Blue Panorama thotë se do vazhdojë operimet dhe ka shpresë tek një investitor ndërkombëtar

13 Prill 2014, 16:46Politika TEMA

Nga Albertina Jaçe

 

Kompania italiane Blu Panorama, e cila po operon në tregun shqiptar pas falimentimit të kompanisë Belle Air, thotë se do të vazhdojë operimin në tregun shqiptar dhe se garanci për këtë është fakti që mbi 130 mijë shqiptarë i kanë besuar kësaj kompanie në pesë muajt e fundit.

Kompania thotë se institucioni i Aviacionit Civil Shqiptar ka siguruar dokumentacionin përkatës nga autoritetet kompetente italiane.

Në një dokument dërguar gazetës TemA, që mban datën 24 mars, lëshuar në Romë, kompania përshkruan procedurat e saj gjyqësore lidhur me procedurat e administrimit të jashtëzakonshëm.

Kompania thotë se në datë 27 janar, Blue Panorama Airlines ka depozituar kërkesën për t’u pranuar në procedurën e administrimit të jashtëzakonshëm dhe si rrjedhojë ndërprerjen e vazhdimësisë së procedurës së falimentit.

Në datë 17 mars 2014, Gjykata e Romës ka emëruar komisionerin, duke konfirmuar që menaxhimi i kompanisë do të bëhet nga themeluesi dhe presidenti i kompanisë.

Kompania thotë se të gjitha fluturimet dhe aktivitetet janë plotësisht të garantuara dhe do të vazhdojnë pa ndërprerje.

Kompania ka publikuar në sistemin e shitjeve të gjithë operimet me distanca të gjata deri në 28 mars 2015.

Presidenti i Blue Panorama Airlines konfirmon “ekzistencën e negociatave për hyrjen e një investori ndërkombëtar të rëndësishëm”.

Gazeta Tema botoi dje dy dokumente të Gjykatës së Romës lidhur me nisjen e procedurës së administrimit të jashtëzakonshëm, duke shprehur frikën se kompania mund të mos rinovojë dot licencën që përfundon në muajin prill.

3 komente në “Blue Panorama thotë se do vazhdojë operimet dhe ka shpresë tek një investitor ndërkombëtar”

  1. i says:

    lajme i ri ky?? une e kam nxjerr ne fb qekur zevendesoi belle air, ka kohe qe ka nisur proceduar e falimentimit ne itali blue panorama

  2. touche says:

    dogji e . e di e di. po dhe ju gati tuuuu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje