Fatos Hoxha: Po përjashtohet nga PD gjithë elita politike e saj

14 Prill 2014, 20:54Politika TEMA

Fatos Hoxha, dy herë deputet i Partisë Demokratike në Kukës dhe i zgjedhur në forumet e PD, ka kritikuar ashpër udhëzimin e ri të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili përjashton nga zgjedhja në krye të PD të çdo ish- kryetari, çdo deputeti, kryetar komune apo bashkie, pra gjithë elitën politike të PD-së. Në një reagim në Facebook, Fatos Hoxha shkruan:

“Nga media e shkruar u njoha me udhëzimin e kryetarit të PD-se, Nr.2 ne lidhje me analizen dhe zgjedhjet ne parti. Personalisht jam nje njeri qe me pëlqejne rregullat dhe vazhdimisht kam kërkuar dhe kërkoj zbatimin e tyre.

Pas humbjes se zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit 2013, kryetari i PD dha dorëheqje të parevokueshme, por megjithese kishte dhene doreheqjen, shpalli dhe percaktoi edhe rregullat e reja per zgjedhjen e kryetarit te ri. Inovacion i ish- kryetarit dhe shkelje e Statutit te Partise, duke bere njëheresh edhe ngrirjen e te gjitha institucioneve drejtuese te partise!!!

Jo vetem une, por edhe shume te tjere ne pamundesi per te ngritur zerin ne institucionet e “NGRIRA” te partise, shkruam dhe folem ne media per zbatimin e rregullave dhe te Kushtetutes se Partise (Statutit te Partise), nuk u degjuam dhe procesi i zgjedhjes se kryetarit te ri vazhdoi dhe u krye i shoqeruar me shume shkelje. E kam thene dhe me duhet ta citoj perseri se kushdo qe te konkurronte me z. Basha ne ate moment, do te dilte i humbur, dhe per kete kam renditur edhe aresyet qe nuk dua t’i perseris. Pra z. Basha shihej si favorit kryesor dhe si shpetim per demokratet ne ato momente te veshtira.

Ky ka qene qellimi qe kemi kerkuar rregulla, sepse kemi menduar dhe mendojme se zbatimi rigoroz i tyre do e nxirrte me te forte PD nga ky proces ku kishte hyre, nga ky proces ringritje apo “Fillimi i Ri” i shpallur nga kryetari i ri tashme.

Ne udhezimin e pare qe nxori kryetari i ri pas ardhjes ne krye te partise, percaktonte KOORDINATORET ne te gjitha rrethet e Shqiperise (perfaqesuesit e kryetarit) terminologji kjo qe nuk gjendet ne asnje dokument zyrtar te PD!!!

Nuk eshte ky qellimi i ketij statusi, pra te merrem me rregullat, pasi per ato kam folur dhe ne vazhdim do te flas.

Ajo qe na befasoi jo vetem mua, por edhe shume ish- deputete, deputete, anetare kryesie, anetare te Keshillit Kombetar etj, ishte perberja e listes emerore te koordinatoreve ne rrethe te kryetarit. Askush nuk dinte gje se si ishin perzgjedhur ata emra, me ke ishte konsultuar kryetari.

Ne kete liste koordinatoresh ndodheshin emrat e drejtuesve te larte te doganave, hipotekave,kompanive energjitike, zyrtaresh me dosje ne prokurori, zyrtaresh te “kapur’ dhe te perdorur, por ne te njejten kohe,edhe emri i dikujt qe bashkepunon ne biznese me zyrtare te larte socialiste.

Te gjitha keto perfliteshin dhe perfliten ne demokrate, por edhe me gjere…

Kryetari i ri kishte shpallur fillimin e ri me njerez qe perceptohen si shkaktaret kryesore te humbjes te PD ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit 2013. Kjo vazhdon te thuhet ne demokrate, por shume pak e kane thene dhe e thone me ze te larte, ndoshta kryetari nuk di gje!!

Dhe ja sot njihem nga media me udhezimin nr.2 per analizat dhe zgjedhjet ne seksione, g/seksione dhe dege te PD ne rrethe.

Nje udhezim me permbajtje dhe moral demokratik, ku ne baze te zgjedhjeve do te jete REZULTATI, si asnjehere tjeter.

Personalisht e vleresoj kete udhezim, i cili drejtuesit e rinj do t’i zgjedhe mbi bazen e rezultateve te arritura, por ajo qe me le shije jo te mire jo vetem mua, eshte pika ku shkruhet per “analizen e zgjedhjeve te 2013, e cila do te fokusohet edhe te fenomeni i joshjes se votuesve, vleresimin e mases se ndikimit te ketij fenomeni ne rezultatin e qendres se votimit perkatese si dhe menyrave dhe skemave te perdorura nga kundershtari per realizimin e joshjes se votuesve te mundshem te PD – se…”.

Pra ne nje ane themi do te bejme analize te humbjes duke nxjerre faktoret reale te deshtimit, te cilat jane bere te ditura tashme si arroganca, prepotenca, korrupsioni, humbja e lidhjeve me bazen etj, etj, dhe nderkohe ne udhezim shkruhet te merremi me shitblerjen e votes, skemat se si jane joshur demokratet…!!!

Ciles pike te udhezimit t’i besojme? Asaj te analizes se shkaqeve reale te humbjes apo te merremi me fenomene anesore te cilat ne perfundim do t’i sherbenin fshehjes dhe mbulimit te problematikes te para dhe pas zgjedhjeve.

Vetem nje analize e hapur dhe korrekte do te bente te mundur ringritjen e shpejte dhe te sigurt te forces sone politike, gjithçka tjeter nuk do t’i sherbente kesaj.

Udhezimi perjashton nga rizgjedhja kryetaret aktualë te partive, qe kane rezultate me te dobeta krahasuar me zgjedhjet politike ne vitin 2009, duke filluar nga seksioni, gr/seksion, dega e partise ne rreth. Ne te njejten kohe perjashton nga gara edhe deputetet, dhe te zgjedhurit vendor.

Shqetesim ne kete rast perben jo fakti i perjashtimit te tyre nga gara, pasi kjo eshte nje risi por ne krye te ketij procesi me kompetenca te plota jane koordinatoret e Kryetarit te Partise per te cilet dyshoj ne produktin qe do te dale nga puna e tyre.

Shkaku i dyshimit lidhet me te gjitha ato cfare perfaqesojne nje pjese e koordinatoreve.Mos valle atje ku kemi cuar perfaqesues doganier, tatimor, etj etj do te kemi kryetar partie te te njejtit model.

Kjo eshte ajo qe me shqeteson.

Ringritja dhe fillimi i ri i Partise Demokratike nuk duhet te kete lidhje me te tilla modele drejtuesish nese duam qe ky proces te jete i shpejte dhe i qendrueshem ne rezultat”.

31 komente në “Fatos Hoxha: Po përjashtohet nga PD gjithë elita politike e saj”

  1. petriti. says:

    Bravo z.Fatos nje paraprirje e problemit shume qarte e drejte,por a do ja dalesh?,ki kujdes jane kohe te veshtira e te ngaterruara keq,ai qe mund te bente partine iku ?

    1. eni says:

      Realisht dhe shkurtimisht ajo ku militoni ju eshte nje cete dhe qe te kthehet ne parti duhen perjashtuar te gjithe antaret e kesaj cete dhe si cete jeni konsoliduar edhe me mire ne SHQU shqiptare.

    2. Erion says:

      Po ti Fatos ben pjese te kjo elite?
      Nese eshte si ty kjo elita, nuk eshte se kemi te bejme me nje humbje te madhe. Po kur u bere dhe ti mor injorant te futesh ne sallen e perfaqesuesve te popullit shqiptar, bravo te qofte!
      Vetem mos na dil si elite e persekutuar se kjo eshte e tepert. Ajo parti horrash ka qene dhe e tille do ngeli deri ne fund. Si t’ia bejme qe po na katandiset edhe PS e tille!!??

      P.S.
      Asnje koment te tepert per L.Q.I.-ne!

      1. emigranti says:

        Zoti Erion eshte liria e fjales,kte te keqe keni ju partite se doni te beni dhe te gatuani cfare tju doje qejfi.E thua ti qe eshte nje cop injoranti por ama populli kuksit i dha voten,po te ishte cop injoranti nuk mer kanditauren 2 here.Eshte mire qe te komunikoni,punoni me njeri tjetrin dhe lini ofendimet.

    3. aziz says:

      po ku keni elita yu o fashist-komunista dhe ja dy njeres me tru qe kishit i vrate. yu jeni i cete hajnash te pa bese qe te vrisni naten dhe te qani diten

  2. Leone says:

    Fatos ti mire e ke se keta duan vetem ushtare se drejtusa jane vete. Me vjene shume keq se si funksionon kjo parti , me baze te rregullit vertikal une-ti -ai dhe Tani flasin per rihapje leshi.PD u kthye ne nje parti anakronike nuk funksiononte sepse spiunet dhe te pa aftet dolen perpara dhe rezultati ishte -10%

    1. Raimond Vlonjati says:

      Me mire qe ndodhi keshtu _-Ata qe i ndodqi Basha te krijojne Partine Demokratike e Rindertuar dhe te bejne nje politke Patriotike, Demokratike dhe moderne duke krijuar me te vertete demokraci brenda Partise se tyre

      Ne te njejten kohe kjo parti e re Demokratike te hidhet ne sulm te diskretitoje Bashen si njeri qe shiti idelaet demorkatike te patriotizmit shqitpar tek Greqia , per pushtetin e tij

      Dhe keshtu te gjithe demokratet e thjeshte do bashkohen me kete parti te re Demokratike,
      se Bashen e urren gjithe baza e demorkateve,pasi Basha me Salen e kane perdorur PD-ne vetem per interesat e tyre dhe te miqeve te tyre te ngushte …

      Ndaj keta qe i la Basha jashte te krijojne Partine e tyre demorkatike dhe ti diskretitojne te dyja partite si partine e Bashes edhe PS-ne e Edit

      Do kene jashtezakonisht sukses te madh nqs krijojne nje Parti jashte Bashes,
      sepse PD-ja me Bashen ne krye ka shume mekate dhe i ka dal boja komplet

      Te beje cte doje PS-ja , oponencen e Bashes nuk e beson me njeri , as demorkatet e thjeshte nuk e besojne Bashen se ai eshte shume i diskretituar ne servilizmin e tij ndaj politkes greke

      1. Rapua says:

        Mire e ke ti more fukara qe te krijohet Partia demokratike e reformuar,po kush do te krijoje kete Fatosi???Po kush e mbajti Berishen ne pushtet dhe e pruri Bashen ne Parti nuk qene Fatosrat me shoke???Po c’bini nealibite qe ngre Berisha duke nxjerre ndonje injorant si ky Fatosi,per tu bere presion ndonje qe i ka mbetur ndonje gram mend.Po ai “Alfons Ballshi”d.m.th Astriti(Patozi)i Berishes e Xhozit ku eshte?Apo e kreu detyren dolli me Olldelen e hoqen qafe dhe tani na del Fatosi me Spahiun!!!!! Lerini more zagaret se me injorant nga keta qe mblodhi Berisha ne ate Parti as ne kohen e Haxhi Qamilit nuk ka pasur.Ishalla u shofte fara e tyre se na sakatuan per 23 vjet rresht me keq se ne komunizem.Yyyyy te lypsen me gjithe “Elitat” e tyre.

  3. populli says:

    PO JU NUK KENI LINDUR DEPUTET MORE FATOS I VOCERR.

  4. kujtesa says:

    mund te vetdeklarohesh elite,
    kolonel fatosi nen urdherat e berishizmit me 97 me trupat ke qene ne jug te shqiperise, kundra vellezerve te tu qe u ngiten per piramidat qe i vodhen popullit shtepine,token,kursimet.
    familja juaj, bashkeshortja ka punuar drejtoreshe ne reparti 100, ne MULLET, baza e furnizimit te ministrise se RENDIT, ku kane ndodhur shume probleme administrimi e blerja materiale,
    pd ka elite, por ata jane jashte shume kohe perpara ne fillim te demokracise…….

  5. sala says:

    Ooouu pse a ka patur ndonjëherë elite PD??

  6. ILIR says:

    E more Fatos ,ai qe bente vend dhe i zinte vend fjala ne ate parti, quheshe Sokol Olldashi ,por ate e zhduku partia me aksident automobilistik,se keshtu e pa te arsyeshme por ruju edhe ti se ditet i ke te numuruara,se po mori vendim Partia ti e di shume mire cfare behet, prandaj ruaju, se pos u rojte te ruan Partia si ruajti sokolin.

  7. mbesa says:

    fatos je teper I sakte por ske cti besh keshtu e kane keto pune, luli duhet te mbledhi njerezit qe I larguan ne qershor e me pas te folloi zgjedhjet se po thuhet shume fort qe po perjashtohen ata qe votuan kunder lulit kryeta, dmth votuan per SOKOL OLLDASHIN

  8. arben says:

    shum po e vuan ky njeri qe s’esht ne parlament.
    nuk e dim nga e mori berisha dhe e futi 2 here ne parlament

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Ana me pozitive e problemit eshte analiza e humjes ne zgjedhjet e 23 qershorit !
    Sigurisht,humbesit nuk mund te jene fitimtare !
    Por ka nje problem madhor,kur humbja eshte kaq e thelle,pergjegjsin kryesore politike e mban lidershipi i PD-se.
    Ne keto momente,problemi kryesor i PD-s eshte pamundesia e grumbullimit te antarsise,sidomos te “zgjedhurit” qe e kane braktisur anijen.
    Shume antare te PD-s kane aderuar ne LSI,Berishes i kane mbetur vetem tritolistet.
    Çdo dite sajon nga nje problem te ri,per te devijuar vemendjen nga “aeroplani” majlazian,vetem qe te mos e ngacmojne te tjeret.

  10. ARUSHA says:

    kjo osht pune malokdaresh

    1. demokrat says:

      Ata qe e ndjejne veten demokrat si ideal dhe jo si mundesi per te vjedhur nuk duhet te mbajne uturakun e saliut por te distancohen publikisht nga ky palo plak i felliqur.

  11. cubi says:

    tosi je vone – se nuk ken mend – te pranosh ne krye te partise nje komunist fanatik ne shekullin e 21-te eshte si me jetu ne shpelle!!!

  12. astrit gora says:

    te jesh antar i pd ke me shume vler se nje deputet apo minister i ps kam respek per ju po duhet ta ngrini zerin ne partine demokratike se ne gazetat e majta ju bie burreria
    respekte per partine demokratike qe solli lirine e nje kombi qe per 50 vjet na u shkerdhye nena e babaj

  13. henri says:

    Filosofi gjerman Niçe ka thene se nuk ka ringjallje pa varreza.

  14. gent says:

    O malokë, Basha do jua marri partinë e do ju lejë pa gjo. Ça do boni masnej pa mburojën e partisë – kam qef tju shof.

  15. Baro Liçaj says:

    Tani e mori vesh Z. Fatos!!! Partise tashme i nevojiten ushtare te rinj, qe t’i thone Lulit ( Berishes ), gjithmone A M I N ! ASHTU BENIT EDHE JU TE VJETRIT ! U shtrydhi si limoni Saliu dhe tani , Ju rrini me mire pas gardhit !

  16. feriz ameti says:

    Po ti ca lidhje ke me PD o Fatos Hoxha, qe bere Kuksin corap me Hasan Halilin. Pse nuk vjen ne Kukes, cfare te shqetson, miku jot Hasan tash me partine meme PKSH dhe ti nuk po dukesh neser per Ilir Meten. Harrove kur vije ti ne Kukes dridheshin demokratet se i le rrugash. Tash leh sa andej kendej, Sa per kujtese Astriti nuk punon me. Te fala shokut Mero.

  17. adi says:

    Sa mirë po e doni Tosin tash? Ju ka xanë sytë urrejtja për Salen.

  18. altin says:

    Fatos.sh.dakord.
    Une jam gati si une dhe shume shoke te mi demokrate te krijojme PD te re.Ne pritje.

  19. Ritka says:

    Kur e quan dhe ti vehten elite o trung lisi, mjer kjo toke se c’fare mban siper!!!!!!!.

  20. ilir says:

    nuk e kam idene nese eshte mire apo keq por qe elita e vjeter e PD-se duheni shdukur kjo nuk ka dyshim, ca ngaqe kane bere kerdine duke vjedhur e plackitur e ca ngaqe kane mbylkur gojen e kane bere kompromis me nje njeri si Sali Kaosi, madje ne burg. Persa i takon te rinjve qe po vijne aty, nese do te jene me parime e te ndershem mbase ajo parti ka nje te ardhme, perndryshe me keq do perfundoje ne zgjedhjet e ardhshme…

    1. ilir says:

      e di vet ti pazarin, kalon me LSI-ne dhe nga deputet me PD-ne kalon me LSI-ne…, po te jesh burre ti e ndonje tjeter, shikoni mundesine e rimekembjs se te djathtes pasi e keni neperkembur keqaz…

  21. 4999 qelbesira + skypionin prezervativin e sales says:

    Hedhurinat e sali berishes flasin vetem kur u preket interesi personal.
    Ska rendesi kur ai vriste dhe cmontonte shtetin

  22. 4999 qelbesira + skypionin prezervativin e sales says:

    Hej astrit gora.
    Kush thua te kete shk… tetem per 50 vjet? Ndonje sekretar partie patjeter? Apo ndonje sigurims?
    Dmth ti e paske biografine e keqe se je cun sigurimsi apo sekretari partie.
    Po pse e shan tet ate more? Te ka bere koken.
    Turp te te vije

  23. H. Malo says:

    Fatos, me vjen keq, por akoma s’ke kuptuar se PD nuk eshte me parti, por sipermarrje private e Sali Berishes dhe familjes se tij. Luli, me gjithe udhezimet e tij, s’eshte veçse nje drejtor i perkohshem e kesaj sipermarrje. Mos i kerkoni Lulit te transformoje ate qe s’eshte e tija
    siç nuk eshte as juaja. Ne PD nuk ka militante; ka thjesht te punesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje