Komisioni parlamentar i Ligjeve miraton ndryshimet në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë”, sikundër edhe procedurën e zgjedhjes së Kreut të ILDKP-së.
Megjithë kundërshtimet e opozitës në komisionin e Ligjeve, PS dhe LSI kanë përdorur numrin e kartonave duke miratuar ndryshimet ligjore, sipas të cilave Inspektorin e Përgjithshëm do ta propozojë Kuvendi.
“Në moment që erdhën këto ndryshime nga Inspektori i Përgjithshëm, ne pa dyshim e çmuam si një rast të favorshëm, të volitshëm që bashkë me këto ndryshime ne ta rregullonjmë edhe njëherë e mirë këtë histori dhe të vinim në vend ligjin duke e pajtuar me kushtetutën, por sigurisht që pyetja që shtrohet më pas është që, dakort presidenti nuk mund ta ushtrojë këtë kopetencë atëherë këtë kompetencë mund ta ushtrojë vetë parlamenti”, tha deputeti i PS-së Armando Subashi.
Debatet
Diskutimet u shoqëruan debate dhe batuta mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër Pandeli Majko, duke mbrojtur amendimin e këtij ligji, që lidhet me funksionimin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), e konsideroi çështjen e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve si një nga problemet më të manipuluara në Shqipëri.
“Thelbi i ndryshimeve të propozuara është si ta forcojmë ILDKP-në dhe si ta kthejmë në një antivirus për korrupsionin”, tha deputeti Majko. Duke iu referuar një vizite që deputetë shqiptarë, të pozitës dhe opozitës, zhvilluan së fundi në Qendrën Marshall në Gjermani, Majko tha se atje korrupsioni shqiptar u trajtua si një ‘korrupsion sistemik’, që ka prekur sistemin.
“‘Në takimet në Qendrën Marshall, ku folëm me ekspertët më të mirë të çështjeve të antikorrupsionit, dëgjuam me qindra studentë që kishin ardhur aty dhe që e trajtonin problemin e korrupsionit dhe të trafiqeve në Shqipëri si problemin më kryesor në rajon. Njerëz shumë të ditur atje na thanë që korrupsioni në Shqipëri është korrupsion sistemik, që do të thotë se ka prekur sistemin. Tani, nëse ne flasim për korrupsion sistemik, ILDKP për çfarë është ngritur? Ne synojmë ta forcojmë dhe ta sofistikojmë ILDKP-në përmes ndryshimit të ligjit”, tha Majko. Në vijim ai solli një tjetër rast konkret, lidhur me një udhëtim drejt Mynihut.
“Ju e dini shumë mirë. Ishim duke shkuar në Mynih, bashkë me ne ishin dhe gjykatës që kishin prerë biletën për të parë ndeshjen e Bayernit. Më falni miqtë e mi. Të gjithë ne kemi këto rroga që kemi, ju del juve të bleni biletën dhe të shkoni të shikoni ndeshjen?! Ju del ju të bëni gallatë me të ardhurat tuaja dhe të shkoni të shikoni ndeshje?! Ne kemi krijuar një elitë të korruptuar në zemër të Shqipërisë dhe shtetit tonë ligjor i ka mbetur vetëm L-ja. Prandaj o do e bëjmë o do i themi shko për lesh”, u shpreh Majko.
Duke kundërshtuar qëndrimet e tyre, që pretendojnë se ndryshimet në ligjin për ILDKP-në prekin kompetencat e Presidentit të Republikës, deputeti i PS-së më parë kërkoi nga Kreu i Shtetit që të mbrojë nderin e Forcave të Armatosura, përballë akuzave të PD-së për implikim të ushtrisë në trafikun e lëndëve narkotike.
“Keni dy javë që ngrini problemin e trafikut të drogës nga bazat ushtarake. Presidenti është Komandant i Përgjithshëm i FA-së. Kur e ka mbledhur Këshillin e Sigurisë? A ka ndonjë reagim Komandanti i Përgjitshëm për të mbrojtur nderin e FA-së, a i ka thirrur ministrat, shefin e shërbimit e t’u kërkojë llogari, apo e keni për të bërë ‘qoka’ dhe për të dhënë intervista”, pyeti Majko deputetët e opozitës në komision.
Në përgjigje të këtij qëndrimi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, anëtar i komisionit të Ligjeve, tha se nuk dyshon në ndjesitë e deputetit Majko për çështjet e korrupsionit, por, sot nuk jemi mbledhur për t’i dhënë “dërmën korrupsionit”, siç do të shpresonim të gjithë, por jemi mbledhur, duke shfrytëzuar disa propozime që ka bërë ILDKP, ‘për t’i dhënë dërmën jo korrupsionit, por Presidentit’.
“Kjo, tha Paloka, ka vetëm një qëllim dhe kjo pjesa e show-t se do të luftojmë korrupsionin dhe nuk do lejojmë gjyqtarët që të shohin ndeshje, (se ata do t’i shohin ato dhe mund të bëjnë dhe më tepër se aq), por të jeni të bindur se korrupsioni nuk luftohet duke i hequr kompetencat presidentit, përkundrazi”, tha Paloka.
Ai tha se me këtë qëndrime maxhoranca vetëm sa po konfirmon se jo vetëm nuk do të luftojë korrupsionin, por duke marrë kompetencat e të gjitha institucioneve të tjera që mund të kontrollojnë qeverinë e maxhorancën t’i hapni vetes rrugën për ta bërë korrupsionin sa më lirshëm.
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Shkëlqim Ganaj gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, kërkoi që gjyqtarët të depozitojnë në bankë, pasuritë e tyre. Sipas tij, shqetësim për momentin përbën mosdeklarimi i makinave nga zyrtarët.
“Gjyqtari, pasurinë ta depozitojë në bankë. Pasuritë në bankë, të jenë të ligjshme”, tha Ganaj. Ndër të tjera Ganaj u shpreh se do ketë kontroll çdo 4 vjet për gjyqtarët e prokurorët dhe çdo 7 vjet për zyrtarët e tjerë.
Në emër të deputetëve propozues të këtyre ndryshimeve në të dy ligjet, deputeti Armando Subashi paraqiti dhe disa nga risitë e reja. “Dua të sjell në vëmendje edhe projekt-raportin e fundit të BE-së, ku sigurisht vihej theksi edhe në një luftë më të thelluar dhe më të madhe që duhet të bënte ky institucion në raport me zyrtarët e lartë. Megjithatë, disa nga momentet më të rëndësishme janë ndryshimet që konsistojnë në nenin 4 të ligjit ekzistues, ku ato që quhen sende me vlerë të veçantë, të cilat mund të vijnë në forma të ndryshme, u ulet vlera nga 500 000 në 300 000 lekë”, tha Subashi.
“Ajo që është e rëndësishme është neni që shtohet pas nenit 4 , me deklaruesit e parë. Pra, me të gjithë ata zyrtarë që fillojnë një pozicion të ri në administratën publike dhe bëhen subjekt të ligjit. Ka qenë një kërkesë e Inspektorit të Përgjithshëm që gjithë këta zyrtarë, në momentin që bëjnë deklarimin e parë, kur deklarojnë mbi 1.5 milionë lekë të reja, ligji do t’i detyrojë që këto t’i depozitojë në bankë. Kjo do të ndihmonte më mirë në evidentimin e kësaj pasurie dhe do të shmangte të gjitha “marifetet” që mund të bëhen duke fryrë deklarimin e parë, me idenë që ta kenë më të lehtë për të bërë justifikimin e dytë gjatë rrugës”, vijoi më tej Subashi.
Nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Oerd Bylykbashi akuzoi se përmes këtyre ndryshimeve, mazhoranca do të kapë ILDKPKI-në .
“Duhet që institucionet ligjzbatuese të forcojnë zbatimin e ligjit që ato kanë, se sa të ndryshohet vazhdimisht sepse bëhen edhe ato jo efikase. Duke lënë mënjanë këtë pjesë, sigurisht e gjitha kjo, ose po shfrytëzohet propozimi që vjen nga ILDKPKI për të bërë atë që ekzakt kërkon të bëjë mazhoranca, të kapë totalisht , edhe me ligj kontrollin e ILDKPKI-së, ose në mënyrë fare qesharake po përpiqet që të tërhiqet fokusi nga ajo që është e vërteta. Pikërisht, kontrolli politik, por me ligj i ILDKPKI-së”, tha.Bylykbashi.
Më pas deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja. Relatorja e të dy projektligjeve, deputetja Vasilika Hysi i cilësoi të dobishme këto nisma, ndaj kërkoi votimin e tyre.
“Nëse ne duam që të forcojmë rolin e këtij institucioni, ne duhet të forcojmë instrumentet e kontrollit që duhet të ketë ILDKPKI. Në këtë kuadër, unë do të sugjeroja z.Kryetar që të kalonin nen për nen dhe aty mund të bëjmë të gjitha diskutimet, ta përmirësojmë. Hajde të bëjmë dhe ndryshime të tjera për ta forcuar këtë institucion dhe të bëhemi promotorë të kësaj lufte ndaj korrupsionit”, tha Hysi.
Opozite e mbaruar. jane grup kriminal qe duhen denuar
Ky “na plasi Jari” u be me i demshem se sa vete Berisha ?
http://goo.gl/VqW3DS
qesharake! opozite idiote!
Kush me thote SHQIPERIA eshte REPUBLIK PARLAMENTARE apo PRESIDENCIALE.Megjithate kur presidenti nuk luftone korupsjonin jo kopetencat ti hiqen por dhe ai vete duhet te iki,dhe po te degjoshe PALOQEN ai perfaqsone regresin e injorances shpellare te nje pjese te malesise SHQIPTARE .DHE per GANAJ djalin e Bexhos se e kam nga lagja VAROSH,kontrollet behen vjetore, per 4 ose 7 vjete gjyqtari a prekurori ka qelbur dynjane dhe ne kete menyre zhduket demokracija vemi drejte monarkise.
po cmerresh me keta o Majko, keta jane nje tuf alabakesh!
O Z.Majko u the mor u the por kujt ja thua
Pandeli Majko !!!! Fisnik dhe i ndershem .Njerez si ty i nevojiten ketij vendi mjeran …..Kete vend e solli ne kete pike vetem drejtesia !! Gjykatesit dhe prokurorat jane turpi i kombit ! Ata jane te lidhur me krimin ,prostitucionin dhe trafikantet ,,,,,,ata kan biznese te perbshketa ,me kriminelat …ata rrojne te gjithe neper lukse ….dhe vila madheshtore ,,,,depozitat etyre i ke jashte vendit …..Ata jane njerzit me te pamoralshem te shoqerise ,,,,,,Aty ne cerdhen e drejtesise jane mbledhur njerez imoral ,gra dhe burra qe leket qe ua marin hallexhinjve ,,,,i prishin me kurva neper hotele …..dhe ato rrugacet e drejtesise i rishin me djem 20 vjwcare neper motele ….Ja kjo eshte drejtesia tek ne ,,,,,Nuk jane shpifje …Ata bejne nje jete te shfrenuar ….Ata jan ete tere te degjeneruar ,,,,Shumica kan haruar prejardhjen …dhe mendojne se dikush mund te behesh vetem duke perdorur paret epista te trafikanteve ,,per tu futur ne shoqerine e larte …Ata po han kokat se diku jane prishur hesapet ….Ashtu i pafshim o zot …Mallkimi i zotit i ndjekte nga pas ….Sa per Z Ganaj ….Nje keshille kam …Mos u ngatero me m… se do te vish era ..Mbaje lart fisnikerine e familjes ,nga ke dal …..Dhe e dyta ,perse duhet qe kontrolli pasyurive te behet nje here ne 4 vjet dhe nje here ne 7 vjet …Cdo vit …..se per kater vjet ata te len targen ,te fusin dhe ty ne valle …Beni dicka per kete vend …..Mblidhuni ju djem qytetare dhe te shkolluar ….punoni me pergjegjesi ….kushtojuni drejtesise …..zbatoheni ligjin ,per te gjithe njesoj ….I kaloni ne site pasurite ,e te gjitheve ,,,,sekuestroini ,,,ato te paligjshmet ….,se ne fund te fundit frika e ruan veshtin ….sepse ndergjegja e shiptarit ,shitet e blihet me pare ….
Ligji duhet te jete efikas e jo formal!
Psh, si mund te jete efikas kur “denimet” per mos deklarim apo deklarim te rreme jane nga 50000-100000 lek?!..
Kushdo do te qeshte me keto masa “te rrepta”!..
Masa e vetme duhet te jete ne ligj qe kush nuk deklaron apo ka deklaruar fallsitet TI SEKUESTROHET GJITHE PASURIA E FSHEHUR.
Vetem keshtu mund te luftohet korupsioni.