Aksident i rëndë në aksin Levan- Tepelenë, tre viktima (VIDEO)

16 Prill 2014, 09:18Politika TEMA
Aksident i rëndë në aksin Levan- Tepelenë, tre viktima

Një tjetër aksident i rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Levan- Tepelenë me të paktën tre viktima dhe katër të plagosur.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Kafaraj dhe në të janë përfshirë tre makina.

Mësohet se në aksident është përfshirë një furgon me targë AA881GJ, një autoveturë me targë AA746DA dhe një tjetër mjet tip Renault, targat e të cilit nuk duken pasi janë shkatërruar tërësisht.

Sipas policisë, në aksident kanë humbur jetën Haxhi Mani, Shkëlqim Zaimi dhe Jeto Pashaj.

Dy prej viktimave udhëtonin me mjetin tip Renault, ndërsa i treti është shoferi i furgonit.

Ndërkohë pesë të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Të plagosurit udhëtonin drejt Greqisë me automjetin me targë AA746DA. Ata janë identifikuar si: Armando Jahaj 36 vjeç nga Patosi, Teki Hoxhaj 65 vjeç dhe bashkëshortja Dallëndyshe Hoxha 55 vjeç nga Visoka, Fier, Arben Merkaj 37 vjeç nga Ballshi dhe një fëmijë 2-vjeçar. 

7 komente në “Aksident i rëndë në aksin Levan- Tepelenë, tre viktima (VIDEO)”

  1. the Punisher says:

    Tahiri te jape doreheqjen! Duam Mulin perseri!

    1. emigranti says:

      Ngushellimet e mia te sinqerta per kto persona qe kan pesuar kte aksident te rende.
      Z the punisher perse duhet te jep dorheqjen zoti Tahiri,pse zoti Tahiri thot qe te mos respektohen regullat e qarkullimit.
      Popull Shqiptar behi me ndergjegje dhe respektoni regullat e qarkullimit,mos prisni policine qe tju ndaloje dhe te merni gjobat,kjo nuk ka vlere se po behet kasaphane ne Shqiperi.
      Behi te ndergjegjshem dhe shkoni e merni patentat me regullat qe duhen dhe mos i blini,se te gjithe do te bini ne gremine.

  2. Vladimir says:

    Ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave. Keto ndodhin kur Kridoret kombetare i trajtojme si rruge fshati, hapim shtigje e ngreme bisnese mbi to. Inuk te mos ndaloje asnje minute se pastruari te gjitha rruget e shqiptareve, ndersa leket e shpenzuara per sinjalistiken te konsiderohen si leke te shpenzuara per se mbari pavarsisht se nuk priten shirita.

  3. juliano says:

    ngushellime familjareve por desha te shtoja dhe nje verjtje ne kete foto sepse nuk e di ku ne cvend te botes merren dy makina njera mbi tjetren ne karroatrec? nejse vetem ketu ne kabulin shqiperi ka cudira te tilla

  4. nirvana says:

    ngushullime familjarve te viktimave

  5. Beno says:

    Ngushellimet e mija familjeve te viktimave.Per sa i perket ministrit ,nuk ka faj ministri,po te kishte qene ne ato makina Muli bashke me Salen dhe ta shikonin se sa ka vuajtur Sokol Olldashi kur e kane vrare ata katila naten dhe e qanin ditin

  6. Beno says:

    Ngushellimet e mija familjeve te viktimave.Per sa i perket ministrit ,nuk ka faj ministri,po te kishte qene ne ato makina Muli bashke me Salen dhe ta shikonin se sa ka vuajtur Sokol Olldashi kur e kane vrare ata katila naten dhe e qanin ditën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje