Vrasja e Dritan Lamajt/ E motra: Frroku e kërcënoi me jetë. I tha ‘do të vras vajzën’

15 Prill 2014, 10:24Politika TEMA
Vrasja e Dritan Lamajt/ E motra: Frroku e kërcënoi me jetë. I tha

Lule në vendin ku u vra Lamaj

Bashkëshortja dhe motra e kryekomisarit të vrarë, Dritan Lamaj, kanë dëshmuar në gjyqin ndaj Arben Frrokut, i akuzuar si personi që kreu vrasjen.

E shoqja, Anila, deklaroi përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda se nuk e dinte që i shoqi të kishte probleme të tjera përveç gjyqit me Arben Frrokun.

Ajo ka rrëfyer momentin e vrasjes.

“Ka ardhur në shtëpi në orën 3 dhe ka dalë nga shtëpia në orën 6 pasdite. Ai do të çonte motrën te një i afërm. Në kohën kur ka zbritur, ka ndodhur ngjarja. Ka pasur shqetësimin për lëvizjen nga puna. Mua më shmangte nga problemet pasi vuaj nga zemra dhe nuk m’i thoshte. Në orën 06:25 kam dëgjuar breshëri armësh dhe kam dalë në ballkon. I bija telefonit, nuk u përgjigj dhe dyshova se kishte ndodhur diçka.

Mbaj mend që njerëzit më thoshin ‘tani mbahu’. Më pas zbrita poshtë dhe më thanë se ishte plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Dhe ika atje. Persona që kishin parë ngjarjen më thanë se kishin qenë tre persona të maskuar që kishin qëlluar me automatik”.

“Nuk zbardhet e vërteta për vrasjen e Dritan Lamajt duke pyetur familjarët, ta zbardhë policia.

E dija që kishte procese gjyqësore të hapura me Arben Frrokun por nuk e njihja Arben Frrokun para se të ndodhte ngjarja”, tha Anila.

Kurse Esmeralda Lamaj, motra e kryekomisarit, tha se Dritani i kishte thënë se Frroku e ka kërcënuar me jetën e vajzës.

“Para ngjarjes, Tani më ka folur për Arben Frrokun që kishte konflikte, ai më këshillonte të kisha kujdes. Në një bisedë të pak ditëve para vrasjes, Tani më tha: Arben Frroku më ka kërcënuar me jetë, bëj kujdes motër, jemi në Shqipëri”.

Ajo thotë se vetëm pak para vrasjes ka biseduar me Lamajn në telefon, pasi komisari e prite në makinë për ta çuar tek tezja.

16 komente në “Vrasja e Dritan Lamajt/ E motra: Frroku e kërcënoi me jetë. I tha ‘do të vras vajzën’”

  1. tafil guri says:

    do shkulen nga rrenjet kreminelet e sali berishes.

    1. artani says:

      si ske turp ore legen qe flet keshtu.
      Ti vetem njeri nuk duhet te jesh.

  2. psy says:

    Po,i vellai deputet.

  3. drejtesi says:

    o tafil po esht nga kriminelet e edvinit ky, se ka dhe te vellane deputet ne grupin e maxhorances..

  4. pislliku says:

    Burracak Legen.gjasme si trim i madh! Po a e vrave mor legen po pranoje nese je burr.Thuaj po e vrava se me uli unden,Per shkak te mendimit te qenit te forte morre hak mor bushter,por pranoje behu burr bere vrasjen dhe thuaj e bera un! Po nuk je trim pervec se nje burracak legen!

  5. Prec Ulajsi says:

    Keta jane Kulishet e Kulishit dhe Brecanit qe darkonin ne Dajt me keta kriminele.

  6. ira says:

    Z. Rama, nuk na duhet vota e Mark Frrokut ne kuvend, jo vetem per faktin se eshte vellau i Arben Frrokut.

  7. unknown says:

    Ne fakt vellai I ketij kriminelit, eshte ne aleance politike me Edi Ramen dhe Hajdutin Meta. Apo kur nje kriminel ben aleance me keta, konvertohet automatikisht ne “Rilindas”? Ha ha c’na ka gjet, iken ca plehra nga pushteti, erdhen disa te tjere. Shqiperi hesapi.

    1. Prec Ulajsi says:

      Nuk eshte ashtu. Do ta shikosh Edin qe do veri rregull.
      Mos ngaterroni Vicidolin me Bulevardin e Tiranes. Jane shume larg.

  8. tarrasi says:

    po vetem burra qe skapatur ndonje here puka shpellar dhe njerz mali duhet denuar me vdekje ai kriminel qe vrau kryekomisarin ne mese te tiranes flitet qeka vrar edhe tetjer ne belgjik ku imori leket qe beri biznes ne tiran e shkoder shiti kuret e puks me qen burre e pranon e vrava se deshi tme zbuloj lidhjet e krimit dhe me rrahu saher deshi sedi cpret gjukata apo pret ndoj leke dhe nje shtytje nga vllai tina qe eshte deputet i rilindjes denojeni kriminelin qe vrau shtetin

  9. klaydi says:

    O Mero po thuaju atyre lepireve te tu te bejne ca komente pozitive se e felliqe Ramen fare me kete Frokun…

  10. lavirja e bulevardit says:

    epo te votoje per popullin ne kuvend vellai i nje kriminieli dhe rrugaci ordiner, si puna e ketij Frokut, ky eshte fundi i botes.

    Nuk e di a ka raportuar shteti shqiptar ne ato raportet qe con ne BE per integrimin, qe vellain e nje vrasesi e kemi deputet???

    Ska gjo, se ia raportojne ambasadoret BE-se.

  11. Bentirona says:

    Ne kete vend te arrish te behesh plak,eshte mrekullia me e madhe qe mund te jape zoti.Ne gjithe boten ka vrasje,por ama ka dhe Drejtesi,SALIU fatkeqesish kete vend e gjymtoi.

  12. Ilda says:

    Salihu ik ju ende mereni me Salihun.Turppppppppppp vritu njerzit e Salihu ka fajt bobobob cfare injoranta

  13. patosi says:

    Po ju mor komentuesa ..me vrape i poltizoni gjerat …..por jan engjarje te perditeshme ne gjithe boten …..NUK zihen kurr ,dy njerez me tru …As nje i mencur me nje mendje hu ……..prandaj ,nuk ekni pse flisni pa mbaruar gjykimi ……dhe sa i perket ketyre te ashtuquajtura “kercenime “…jemi ber ..per te qare halle ….N.q.s pas nje debati dikush te thote “ta rregulloj une , apo do te vras :…o burra ne polici per te denoncuar se po na kercenojne ,,,,,Po ata qe te vrasin ,nuk te kercenojn emor joooooooooo ……Prandaj ….me pak te irituar ………jo cdo gje dy ngjyreshe ……kur behet fjale per vrasje te ketij tipi …n.q.s. jane te verteta ,,,,gjithe konfliktet qe kan pasur ….cdo njeri mund te te arinte ne kete shkalle …Normalen ,nga anormalen ,nje fije floku e ndan …prandaj mos u hiqni sejeni ..me te reegullt …keto ndodhin dhe ne familjet me te mira …Mos gjykoni qe mos tju gjykojne …….

  14. Elvis900 says:

    Keq me vjen qe u vra nje njeri. Deshmit e familjarve te komisarit duhet te vertetohen sepse kur ai ja paska then motres se ishte ne rrezik pse motra e tij nuk u prononcua tek organet kompetente dhe ta deklaronte kur komisari ja ka thene?! E kuptoj dhimbjen e familjareve , ne burg duhet te shkojne ne rrall te pare ata qe e zbriten nga posti komisarin dhe qe e lan te vetem pa shoqerues kur ishte e njohur qe ai kishte konflikt te hapur me Frrokun…pastaj ku i gjeti leket frroku qe ka te deklaruara 50 milion euro pyesni ne fillim Fatos Nanon ku i gjeti 250 milionat e deklaruara dhe sipas rralles pyesni dhe kalamajt e familjes Berisha ku i gjeten leket dhe nga fundi listes do arrijm edhe te Frroku nga puka, po nuk u rregullua sistemi drejtesis ne shqipri kot lodhemi po me keta hajduta qe votojme nuk rregullohet kurre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje