Duma: Rama-Meta, përgjegjës për pasojat dramatike të spastrimeve në administratë

13 Prill 2014, 13:14Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta si përgjegjës për ndarjen nga jeta të një gruaje të larguar nga puna. Akuza është bërë nga Koordinatorja për Marrëdhëniet Publike në PD, Grida Duma, e cila denoncoi pasojat dramatike të spastrimeve në administratë.

Një grua, një bashkëshorte dhe nënë, e vetmja e punësuar në një familje korçare, i ka dhënë fund dje jetës, pasi spastrimet që po bën qeveria në administratë e hodhën atë në rrugë. Bruna Meko nuk e përballoi dot dhunën e dyshes Rama-Meta që pas një terrori psikologjik, dhe në dëshpërim e sipër nëna e dy djemve dhe bashkëshortja e një burri që lëngon prej vitesh në shtrat, u vetëhelmua. Puna që 51-vjeçarja bënte prej më shumë se 10 vitesh, ishte e vetmja e ardhur financiare për familjen Meko. Të afërmit dhe kolegët e saj tregojnë se ajo i kishte paralajmëruar zbatuesit e spastrimeve në administratë, se nuk do ta përballonte dot nëse do ta hiqnin nga puna”, theksoi Duma në një deklaratë për mediat.

Sipas saj, “revanshi i shkarkimeve masive, skema anti-ligjore dhe anti-humane e dyshes Rama-Meta është e verbër për të parë dhe e shurdhër për të dëgjuar lutjet e një gruaje, të një nëne dhe të një bashkëshorteje”.

“Partia Demokratike është thellësisht e indinjuar nga kjo ngjarje dhe gjendet sot pranë familjes Meko në këtë ditë të tmerrshme. Parti Demokratike akuzon Edi Ramën dhe Ilir Metën, dhe spastruesit e tyre në terren, si përgjegjës të zhdukjes së shpresës që po shkaktojnë me shkarkimet denigruese nga puna, si përgjegjës të ndarjes nga jeta të Bruna Mekos”, theksoi Duma.

 

 

11 komente në “Duma: Rama-Meta, përgjegjës për pasojat dramatike të spastrimeve në administratë”

  1. Ina says:

    Yll, yll, yll…

  2. futja kot says:

    Shum keq.
    Kur Bruna Ndreu me detyre shefe departamenti te shendetesise ne Vlore hoqi nga puna shume punonjes te shendetesise pa shkak , kryetari i partise socialiste ne vlore ju tha :
    “Ske cfar ti beni do ta vuani keshtu e ka politika,” dhe panvaresishte se te gjith fituan gjyqet ndenjen pa pune te gjithe dhe investigoni se cfar ka bere kjo drejtoreshe ne Vlore dhe PS nuk foli nje here. edhe leket ju a jepte 500 leke ne muaj. pra deshen mbi 20 vjet te perfitonin ate qe ju a kishte dhene gjyqi.
    Prandaj per kete shoqe nese shte e vertete se kjo ka qene arsyeja e ndarjes nga jeta panvaresishte se eshte e PD me vin shu, shum keq.

  3. AFERDITA says:

    O TemA !

    Ju lutem,kur do beni ndonje artikull per kete zgjuarsine e madhe qe i ka rene Shqiperise,mos e nisni me mbiemrin e saj “Duma” sepse na duket sikur po merret “duma Ruse” me Raman dhe Meten.

    Se dyti,doja ti thoja kesaj te veteshpallures nenkryetare te PD qe mos te luaj kaq shume me te vdekurut,ashtu sic bene edhe para ardhesit e saj.

    Ajo fatkeqe,qe sipas te zgjuares ne fjale beri kete veprim nga largimi prej punes,ju prefte shpirti ne paqe.

  4. dhembeli says:

    Ngushellime familjes, e te aferme te Bruna Mekos! U preftene paqe!
    Ilir Meta eshte personi me negative ne kete vend. Te tere njerezit ai po I vret, te tera te keqiat qe ka ky vend nga ai I ka. Po nuk u largua ai ky vend keshtu do jete.

    1. emigranti says:

      Eshte nje keqardhje per kte zonje te nderuar qe e ka perjetuar keq kte situate deri ne vdekje,por duhet te pregatiten moralish dhe duhet me e mare me me qetsi situaten.Dua te bej nje pyetje,
      SI E KAN PERJETUAR ATO PERSONA PARA TET VITEVE QE U SHKARKUAN NGA PUNA VETEM SEPSE ISHIN ANTARE TE PARTISE SOCIALISTE?
      Dhe ato ishin me shkolla inteligjente,mirpo partia demokratike nuk pyeti se sa shkoll kan dhe sa te pregatitur jane,i nxori ne ruge te madhe dhe nuk mendoj per familjet e tyre.
      PARTIA DEMOKRATE PSE BEN KTE PROPOGANDE ,HAROI SE CKA BERE PARA TET VITEVE?

  5. Albana says:

    PO KU ISHE TI O GRIDA DUMA KUR DIGJESHIN ME ZJARR ISH TE BURGOSURIT POLITIKE! KU ISHE KUR U VRANE KATER VETE NE BULEVARD, A TU DHIMBSEN FEMIJET E TYRE! KU ISHE KUR VDIQEN 26 BURRA GRA E FEMIJE NE GERDECIN E QEVERISE TENDE! KU ISHE, KU ISHE, KU ISHE!!!
    TE TE VIJE TURP NESE LEJON TE KEQPERDORESH! TE TE VIJE NDOT NGA VETJA NESE I KE SERIOZISHT KETO QE THUA!! MALLKUAR QOFSHI, NJEREZ TE KEQINJ

  6. tani says:

    Keto te pd-se ne rastin me te mire jane cmendur…deri ketu te arrihet per kredo politike..?!!!!po keta pleha qe e dogjen kete vend dhe e grabiten sistematikisht pet 23 vjet do na mbushin mendjen se u dhimbset nje grua ne korce…mua me vjen keq per familjen e te ndjeres dhe per fatin e keq te saj por ti moj e paskrupullt o femer e ndyre leri te vdekurit te pakten rehat…

  7. rizai says:

    e para njehere KY POPULL NDESHKOI EDHE ADMINISTRATEN ME TE KORRUPTUAR TE KETYRE 23 VITEVE. E DYTA KETA ISHIN TE GJITHE MILITANTE TE FISEVE TUAJA, SPAM NJE KONKURS NE 8 VITE! E TRETA O GRIDA…GOJEN PERDORE PER ATE QE BEN ME MIRE..JO PER MIKROFONA..

  8. bulent says:

    Duket pak si i komplikuar ky rasti qe parashtron zonja Duma; nese dikush punesohet apo pushohet nga puna kjo duhet bere ne baze te aftesise profesjonale qe ka dhe jo gjendjes ekonomike ku ndodhet ( nese gjendja ekonomike esht e keqe shteti mund ti lidhi pensjon apo nje lloj tjeter ndihme), perndryshe i bie ti punesojme njerezit sipas nevojes qe kane dhe jo aftesise ( komunizm puro).Nuk i dime shume mire arsyet pse e kane larguar zonjen e ndjere nga puna por ne artikull behet fjale qe qenka e vetmja qe punoka mes 3 meshkujve; mire i shoqi paska qene i semure ( dhe nese eshte i tille duhet te marri perkujdesje nga shteti )po dy djemte e saj qe me shume mundesi jane ne kulmin e rinise si ka mundesi qe nuk paskan te ardhura financjare ?! Mbase jane studente ( dhe ne rast te tille shteti serish duhet te kontriboje duke i ndihmuar me burse) por ka plot raste studentesh holle ekonomikisht qe dhe shkollohen dhe punojn njekohesisht. Nuk e di se si qendron e verteta ne rastin ne fjale por ta perdoresh si argument politik nje fatkeqesi te tille nuk me duket e hijshme

  9. Panzer says:

    Me sa duket, paska qene e vertete ajo thenia e Erles: “Nuk mund te besh prokopi ne PD pa ngrene njehere mut tek ajo foltore”.

  10. Lisi says:

    Moj Bruna,sa te pa cipe qe jeni.C’fare s’bete kur erdhet ne pushtet ne 1992? Te gjithe kalecat ,me kryekalecin SALI I perkrahet dhe u dhate poste si militante, dhe disa prej ketyre militanteve u hapet dhe kurse si ai I PLEPAVE,ku jo vetem i”kualifikuat”,por edhe mesuat ta dredhin si vet gjethja e plepit.Keta te plepave e te tjeret militant si keta zune vendet e shkencetareve ,shumica e te cileve punojne ne profesionet e tyre neper bote.
    Eshte per te ardhur keq kur shef qe edhe ne administraten te ashtuquajtur te rilndjes, jane thirrur ne poste drejtuese,p.sh ne Albpetrol disa nga ata qe nga 1992-1998 ishin ne drejtim te ketij sektori dhe kane bere kontratat me korruptuese te ketij sektori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje