Jaho: Imami të dorëzojë provat e trafikut të drogës, ose dënohet me 5 vjet burg

17 Prill 2014, 08:50Politika TEMA

Konstitucionalisti Njazi Jaho ka sqaruar se nëse ish-ministri Arben Imami nuk i dorëzon provat e trafikut të drogës në prokurori, rrezikon dënim për moskallzim të krimit.

“Sipas nenit 283/a 18 të kodit penal, importimi, eksportimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin e substancave narkotike, dënohet me burgim deri në 20 vjet. Sipas nenit 283 të Kodit të Procedurës Penale, çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale, që ndiqet kryesisht, duhet ta kallëzojë atë. Sipas nenit 300 të kodit penal, moskallëzimi në organet e ndjekjes penale… i një krimi që është duke u kryer, dënohet gjer në 5 vite burgim”, sqaron juristi për Shqiptarja.com.

I pyetur për përplasjen e kreut të Gjykatës së Apelit, Tiranë, Alaudin Malaj, me anëtarin e KLD-së Gjin Gjoni, ai i cilëson si të rënda akuzat ndaj Gjonit.

“Po, u njoha me këtë letër. Nëse ajo i është dërguar vërtet KLD-së nga zoti Malaj, pa paragjykuar asgjë nga ato që përmenden, mendoj se është tepër shqetësuese. Organet përkatëse, në radhë të parë KLD, mendoj se duhet të ndalen në mënyrë serioze dhe me transparencë të bëjnë publike çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Publikimi i kësaj letre mendoj se e bën të domosdoshme këtë”, shprehet Jaho.

Jaho sqaron gjithashtu debatet për heqjen e kompetencave të Presidentit mbi ILDKP-në, duke u shprehur se kjo është e ligjshme, pasi nuk bie ndesh me ndonjë dispozitë kushtetuese.

4 komente në “Jaho: Imami të dorëzojë provat e trafikut të drogës, ose dënohet me 5 vjet burg”

  1. Drejtesia shqiptare eshte per ti vene flaken !
    Duhen akoma hapa gjigande per te arritur minimalen e normalitetit ne drejtesi.
    Dhe , kujtesa 5 vjete burg per moskallezim te krimit konkret ,e ve Imamin dhe hoxhallaret e tjere te politikes islamike te pd se ,ne vendin qe u takon !

    1. Niku says:

      Trimi Xha Jahos perse nuk je kujtuar per keto dispozita kur rama akuzonte Berishen per tenderin qe i dha vete Fazllicit.

  2. kerpaci says:

    Shume interesant eshe mendimi i konstitucionalistit, por duhen vithe te forta per te zbatuar keto ligje e jo langaraqer, me te cilet eshte mbushur tej e mbante drejtesia jone.

  3. Christ says:

    Njazi Jaho – personaliteti me i shquar i drejtesise shqiptare.
    Njerez te tille do te duhej te beheshin presidente ne Shqiperi dhe jo qurravece si Nishani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje