Bashkëpunimi strategjik/Bushati vizitë dyditore në Turqi

17 Prill 2014, 13:33Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të zhvillojë në 18 dhe 19 prill një vizitë zyrtare në Turqi ku do të takohet me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu dhe Kreun e Komisionit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri Turqi, Rifat Sait.

Gjatë kësaj vizite do të inaugurohet dhe qendra e kulturës së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Vizita e ministrit Bushati realizohet pas ftesës së homologut turk Davutoglu dhe në kuadër të bashkëpunimit të një rëndësie strategjike mes dy vendeve, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe atij ndërkombëtar.

Ndërsa më 19 prill ministri Bushati do të vizitojë Stambollin, ku do të takohet me përfaqësues të biznesit shqiptar, konsujt e nderit si dhe komunitetin shqiptar të këtij qyteti.

 

7 komente në “Bashkëpunimi strategjik/Bushati vizitë dyditore në Turqi”

  1. ari says:

    paska shkuar ditezi sulo bushati te marre instuksione se si mbyllet:TWITER,FACEBOK,DHE YOUTUBE nga vellau i RAMES diktatori ERDOGANE.merre me mende nuk i shkone as Obama,as Kamerun e as Merkel e tjere ne vizit erdogane por nje tufe kokepallaresh si qifti i komunisteve ramae bushate diteterri.eu rilindje.derisa CDU e merkelit kerkone qe te gjitha bisedimet me turqin te mbyllen per ne europ per erdogane-ky i rames i dergon droge llazarati erdogane diktatorit.thua kete her europa nuk e shef ramen.

  2. Emigranti says:

    Vazhdoni punen, ju lumtë!

  3. Sara says:

    Bravo Bushati. Bota mbare po na sheh me sy tjeter

  4. Besi says:

    Pershendetje,

    Z. Bushati duhet te rrini larg Turqise. Nje vend diktaorjal qe mbyll rrjetet sociale. Nje vend Larg europes. Rruga jone eshte BE jo Anadolli.

  5. Emigranti says:

    O Zot ju marrte mortja te gjitheve,se sjeni popull po kafshe pa gjak.Djali i Sule Bushatit arabo-komunistit,qe ishte sekretar i pare i komitetit te partise ne Shkoder e rrethe te tjera,e qe ka marre ne qafe mijera njerez ne emer te partise,sot ju ban politiken e jashtme te shtetit shqiptar,dhe askush nuk cohet te pakten ta peshtyje njehere,e jo me te protestoje.Djali i Dragush Totozanit,qe ka torturuar me elektroshok te pakten 23 te burgosur politike me fakte,sot eshte avokat i popullit e mbron te drejtat tuaja.O popull i peshtire,e pa gjak,keq e me keq iu pafsha,se ne shkretetirat e Anadollit e keni vendin.

  6. iliria shqiptare says:

    Kam pershtypjen se ministri Bushati eshte ministri i jashtem me dinjitoz qe ka patur
    SHqiperia keta 23 vjet.

  7. Artan says:

    Pershendetje,
    Ari une se kam zakon qe te merrem me komentuesit sepse gjithsecili ka mendimin e vet por a e ke pyetur babain xhaxhain tezen hallen apo vellain e motren mos i ke pase gje anetare Partie, pra sic ti rendom e thua Komunist? Besoj se po se ne rast te kundert duhet te jesh i persekutuar!
    Ditmiri i cili si te paktet ka emer thellesisht Arberor Shqipetare perfaqeson nje familja nga e cila krenohet e gjithe Shqiperia me historine e saj mos harro se ishin ata paraardhes te tij qe u ngriten kundur Portes se Larte pra te Davotogluve te vjeter per liri e pavaresi eshte ajo familje qe ka dhene kryeministra qe ka dhene partizan e nacionalist po ti nuk ke nga e di sepse dhe emrin e ke me nje shkronje mangu nga ai i verteti. . . !
    Te kerkoj ndjese per kete fjaline e fundit po si mundet nje i ri qe nuk e njeh se cfare ka qene komunizmi por vetem ka degjuar te jete komunist, si ka mundesi. Nese ti je ne moshen e Ditmirit i bie qe vetem bema ke degjuar
    Turqia mund te mois pelqehet nga Gjermania po kjo ska lidhje me Shqiperine dhe sesi kjo e fundit vlereson partneritetin strategjik e cfare ka me shume Greqia po Italia fundja ne aspektin ekonomik e di sesa e ka rritjen e GDP Turqia vit pas viti??? Vjet 4,3 apo 4,4 mos u gabofsha e di sesa ishte ne Europe, me konkretisht Geriqi e Itali, jam i sigurt qe nuk e di
    Do kisha qene dakort qe te kishim partneritet strategjik me Gjermanini por i nderuar jemi treg shume i vogel e pa interes per Gjermanine e per Turqine po sepse duan dominance ekonomike ne Ballkan gje qe dal ngadale po e leshon Greqia
    Ne kete kuader do kisha pergezuar Ministrin e ri por teper rezultativ (uroj te mis i rriten veshet) nje asat Shqiptare dhe i te majtes Shqiptare Ditmir Bushatin per emancipimin dhe filozofine e re te ushtrimit te detyres me interesa te perbashketa per te gjithe ne ate te Ministrit te Jashten te Shqiperise Brravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje