Asnjë i ndëshkuar nga gjashtë policët që keqtrajtuan gazetarin

15 Prill 2014, 09:07Politika TEMA

Policia e Tiranës vendosi që të pezullojë katër efektivë për dhunën e ushtruar në protestën për vdekjen e Ilia Karelit.

Por asnjë polic nuk është ndëshkuar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të Panoramës, Armand Bajrami.

Gazeta raporton se kanë qenë gjashtë policë që kanë keqtrajtuar gazetarin, por ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë.

Megjithëse drejtuesit e policisë i kanë kërkuar ndjesë gazetarit, gazeta duket se do e ndjekë këtë çështje.

Më herët u raportua se vetë gazetari i kishte falenderuar drejtuesit e policisë për reagimin.

Panorama shkruan po ashtu se pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj protestuesve dhe gazetarëve, deri më tani nuk ka asnjë masë penale, por gjithçka ka mbetur vetëm në planin administrativ.

10 komente në “Asnjë i ndëshkuar nga gjashtë policët që keqtrajtuan gazetarin”

  1. rinia says:

    po ato 4 qe u pezulluan a kane emra????????????

    1. Herta says:

      Si asnje i ndeshkuar more?? po boni kush denoncim per to apo kap e deno njerez shteti se seshte muhabet ky.

    2. Argita_B says:

      Pak rendesi kane emrat, pasi dhe nese i publikojne kjo nuk nuk perben lajm, jan thejshte punonjes te policise. Nje polic nuk eshte person mediatik po nje funksionar i thjeshte i administrates.
      Nese flitej per ndonje drejtues te larte atehere ndryshon puna. Mediat na kane mesuar me publikimin e targave, tpit te automjetit, vitit te prodhimit apo ngjyres se tij kur ndodh ndonje aksident. Elemente te tille nuk perbejne lajm, po thjesht “trashin” artikujt e varfer qe publikohen neper media.

      1. bledi says:

        Po ca rendesie ka se po ja fusni kot, u shkarkuan 4 veta, ca doni me masa?? po te doje ti denoje duhet dikush te bente nje denoncim e pastaj te shqyrtoheshin gjerat, pse ne diktature jemi ketu???

  2. askushi says:

    pune e madhe,

    1. Askushi says:

      Ore Ju te Tema, nuk e di si i beni politikat apo si e keni zgjidhur Nick-un per te ruajtur indititetin e nickut po Askushi-n e kam perdorur une ne fillim fare dhe shume here e shoh si nick qe e perdorin te tjeret ne menyre te qellimshme per tu shkrire e kamufluar ne indititetin e nick-un e te tjereve. Askush ta kam fal nikun, o bytheshpuar

  3. biku says:

    ore, me fatos mahmutaj pse nuk u moren keta te panorames, qe per faj te policise iku kerkoj azil…

  4. MEMEDHETARI says:

    Perse u dashka te ndeshkohet penalisht polici,sipas “Panorames”???
    Derisa ceshtja u be problem dhe pati reagim nga vete policet si dhe nga Ministria une mendoj se qellimi i protestes se gazetarit eshte arritur…
    Paralajmerimi per policet eshte nje mase e mjaftueshme duke e krahasuar me rastin ne fjale…

  5. Poshte GREKU says:

    Le te ORGANIZOHET nje tjeter PROTESTE . Kjo eshte cmenduri. GREKU na ka shkerdhyer te gjithve me kete vendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje