Samiti për krizën në Ukrainë ka arritur një sukses të papritur.
Rusia ka pranuar që të çarmatosen separatistët pro- rusë në lindje të vendit, çka cilësohet një sukses shumë i madh.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se diplomatët e lartë nga Ukraina, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord mbi një sërë masash për të zbutur konfliktin në Ukrainë.
Zoti Kerry i bëri komentet sot në Gjenevë, pas disa orë bisedimesh midis katër palëve.
Ai tha se disa nga masat parashikojnë çarmatimin e të gjitha grupeve të paligjshme të armatosura dhe amnisti për të gjithë protestuesit, të cilët në mënyrë paqësore lirojnë ndërtesa e pushtuara, përveç personave që gjenden fajtorë për krime të rënda.
Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të cilët janë tashmë në Ukrainë, do të angazhohen menjëherë për vënien në jetë të masave për uljen e tensionit.
Zoti Kerry paralajmëroi, megjithatë, se deri tani këto plane janë vetëm “fjalë në letër” dhe suksesi do të varet se si ato do të zbatohen ato.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bëri gjithashtu komente veçmas pas bisedimeve. Ai tha se të katër palët do të punojnë për të krijuar një dialog të gjerë kombëtar për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të ukrainasve.
Përpara takimit, Sekretari Kerry u takua veç e veç me ministrin Lavrov, me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Andrii Deshchytsia, dhe me zonjën Catherine Ashton të Bashkimit Evropian.
Zjarri nuk eshte shuar,taktizime ruse,prushi eshte mbuluar me hirin,…
Zbatimi ne praktike do jete sihariq e jo deklaratat. Popujt duan te jetojne e punojne ne miqesi, por i ngaterron politika…
Detajet e takimit akoma nuk jane bere te ditur po jam i sigurte qe Rusia ka arritur ate qe donte. Federalizmin e Ukrahines ku pjesa qe flet rusisht te kete shume me pavaresi nga Kievi.Dhe ne te ardhmen kjo pjese ti bashkohet Rusise me referendum. Kievi dhe Amerika nuk kishin zgjidhje tjeter vec te pranonin propozimin rus ne rast te kunder te gjithe do te ishin te humbur.
ca ndodhi me ariun ai sikur u zgjua
Arritja:Ukraina mbeti nen influencen ruse!Mjere ata qe hengren plumbat.Revolucionet jane mashtrimi i masave asgje tjeter.
Kjo ne asnje menyre nuk duhet te perfundoj keshtu, ta shohim cdo te ndodh ne ditet ne vazhdim
Rusia është lojtar në nivel rajonal, dhe mund të ketë luajtur edhe me fatin e Kosovës, sa për kunj. Mos u habisni kur të na vijë surprizë ndonjë lëvizje amerikane që i jep dorë të lirë serbisë në Kosovë. Ajo Jo-ja e armëve kimike nuk kalon lehtë, dhe bëhesh kollaj 20 leksh për kusur në pazaret e të fortëve.