Arsimi parauniversitar/ Rama: Karriera e çdo arsimtari në bazë të rezultateve të matshme

14 Prill 2014, 16:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i drejtoi një apel të gjithë drejtuesve të arsimit në rrethe që të shmangin një orë e më parë të gjitha fenomenet negative të trahsëguara në sistemin arsimor parauniversitar, sikundër theksoi se karriera e çdo mësuesi apo mesuseje do të jetë e garantuar në bazë të rezultateve të matshme të punës së tyre. Në një takim me drejtuesit e drejtorive arsimore në rrethe, Kryeministri Rama kërkoi rritjen e transparencës dhe standardeve në arsim, ndërsa cilësoi si një sfidë kthimin e shkollave në qendra komunitare.

“Sfida jonë është ndërtimi i një sistemi ku shkollat të kenë  baza të qëndrueshme si qendra komunitare, pasi do të bashkojë jo vetëm njerëzit brenda sistemit, por edhe qeverinë dhe prindërit duke bërë të mundur një sërë programesh të reja sikundër është regjistri elektronik. Përmes këtij program do t’i japim mundësi prindërve të njihen me ecurinë e përditshme të fëmijëve, mësuesve të njihen me ecurinë e përditshme të nxënësve dhe Qeverisë të njihet me ecurinë e përditshme të sistemit”, theksoi Rama.

Duke u ndalur në procesin e Maturës Shtetërore, Kreu i Qeverisë vuri theksin në faktin se për herë të parë 51 mijë maturantë bënë aplikimet online pa ankesa të bazuara në mosfunskionimin e procesit në segmente të ndryshme të tij.

“Rikonceptimi i Maturës Shtetërore, si dhe përfshirja e gjuhës së huaj si një provim i ri, janë elementë që janë përfshirë si rezultat i një komunikimi të vendosur me të gjithë mësuesit. Drejtimi i shkollës është me një qasje të re, ku mësuesi është në qendër të vëmendjes, një pikë e patjetërsueshme në procesin e mësimdhënies. Falë kontributit të mësuesve kemi edhe një ristrukturim të politikës të altertekstit. Hartimi i udhëzimit të ri nuk përfshin rreth 150 tekste të skualifikuar nga vetë mësuesit , të cilët janë burim këshillimor në gjithë sistemin e arsimit”, theksoi Rama.

Në këtë kuadër, Kreu i Qeverisë u shpreh se opinioni i mësuesit duhet të jetë i sigurtë,  si një opinion që lexohet sic duhet, duke na dhënë mundësi që të jemi më shumë të inkurajuar lidhur me draftin e kornizës kurrikulare.

“Punë e shkëlqyer është bërë për të ecur me shpejtësi drejt unifikimit të sistemit arsimor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një proces që e dallon në gjithë periudhën pas mbledhjes së përbashkët në Prizren, duke e bërë arsimin si një institucion lider. Në një kohë të shkurtër do të kemi jo vetëm kornizën e përbashkët”, theksoi Rama, duke përgëzuar ministren e Arsimit Lindita Nikolli për punën e bërë.

Në vijim, Rama apeloi , që në këtë fazë përfundimtare të një viti shkollor , të cilën e cilësoi si fazën e parë të reformimit të sistemit në Shqipëri,  të rritet maksimalisht vëmendja ndaj çdo komuniteti duke shkuar me shpejtësi dhe vendosmëri drejt afirmimit të atij trekëndëshi të domosdoshëm qeverisë dhe gjithë skuadrës drejtuese të arsimit, trupës së mësuesve dhe nxënësve dhe komunitetit të prindërve.

“Duhet të përmirësojmë mekanizmat që bëjnë të mundur bashkërendimin mes këtyre të patjersueshëm dhe pazëvendësueshëm. Edhe fillimi i një sistemi të ri komunikimi me prindërit përmes informimit të tyre për ecurinë e fëmijëve në shkollë duhet të përmirësohet në mënyrë që të jetë një informacion i standardizuar”, theksoi Rama.

23 komente në “Arsimi parauniversitar/ Rama: Karriera e çdo arsimtari në bazë të rezultateve të matshme”

  1. LINI says:

    Bravo. Nevoje urgjente ?

    1. Elsa says:

      Me vjen mire qe po behen keto reforma te rendesishme. Me e mira te behet

      1. Fatmira says:

        ME ne fund do behet nje reforme e mire, e cila eshte urgjente ne kushtet qe jemi. Kemi shume besim tek ty zoti Rama

        1. Hallall says:

          hallall te qofte o i madh. me vjen mire qe po mban premtimet e dhena e po i jep nje tjeter fytyre arsimit

          1. Colja says:

            Ka nevoje per reforma rrenjesore. ne shume fshatera jane analfabetet e saliut me te mesmen qe japin mesim.

            Reformat e qeverise do e zhdukin kete injorance ?

            BESOJME

            1. Urani says:

              beje sa me shpejt kete reforme. Eshte shume e nevojshme dhe uroj te mos zgjasi.

              besimi se me e mira do behet per arsimin nuk mungon, sepse vota ka qene dhe eshte per ju

              1. velo says:

                Sepse vetem ne kete menyre mesuesit do perkushtohen ?

                me vjen mire qe i vu shteti gishtin kokes, keshtu me e mira do behet

                1. Naimi says:

                  jam mesues vete dhe them se kjo eshte menyre e drejte dhe meritokratike.
                  ska pse shihen te gjithe me sy te keq a me sy politik, kjo eshte zgjidhje

                  1. Desara says:

                    Jepi Edi, jepi se e ke nisur per se mbari. ka reforma te medha ky vend per vendosjen e meritokracise ?

        2. Ina Muca says:

          Sa me shpejt te behet reforma. keto jane politika qe vertete a bejne te ndihemi mire se shteti po punon per ate qe kemi votuar e besuar

          1. loci says:

            e verteta eshte se jane bere shume pislleqe nga e kaluara me arsimin. Mua me bind menyra qe rama propozon dhe e mbeshtes si alternative afatgjate

            1. Zana says:

              E mbara te prifte zoti Rama. po beni reforme ne hallken me te veshtirew e me delikate e uroj te keni sukses,.

              Besojme tek ju ne fakt

              1. Berti says:

                Kemi besim se gjerat do marrin rrjedhen qe duhet sepse jane nevoja te medha keto reforma e meritokracia ?

                Urime

                1. Vespa says:

                  Perfekt. Sipas merites e sipas punes qe ben secili prej tyre.
                  Kjo eshte ajo qe nevojitet qe puna te eci mire e femijet tane te marrin me te miren

  2. lushnjari says:

    Mashtrime si me konkurset! Kush do e mat dhe vleresoje mesuesin,drejtoret me korespondence e part-time? Mesuesit me master poshohen nga puna e ata te KRISTALIT fillojne pune, TURP per keto qe thua o Edi. Me mire mos fol e do jesh me i nderuar.

  3. moko says:

    Lushnjari e njohka gjendjen e arsimit sot,e jo keta qe shkruajne se paguhen nga ministra e arsimit.Po ju jap nje rast unikal ne arsimin e kurbinit ku drejtoreshe arsimi vendoset nje qe ka vetem 55 dite arsimtare?????nuk njeh dhe nuk ka punuar kurre ne arsim,ka mare nje shkolle ne Kukes a Shkoder dhe drejton mesues me 20-25 vjet eksperience.
    Dikut flitej se kur beheshin te tilla idiotizma,militantet e PD mbronin Saliun dhe theshin qe nuk i di udheheqesi yne,se po ti dije,asnje nga keta te koruptuar nuk qendron ne ate pune????? a thua dhe sot Edvini me te tille drejtore do ngreje arsimin??? A thua nuk i di dhe ky,apo ben sikur nuk i di??? si Saliu?????Programi Juaj Edi Rama.vizioni Juaj eshte per tu admiruar,por si u zgjodhen,drejtoret ne drejtorita arsimore ne rrethe,si u vendosen drejtoret e shkollave,pa asnje kritet,pa zbatuar asnje nga ato udhezimet e famshme te ministres,ne shume raste edhe antare te PD qe kishin luftuar PS me vite,nuk mund te kesh arsim,e zhvillim te arsimit.Je i deshtuar nga injoranca e atyre qe jane vene,dhe thike nbas shpine e atyre qe i kane vene ne keto poste.Fisi ka te drejte”ZOTI RME NUK JE KRYEBASHKIAKU I TIRANES,POR TU DHA MUNDESIA TE JESH I GJITHE SHQIPTAREVE’DHE ME KEQARDHJE PO TE THOTE NJE NJERI QE E KANDJEKUR TE PAKTEN AESIMIN,DO DESHTOSH SE PO DREJTON ME INJORANTE.

  4. Prova says:

    Zoti Rama! I nderuar Kryeminister!!! Ju o jeni ose beni rolin e “budallait”. Nese fryma jote drejtuese dhe menaxhese varet nga ato qe flet dhe mendon se duhen bere pavarsisht realitetit do te thote qe Je “Don Kishot” ne te kundert duhet urgjent te marresh masa qe te ballafaqosh gjendjen me mundesite dhe per kete minimalisht duhet te kesh nje keshilltar pa me te voglin interes dhe te perkushtuar per problemet arsimore qe ti njohesh ne themel dhe ne detaje qe sot perjeton Arsimi i te gjitha niveleve ne Shqiperi. Sa per Ministren ajo vetem pershesh di te haje dhe te gatuaje ndonje pilaf dy uje dhe nje oriz. Arsimi eshte per te ardhur keq. Prej vitesh pak e nga pak por vecanerisht me reformen per Maturen shteterore e deri sot eshte degjeneruar totalisht duke dale nga funksioni baze, natyral dhe ligjor ne pergatitjen e brezave si qytetare te denje, te rinjeve me njohuri te domosdoshme per te kontrubuar ne cdo fushe te jetes sipas mundesise dhe prirjes ne tregun e punes mbeshtetur ne oferte-kerkesen, ne studime te ngushta profesionale dhe aplikative mbi nivelein e mesem dhe elites se perkushtuar dhe te afte per studime Universitare ne fushat dhe shkencat qe sot mbare Universitetet e Botes i aplikojne. Matura e pare shteterore ishte nje fillim i deshtuar dhe prognoza eshte dhene qysh pas mbarimit te saj ne analizat qe jane bere ne rang shkolle. Ajo vrau dijen e qendrushme dhe kultivoj sistemin e vjedhjes masive te njohurive te nxenesit cilesor ne favor te atyre qe skishin bere as me te voglen perpjekje, nepermjet kopjeve stimuluar nga nje sistem administrimi skandaloz ku cdo administrator mburrej per nivelin e kopjove te dhena. Grushtin e Fundit shkatrues ngrehines se arsimit ja dha AlterLeshi, mbeshtetur ne klane te fuqishme financiare ku te gjithe lobonin vetem per te fituar lek te pista qe ushqenin padijen dhe injorancen e sotme. Ne 8 vjet administrim nga me skandalozet sot pasqyrohet:
    1. Tekste mesimore me strukture shkencore dhe metodike te pamundur per tu menaxhuar me sukses nga mesuesi dhe nxenesi.
    2. Struktura e planit mesimor e degjeneruar dhe i disbalancuar pa nje lidhje organike te domosdoshme midis shkencave natyrore dhe atyre shkencore si baza logjike e formimit me dije te qendrueshme.
    3. Motodat e mesimdhenies dhe te kontrollit te njohurive u lane ne deshiren e mesuesve pa percaktuar objektivat specifike dhe ate lendor per arritje te matshme dhe te kontrollueshme. Inflacion notash te pamerituara dhe praktikisht te pamatshme per tu vlesuar qofte dhe ne standarte me minimale.
    4. Drejtuesit e shkollave ishin militante partiake me shume seksere sesa oragnizatore, bashkepunues te perkushtuar dhe te detyruar per llogaridhenje mbeshtetur ne parametra sasiore dhe cilesore.
    5. Stafet drejtuese te DAR-it dhe ZA-ve nuk e kalon nivelin kritik te mediokritetit dhe shquheshin per seksere, gjela te ngrefosur dhe kokeboshe, pa arsim perkates per te mos folur per nivel drejtues shkencor dhe profesional. Kerko zoti Kryminister na databaset e sotme te drejtuesve te DAR-it dhe do gjesh vetem servile, servile, seksere, fallsifikatore te diplomave ithtare pa idhuj partiake thjesht pjese klanesh te rendomte qe nuk gezojne as me te voglin respekt as nga masa e nxenesve dhe as e mesuesve. Publiko CV-ite e tyre dhe shpalli ne stenda publike qe mbare te interesuarit mesues-prinder-nxenes nese e meritojne ti drejtojne t’u perulen me respekt ose ne te kundert ti peshtyjne publikisht ato qe jane per tu peshtyre…
    6. Mesues te shnderuar ne Pesues pa deshire per pune te shtypyr te trembur te paafte qe gjithshka e lidhin me lemoshen e rroges ne fund te muajit.
    7.Nxenes pa deshire dhe pa stimuj per te gjetur ne klase dhe ambjentin shkollor vendin e edukimit me dije dhe harmoni shoqerore pa drite jeshile per te nesermen te afte per grindje qefembetje kundershtime qe e gjenin qetsine ne klubet rreth shkollave dhe cigaret e tymosura…
    Natyresh lind pyetja a ka shpresa?
    Me kete strukture qe vetem thurr elozhe per drejtuesit dhe nuk e shikon te verteten ne sy zor se mundet te behet ndonje gje…
    Me kete aotosugjestion te genjeshtert se jemi ne qender te botes poshte e me poshte do shkoje arsimi…
    Me votime farsa per performanca te drejtuesve te DAR-it a thua se te gjithe jane te afte te vlersojne institucionet Eprore pa baze metodike dhe aq me pak mosdija per funksionet profesionale te detyryeshme sipas ligjit per Arsimi e larte dhe detyrave funksionale te punonjesve te con ne Konkluzionin:
    Ne bejme sikur votojme ata bejne sikur drejtojne shefat lart sikur besojne… dmth fundi i lumtur: Ku ishim asgjekundi ku do shkojme askund… mjerr mjerr mjerr ata qe shpresojne….

  5. robert says:

    Duke degjuar Edi Ramen kto kohet e fundit po na duket si Berisha ne disa raste, propagante dhe demagogji pa fund, me arsimin dhe emerimet ne te po behet nje propagante e turpshme , mesuesit jane te gjithe ne ankth nga kurthet qe u ngrihen nga drejtoret e emeruar nga partia , asnje lloj meritokracie dhe asnje lloj pjesmarrje nga mesuesit, nxenesve u jane dhene shume te drejta qe mbase ne shumicen e tyre jane te ekzagjeruara, mesuesi eshte i pafuqishem te ndikoje , minimalja se nxjerr dot nga klasa nje nxenes qe gjithe kohen prish mesimin, mos themi pastaj per kercenimet e hapura dhe kacavidat qe mbajne me vete , (kjo per djemte se vajzat jane te angazhuara me instagram)sistemi arsimor ka 20 vjet i shkateruar , klasa te mbingarkuara , shkolla me dy turne, cfare produkti mund te jap nje arsimtare qe gjithe dita i kalon ne shkolle me orare ore e pa ore, kur mund te bej nje ditar nese mbarron ne 7 te darkes, kur do merret me edukimin e femijes se vete, po stresi qe kalojne nga presioni i drejtoreve te rinj, qe ne shumicen e rasteve skane idene e arsimit , nje thashethem nga fieri thote se drejtori i drejtorise arsimore ka qene drejtor ne shkolle private , dhe me tu emeruar ne postin qe i dha partia , pjesen dermuese te drejtoreve te shkollave te qytetit ka bere ish mesuesit ne ish shkollen qe drejtonte, (ky eshte thjesht thashethem qe duhet vertetuar),besoj se realiteti qe po shohim ne terren nuk eshte ai qe shfaqet ne televizor , u premtua me te madhe qe qe do kete vendimarrje te gjere ne cdo sektor te jetes ne vend , komuniteti dhe grupet e interesit do ishin pale ne kete sipermarrje te madhe te rilindjes, asgje nga keto spo ndodh,shkollat po mbushen me spiune e me zhvates qe vetem me reformat skane lidhje, cdo kush qe ka nje pjestar te familjes ne sistemin arsimor e kupton shume mire kete qe po them dhe ate qe po ndodh, kurrsesi smund te jete produktiv nje mision kur gjithe kohen ke presion mbi koke edhe te duash mos gabosh nga presioni do ta besh, mos flasim pastaj per LSI -in qe mbetet ne mes te gjithckaje ben cte doje dhe emeron ke te doje, keshtu shpresa e rilindjes po shuhet shume me shpejt se rritja dy shifrore e Berishes dhe rruga per shprese e shqiptareve eshte drejt shuarrjes, shpresa per rilindje duket shume e vaket , ne qe jetojme ne kete vend e i kemi gjerat e prekshme , fatkeqesisht perdite e me shume shohim me syte tane fundosjen e ketij populli qe fatkeqesisht mashtrohet nga cdo orator i rradhes. shpresoj te zgjohet shpejt nga endrra televizive e te zbrese me kembe ne toke sepse pritsherite ishin shume te medha , shpresa ishte shume e madhe , nderkohe qe levizjet po na tregojne ate qe kemi marre gjithnje , zhgenjimin

  6. moko says:

    Jep sa te duash prova,o prova,keta i kane hipur gomarit per se mrapthi o i nderuar.Ju flisni nje te vertete qe edhe disa servile,ose te punesur ne drejtori arsimore,apo ministrine e arsimit,e shkruajne me dy reshta se nuk kane argumenta te tjera.POR EDHE SE KERKON TA TAKOSH APO TI SHKRUASH ZOTIT EDVIN,NUK TA VERSHELLEN KY,NJELLOJ SI NUMURI I TELEFONIT TE SALIUT,POR SALIU E DHA NUMURIN PER KAMARIERT SHUME VONE,KY SOT E KA DHENE NUMURIN POR SE HAP,DHE PO TI SHKRUASH NUK TE PERGJIGJET.SALIU TE PAKTEN MEREJ ME KAMARIER,KY NUK PO DIME SE ME KE PO MERET DHE NGA I MET TE DHENAT.KETIJ I THONE UJKO O EDI,E KE PERPARA,AI DO GJURMET.
    :KY ESHTE REALITETI I NDERUAR”PROVA” TI PELQEJE OSE ZOTIT KRYEMINISTER.KA VENDOSUR INJORANTE NE DREJTORITE ARSIMORE,KA VENDOSUR DREJTORE SHKOLLASH,PA QENE MESUES,KA VENDOSUR NJEREZIT E PD NE DREJTIM DHE DO NIVEL ARSIMOR E DO ZHVILLIM.KOHA DO VERTETOJE SE KY NUK DI FARE NGA ARSIMI,POR ME E KEQJA ESHTE SE NUK DO TE MESOJE NGA QEVERIA BERISHA.

  7. erdhi nipcja ne vlore says:

    per ke arsim po flitet pse po genjeni dhe kush eshte drejtoresha ne vlor dhe edi kryeministri se sa shkoll ka dhe sa ka mbaruar dhe per cfar ka mbaruar dhe ku ka mbaruar se shkollen e kafshve ka ber dhe sa ka dhen dhe pse nuk e mbajten ne shkollen ku ishte purpe per keta qe ekan ven dhe turpe per keta qe na flasin per arsimin

  8. Grabocka says:

    Po ne Korce a e dini kush eshte Drejtor? Njefare Kristaq thone qe ka tre bythe… Sipas deshmitarve okulare nje e mban nje e çan dhe tjetren e qin… Nje ordiner me studime ne italisht dmth pa shkollim universitar qe ka ofenduar dhe inteligjencen korcare me nje mesatare 6.2… Kush do te mesoje per bemat e tij i mjafton te shikoje pamjen e jashtme dhe gjithshka e ka te shkruar ne balle… Rob qire qe as babain nuk do e nxori nga shtepia se corepe kuqja e prenjasit ishte femer mondane dhe smund te ronte me prinderit e tij…

  9. shpetim says:

    vemendje Komentuesit PROVA.

    E rilexova disa here komentit Tuaj, dhe ju komplimentoj per menyren e ngritjes se problemeve ne kete sektor i cili eshte me shume rendesi per te sotmen por sidomos per te ardhmen e vendit.

    Panorama qe ju paraqisni ne fushen e arsimit eshte teper e trishtuar dhe pa shprese, dhe arsyeja per mendimin tim nuk eshte thjesht ne paaftesine ose mediokritetin e personit te emeruar ne postin e Ministrit.

    E them kete sepse po te shikosh situaten ne fusha dhe Institucione te tjera te rendesishme, problematikat jane te njejta duke filluar me emerimet skandaloze, mungesat ne menaxhim, mosekzistenca e vizionit ,pa aftesia drejtuse dhe dhe shume dukuri te tjera negative.

    Titullaret ose drejtuesit e ndryshem te Institucioneve duke filluar nga posti i drejtorit dhe ai i Kryeministrit, kur hasen me qendrime te tilla kritike per keto pune qe po i bejne me papergjegjshmeri te plote, gje e cila cdo dite e me shume rrit zhgenjimin e elektoratit qe votoje per kete Qeveri, duhet qe cdo kritike edhe ne kete forum komentusish ta konsiderojne se jane qelluar me domate dhe me veze te prishur.

    Thirrja qe behet nga ata qe ju kane votuar eshte ti therrisni mendjes se nuk jeni gjekundi.

    E nesermja do jete shume vone per tu korigjuar.

  10. Prova says:

    I nderuar Shpetim!
    Faleminderit per referencen dhe vlersimin tuaj.
    Panorama e arsimit ne shqiperi eshte vertet e trishtuar ashtu si cdo sektor tjeter qe administrohet nga strukturat shteterore ne sherbimin per shtresat e popullsise sipas fushave perkatese por nese ka nje kriter nga ku buton vlersimi i nje vendi eshte Sistemi Arsimor. Kujtoni Gjermanine e pas luftes ku nga gjithe ai shkatrim e vetmja gje e pa prekur ishte Shkolla dhe sistemi i edukimit. Arsim,i i te gjitha niveleve eshte nje grope e zeze. Shkaku eshte nderhyrja ne te gjithe komponenetet i botes se piste financiare atyre perfaqesuesve qe me arsimin si ka lidhur kurre asgje vec perfitimeve te pamerituara…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje