“Të mbarova punë, silli lekët”/ Arrestohet në flagrancë një gjyqtar, mori 45 mijë lekë për një çështje

16 Prill 2014, 18:16Politika TEMA

Një gjyqtar ka rënë në prangat e policisë, në një operacion të rrallë të këtij lloji.

Policia e Korçës ka arrestuar gjatë orëve të pasdites gjyqtarin e Gjykatës së Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, nën akuzën e korrupsionit.

Gjyqtari Dhimitër Pojanaku, 58 vjeç është kapur nga forcat operacionale në një lokal, në kushtet e flagrancës.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Pojanaku është arrestuar menjëherë pasi ka marrë një shumë prej 45 mijë lekësh për një çështje.

Dhimitër Pojanaku është gjyqtar për çështjet civile në gjykatën e Pogradecit, por ai njihet më së shumti si poet, madje është nderuar shpesh me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për poezitë e tij. Për këtë sukses në fushën e letrave, ai ka marrë në vitin 2005 edhe çmimin Qytetar Nderi nga bashkia e Pogradecit.

Prokurori i Përgjithshëm, në bazë të nenit 137, pika 4 e Kushtetutës, ka njoftuar menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë për arrestimin e shtetasit Dhimitër Pojanaku, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Arrestimi i shtetasit Pojanaku është kryer me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka kryer veprime të shpejta hetimore, pas kallëzimit nga ana e një shtetase. Në bazë të veprimeve hetimore është dokumentuar fakti që ai ka marrë para nga shtetasja kallëzuese, në këmbim të heqjes dorë nga një çështje në gjykim, për të cilën ishte e interesuar drejtpërdrejtë ajo.

 

Skema e arrestimit sipas Prokurorisë së Korçës

Në datë 09.04.2014, është paraqitur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë shtetasia B.R, e cila ka sqaruar se ajo ka rreth 5 (pesë) vjet që po bën gjyqe të ndryshme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe në Gjykatën e Apelit Korçë, në lidhje me një shumë parash që ajo ka marrë me fajde nga dy shtetas. Gjyqet e saj kanë të bëjnë me ankimet ndaj vendimeve të pushimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe në lidhje me paditë civile të ngritura nga pala kundërshtare në proces.

Së fundmi në Gjykatën e Shkallës së Parë Pogradec, kjo shtetase ka pasur një proces gjyqësor civil me shtetasit e mësipërm dhe çështjen e ka pasur në gjykim gjyqtari Dhimitër Pojanaku. Kallzuesia në këtë gjykim ka pasur si përfaqësuese ligjore shtetasen K.SH. Pasi janë bërë një sërë seancash gjyqësore (mbi shtatë seanca gjyqësore), gjyqtari Dhimitër Pojanaku i ka thënë avokates së kallzueses se për ta ndihmuar Beharen, ai do të “dorëhiqej” nga çështja në fjalë, pasi po ta vazhdonte ai, kallzuesia do ta humbte gjyqin. Për të kryer dorëheqjen, gjyqtari i ka thënë avokates se për të hequr dorë nga çështja, ai kërkonte 45.000 (dyzet e pesë mijë) lekë. Kallzuesia i ka thënë avokates se ishte dakord me këtë fakt, pasi ajo donte që çështja të mos gjykohej nga gjyqtari Dhimitër Pojanaku, por në atë kohë ajo nuk i ka dhënë shumën e lekëve.

Pasi gjyqtari ka paraqitur kërkesë për heqje dorë (apo është përjashtuar nga gjykimi i çështjes), çështja është marrë nga një gjyqtare tjetër dhe kjo e fundit e ka pezulluar gjykimin pasi është administruar një shkresë nga Gjykata e Lartë që bënte fjalë për një proces tjetër gjyqësor që kishte lidhje me çështjen objekt gjykimi.

Kallzuesja ka dashur që të hapë një proces të ri gjyqësor, por nga ana e avokates i është thënë se ajo (kallzuesia) duhej t’i jepte shumën prej 45.000 (dyzetë e pesë mijë) lekësh gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, pasi ky i fundit i kishte thënë avokates se nuk iu lejoj të hapet gjyqi i ri pa marrë shumën e lekëve të mësipërme.

Kallzuesia sqaron gjithashtu se para disa kohësh gjyqtari Dhimitër Pojanaku kishte kaluar nga vendi ku ajo punon (treg) dhe i kishte thënë kallzueses: “Të mbarova punë, silli lekët”, ndërsa ajo i është përgjigjur “Mirë, mirë”.

Në datë 10.04.2014, bazuar në marrëveshjen me kallzuesen, është autorizuar kryerja e veprimeve me metoda speciale hetimi.

Bazuar në këtë autorizim, rezulton se në datë 10.04.2014, avokatja i ka kërkuar kallëzueses që t’i jepte paratë e kërkuara nga gjyqtari, pasi ky i fundit i kishte telefonuar disa herë avokates, duke i kërkuar shumën.

Avokatja i ka thënë kallëzueses që të shkonte ta takonte gjyqtarin në fundjavë (ditën e diel), për t’i dhënë shumën e lekëve.

Kallzuesia nga ana e saj i ka thënë se ajo nuk e kishte të gjithë shumën e kërkuar, por një pjesë të saj.

Në datë 13.04.2014, nga ana e shtetases kallëzuese i është dhënë shuma prej 20.000 lekësh shtetasit Dhimitër Pojanaku, i dokumentuar ky fakt me regjistrim viziv dhe me zë.

Gjithashtu gjatë bisedës që kjo shtetase ka bërë me shtetasin Dhimitër Pojanaku në datë 13.04.2014, kanë rënë dakord që pjesën tjetër prej 25.000 lekësh t’ia jepte shtetasit Dhimitër Pojanaku pas 2-3 ditësh.

Sot në datë 15.04.2014, është autorizuar dhënia e shumës prej 25.000 lekësh gjyqtarit Dhimitër Pojanaku.

48 komente në ““Të mbarova punë, silli lekët”/ Arrestohet në flagrancë një gjyqtar, mori 45 mijë lekë për një çështje”

  1. Na behet qejfi kur degjojme qe luftohet korrupsioni .
    Por Edi rama eshte larg premtimeve .
    Kur do te shohim Salen dhe Ilir meten ne sallen e gjygjit ?
    kete po pret populli.

    1. Tarrasi says:

      Prit kur te dali Presidenti me lukunine e keshillit te drejtesise ta mbrojne

      1. Prec Ulajsi says:

        Nuk do ishte keq qe PS ta aplikoje kete rast flagrant me te gjithe Gjyqtaret qe kerkon te heqe.
        Shiko skedinen kush e ka gjyqin, jepi ca para dhe nje kamer atij qe do japi leket, dhe arrestoi nje nga nje keto funderrina te Berishes.

        1. Korabi says:

          Nuk eshte ide e keqe kjo e jotja, meqe nga lart jane bere te paprekshem sepse kane si mburoje Jarin, mund te kapen ne flagrance dhe te plasen brenda.

          1. Raimond Vlonjati says:

            Po kur i ka bere punen ai duhet ta paguante gjyqtarin…

            Qenka treguar i pabese

    2. moza says:

      Korrupsioni ne drejtesi ecen zinxhir, ketu kemi te bejme ne pjesen me te madhe te tyre si sekser, si hajdut te popullit, qe shkon deri ne predidence, drejtesia eshte e kapur nga interesat korruptive, por une mendoje se ne radhe te pare ne kete sektor eshte kryeikorruptuar presidenti i Partise demokratike z.Nishani. Parlamenti duhet ta shikoje me urgjence poxicionin e tij si president se po ja bene borxh shqipetareve dhe keshtu nk mund te ecet me tej. Eshte ende fakt se neper gjykata nuk zgjidh asnje problem ne rruge ligjore por cdo gje shitet e blihet si ne treg, si cdo mall, dhe qeveria e parlamenti qe jane votuar masivisht nga shqiptaret nuk jane votuar per te bere seir, ne nje kohe qe presidenti, vetem per faktin qe po saboton drejtesine ne vendin tone ,meriton te shkoje pas hekurave te jap llogari shqiptareve.

    3. adri says:

      Te vazhdoje arrestimi i te gjithe Gjyqetareve te korruptuar, keshtu te gjithe Gjyqtareve barkederra dhe te korruptuar qe nuk kane lene kriminel pa nxjerre nga burgu dhe e kane bere Shqiperine vendin me te pasigurte per nga rendi dhe qetesia.
      Jane Gjyqtaret qe duhet tu verifikohet urgjentisht pasuria e tyre e luajteshme dhe e paluajteshme qe kane vene duke vjedhur popullin dhe duke abuzuar me detyren shteterore, dhe duke u pasuruar deri aty ku nuk ka me me parate e krimit.
      Ata persona e funksionare qe do ta mbrojne keto lloj gjyqtaresh qe jane kapur duke vjedhur gjithashtu te arrestohen dhe te merren urgjentisht ne ndjekje penale pa kursyer askend deri tek keshilli i Larte i Drejtesise.

  2. fieraku4u says:

    COJENI KETE GJYQTARE, PER NJE KOHE TE GJATE PER PUSHIME ALL INCLUSIVE NE BURGUN E RROGOZHINES OSE TE KORCES.

    1. ela says:

      o cuni fierak po nese shkon i ben shoqeri ti po……

  3. tony says:

    GEZOHEM ME NE FUND ERDHI EDHE DITA E KTYRE TE `PREKSHEMEVE`…SE JAN BO SI PADRONAT E BOTES, TE GJITHE I KE ME NGA 100 MIJE EURO VETEM UNAZA E VARSE FLORIRI PLUS PUSHIME LUKSOZE NEPER BOTE NE VENDET ME TURISTIKE

  4. Duhet te arrestohet maskaraj i drejtesise Gjin Gjoni,poshte hajdutat.

    1. Ali Kelcyra says:

      Me pare Alaudin Malaj se Gjini

  5. E verteta says:

    Me radhe te gjithe hajdutet duhen arestuare qe te fitoje pak qetesi populli i varfer.

  6. ilir says:

    si ky jane te gjithe more, eshte nje tmerr i vertete

  7. Tosi says:

    ky gjyqtar po qe se nuyk lirohet per munhese provash si kryetari gjukates se Pukes, te denohet dhe te cohet ne ate burg ku jane cuar ata qe ka denuar ky ngaqe nuk i kane dhene rryshfet

    1. ela says:

      o tironsi pse te kish zen deren ty keshtu….

  8. wickedgame says:

    Po Sashenka kur e ka rradhen.

  9. Tropojani says:

    Po ky Dhimitri na hiqet poet i madh! Ka marre çmime kombetare e nderkombetare! Edhe ky hajdut?! Ne burg te shkoje qafiri!

    1. Kristi Barjami says:

      radhes tjeter e ka shkrimtarja Ilirjana Stringa… edhe kjo nje e korruptuar zurar e ktyre bandave kleptokratike shqiptare

    2. ela says:

      nuk hiqet por eshte….poet i madh dhe kete se ka thene ai por ata qe e kan vlersu me keto cmime

  10. nino says:

    Me ne fund njeri apo si Puka !

  11. prindi says:

    urime per arestimin por ky ka qene poet dhe eshte dhe GAY i deklaruar keshtu qe ka per tu ngritur ambasada hollandeze ne proteste E veteme gje pozitive eshte qe te burgosurit do zihen kush ta kete ne dhome

    1. ela says:

      paske hyre dhe nen logon prindi nji fjale kaq unike sikurse fjala prind,se ca eshte ai gay apo jo ty ska ca te hyn n pun,ketu te kerkohet te flasesh n lidhje me temen jo jeten intime te tij….pastaj ca ndryshimi po ke ti nga ky burre te duket vetja nderkohe qe meresh me thashetheme,te uroj te kesh sherim te shpejte nga injoranca i dashur prindi…..m vjen cudi me stafin e gazetes sesi ju lejojn me be komente te ksajt natyre kaq private….sdi ku e gjeni te drejten me nderhy n privatsin e nji njeriu te jashtzakonshem sikurse eshte dhimiter pojanaku…

  12. arsen says:

    Filma…filma….filma
    Shqipetaret e njohin mire njeri-tjetrin qe ne kohen e Enverit
    Ska shqipetar qe nuk e shef sesi pasurohet komshiu vet. E shef sesi gruaja e komshiut fillon te zverdhet nga floriri ne qafe e ne duar, kur para ca kohesh merte borxh po tek komshiu qe per fat te keq nuk meret me politike.
    Ky gjyqtari u kap, sepse ai qe e paditi kishte ndonje njohje.
    PSE NUK JU LLOGARISIN NJE HERE PASURINE GJITHE GJYKATESVE E PROKUROREVE TE PAS 1990-s????????
    Hallall ai qe ka pas prona ( jo si ai i ziu i Vlores qe e hodhen ne ere), dhe eshte bere dikushi edhe me bisnese! Po te tjeret???? Vila, kredi, turizem, makina mbi 20-30.000 Euroshe. Nje edhe per gruan…a per femijet.
    Femije te studjuar jashte shtetit e me cfare=??? Me nje rroge qe ka filluar 500.000 te vjetra dhe eshtre sot 1.500.000 ??????
    Populli e di fare mire, por ska kush ti dale ne krah dhe te vendose gjerat ne vendin e vet
    Rrofsh o shtet!
    Shtet i fuqishem ballkanik

    1. agim says:

      komenti me i sakte

  13. drejtesi says:

    Nuk e kuptojme pse mbohen keta gjyqtare me gjithfare menyrash e gjithefare teorish nga K.L.D.vetem e vetem qe te mos ndeshkohen .Ecni e kontrolloni ne gjykaten e Elbasanit se c`behet.

  14. askushi says:

    Une nuk po marre vesh se kush kishte marre para me fajde. Po qe se kjo zonje qe kishte marre parate dhe si ka kthyer, kjo nuk eshte gje e mire dhe cfar nuk pret nga kjo.
    Edhe ky gjygjtar e ka nje fare te drejte, per mua ky nuk eshte korupsion i paster. E bene nje mareveshje, e poshter , e ndyre eshte kjo mareveshje por eshte mareveshje. Edhe kriminelat bejne marreveshje, po nuk u respektua hakmerren.
    Ky nuk duhet te ishte futur fare kesaj valle, se nuk paguhej nga shteti per pune te ndyra dhe marreveshje te poshtra.
    Por edhe ajo qe ishte zgjebse, nuk jep parat me fajde, nuk respekton marreveshje, heret a vone ka per ta pesuar. E para nuk i ze bese asnjeri. Kaq kisha, nuk jam idealist por realist.

    1. ela says:

      po ca grua qeka ajo kur femer ajo meret me fajde me policira,nji shitse ambulante….ku e gjen te drejten ajo me hedh balte ne emrin e tij…..ne shqiptaret jemi nji popull q vetem duam te marim dhe jo t japim…..

  15. Niko says:

    Vetem ENVER HOXHA ju leronte nenat ketyre gjyqtarvete korruptuar shqiperis i duhet edhe 50 vjet te tjera te arime ekonomin drejtesin qetesin papunesin qe kemi humbur.

  16. Gezimi says:

    Pa e paragjykuar, por me siguri do jete gjyqtar i plepave te Saliut!

    1. ela says:

      sa per te te informuar eshte i depolitizuar…..

  17. mimmo says:

    Ne qofte se besoni ne luften ndaj korupsionit,genjeheni rende ! Kjo lufte teper e veshtire, qe te kete sukses, duhet denim per te dy palet;te denohen, pala qe jep, por edhe pala qe merr!!!!Pershnetje!

  18. Lym Kepi says:

    Nigjoni nji llaf prej meje knej nga na kesaj i thone “ta futen” anej nga Llalla apo Nishani nuk e di si thone ,Po Gjini me mijera euro ,po Neshati etj ku jane ne KLD u mbars mali e polli nje mi “u hengert mortja” me Prokurori me gjykates edhe me drejtues qe keni po beheni “jashteqitja” e kombit me kete drejtesi qe beni

  19. alma says:

    do ta nxjeri parape Jari me nje vrejtje se ata qe arreston paolicia Jari jep urdher qe cdo gje qe bejne policet e rilindjes Jari kapteri i sales nuk i denon.

  20. Protestues po/jo says:

    Shikoni emisionin AJSBERG te Artur Canit , neser mbrema ora 21 ne NEWS24 dhe do te degjoni mashtrimet e ketij gjyqtari dhe noterit Fatmir Lacej per korigjim moshe , burgun e ka pak , keto plehra te drejtesise ja bene jeten popullit haram .

  21. tony says:

    PO KY SDO BEJE NJE DITE BURG,SE PRETENCEN SDO JA JAP UNE SE JAM GJYTETAR I THJESHTE…PO DO JA JAPIN HAJNAT KOLEGET E VET SE JAN TE KORRUPTUME ME ZI SI PUNA E KETIJ HAJDUDI

    E MBRON KOLEGU-KOLEGUN SE NE NJE KUPE HANE TE GJITHE I NDAJNE BAKSHISHET BASHKE.TE DHJEFSHA NISHANIN PRESIDENT INVALIT SI ME PAS IMPORTU NGA PAKISTANI ESHTE KY MUSTEQE MIU.
    ZOTI RAMA HIQENI SA ME SHPEJT KET PRESIDENT SAKAT,INVALIT ETJ.

  22. Nje mik says:

    Andi Civicin dhe Hysen Salikon shikoni,ata i marrin parate ne Tirane,se Vasil Hanxhari ka blere shtepi ne Amerike,jo kete fakirin qe eshte dhe poet

  23. s'nuk says:

    hajde pac kemben e mbare. ne koken e Bari Shytit tani ?

  24. drejtesi says:

    Ne Tirane ka plot gjykates te korruptuar dhe te lidhur me krimin. Ketyre duhet sekuestruar pasuria dhe denohen me burg,ndryshe ne kete vend nuk do kete asnjeher drejtesi.

  25. Shabon Tirona says:

    http://www.youtube.com/watch?v=Io1f9DNJoIY

    Shifni shifni si flet, sikur ka noj gjo tfutme na pas ?

    1. ela says:

      o shabono ta ka fut nai here ty ky q qeke i sigurt….

  26. tan says:

    Urime Presionit te Qeverise per kete levizje nga Prokuroria,Qeveria te hetoj pasurite prralllore te gjyqtarve dhe mos te pres levizjet me pikatore te Prokurorise dhe KLD

  27. beni says:

    Tani filloni hetoni Gjin Gjonin dhe Cefen ku i kane gjet lekt per luksin ku jetojne se me roge nuk del llogaria…

  28. Gjin Gjoni njeriu me i korruptuar i sistemit te drejtesise,ai duhet te arrestohet dhe te shkoje prapa hekurave te burgut,eshte maskara burre,imoral dhe arrogant.

  29. Ai says:

    fallco shume fallco

  30. Ai says:

    si ka mundesi qe rrjeta 4×4 kap peshqit e vegjel dhe leshon te medhenjte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje