Deputeti i PD-së: Do analizojmë si u joshën votuesit nga PS dhe LSI. T’i joshim edhe ne

16 Prill 2014, 08:42Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjergji Papa, njëkohësisht kryetar i PD-së për Korçën, thotë në një intervistë për GSH se do bëhet analiza e humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit, duke zbuluar se si u joshën votuesit nga PS dhe LSI.

Ai thotë se edhe PD duhet të joshë votuesit.

“Pa dyshim që në këtë kuadër, analiza e fenomenit të joshjes së votuesve është shumë e rëndësishme. Ne duhet të gjejmë mënyrat për të joshur votuesit që të votojnë PD-në, duke respektuar dinjitetin e tyre. Por nuk do të rrimë pa analizuar dhe dënuar mënyrat e ulëta për të joshur votuesit, të përdorura nga PS dhe LSI, si mashtrimet e bujshme elektorale, premtimet për vende pune dhe, ajo që është më e keqja, blerja masive e votës,” tha Papa.

10 komente në “Deputeti i PD-së: Do analizojmë si u joshën votuesit nga PS dhe LSI. T’i joshim edhe ne”

  1. ilir says:

    Ta tregopj une nese ende nuk ende e ke kuptuar: dil e shiko nje here Shqiperine, dil e shiko se si jane prere pyjet anembane vendit, si jane shkaterruar bregdetet e liqenet, lumenjte e tokat, si mbeten pa mbjelle tokat e si nuk shitet prodhimi, dil e shiko edhe ato 300 mije ndertime pa leje. Pasi ke pare mjerimin e mbjelle per me shume se 2 dekada e qe do ta vuajm shume 10-vjecare te tjere, per fat te keq shume me poshte se ku e la xhahi, mjaft ti thuash ketij populli qe do ndaloj kaosoin do ti kesh votat, por ju skeni goje se e keni mbjelle vete kete kaos e as qe e keni ne plan te beni analize te ndershme pra jeni destunuar te zhdukeni si fare e keqe. Do thuash ti, po keta qe erdhen nuk jane me mire, nese eshte keshtu 1 Milion vota dhe i shoprrim dhe ata se mos kujtoni se ky popull do vazhdoje te jete tifoz ne perjetesi, por nuk eshte ky thelbi, thelbi eshte se cfare katranoset ju, dhe sa me siper eshte “merita” juaj e padiskutueshme, te pelqen apo jo, do qe te shohesh te verteten ne sy apo jo kjo eshte se sa burra jeni.

    1. Anila says:

      Te lumte goja Ilir.

      Ky Gjergji Papa, nje agronom matuf periferie, duhet ta kuptoje se ata ndertuan shtetin informal dhe nxiten njeriun informal ne Shqiperi.

      Informalitet qe fatkeqsisht me duket e veshtire te reduktohet, se per zhdukje te tij nuk behet fjale.

    2. Argita_B says:

      Ke plotesisht dakort, vetem ne nje pike nuk jam dakort me ty Ilir. Fatkeqesisht populli harron shpejt, fakti me i mire per kete ishte risjellja ne pushtet prej popullit e Sali Berishes, dhe pse Berisha kur u rrezua nga pushteti e la Shqiperine ne lufte civile.

  2. VETERANI says:

    E kuptoni se cfar idioti udheheq PD do studjojse se si u joshen votusit nga PS,LSI.pra ksaj i thone analize ku nuk ka rendesi se cfar eshte bere e si esht bere,ky idjot she endrra me sy hapur kujton se populli han bar.

  3. SPIRO says:

    O papul, nuk u joshen njerzit po u xhindosen me ju te PDse nje tuf kafshesh qe e bet shetin sikur ja u kish len babai,bet shetin me te degjenerum ku vidhej abuzohej si ne mall te babait, tallet bythen me kete popull si mos me keq,vendoset ne administrat lloj lloj njerzish pa shkoll dhe pa kultur, njerez me diplloma te blera qe nuk dinin as alfabetin, o viktim,e kthyet ne sistem rryshfetin dhe talleshit dhe ngacmonit si njerez ordiner kedo qe ju donte trapi,te kujtohet historia shamikuqes me MZIUN qe ti e nxier nga gjykata si hero, qe ngacmonte grat e te tjerve i rrethuar me malok dhe e ndjente veten si bajraktar,per kto dhe shum koba te tjera na çat trapin tet vjet, boll u merzitem njizet vjet me rrugaç si ju ne pushtet,kjo esht arsyeja,nuk ndau tort dhe as akullore RAMA me METEN, por na u bot ju legena dhe plera pa kultur kokrrat e malokut dhe rugaç ordiner si agallaret e kombit,dhe çosht me e forta se nga kta rrugaç nuk hiqni dor kurr,me saliun dhe kta plera tridhjet vjet pa fryk ne opozit keni per te mbetur, halet dhe llumi kti kombi qe i jeni ber si kancer SHQIPTARVE dhe vetem shtet nuk doni kurr doni vetem gjullurdi krime mashtrime dhe abuzime,te flasesh arsyet pse ju thyet qafen duhet te shkruash ter diten dhe nuk mjafton, idjot.

  4. Erion says:

    Si i joshi PS dhe LSI?

    duke ja bere, BBUUUUUU erdhi prape SALAAAAAAAA!!!

    Keshtu do ja beni edhe ju?????

  5. asllani says:

    Tashi cdo pune eshte me zanat.Kur se ke ne gjak te duhet shume praktike qe ta pervetesosh…:)

  6. Daniel says:

    Analizoni jo si u joshen,por ç’fare beme keq qe na urrejne kaq shume ,bile me keq se Enver Hoxhen.

  7. AvniRystemi says:

    E thjeshte:
    Prisni sa te qelben edhe ata sic u qelbet ju.

  8. Ornela says:

    Ka edhe me thjeshte… jepni 2000 leke per vote sic beri PSja dhe LSIja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje