Drejtoresha e Përgjithshme e Bankës Botërore në Shqipëri, Tahsin Sajed (Tahseen Sayed) ka folur për GSH në lidhje me emërimin e saj në këtë detyrë.
“Nuk e kisha pritur të emërohesha në Shqipëri, por ne nuk dimë se çfarë ka ruajtur jeta për ne. Udhëtimi ka qenë i gjatë, por mua nuk më është dukur i tillë. Çfarë ka qenë e këndshme lidhur me këtë udhëtim, sidomos me punën time pranë Bankës Botërore, është mundësia për të bashkëvepruar me një grup të shumëllojshëm njerëzish në një vend”.
Sipas saj situata në sektorin energjitik në vendin tonë është serioze.
“Ka humbje të larta të energjisë. Njerëzit nuk po paguajnë për energjinë e konsumuar. Ka një borxh të madh të papaguar në këtë sistem. Ka një nevojë për përmirësim jo vetëm të prodhimit të energjisë, por edhe të shpërndarjes. Me një fjalë, ka nevojë për një planifikim të mirë dhe të qëndrueshëm, që do të thotë përmirësim institucional i shërbimeve komunale, një buxhetim dhe planifikim më i mirë, qëndrueshmëri dhe një drejtim më i mirë i këtij sektori”, shprehet ajo, teksa nënvizon se Banka Botërore do të investojë shumën prej 150 milionë USD për sektorin energjetik.
“Nëse gjithçka shkon mirë me përgatitjen e këtyre projekteve, ne shpresojmë të sjellim mbi 350 milionë dollarë ndihmë gjatë këtij viti. Më duhet të nënvizoj se Banka Botërore operon mbi bazën e një strategjie mbështetëse për vendin për një periudhë 4-vjeçare dhe shpesh 5-vjeçare në linjë me objektivat e zhvillimit të vendit. Ne do ta përfundojmë këtë strategji në qershor”.
Po cfare te paguajne njerezit moj zonje, kur ata marrin 150 Euro rroge ne muaj dhe qe te hane vetem buke e kos duhen 300 Euro ne muaj? Apo mos e ngaterron me veten tende qe paguhesh nga Banka Boterore me 6000 Euro ne muaj??
Ha ha 6000 euro … Aq pak merr vetem sekretaria e kesaj
Ke te drejte! Le te themi vetem 6000 Euro pagesa dietash.
350 Milione dollare nuk jane NDIHME
Jane BORXH BORXH BORXH REGULLONI TITULLIN
Ajo qelbesira e Bankes, eshte nje zyrtaruce qe shkon ne pune per te marre RROGEN, dhe ti sherbeje atyre qe e kane vene ne pune.
Nuk ja ndjen fare per SHQIPERINE
Kush mund te ma shpjegoje cdo thote ndihme?? Do na i falin dmth??
Banka boterore dhe perendimi po na ndihmon prej me shume se 20 vjetesh, por Qeverite tona po punojne pak. Kete e tregon sektori energjitik shqiptar qe u shkaterrua perfundimisht ne nje mase te madhe gjate qeverisjes se PD-se ne tete vite. Por edhe Qeveria e re e PS-se pak po punon ne kete drejtim. Energjia eshte me e shtrejta ne rajon kur ne e prodhojme vete ! Kjo vjen pasi ata qe paguajne , paguajne edhe per ata qe nuk paguajne ! Kjo ishte metoda e PD qe duhet te zhduket sa me pare si forme dhe permbatje. Duhet te paguajne te gjithe konsumatoret ose asnje. Duhet te ulet cmimi qe te paguhet dhe ne kete menyre dhe shteti fiton me shume. Duhet te rikthehet policia elektrike , por me e forte dhe me e specializuar.
ku i keni se nordhi roza per kocka
Shikojeni qe nga emerimi qe ben BB per te sjelle ne shiqeri, nje person familja e se ciles i ka sherbyer interesave te USA-ve ne vendin e vet islamik, dhe pasi ka mbaruar Harvardin (Veritas, nese doni te kuptoni thelbin e gjerave e ktheni fjalen permbys dhe atehere e merrni iluminimin)tani e kane derguar ne vende qe USA i konsideron si Garbage ballkanike. Na sjellin ketu njerez pa integritet dhe perpiqen te thone Aleat Strategjik. Kini pak respekt per veten tuaj qe pastaj t’ju respektojne te tjeret. Nuk ka te majte dhe te djathte o njerez, ka vetem interesa plutokratike, mbi te gjitha eshte paraja, jo dhembshuria. Open Your Mind…
Te nderuar
E para, Banka boterore duhet te tregoj se cila ka qene performanca e saj ne lidhje me projektet energjetike duke filluar nga projektet pilot ne shperndarje e deri tek TEC Vlore.
Se dyti, duhet te shikoj se cfare performance kane sektoret energjetike ne burime njerezore, pasi po te njejten njerez vazhdojne te dredhin faturat dhe parate e kredive te bankave pavaresisht se cili minister pao drejtor drejton institucionin.
Se treti, cili eshte roli i performancave te konsulencave qe ka miratuar dhe paguar banka me kredite e shtetit shqiptar per studimet dhe implementimet e projekteve.
Se katerti, me cilen strategji zhvillohen projektet energjetike ne Shqiperi dhe cilat jane dokumentet baze te zhvillimit te ketij sektori. Apo vazhdohet akoma me studimet e Decon dhe te Sogreah, te cilat nuk jane feasibel?
Kur banka jep kredi per rehabilitime objektesh energjetike ka parasysh faktin se si kane perfunduar projektet e meparshme rehabilituese me kredi nga Berzh, Seco apo qeverite e tjera apo merret me perrallat e Drejtuesave te projekteve qe i vazhdojne pambarimisht. Sa kohe ka qe rehabilitohrt kaskada e Drin? Cila eshte performanca e saj? Cili eshte studimi strategjik i sistemit te transmetimit dhe i shperndarjes per lidhjen e burimeve te reja sidomos ato te rinovueshme?
Po mire more miq. Ne shqipot dime vetem te ankohemi dhe te qahemi. Kur nuk na japin kredi dhe ndihma qahemi, kur na ndihmojne qahemi se po na e fusin. Kujt i ankohemi qe rrogat e pensionet jane te ulta? Nuk duhet te shohim nga vetja se i kujt eshte faji? Mos ndoshta eshte koha qe te themi se se pari eshte faji jone qe nuk zgjedhim njeres te zote te na drejtojne? Ne e provuam njehere drejtimin e Sales dhe Bodes ne 90′ se ku na degdisi. Po ky popull i zgjodhi perseri. Shih ku jemi prape, thuaj se nuk e dinim se c’na priste. Duhet qe njerezit te mendohen dy here kur hedhin voten. Nje kriminel dhe i paafte do te marre perreth tij te tjere kriminele dhe te paafte. Nuk eshte faji i askuj, po i yni.
Po ke te votojme o Qazo? Te gjithe per te vjedhur dhe mbushur xhepin jane. Pastaj kur ikin nga pushteti, faturen e Bankes Boterore dhe te FMN-se, ja fusin ne xhep popullit te varfer Shqiptar!
prej vtesh me radh banga botrore ka sjell me miljarda euro ,ku jan futur ervq se te xhepat eajdutve politika duet te etohht presidentit tja eqin kopetentat president i koruptum zdukeni
Banka boterore ka kusuret e saja, por ne Shqiperi e quajne si Zoti dhe askush nuk iu kerkon llogari. Parate e bankes boterore jane pjeserisht edhe te tonat sepse ne jemi aksionere/kontributore te Banka.
Disa shembuj deshtimesh spektakulare te Bankes Bot ne Shqiperi por qeveritaret jane te implikuar dhe agenda e kontraktoreve dhe konsulenteve te pafund e shtyn banken boterore te ua plotesoje keto kerkesa.
Doni shembuj;
1. Besoj eshte e njohur financimi prej 95 milion euro per TEC e Vlores qe eshte firmosur ne vitin 2004 nga ish-KM Fatos Nano dhe e gjitha kredi. Akoma nuk eshte vene ne pune dhe as ka shanse, pra shqiptaret do t’i paguajne keto euro nje me nje.
2. Eshte nje projekt i ujitjes ne Min e Bujq. deri tani jane hedhur mbi 150 mil dollare. Nuk gjendet asnje brazde per kete te famshme “ujitje”. Te gjitha parate kane shkuar te konsulentet dhe kontraktoret qe kane marre parate pa bere asgje te dukshme, vetem strategjira, raporte, etj.
3. Projektet e shendetesise, vetem njeri ka qene 20 milion dollare, vetem duke bere stragegjira, reforma, draftligje, etj, etj konsulenca.
4. Projekti i sigurimeve sociale, 45 milion euro. Tani zoti Min e Punes po ua kontrakton te gjitha keto miqve te Ministrit dhe OJF-ve te pafundme. Dhe meqe ra fjala te OJF-te te gjithe ministrat dhe zv/ministriat kane OJF-te e tyre dhe vijne te gjithe nga kjo industri qe ne shqiperi s’ka se si te jete civile.
5. Eshte nje projekt i firmosur kete vit per Ujesjellesin e Durresit prej 85 milion USD; nga te cilat 20 milion do jene asistence, studim fizibiliteti, studim social per zonat rurale, rritje kapacitetesh, studime ambienti, etj, etj te kesaj natyre qe shkojne ne xhepat e OJF-ve te ministrave, zv/ministrave, grave te tyre, etj.
Kjo eshte vetem nje pjese e vogel e realitetit, sepse ka gjera dhe me te llahtarshme se keto.
tallen me ne, do japim ndihme -thone. ne fakt shqiptaret po paguajne per para te vjedhura e te shperdoruara. mjafton te permendet 100 euro te TECit te vlores, deshtim spektakolar dhe ne nje kohe kur u kundershtua nga qytetaret. BB komplet e pabesueshme per strategji per energjine. strategjia e energjise ka vetem nje fjale; ndertimi i HEC te Skavices
Konfirmoj ate qe shkruan lexuesi Ben..Ky eshte realiteti fatkeqesisht dje dhe sot.
Te nderuar
Nuke eshte vetem TEC Vlore por problemi fillon qe nga kredite e rehabilitimit te gjeneratoreve, projektet 20kV te shperndarjes, mirembajtja e digave te cilat vazhdojne te kene te njejten situate sic ka qene para fillimit te rehabilitimit te tyre ne kaskaden e Drinit, tek kontrolli dhe shkembimi i energjise per te cilen ne paguajme.nga taksat tona. Si ka mundesi qe Banka Boterore nuk lejon zhvillimin e projekteve per smart grid ne Shqiperi dhe nuk ka financuar asnje projekt te tille? Si ka mundesi qe nuk lejon financimin e sistemev inteligjente te matjes elektrike por vazhdin me matesa kineze? Apo keshtu e kerkon ministria apo konsulenca.
Si ka mundesi qe projektet madhore te saj si TEC dhw CEZ deshtuan? Edhe HEC Ashta qe eshte propozuar nga te tjeret kjo banke e ka kundershtuar deri ne fund me specialistet dhe konsulentet e saj deri sa erdhi nje moment qe degraduan teknikisht.
Do te jene te besueshem kur ristrukturimi i ketij sistemi do te filloj nga drejtuesit dhe stafet e ketyre projekteve dhe ndermjetesit e tyre (do te nderpriten feedbacomk e flukset e parave ) dhe te vazhdoj me auditimin e tyre per cdo projekt, interesat e kredive te te cilave vazhdojne te paguhen akoma.
Themi se Koha ka ardhur.
jana si taksat falas te rames,dhe ilaqet falas,pa tatim-vezet,buka dhe shqeqeri-ne funde koqe merrni-shkojne edhe parate edhe mbete borgji nje mijarde ne tet muaj.
Nje Shqiperi e frikshme, plot borxhe me interesa gjithnje e me te larta. Interesat e borxheve rriten e mundesia e marrjes se borxheve te reja per te shlyer te vjetrat veshtiresohet. Qeveria e re per pak sa nuk ngriu, pa filluar ende mire dimri i saj i pare, nese nuk do te merrej nje hua e re nga FMN-ja para pak ditesh. Nje hua e re, jo per tu investuar, por per te shlyer borxhin e brendshem e per te plotesuar buxhetin per pagesat.
Sipas kryeministrit Rama, Shqiperia eshte nje katrahure financiare. ”Realisht borxhi publik qëndron rreth nivelit 72% të Prodhimit te Brendshem Bruto”, tha ministri i Financave Shkëlqim Cani para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, para vetem pak ditesh. Sipas raporteve te FMN-se, ne vitin 2018 niveli i borxhit te Shqiperise do te jete 85%.
Kjo eshte pasqyra financiare, alarmante per secilin banor te republikes. Kjo eshte e sotmja e erret ekonomike e shqiptareve dhe e ardhmja e “shkelqyeshme” qe u leme brezave mbi kurriz. Te tjerat ishin e jane “dokrra hini”. Mashtrime te tmerrshme te nje kaste te korruptuar e kriminale deri ne palce.
Atdheu yne sot eshte i zhytyr deri ne gryke ne borxhe, si askush tjeter ne report me popullsine ne hapesiren e Europes. Me shume se Greqia, per te cilen u diskutua perjashtimi nga zona euro. Megjithate, ne dallim nga ne, Greqia ka nje popull relativisht te pasur, nje infrastrukture moderne dhe nje prodhim te brendshem solid.
Shqiperia eshte nje vend thuajse pa eksporte, pa prodhim te brendshem te rendesishem. Me pakgje mbetur per tu shitur nga pasuria kombetare. Cfare ishte e rendesishme nga resurset kombetare u shit, e shqiptaret e zakonshem moren : “të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës”.
Sot, shqiptaret jane ne borxhe te jashtme qe thuhet se i kalojne 9 miliard dollare. Shifrat e sakta ende nuk jepen. Qeveria Rama nisi te nxjerre ne ankend disa bunkere (!)
Ne aspektin industial, Shqiperia eshte nje vend qe duket se jeton periudhen e para revolucionit (1760-1850). Me disa miniera thuajse te braktisura, qe marrin jete njerezish ne galeri hunjesh te kalbur e karrocash te ndryshkura. Pa nderrmarrje industriale, me ndonje punishte te mbetur nga kohet e diktatures (si ai i Elbasanit), qe me se shumti funksionon per te shkrire mbetjet e varrezave te tjera industriale ne vend dhe vret jeten e banoreve dite per dite e nate per nate. Me nje rafineri nafte te dhene me koncension, ku nuk dihet sa investohet e sa prodhohet. Me disa fabrika cimentoje (“filtruese” per ambientin) dhe me pak punishte ku qepen kepuce per nje page mujore 200 dollareshe. Me pak, fare pak nderrmarrje te vogla bashkekohore.
Infrastruktura e vendit eshte skandaloze. Rruget e reja per te cilat eshte shpenzuar me shume se ne Europe (per km2) jane te nje cilesie mjerane e do te grryhen lehte nga shirat e moti, duke nxjerre ne pah edhe me shume humneren e korrupsionit.
Flora dhe fauna te shkaterruara. Shikoni shtreterit e lumenjeve ne te gjithe vendin, pyjet qe thuajse nuk ekzistojne, mbetjet urbane e helmet kimike kudo rrugeve, buze lumejve. Uzina te braktisura, hekurudha pa shina e me vagone zgerdalle. Ne asnje vend te Europes ne Lindje apo Perendim nuk mund te gjesh nje karikature te krahasueshme. Duhet te shkosh larg ne Azi apo Afrike.
Me nje bujqesi jo vetem primitive, por tashme edhe te vrare nga ndertimet e shtepive – kioska neper fusha. Pa sistem uitje, pa tekonlogji. Me fusha te parcelizuera copa copa, te papunuara prej vitesh.
Shume koncensione jane dhene ne fushen e energjise, por ky dimer rrezik kalohet me mungese dritash. Ne auditim nderkombetar nje kompani te huaj (Kompania CEZ) mund ti kushtoje shume buxhetit te qeverise shqiptare. Ata, qe moren koncensionet ne fushen e energjitikes u dhane ca para pushtetareve e po kerkojne tani ti shesin, i blene per ti shitur.
Shqiperia ka nje turizem primitiv (ku mungojne edhe banjot ne plazhe e kolektoret e ujerave te zeza derdhen ne det), thuajse inekzistent, po te perjashtojme pushuesit shqiptare nga Kosova e Maqedonia.
Struktura e nendheshme e kryeqytetit dhe e qyteteve te Shqiperise (kanalizimet e ujerave te bardha e te zeza, energjise, telekomunikacionit etj) eshte super e vjeteruar dhe kerkon investime imediate te medha. Disa qytete, e lagje te reja nuk i kane fare sistemet rregulluese te nentokes.
Kjo eshte pasqyra e mjerimit. Jo per mua, por pike se pari per ju qe e jetoni dite per dite.
Korrupsioni galopant dhe mungesa e nje sistemi te drejtesise, për të gjetur edhe një përgjegjës të vetëm të nivelit të lartë për korrupsionin galopant, ka luajtur rol deciziv në këtë vendim te kryeministrave te Europes.
Ne Shqiperi nuk ka sistem drejtesie. Ka disa gjyqtare dhe prokurore te ndershem, por sistemi eshte kriminal. Pandeshkueshmeria eshte jo kulture, por ligj. Se fundi nje gjyqtar province i investiguar nga nje emision televiziv e jo nga strukturat antikorrupsion eshte ne burg. Nje kryetar bashkie ne bathore gjithashtu. Kaq! Edhe ai mund te lirohet, ende nuk eshte gjykuar. Te akuzuar e neper gjykata kane qene edhe kryetari i opozites per qindra milione euro, shumica e ish-ministrave e kryeministrave te se djathtes e se majtes. Te gjithe jane ne politike e vazhdojne te luftojne per te ardhmen tone “europiane”.
Zemra e krimit ekonomik eshte politika dhe njerezit me te rendesishem te saj. Eshte e thjeshte, shikoni shtepite, veturat, pushimoret, veshjet, shpenzimet e tyre, kompanite ne emer te familjareve apo miqeve, llogarite bankare jashte vendit. Te gjitha jane me leket e vjedhura te popullit shqiptar, me pasurite e shitura, investimet fiktive, parate e emigranteve, huate e keqmenaxhuera.
Kjo bande hajdutesh eshte ekstremisht arrogante dhe mediokre gjithashtu. Ajo e perbuz shqiptarin e zakonshem, ate puntorin, profesionistin, administratorin e ndershem, qe shkon ne pune per nje rroge minimale. Ajo ka investuar per te vrare moralin shoqeror; i pakorruptuari eshte i pazoti, i pavlefshem, jashte mode, budalla. Ndersa palo-presidenti ( kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise) organizon “ballo vjeneze” me te paret e vendit. Emrin “Ballo Vjeneze” e ka mesuar nga femijet e tij, qe i studiojne ne universitet austriake. Pse jo?
Shumica e shqiptareve ngushtohen te blejne nje gje te vogel per femijet e tyre e te shtojne nje pjate per festat e fundvitit. Shume prej tyre nuk e kane kete mundesi. Shume femije jetojne te ngujuar nga gjakmarrja e shume te tjere jane analfabete. Grate keqtrajtohen ne mase, krimi ne familje eshte shtuar. Pronaret presin prej 23 vitesh tu kthehet prona, te persekutuarit te marrin kestet e deshperblimit. Te shperngulurit presin tu legalizohen shtepite, te rinjet te punesohen.
Ne spitalet publike (jo private), ku kurohen nevojtaret shqiptare, mund te vdesesh nga infeksionet me lehte se te kurohesh nga semundjet. Pamja e gjendja e tyre nuk ka nevoje per komente. Shumica e produkteve bujqesore e industriale, bile edhe e ilaceve qe tregtohen ne vend jane te pakontrolluara sa e si duhet. Sistemi yne arsimor eshte jo vetem i korruptuar, por nder me te dobetit e planetit, sipas organizatave nderkomtare ne fushen e arsimit.
Ka 23 vjet qe mbi nje milione shqiptare te emigruar ne boten e perendimit kane bere dergesa te rregullta financiare ne Shqiperi. Sipas Bankes Kombetare te Shqiperise, keto dergesa qe tani kane nisur te bien ne menyre drastike, kalonin 1 miliard dollaret ne vit. Keta emigrante kane punuar ne kushte shpesh shume te veshtira e kaluar me shume mund pjesen me aktive te jetes se tyre. Djersa e tyre eshte shperdoruar, “here me fajde e here pa fajde”. Ata nuk kane mundesi e as deshire te kontribuojne si me pare, femijet e tyre jo e jo.
Shqiperia ka 23 vjet ne asistence! Miliarda dollare ndihma jane dhene nga Europa keto 23 vjet. Te mos harrojme se dy here jane instaluar forcat ushtarake te Prendimit ne Shqiperi per te ruajtuar sigurine tone kombetare. Dy here! Ne vitin 1991 dhe ne vitin 1997, apo jo..? E politikanet jane nderruar e nderrohen pa te keq oborreve te pushtetit.
Sigurisht qe ka nje lodhje te politikes se Europes dhe SHBA-se me Shqiperine. Kane investuar me shume se kudo ne Europen e Lindjes e jemi ende shume prane pikes se nisjes. Jo vetem vjedhja e pakufishme por edhe padija e mediokriteti skajor i politikaneve e administratoreve shqiptare e kane tretur e tkurrur mundesine e shoqerise per te ndertuar nje realitet europian brenda saj.
Kohet e fundit ka edhe nje ftohje te mardhenieve shqiptaro-amerikane. Vizitat e fundit te zyrtareve te larte amerikane ne Prishtine dhe Tirane paralajmeruan nje stad te ri te ketyre mardhenjeve. Ne Tirane kerkuan lufte kunder korrupsionit dhe zbatimin e ligjit. Ne Prishtine nderrimin e elitave politike dhe veprim ndaj ekstremizmit islamik. Folen si kurre ndonjehere me pare. E do te degjojme edhe me shume.
Jo zoterinj te nderuar, nuk ka kurrfare “albanofobie” e as ndikim te “forcave ekstremiste” ne Europe por ka nje histori euro-dashurie te tradhtuar nga politika super e korruptuar shqiptare.
U tha se nje arsye e mosafrimit te statusit Shqiperise eshte edhe antaresimi ne Konferencen e Vendeve Islamike apo faktori mysliman.
Antaresimi ne Konferencen Islamike dhe financimi sheteror i institucioneve te fese ne Shqiperi mendoj se nuk ishin e nuk jane hapa te nevojshem e as te dobishem per shoqerine shqiptare. Besimi fetar eshte i lire e individual, shteti yne eshte laik. Megjithate, ne Shqiperi bashkepunimi dhe toleranca fetare jane ne kufijte normale, te krahasueshem me shoqerite e Europes.
Ne Kosove kemi nje realitet tjeter. E tha ne Prishtine nje nga luftetaret e shquar te lirise se Kosoves ne Departamentin e Shtetit, James Rubin: ”Kosova rrezikohet nga ekstremizmi islamik”. Ky ekstremizem, nese nuk vihet nen fre, do te rrezikoje jo vetem Kosoven dhe shvleftesoje lirine e saj, por edhe Shqiperine dhe integritetin e republikes sone. Kjo eshte mire te dihet e te thuhet edhe ne mbledhjet e ardhshme te perbashketa te qeverive shqiptare e turke ne kete stine (megjithese dimer) te dashurise se madhe Rama – Erdogan!
Europa eshte ne dominance kristiane, por refuzimi i Shqiperise nuk ka te beje me perkatesine fetare. Europa nuk ka komplekse inferiore te fshihet para popujve e kulturave te tjera, se ka pasur dje se ka as sot. BE eshte superfuqi ekomomike, kulturore e politike. Nese do te ishte kjo arsyeja, e sanksiononte ne kushtetute: “Popujt jo kristiane nuk pranohen ne organizimin tone politik”. E dime se nuk mund te nderohet kishe ne Meke.
Sot, Shqiperia nuk ploteson thuajse asnje kriter per tu antaresuar ne familjen europiane. Kjo eshte arsyeja pse nuk e morem statusin e vendit kandidat. Shkaktare jemi ne dje e sot. Per fajin tone, per fajin tone, per me te madhin fajin tone.
Ne perfundim, Shqiperia ka nje popullesi realitivisht te re, e cila, ne kushtet e nje krize te re ekonomike, do te dyndet serish ne Europe. Ne kete rast do te kishim edhe rivendosjen e sistemit te vizave. Atdheu yne mund te zhytet ne nje izolim te ri tragjik. Pra siguria kombetare vihet ne pikpyetje!
Prandaj lipset nje qeverisje shume e kujdesshme, transparente. Nevoiten reforma e aksione jo te zakonshme. Kerkohet nje transparnce e plote me publikun nga Kryeministri i votuar jo nga 1 milion vota. Ai duhet te kuptoje se kontrollon nje pjese te vogel te pushtetit real e duhet te kerkoje ndihmese e mirkuptim te publikut.
Shoqeria shqiptare, inteligjenca e saj duhet te reagoje. Perpjekja per ta mbytur pa lindur rebelimin qytetar me disa figura individesh e OJQ-ve, super te korruptuara eshte nje tjeter perpjekje e lige e politikes shqiptare ne ikje, per te krijuar konfuzion e vrare pa lindur nje revolucion, qe do te ndodhe gjithsesi.
Shqiperia do te antaresohet plotesisht ne strukturat politike te Europes se Bashkuar dhe shqiptaret do te vendosin duke marre ne dore fatin e tyre. Jetojme ne nje bote te re, transparente dhe integruese, ku popujt nuk mund te mbahen me ne izolim, te shtypen e genjehen pa fund nga katsa te korruptuara politike.
Vendimi per mosmarrjen e statusit eshte vertete nje shans i ri per shqiptaret e sotem per te mposhtur dikaturen e korrupsionit dhe marre ne dore fatet e vendit. Te korruptuarit duhet te shkojne ne burgje dhe pasuria e tyre duhet konfiskuar. Nese nuk e realizon ky kryeminister do ta beje kryeministri tjeter. Vendi do te vendoset ne binaret e zhvillimit te shendetshem dhe Shqiperia do te jete aty ku e ka vendin, ne familjen e popujve te Europes. Ky eshte fati i saj. Shqiperia europiane ne Europe.
B Uckamaj.