Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, në një intervistë të gjatë për Shekullin, thotë se edhe qeveria nuk është e kënaqur me atë që ka arritur deri më tani.
“Me pak fjalë, kemi një qeveri që përpiqet shumë, ka kryer një volum të madh pune, por nuk ka prithsmërinë, jo më të opinionit dhe të elektoratit të vet, por as edhe atë që ajo vetë kishte menduar se mund ta kishte në këtë kohë. Kjo sigurisht vjen në radhë të parë nga boshllëqet dhe mungesat e mëdha që ajo gjeti, duke filluar që nga financat dhe gjithë problematikën tjetër të fenomeneve negative që ka sot. Por kjo, për mendimin tim, ka ardhur edhe nga fakti se, ishte një ekip qeveritar që e nisi rrugën e qeverisjes së vendit pa pasur përvojë”.
Milo thotë se ka një kundërvënie të krimit.
“Ka një kundërvënie të krimit, ndoshta edhe me prapavijë politike, që do të gërryejë qeverisjen dhe të ngjallë panik, terror e mosbesim tek shqiptarët. Qeveria, mendoj se duhet të ketë më tepër veprim e aksion në heshtje, vendosmëri për të mos bërë asnjë kompromis dhe vigjilencë nga ‘kolona e pestë’ e krimit, që ende mund të veprojë në strukturat e policisë e të institucioneve të specializuara të luftës kundër tij”.
Sakte. Boshlleqe, borxhet, anarkia. Keto duan kohe
Tani që z. Milo foli gjerë e gjatë, gjërat do të bëhen më të qarta për fatet e qeverisë e të Shqipërise.
Situata ne te cilen erdhi kjo qeveri ishte e keqe.Dakort,por eksperienca per rimekembjen e vendit nuk mungon.Si u ngrit Shqiperia e re mbas clirimit te vendit kur situata ishte dhe me e keqe?Nuk ka nevoje per analiza,nuk ka vend shprehja qe keshtu na e lane.
Po o Milo nuk behet shtet sipsa jush “Enveristave” po nuk ishit edhe ju ne qeveri. Ik o Milo, “puthu me Milon” se je bere “karte e djegur”, sta ka me nevojen njeri.
Shko shkruaj ndonje liber per historine e Palases, dhe mbase na thua njehere te verteten per here te pare ne jeten tende. Hajde se nuk te kane ngelur edhe shume vite jete, mjaft me mashtrime se u plake!
Nje pjese e mire e krimit drejtohet nga Sali Berisha e banda e tij. Sali Berisha ka aparatura qe pergjon te gjithe shtetin e segmentet qe atij i interesojne, pervec SHiSh qe eshte nen kontrollin e tije ai ka nje strukture te tille brenda PD se, aparaturat i ka nga me te sofistikuarat per pergjime, ai degjon cdo bisede edhe mes policice, keshtu qe ai mbron kriminelet e i drejton ne vendet qe jane te sigurte se nuk kapen. Vetem aparaturat qe jane ble me dokumente te gjenden do ishte kufizim krimi. Ku jane sot ato aparatura? Te gjitha ne duart e Sali Kriminelit.
milo ka dale mode. shqiptaret duan debate banale, sharje nga nena motra dhe grate. keto u duken normale tanime