Basha: Qeveria ka informacion për trafikun e drogës nga ushtria, e tha edhe Erion Braçe

18 Prill 2014, 11:23Politika TEMA

Është kthyer në një lojë fjalësh kjo puna e akuzave për trafik të drogës nga ushtria.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp, për të thënë se qeveria ka informacion për trafikun e drogës nga ushtria, pasi këtë e ka thënë edhe vetë deputeti i mazhorancës, duke iu referuar kështu Erion Braçes.

Ky i fundit ka deklaruar se ekziston një shkresë e deklasifikuar me shumë gjasë në mënyrë të paligjshme nga Shërbimi Informativ Shtetëror, që flet për një informacion për trafik droge, por në tetor të vitit 2012 e në vazhdim.

Madje Braçe thotë se vetë Arben Imami e ka penguar një informacion të tillë.

Por Lulzim Basha thotë se Braçe faktoi se ka informacion për këtë çështje.

Basha tha se PD do të kërkojë sërish që ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, të dëshmojë në Komisionin e Sigurisë për këtë çështje.

“Nga deklarimet e një deputeti të shumicës, rezulton se kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes kanë informacion.

Pse e fshehin atë? Pse i tremben transparencës?

Çfarë ka bërë Edi Rama dhe ministrja Kodheli në momentin që janë informuar se bazat e ushtrisë janë përdorur në trafikun e drogës.

Kjo çështje vë në provë shtetin, republikën tonë, anëtare të NATO-s.

Ndaj kam udhëzuar sërish, që ministrja e Mbrojtjes të paraqitet në Komisionin e Sigurisë dhe të dëshmojë se çfarë di ajo dhe çfarë masash ka marrë.

I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama të dalë sa më shpejt përpara opinionit publik dhe të japë sqarime,” tha Basha.

I pyetur se përse nuk i drejtohen prokurorisë për këtë çështje, Basha tha: “Ne i jemi drejtuar organeve përgjegjëse, ministrit të Mbrojtjes dhe kryeministrit. Ne nuk kemi hezituar asnjë çast për të bërë detyrën e saj si opozitë. PD nuk bën rolin e prokurorit. Ne kërkojmë përgjegjësinë politike të kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes për këtë çështje”.

Në vijim ai shtoi se Partia Demokratike dhe mbarë shqiptarët janë thellësisht të shqetësuar dhe shumë seriozë për këtë pikë.

“Kam udhëzuar deputetët tanë të kërkojnë sërish që Ministrja e Mbrojtjes të paraqitet në Komisionin e Sigurisë dhe të dëshmojë se çfarë di ajo rreth informacioneve mbi përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së forcave të armatosura nga narkotrafikantët, dhe çfarë masash ka marrë. Gjithashtu i bëj thirrje kryeministrit të dalë sa më shpejt para opinionit publik dhe të sqarojë këtë çështje. Për nga rëndësia, këto pyetje dhe këto informacione që ata tashmë dihet botërisht se i kanë, ia kalojnë rutinës së përditshme dhe pa bereqet të ekzekutivit, dhe janë prioritet jo vetëm i politikës edhe i interesit publik”, u shpreh Basha.

A do të marrë Partia Demokratike iniciativa për t’i shkuar deri në fund hetimit, ndoshta ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar?

Partia Demokratike, siç ju informova, sot ka depozituar sërish kërkesën për Ministren e Mbrojtjes të paraqitet në Komisionin e Sigurisë dhe të japë shpjegime për informacionet që ka dhe masat që ka marrë. Ky është hapi i parë dhe natyrisht do ta ndjekim këtë proces derisa transparenca e plotë të jetë bërë dhe përgjegjësitë e plota të jenë marrë.

Të dhënat që disponon Partia Demokratike do ti vihen në dispozicion Prokurorisë pasi një ditë më parë Kryeprokurori kërkoi bashkëpunimin e opozitës për të nisur hetimet për këto akuza publike?

Partia Demokratike dhe opozita mbështesin tërësisht drejtësinë, Prokurorinë, në hetimin e kësaj çështje. Ky është proces që ecën paralel dhe në mënyrë të pavarur nga transparenca parlamentare që opozita kërkon tashmë prej më shumë se një jave. Ndaj nga kjo pikëpamje duke inkurajuar plotësisht Prokurorinë dhe organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, duhet të theksoj se Kryeministri, Ministrja e Mbrojtjes nuk mund ti ikin transparencës para Kuvendit që është një detyrim kushtetues dhe ligjor, nuk mund ti ikin transparencës para publikut.

Kur do ti bëni publike faktet që edhe në Parlament thatë se i keni dhe a i keni informuar partnerët ndërkombëtarë për këtë shqetësim?

Opozita, Partia Demokratike sapo ka marrë informacione mbi përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura për trafikun e drogës i është drejtuar organeve përgjegjëse; Ministres së Mbrojtjes, Kryeministrit. Pra, Partia Demokratike nuk ka hezituar asnjë çast të vetëm për të bërë detyrën e saj si opozitë. Është qeveria ajo që ka refuzuar të përgjigjet nëse ka informacion. Dje kjo pyetje ka marrë një përgjigje në Kuvend. Deputeti i maxhorancës e bëri fare të qartë se qeveria ka informacion dhe tashmë opozita kërkon, ngulmon, është e vendosur dhe nuk tërhiqet nga kërkesa. Pikë së pari, pse për 8 ditë Kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes kanë fshehur faktin se kanë informacion? i kanë ikur pyetjes nëse kanë informacione. Së dyti, çfarë kanë bërë kur kanë marrë këtë informacion. Çfarë masash kanë marrë? Këtu jemi në sytë e qytetarëve dhe të opinionit publik. Partia Demokratike nuk ka asgjë për të fshehur. Ata që mesa duket kanë diçka për të fshehur duhet ta dinë fare mirë se në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, transparencës për këtë çështje nuk mund t’i ikin kurrë.

Keni folur dje në Parlament me data dhe orare. Kur do i vini faktet para qeverisë?

Partia Demokratike nuk bën prokurorin. Vendi ka prokuror, vendi ka gjyqtar, ka një kuadër ligjor për përgjegjësitë penale. Partia Demokratike kërkon përgjegjësinë politike të Kryeministrit dhe Ministres së Mbrojtjes për këtë çështje.

 

25 komente në “Basha: Qeveria ka informacion për trafikun e drogës nga ushtria, e tha edhe Erion Braçe”

  1. Fatmira says:

    Oooooooooo, LUL, Brace tha qe as SHISH nuk ka Fakte. Ka vetem FJALE

    1. Flo says:

      Basha GENJEN
      Brace ka thene qe ; ” As SHIU” nuk ka FAKTE por ka vetem dyshime, e dyshime ka PERHERE.

      1. Elsa says:

        PO cha fut kot ky rob zoti e..

        O njeri, a e kupto qe jeni te zhytur ne krim e zullume me IMAMET e tu..

        1. Andi says:

          E di Luli e di qe e ka gjet belaja se eshte Imami per tu fut ne BURG..

          Atje te perfundoni te gjtihe ne BURG.

          TE behet DREJTESI

          1. Leri llafet lulo… shiko bashkine se po ta morrem edhe ate, me cfare do hash buke?

            http://peshkupaujedosje.wordpress.com/page/2/

            1. SALIC BERISHEVIC says:

              SAPO U UL NJE AVION NE DIVJAKE, E KAM PARE UNE ME SYTE E MI AHJAAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHA

        2. vlonjati says:

          PD nuk ben punen e prokurorit,shume mire e thote Lulja, por urgjent te coje faktet dhe provat ne prokurori, perndryshe, sic thote populli O fol e mba, o dhit e ha…..cfare do beje lulja, do mbaje ato qe thote apo do haje ato qe dhjet

    2. Lomi pri Baldushku says:

      Shko or laparak i PD-së e ve pelena se ke bo çiçin ke brekët.

  2. wickedgame says:

    Bracja ka thene dhe per rrugen e kombit dhe per vrasjen ne bulevard po per keto je dakort qe te behet transparenca .

  3. Billy says:

    Ne nuk bejme rolin e prokurorit, thote Lulja. Ne fakt ju po beni rolin e prokurorit o Lule. Keshtuqe nese e ndjeni vertet ate qe thoni beni kallzim penal ne prokurori dhe dergoni atje faktet qe dispononi. Pa me llafe, asht fry dynjaja..

  4. Bamke Qyllollari says:

    Luli eshte bere si legjenda e sherimit te kancerit ne pankreas, Xhixh Saracit ! ?

  5. edi says:

    Sa handikapat LULUSHKA,nuk eshte i afte te kuptoje dhe nje fjali te thjeshte. BRACE tha: Keto qe paraqisni JU si prova kunder NESH jane letra pa vlere te shkruajtura nga ju kushedi se ku, ndersa ne kemi Dokumente qe provojne abuzimet qe keni bere JU perpara vitit 2013.
    Pra LULUSH handikapatush, provat per te cilat foli BRACE jane kunder JUSH.

  6. MRM says:

    Ky i shkreti eshte debil.Te gjithe bejne gallat, ky e merr seriozisht.

  7. Poli says:

    O Lulush nuk po te kerkon njeri qe te besh rolin e prokurorit, por te kerkojne qe ti depozitosh akuzat ne prokurori. Edhe nje pyetjeje te thjesht si kjo i ben bisht.

  8. Franz Kafka says:

    te dyja palet gabohen, e verteta eshte se jane mushkonjat qe po e transportojne drogen

  9. esen says:

    Poshtersi me te madhe kunder vendit te tyre nuk mund te benin keta PDerrat e 2B. Por keta nuk kane asnje problem te bejne antishqiptarin, sepse e kane bere historikisht. Kujt i duhet njollojsa e ushtrise shqiptare tamam ne kete kohe? Po cfare ben Komandanti i Pergjithshem, pse nuk deklarohet? Pse nuk e mbledh keshillin e Sigurise? Apo e ka me te shtrenjte partine se Shqiperine?

    Pse nuk shprehet shefi iShtabit te Pergjithshem? Eshte pergjegjesi e tij ne rast se jane perdorur mjetet apo bazat e ushtrise per trafikim lendesh narkotike, jo e ministres se mbrojtjes.

    2B e kane guximin te tallen e njollosin FA, sepse vete FA kane treguar se nuk kane as guxim dhe as pergjegjesi jo per te mbrojtur Shqiperine, por as per te mbrojtur veten e tyre. Kur ushtria terhiqej zvarre nga Shkkelzeni ne Gerdec, Shefi i Shtabit, gjenerali Hoxha, i ankohej ambasadorit amerikan se kishte frike nga Shkelzeni! E nga frika edhe iku me bisht ne shale… Prandaj Berishet tallen dhe poshtrojne sot ushtrine shqiptare.

    A kane gjak keta oficer te NATO-s, qe lejojne sot imamet e Berishes e Lul Udbashen te neperkembe ne kete fare mase Forcat e Armatosura. Tallet edhe spiuni i Sigurimit, Hoxha Artani i Durresit, bashke me sigurimsin tjeter Preci i Zogut.

    Forcat e Armatosura duhet te vejne ne vend dinjitetin e tyre, ne menyre qe te mos i terheqin zvarre degjeneratat politike te Shqiperise.

  10. emigrante says:

    O ate Lul Idiotin eshte mire me e shporr nga Shqiperia se ai nuk eshte shqiptar. Lih lih se dicka ngelet . Ai ia mbush mendjen Europes per inat te popullit vet. Populli e din ka kishte ne kry keto 8 vjet .

  11. JULIANO says:

    BRACE THA: NUK E BOJNA PA LEKE POR AS PA LEK SE BOJNA

  12. Ushtaraku says:

    O Lulush, po cfare flet ore kodosh by…q… Ju doni te mbroni Imamin dhe gjithe njerezit tuaj qe kane bere zullume dhe mekate te paimagjinueshme ne ushtri… dhe keni kaluar ne kundersulm .. ore lulush qurrashi, po cfare mendon se do behesh edhe ti udheheqes i shqiperise… ore m…m, po dil e na thuaj njehere faktet per 300 milon eurot e rruges qe vodhe, se nuk ti falim o qen bire qeni… jane gjaku jone, ore kelysh k…, qe me je bere si gjel deti i vitit te ri nga majmja me gjakun qe pive ne 21 janar… dil e trego te vertetat per ato vrasje, ore hale… dhe mos dil te na tregosh perralla me mbret, se po na can by… tash nje jave, prandaj ore m…m, po je burre nxirri ti faktet dhe provat per drogen e ushtrise se kodhelit ne drite te diellit dhe ne prokurori, jo te na besh derr-derr, se do te te marrim zevarr keshtu… ose te shkoje kodheli me ramen ne vendin qe ju takon po e kane bere… he pra behu njehere burre o lulush…

  13. myzeqari says:

    O Lulush legeni nuk mbulohen dot poshtersite qe ka bere Imami me ushtrine more qelbesira.
    Nuk ka trafik droge. Ushtria eshte shtresa me e perkryer e kesaj Shqiperie. Por ju jeni kriminela.

  14. tonia says:

    Me qe keni “zbuluar” nje krim te rende ku implikohet vete shteti e keni per detyre ta denonconi qe te ndiqet penalisht.C’ju pengon ta beni kete?Bile e keni per detyre te mbroni shtetin!Prokuroret e gjyqtaret i keni tuajet e do ta ndjekin me shume zell kete denoncim.Duket qarte qe qellimi i juaj nuk eshte te mbroni shtetin e te luftoni krimin por te leshoni tullumbace me idene kush ti haje le ti haje,por harrojeni,ne kete vend nuk ka budallenj si kujtoni ju.Britmat tuaja tregojne vetem nje gje:fundin tuaj te turpshem qe do te konkretizohet kur ju te jeni para drejtesise per te gjithe krimet qe keni bere kunder vendit e kunder popullit te shumevuajtur shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje