Përfshirja e FA në trafikun e drogës/Imami-Braçes: Nuk ka pasur informacione gjatë Qeverisjes së PD

16 Prill 2014, 13:38Politika TEMA

Ish-Ministri i Mbrojtes Arben Imami e konsideron si aspak të vërtetë deklaratën e deputetit socialist Erjon Braçe, sipas së cilës Ministria e Mbrojtjes kishte të dhëna që nga 2012 se infrastruktura ushtarake përdorej për trafik droge. Në një prononcim për mediat, Imami tha se nuk ka patur të dhëna, as informacione në vitet e mëparshme, kur kjo Ministri drejtohej prej tij, për përdorim të infrastrukturës ushtarake ne trafik droge.

“Nuk mund të fshihem pas FA, kjo është çështje e cila lidhet drejtëpërdrejtë me administrimin e politikave që ka qenë krejtësisht tolerante në qeverisjen socialiste. Gjatë mandateve të PD nuk kemi pasur asnjë informacion për përdorimin e infrasktrukturës ushtarake për trafikimin e lëndëve narkotike.Ne nuk kemi pasur asnjë të dhënë e asnjë informacion”, tha Imami.

Në vijim ish-ministri i Mbrojtjes shtoi se Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nuk mund të fshihen për përdorimin e ushtrisë për trafikun e drogës.

“Po bëjnë përpjekje për të mos ju përgjigjur pyetjeve si ministrja e Mbrojtjes ashtu edhe ministri i Brendshëm. Ne i përgjigjemi drejtëpërdrejtë: jo nuk ka pasur informacion as të dhëna për përdorimin e infrastrukturës ushtarake nga trafikantë të drogës”, theksoi Imami.

Reagimi i ligjvënësit demokrat erdhi pas një postimi në në Facebook nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, sipas të cilit PD disponon një korrespondencë sekrete që ka qarkulluar mes institucioneve të sigurisë ku flitet për informacione në proces verifikimi për mundësinë e trafikut të drogës, por që nuk është verifikuar ende. Sipas Braçes, PD disponon një letër të nënshkruar nga Visho Ajazi Lika (kryetari i SHISH) e cila flet për dyshime serioze, nisur nga të dhëna në proces verifikimi si dhe nga një informacion i përcjellë nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë në tetor të vitit 2013, kohë kur në krye të ministrisë ishte ministrja e re Mimi Kodheli.

Informacioni i përcjellë në letër i referohet një tjetër informacioni të mbledhur nga policia kriminale e Policisë Ushtarake që i referohet të dhënave që datojnë tetor të vitit 2012, kohe kur në krye të kësaj ministrie ishte Arben Imami. Nuk dihet ende nëse ky informacion i tetorit 2012 i është përcjellë ndonjëherë SHISH apo jo, para tetorit te vitit 2013. Braçe akuzon SHISH se ka vënë në dispozicion të PD-së këtë informacion të klasifikuar “secret” duke bërë një shkelje të rëndë ndërkohë që PD po e përdor për qëllime tërësisht politike e spekulative. Braçe thotë strukturat e shtetit, të Ushtrisë dhe Policisë kanë nisur bashkëpunimin për të provuar një aktivitet të mundshëm kriminal nëse rezulton goditjen e menjëhershme të tij.

 

5 komente në “Përfshirja e FA në trafikun e drogës/Imami-Braçes: Nuk ka pasur informacione gjatë Qeverisjes së PD”

  1. Emigranti Itali says:

    Z. Imami ju jeni te fundit qe duhet te flisni sepse ju duhet te hetoheni, ti mbas ciftit 2B je ai qe ke vjedhur me shume se te gjithe.

  2. Billy says:

    Shikoni se si pergjigjet gjenerali i kryengritjes se 1997.-Nuk kemi patur informacion dhe as te dhena se ne kohen e PD behej trafik lendesh narkotike nga ushtria. Qe do te thote se edhe mund te kete patur trafik droge, por kete zotnine, nuk e ka informuar njeri…

  3. Aqifi says:

    Ky qenka gallat fare. Ai qe beri trafikun thote nuk kam patur informacion kush e beri. Hajde humor hajde.

  4. Bledi says:

    Ore. Mos nuk ia ka raportuar Gjunkshi, Demirajt, Zyla, Balliu, etj dhe ky gjytyrymi nuk di gje? Thua ta kene mare per hunde kete fare djali? Nuk do I kene dhene as pjesen.

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    PD-ja vetem ka mbjelle droge,per qellime “kurative” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje