. Askerkush nuk i beson. Kerkohet te vihet ne pushtet me akuza qe si besojne dhe vete. E mira do ishte te benin perpjekje te nxhirnin shkaqet qe bene humbjen e pushtetit. Vertet akuzonte PS ne opozite,por ishin fakte qe te gjithe i besonin,ishin konkrete e jo fantazira. Tani vihet te komision hetimor,praktike kjo jo shume demokratike dhe e konsumuar shume nga Berisha. Perse ndodh keshtu ? Ndodh nga qe vendi nuk ka Kryeprokuror,i cili paturpesishte dele fton ata qe ngrejne akuza te renda,ne vende qe ti dergoi flete thirje,per te zbardhur me fakte akuzen. Dhe keshtu si gjithje ,vazhdojne akuza prej vitesh , e kryeprokurori heshte. Pyetja si perhere a do te behet,Shqiperia? Profesori,Z Pellumbi thote me te drejte se PS duket sikur akoma nuk ka ardhur ne pushtet. Linde pyetja kaq i trembur te jete Rama. A mos duhet e majta radikale te vij ne pushtet? Nuk na duhet patjter nje Shqiperi per ta çuar same pare ne Europe,por nje Shqiperi siç e duan ata njemilion qytetare qe votuan PS. Rilindja kerkon shtet ligjor e jo fjale . Nuk eshte diktature te largosh edhe presidentin qe nuk lejon reformen. Prandaj u votuat shumice.
Fshataret e Kardhiqit ne Gjirokaster kane deshmuar se me 21 Dhjetor 2013 njerez te armatosur kane bllokuar ne distance 350 metra ne dy krahet rrugen Kardhiq-Gjirokaster ku nga ora 0600-0800 jane ulur dhe ngritur disa avione te vegjel tip CEZNA qe ngarkoheshin me njerez me uniforme me pako te mbeshtjella me natribande. Fshataret kane lajmeruar policine por policia nuk ka marre mundimin as ti degjoje fshataret.
Ha ha ha ha je I madh.
Shume trafikante droge te denuar ne Itali dhe Shqiperi jane punesuar nga Rilindja. Qeveria e Piktorit eshte kujdesur qe ti pajisi keta trafikante me license se gjoja merren me tregetine e bimeve medicinale apo sherebelit per te mbuluar dhe ndihmuar aktivitetin e tyre kriminal.
Nje nga fermat e prodhimit te droges eshte edhe fshati Starje ne Kolonje ku trafikantet kane ndertuar edhe nje piste me zhavor per avione te vegjel. Eshte aty shkoni shikojeni
Rilindja qeveria e droges dhe mashtrimit.
E bukur kjo. Ra PD ne kurthin e PS – se. Bravo Edi , jua fute rande kete here, si edhe shume here te tjera.
qymyri dhe kur ste djeg te nxin
Nes ka dicka ne kete mesele atehere duhet te pergjigjet dikush nga ministria e mbrojtjes.
Por nese nuk ka asgje a eshte i gatshem Imami te pergjigjet per shpifje?