Publikimi i SMS/ Meta mbështet Tahirin: PD i vari në gjoks një dekoratë (VIDEO)

14 Prill 2014, 12:35Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëkohësisht kryetar i Kuvendit, Ilir Meta mbështeti ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është vendosur nën akuzat e opozitës në lidhje me situatën e rendit dhe sigurisë në vend. Madje për Metën edhe publikimi i SMS në Komisionin Hetimor parlamentar nga deputeti Flamur Noka, i cili pretendoi që mesazhin Tahirit ia ka çuar Kryeministri Rama, e cilësoi si një medalje që pa dashur Partia Demokratike ia vuri në gjoks ministrit të Brendshëm.

I pyetur a ndihet i përgjuar pas publikimit të sms, Meta përmendi deklaratën e Kryetarit  të Grupit të LSI-së Petrit Vasili, sipas të cilit opozita duhet të heqë dorë nga politika përmes vrimës së çelësit dhe se kjo lloj poliitke i takon së kaluarës.

“Nuk më pëlqen të bëjmë politikë përmes vrimës së çelësit. Kjo është një politikë që i takon së kaluarës dhe nuk është aspak transparente dhe racionale. Pa dashje përfaqësuesit e PD-së i kanë vendosur në gjoks një medalje zotit Tahiri. Fakti që Tahiri pranoi sms-në tregoi përgjegjësinë dhe transparencën e tij. Ju ftoj ta rilexoni sms. Kjo tregon një ndjeshmëri të jashtëzakonshme të një ministri të shqetësuar nga një situatë konkrete në një periudhë konkrete dhe kërkon të motivojë vartësit e tij”, tha Meta në një prononcim për median.

Në vijim ai i bëri thirrje opozitës të lërë kërcënimet me protesta dhe të pranojë ofertën për të bashkëpunuar për reformën administrativo-territoriale.

“Kërcënimi për protesta është e drejtë e opozitës, por është absurd kur refuzon këtë ofertë që është afruar në mënyrë gjeneroze. Dihet që reforma është kërkuar jo vetëm nga qytetarët, por nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Në fund të fundit i takon opozitës të bëjë zgjedhjen e saj. Por ne i kemi afruar të gjitha kushtet për bashkëpunim”,  tha Meta.

Për kreun e LSI edhe marrëveshja që Qeveria shqiptare arriti me FMN është një arritje. Në këtë kuadër Kreu i Kuvendit theksoi se vlerësimi që S&P i bëri ekonomisë shqiptare rikonfirmoi vendimin e drejtë e të domosdoshëm që qeveria bëri duke nënshkruar marrëveshjen me FMN si rruga më e mirë për të kthyer ekonominë shqiptarë në rrugën e qëndrueshmërisë afatgjate.

“Marrëveshja me FMN-në i jep frymëmarrjen e duhur përmes injektimit të një shume të konsiderueshme parash që nuk do të shkojnë vetëm për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura por do të inkurajojë avancimin e axhendës së qeverisë për të përmirësuar klimën e biznesit në vend në funksion të stimulimit të kredimit dhe rritjes së punësimit.
Vlerësimi i S&P, treogn se vendi është në rrugën e duhur të reformave. Dëshiroj të ftoj të gjithë aktorët të punojnë së bashku për një Shqipëri që rritet çdo ditë”, theksoi Meta.

Kryetari i Kuvendi në vijim  dënoi përpjekjet për të politizuar protestën e organizuar si reagim ndaj dhunës dhe torturave që i shkaktuan vdekjen Ilia Karelit në burgun grek. Duke shprehur keqardhjen për ngjarjen tha se mes autoriteteve të dy vendeve ka pasur komunikim.

“Shpreh keqardhje për ngjarjen tragjike. Mbështes qëndrimin e ministrit të Drejtësisë Naço. Ka pasur komunikim mes autoriteteve të dy vendeve. Dua të vlerësoj dhe investigimin e medias greke duke ndihmuar edhe vetë drejtësinë greke që të mos vonojë të vërë para ligjit autorët e kësaj dhune. Vlerësoj dhe reagimin e ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ndaj atyre policëve që përdorën dhunën ndaj protestuesve. Dua të dënoj edhe përpjekjet për të politizuar këtë protest dhe për të nxjerrë përfitime poltike prej saj”, tha Meta.

19 komente në “Publikimi i SMS/ Meta mbështet Tahirin: PD i vari në gjoks një dekoratë (VIDEO)”

  1. ilir says:

    C’merresh me komentet e Nokes, eshte njesoj si une te merrem me skypionin. Ordineret e hajnat nuk duan pune por mjergull.

  2. Lilo says:

    Pema qe ka kokrra goditet, vazhdo z.Saimir , kemi nevoje per njerez si Ty. Sulmet e bera jan per shkaterrimin e plotete vendit .

    1. Vespa says:

      PO kur flet MUL Noka te vjen me qesh.. ai kokerr idioti ska goje me fol fare

      1. Rustemi says:

        PO mul noka hajvan eshte cmerreni me te

    2. kokrra says:

      Leri kokrrat se ai eshte karkalec. Gjithe kohen ka bere show ne TV e asnje lek pune.Nga i gjen Edi Rama keta njerz bosh nuk e kuptoj. Cfare mban ai njeri prane vetes. Po largohen nga puna vetem njerez qe e kane mbeshtetur ate personalisht. A ka ky njeri dy njerez qe ndajne te njejten kauz me te???!!!

  3. kompasi says:

    Zoti Meta te pergezoj per realitetin me te cilin i trajton ceshtjet.Mendoj se tani pedeja me cdom kushty po kerkon te krijoje perplasje midis te majtes per te perfituar ,por nuk besoj se do tja arrije qellimit.Ecni perpara ne rrugen e reformave se pjesa derrmuese e votuesve eshte me te majtan.Lulushi do shume kohe te vije ne pushtet dhe kjo e vertete e cmend fare ate bashke me salen.Shqiptaret nuk kane kohe per te humbur ,per arsye te pushtetit personal te lulushit e company.

    1. Niku says:

      Zoti Meta per ty edhe blloku dekorate ishte prandaj nuk me habit solidariteti prej hajduti me nje genjeshtar si Tahiri

  4. renato says:

    Pordhe me rigon

  5. dddd says:

    Meta tash ja ka hedhur PD se dhe nga maja e olimpit
    jep keshilla .bravo te lumte kur ky popull eshte trushpelare

  6. onufri says:

    i vari dekoraten e genjeshtarit??, se ti ke te hajdutit

  7. Aleksandër Matrënga says:

    Analze dhe qendrim i drejte.Por qe ti marre perpara qeverine nje idiot i lindur si muli harram votat tona per kete koalicion te gjere.Qeveria duhet te beje reforme gjenerale per te pastruar administraten qe la prapa qeveria tjeter,ndryshe le ti marre pasojat .Militantet e pd qe gjallojne ne administrate jo vetem njollosin qeverine por e vetmja pune qe bejne eshte spiunimi tek pd dhe krijimi i insinuatave te pa kendeshme per vendin.
    Ndersa puna e sms eshte siç thote populli “hedh budallai(muli dmth) nje gur ne pus dhe mblidhen 100 te mençur dhe se nxjerrin dot”prandaj nuk i lejohete kurrkujt te lejoj qe budallenjt dhe keqdashes te vendit te fitojne terren.Kjo menyre komnikimi me sms nuk me duket e drejte dhe efikase.Titullari mund japi disa udhezime per kontakte por jo gjera te tjera ,por metoda me e mire eshte te kontaktoi direkt.Pastaj ju e dini se ju pergjojne pd .

  8. kola I vogel says:

    Komente me vlere nga kryetari I hajduteve z. Meta….

  9. babo says:

    Ky Meta ska pike burrnie, nuk merret vesh se nga cila ane qendron, pune rrospiash

  10. berti says:

    Meta ka trgeuar se eshte mbi palet dhe per kete po e tregon cdo dite. turp basha qe hiqet si europian dhe tregohet si politikan anadollak, qe nuk po shkeputet nga berisha

    1. kokrra says:

      Meta te shoh ministrat e tij qe tallen e nuk bejne asnje lek pune. Ministra idiot.

  11. albina says:

    Ilir mos u merr me budalliet e krimineit berisha, por shiko perpara . you are the best

  12. petrit zela says:

    Deputetet e PD-es,me naivitetin e tyre,e vleresuan maksimalisht
    ministrin e brendshem Z Tahiri..Ilir Meta,me te vertete eshte I
    shkurter,por ama eshte safi flori..

  13. 1 milion qelbesira says:

    HAHAHA PUNA E ADHURUSVE TE PS ESHTE SI PUNA E NJE FEMIJE DERI DJE KUR META ISHTE ME SALEN AI QUHEJ KRIMINEL I KORRUPTUAR VRASES TANI CE ESHTE ME DERRKUCIN RAMA LAVDEROHET NGA KETA LEXUES TE PS;VRASJET NE MARS TE KETIJ VITI JANE DYFISH NGA VRASJET E VITIT TE KALUAR NGA QEVERIA BERISHA KETE U MUNDUA TE GENJEJ RAMA NE OPINION POR AI U ZU NE NE SMS NE MAT,por EDHE UNE JAM ME PS RAMA DHE MINISTRAT E PS KANE TE DREJTE TE GENJEJNE.TE SHPIFIN TE BEHEN SIKUR ASGJE NUK KA NDODHUR ME VRASJET E SHQIPTARVE NE GREQI DHE TORTURAT MASAKRUESE NDAJ ILIA KARELIT DHE KJO QEVERI JA LEPIN BYTHEN GREKVE:

  14. lavirja e bulevardit says:

    Ky koklopa, qe ka vene kusheririn e pare drejtor te postes shqiptare, mos te dali te na bej gam-gam, po ti terheqi veten atij bibilushit qe ka vene aty drejtor, se po kthehet posta ne nje kasaphane te vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje