Reforma në drejtësi/ Nishani përplaset me Naçon gjatë Konferencës Gjyqësore për KLD

18 Prill 2014, 16:10Politika TEMA

Reforma në sistemin e drejtësisë dhe vlerësimi për Këshillin e Lartë të Drejtësisë përplasin Presidentin Bujar Nishani me ministrin e Drejtësisë Nasip Naço. Konferenca Gjyqësore Kombëtare, e cila u përshëndet nga Naço dhe Nishani ka rikthyer edhe njëherë vlerësimet e ndryshme që ekzistojnë mes Kreut të Shtetit dhe ministrit të Drejtësisë përsa i takon Këshillit të Lartë të Drejtësisë. E ndërsa Naço vlerëson se gjyqtarët që janë anëtarë të KLD-së shfrytëzojnë pozicionin për të promovuar veten, Nishani thotë se përgjegjmëria dhe ndjeshmëria profesionale tek anëtarët e KLD-së mbisundon tek ata dhe kjo është arritje pozitive.

Presidenti Nishani

“Në mbledhjen e fundit të KLD-së u morën disa masa disiplinore. Konstatoj se përgjegjmëria dhe ndjeshmëria profesioanale tek anëtarët e KLD mbisundoi tek ata kjo është arritje pozitive”, u shpreh Presidenti Bujar Nishani gjatë fjalës përshëndetëse në Konferencën Kombëtare Gjyqësore.

Ai ftoi gjyqtarët që të jenë aktivë në procesin e reformave në sistemin e drejtësisë, ndërsa kërkoi një trajtim financiar më të mirë për ta.

“Ju ftoj të jeni aktivë në orientimin e reformave në sistemin  e drejtësisë, pasi besoj se mendimi më profesional dhe realist mund të jetë ai që vjen nga komuniteti i gjyqtarëve, të cilët i njohin më mirë problematikat”, tha Nishani. Kreu i shtetit kërkoi që gjyqtarët të gëzojnë një trajtim financiar më të mirë, madje më të mirë dhe se ministrat e deputetët.

“Besoj se një gjyqtar i Gjykatës së Apelit apo i Gjykatës së Faktit e meriton të paguhet më mirë se një ministër apo deputet. Dikush do të thotë po a do ta pengonte ky trajtim financiar një gjyqtar të korruptohej? Jo. Nuk besoj, por do të fitonim diçka shumë më të madhe, pasi do inkurajonim dhe vlerësonim gjyqtarin e ndershëm, si dhe do të konsolidonim sjelljen e tij profesionale, mbrojtjen e kësaj sjellje, e këtij integriteti dhe standardi, që më pas do të fillonte të pëmirësonte dhe të dominonte veprimtarinë e përditshme praktike të gyqtarëve të Republikës”, tha ai.

Duke theksuar nevojën e përmirësimit të ambjenteve në gjykata, Nishani tha se është e pajustifikueshme që 6 muaj pas fillimit të funksionimit të gjykatave administrative është bllokuar procesi i emërimit të këshilltarëve në këto gjykata. Ai u shpreh në mbështetje të reformave që nxisin trajnimin e veçantë të gjyqtarëve që lidhen me grupe të përcaktuara, siç janë minorenët.

Ministri Naço

 “Do të kërkoja nga Konferenca Gjyqësore përpunimin e rregullave të etikës në vijim të ndryshimeve në ligjin për konferencën gjyqësore për shmangien e konfliktit të interesit të anëtarëve të KLD. Besoj se edhe ju e konsideroni të papranueshme faktin që të zgjedhurit tuaj në KLD të shfrytëzojnë mandatin dhe vlerësimin duke promovuar vetveten. Është gjithashtu e pandershme të përdoren artifica ligjore për t’ju shmangur frymës së ligjit dhe për të lejuar konfliktin e interesit midis anëtarëve të KLD-së. Një frymë e tillë jo vetëm nuk ndihmon në përmirësimin e besimit të qytetarëve tek sistemi, por e dëmton atë”, iu drejtua ministri Naço pjesëmarrësve në konferencë.

Në vijim ai kërkoi bashkëpunim të plotë për një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi për t’i dhënë shqiptarëve një drejtësi të shëndoshe e të drejtë. Duke vlerësuar si mjaft të rëndësishme Konferencën Gjyqësore, Naço ka nënvizuar se sistemi i drejtësisë është themel i shtetit të së drejtës. Duke risjellë në vëmendje kërkesat e BE-së, Naco theksoi se progres raporti i vitit 2013 adreson si të nevojshme plotësimin e kuadrit ligjor për reformën gjyqësore, duke theksuar se disa masa janë ende të papërfunduara dhe kjo pengon zhvillimin të mëtejshëm të reformës. Për ministrin e Drejtësisë  lufta ndaj korrupsionit ka bërë progres të kufizuar dhe kjo sipas tij, vjen se shpesh gjyqtarët përfshihen në praktika korruptive të cilat nuk marrin ndëshkim. Sipas tij, klima e mosbesimit që ka përfshirë sistemin e drejtësisë duhet të ndryshohet me reforma. Naço solli në vëmendje kërkesat që ka ngritur për përmirësimin e gjyqësorit, siç është nisma për rishikimin e vlerësimit të gjyqtarëve, përmbyllja e procesit të emërimeve në gjykata administrative dhe zgjidhja e mos-emërimit të magjistratëve.

“Nevojitet rritja e transparencës dhe efiçencës së sistemit, pasi besueshmëria është në nivelet më të ulta. Kjo situatë duhet të pranohet si një realitet që duhet ndryshuar dhe duhet të koordinojmë përpjekjet tona në këtë drejtim. Reforma në këtë drejtim duhet të ndërmerren së bashku dhe këtë ia kam kërkuar edhe KLD-së”, theksoi ministri i Drejtësisë.

Ai inkurajoi KLD të ecë sipas prioriteteve. “Kërkoj të përmbyllet procesi i emërimeve në gjykata administrative. Kam kërkuar zbatimin e dekretit të Presidentit për caktimin e numrit të gjyqtarëve të Shkallës së Parë Administrative dhe të Apelit. Kam kërkuar të zgjidhet absurdi i mos emërimit të magjistratëve. Kam kërkuar rishikimin e sistemit të vlerësimit të gjyqtarëve”, theksoi ai.

Zaganjori

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori theksoi se besueshmëria në drejtësi vjen nëpërmjet rritjes së përformancës. Sipas tij, “sot hasen shumë vendime të paargumentuara mirë, çka sjell ulje të besueshmërisë, cilësisë së punës, zgjatjet të proceseve, kthim të vendimeve dhe ky ngërç kërkon reformë”. Zaganjori tha se koha imponon reformë dhe korrupsioni në drejtësi duhet kuruar.  “Korrupisoni në drejtësi është një plagë që gjunjëzon demokracinë e një vendi. Në vendin tonë ka ende të meta në procesin gjyqësor dhe lufta ndaj këtij fenomeni është një nga 5 prioritet e BE-së, prandaj ne mendojmë se reforma është e domosdoshme.”, tha Zaganjori.

Sipas tij, “Gjykata e Lartë nuk duhet të punojë nën presionin e numrit të madh të çështjeve. Kjo gjykatë nuk është fabrikë. Numri i çështjeve që shqyrton në seancë duhet të jetë i kufizuar. Këto problematika shtrojnë nevojën për vijimin e reformave në sistemin e drejtësisë”. 

9 komente në “Reforma në drejtësi/ Nishani përplaset me Naçon gjatë Konferencës Gjyqësore për KLD”

  1. alma says:

    Nuk ka probleme se cfar do te thote Kapter nishani populli e di qe nuk jane te verteta arritjet e gjyqtarve dhe populli e di mire qe korrupsioni neper gjykata ka arrritur majat e azbergut,
    Nje gje me bene pershtupje qe te jeshe nje perfaques i shtetit dhe te katandisesh ne kete menyre sa te telendisesh dhe te urrehesh nga populli ai jo qe duhet te japi doreheqje me lezet por te iki me vrap te kerkoje vrime ku te futet se populli nuk ka per ta harruar lehte dhe do jete presidenti qe do mbahet mend per nje kohe shume te gjate per budalleqet e tij.

    1. mateo says:

      Njeri gozhdes, tjetri potkoit, kjo eshte gjendja ne sistemin e (pa)drejtesise, e cila ka nisur 20 e ca vjet me pare dhe s’i dihet fundi.

  2. myzeqari says:

    O plehra president. O te vrafte zoti me shume se te ka vrare, o sakati leshterik. Ti do 7 vete qe te cojne ne hale more gjytyrym jo te rregullosh ti drejtesin.
    Ti me mire nxirr Odeten ne semafor dhe ik qe aty se nuk eshte vendi yt aty more gjysmak.

    1. KOZi says:

      – oooo cne ore me kaq te shara ! Shiko mos ka polic andej ???
      – Nuk me kujtohet ,kur u zgjodh Nishani President si ka votuar LSI se ishin me duket deputet !?? me ndihmoni nje cike !

    2. Glad I left Albania! UK says:

      sakat president.i paafte. kopil.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Nishani duke mbrojtur te koruptuarit(gjyqtaret)beri fajtor shtetin,per pagesat e gjyqtarve.
    Te mendosh se ngritja e pagave eshte zgjidhja e problemit ne drejtesi,do te thote te pajtohesh me keta gjyqtare te koruptuar.
    Ta konsiderosh reformen ne drejtesi,si interes i grupimeve politike,po ne te njejten kohe te mos jesh dakort,do te thote se po flet perçarte.
    Grupimi politik,qe ka fituar zgjedhjet me 23 qershor,ka detyrimin per te bere reformen ne drejtesi,kur ajo eshte e mbytur nga korupsioni.
    Gjyqtaret e emeruar ne sistemin e drejtesise,me pelqimin e Presidentit,por qe jane te koruptuar,duhet te largohen me reforme,panvarsisht se nuk eshte dakort Presidenti.
    Parlamenti eshte organi me i larte,kur vendos ai,Presidenti hap krahun !

  4. Jupiterius says:

    Gjyqtareve ju eshte mbushur mendja top se jane qytatare te Suedise dhe se jetojne ne Suedi.
    Harojne qe lane krijuar nje sistem te qelbur mason ne sherbim te padrejtesise dhe rrjepjes se qytetarit suedez, me fal shqiptar

  5. drejtesi says:

    Eshte e pa vend sot ne Shqiperi dhe e pakuptimte, qe ky president ka mbi 20 here qe problem per reformimin e gjyqesorit sheh vetem rritje rrogash.Turp te mendosh keshtu ne kete situate korrupsioni e pandershmerie te gjykatesve qe jane te panginjur .Ky president asnjihere nuk pozicionohet per te ndeshkuar njerzit pa integritet te drejtesise.

  6. shqipetaret e vertete says:

    Nishani te digjet i gjalle me gjithe femijet ne muzeumin e zogut bashke me nipin e hajdutit.Cfare pritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje