Ruçi: S’kam marrë asnjë peticion nga socialistët e Elbasanit

17 Prill 2014, 10:16Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i ka mohuar zërat se kryesia e socialistëve të Elbasanit ka dërguar një letër, në të cilën letërshkruesit ankohen ndaj deputetit Ben Blushi, që sipas tyre punon kundër Edi Ramës.

“S’ka asgjë të vërtetë që unë kam thirrur dy kryetarët e njësive vendore të Elbasanit, lidhur me një peticion të bërë nga dikush në institucionet tona të Elbasanit. Unë mund të përgjigjem dhe të them që s’është e vërtetë. Nuk kam marrë asnjë peticion të bërë nga dikush në institucionet tona të Elbasanit. Nuk kam marrë asnjë peticion dhe nuk kam thirrur asnjë përfaqësues të Partisë Socialiste të Elbasanit në këtë peticion”, tha Ruçi në gazetën Panorama.

Ruçi ka theksuar se është njohur me ekzistencën e peticionit përmes mediave.

5 komente në “Ruçi: S’kam marrë asnjë peticion nga socialistët e Elbasanit”

  1. kerpaci says:

    E megjithate,ku ka ze, s’eshte pa gje.

    1. Emigranti says:

      Lereni shpifjet e PD-se se skanë punë tjetër. Ju duhet te vazhdoni punen dhe jo te merreni me fjalë boshë

      1. arjoni says:

        keto jane vetem shpifje te njerezve qe duan te shkaktojne percarje ne parti, sepse nuk duan qe te shkojne perpara reformat e rendesishme te ketij vendi.

  2. elbasani says:

    Po z. Ruci besojm se nuk ke mar gje nga elbasani,por populli thote:ku ka ze seshte pa gje.Dhe pa kenaqsi ka.Beni mir ti verifikoni Elbasani nuk eshte larg.

  3. shpetim says:

    O Z.RUCI,

    Pamvarsisht se cfar thua, eshte mire ti analizoni mire keto pune dhe jo vetem ne Elbasan por ne gjithe Shqiperine, se populli thote qe ju ka hikur filli.
    Po vazhduat keshtu gati eshte skema PD- LESH E LI

    TUNGJATJETA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje