Ministria e Drejtësisë ka bërë kallëzim penal në Prokurori, pasi në arkivën e saj janë zhdukur dosjet për tre gjyqtarë. Konstatimi ka ardhur pas një inspektimi të bërë në vitet 2012-2013, ku ka rezultuar se mungojne tre dosje për tre gjyqtarë.
Dosjet e humbura, kanë të bëjnë me një inspektim për një gjyqtar nga Durrësi, një nga Korça dhe një nga Lezha. Ministria e Drejtësisë thekson më tej se dy prej dosjeve të inspektimit janë të KLD dhe një tjetër e Ministrisë së Drejtësisë.
Kallëzimi i plotë në Prokurorinë e Tiranë
Ministria e Drejtësisë ka depozituar një kallëzim penal, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi mungesën e dokumetacionit lidhur me inspektimet për tre gjyqtarë.
Përsa më sipër, Ministria e Drejtësië bën me dije detajet e mëposhtme :
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë, me shkresat nr. 848, datë 20.03.2013, dhe nr. 161/1, datë 02.04.2013, kërkesat për vlerësimin e fillimit të procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, SH.P, dhe gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, E.M, së bashku me dokumentacionin shoqërues.
Gjithashtu nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, në zbatim të urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 486, datë 05.12.2012, është kryer inspektim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, dhe ka filluar procesi i verifikimit të ligjshmërisë së veprimeve proceduriale të gjyqtares të kësaj gjykate, P.A.
Nga ana e strukturave të Ministrisë së Drejtësisë, në vijim të trajtimit të këtyre materialeve, janë kryer veprimet përkatëse si njoftimi i gjyqtarëve, analiza e observacioneve të dërguara prej tyre, dhe në përfundim materialet i janë dërguar për vlerësim ish-Ministrit të Drejtësisë, nëpërmjet tre memove për secilin nga gjyqtarët.
Nga verifikimi në protokollin e Ministrisë së Drejtësisë, rezulton e depozituar një nga 2 kopjet e secilës memo drejtuar ish-Ministrit të Drejtësisë.
Kopja e materialit e dërguar për vlerësim ish-Ministrit të Drejtësisë, nuk gjendet në protokoll dhe për pasojë ka penguar vazhdimin e ecurisë të këtyre procedimeve, për shkak të kalimit të afatit ligjor të parashikuar në nenin 34 të ligjit Nr.9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
Sipas këtij parashikimi, fillimi i procedimit mund të bëhet jo më vonë se 1 vit nga data e konstatimit të shkeljes nga organi që ka të drejtën për fillimin e këtij procedimi, por jo më vonë se 5 vjet nga data e kryerjes së shkeljes.
Në rastin e gjyqtares Sh.P ky afat ka filluar në dt.21.03.2013, për gjyqtaren E.M ky afat ka filluar në dt 02.04.2013, ndërsa për gjyqtaren P.A ky afat ka filluar në dt.03.04.2013.
Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, u kryen të gjitha verifikimet e nevojshme në rrugë administrative dhe në përfundim u evidentua mungesa e këtij dokumentacioni.
Duke qenë se kopja e materialit drejtuar për vlerësim ish-Ministrit të Drejtësisë, nuk gjendet, si pasojë ka dështuar procedimi disiplinor ndaj këtyre gjyqtarëve, ndaj dhe është kërkuar fillimi i çështjes penale dhe një hetim i plotë për individualizimin e përgjegjësisë penale.
Humbin dosje ne Ministrin e Drejtesise!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!??????????????????????????
I vjedhin zarat e saliut qe jane aty prej kohesh e qe i ka rrenjosur e qe i mbron e me ligj po te zbulohen e ti rrasin ne kokerr te burgut se ska kuptim ndryshe.
Sali Berisha i ka lene bajgat ne cdo zyre, per te penguar Qeverine e Edit te punoje.
Duhet marre nje kazme e madhe, qylyke, per t’u bere gropen te keqijave te pafundme ne kete vend dhe per te mbuluar, bashke me te keqenm, edhe ata qe e kultivuan me aq devotshmeri ate. Po per kete duhet guxim nga ata qe populli u dha mandatin me 23 qershor, se per kete ua dha.
Po Ate Gjyqtaren e Korruptuar Fida Osmani kur do ta Shkarkoni , Ben Pushime merr rrogen , tallet me shqiptare ,cfar Prisni,pa u larguar Ajo me sojin e saj ne gjykatat Shqiptare ,shqiperia ime do vuaj
Po Ate Gjyqtaren e Korruptuar Fida Osmani kur do ta Shkarkoni , Ben Pushime merr rrogen , tallet me shqiptare ,cfar Prisni,pa u larguar Ajo me sojin e saj ne gjykatat Shqiptare ,shqiperia ime do vuaj.
mos eshte zhdukur dhe dosja e gjyqtares Herrila Cela qe gjykon ne gjykaten e faktit Vlore? Jane bere shume ankesa nga shume qytetare.
Akoma nuk arrini ti ruani dosjet ne sistem me skaner o shtet leshit
E more sali mor sali i more ato fletat e tua ee??
Nuk kane zhdukur dhe prokurorin por kane mar dosjet Sa do vazhdosh keshtu SHqiperia ime.
Ta “shtyjme” dhe ca procedimin..Jane te tanet, ti mbajme peng kur te na nevojiten..
Ku ka shtet,hyrjet dhe daljet e dosjeve behet me firma. Protokolli nuk te lejon te abuzosh me ‘to ! Sekretaria per keto pune eshte:
e pra shkelje nuk ka pasur …
HAHDE SHTET HAJDE ! Vidhen dosjet e punonjesve ne zyrat qendrore te shtetit,vaj halli neper zyrat e komunave ,apo bashkive!
Kishit degjuar ju qe te humbisnin dosjet e punonjesve nga zyrat e kuadrit,qofte keto ne kom.ekzek apo ato te partise? Ne zyrat e kuadrit,ne arkiv,hynte vetem shefi e inspektori i kuadrit qe kishte ne ngarkim dosjet,si dhe titullari i ngarkuar me problemet e kuadrit. Edhe pse kishe te drejte te njiheshe me dosjen ,kete nuk e merrte ne dore personi,po vetem ja lexonte puninjesi i kuadrit. KY ISHTE SHTET.
Uvjen mire ,sna vjen mire ,po ky ishte realiteti… Humbasin dosjet e punonjesve ne ministri- ! TURP.
po Almen e famshme te vlores qe nai bere dhe kryetare palere …se mos i keni humbur dosjen ,mor aman ….ik se ne korfuz ,i kka derdhjet bankare gjejeni ….po pse eflliqni drejtesine more …po populli thiote shihi ceren epiji kafen ….ajo eshte thuthuqke ,,gjyhna po duhet trajtuar si me aftesi te kufizuar ….