Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njofton nisjen e procesit të zgjedhjeve në forcën politike që drejton. “Pas përfundimit të regjistrimit, kam kënaqësinë të njoftoj çeljen e një etape të re të projektit tonë të ringritjes dhe modernizimit të partisë: zgjedhjet në nivel seksionesh, grupseksisonesh dhe degësh. Për këtë qëllim, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, pas konsultimesh të gjera dhe duke marrë parasysh sfidat politike që kemi përpara, kam lëshuar udhëzimin e posaçëm për fillimin dhe zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Udhëzimi në fjalë do t’u bëhet i njohur të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe bashkë me statutin e partisë do të jenë dy dokumentet themelore që do të garantojnë mbarëvajtjen e analizave dhe zgjedhjeve në PD, shndërrimin e tyre në një manifestim të madh të përgjegjësisë, në një shkollë të vërtetë të etikës qytetare, në një festë të demokracisë brenda partisë dhe në komunitet, në një nisje të re me frymëzime dhe energji të reja drejt objektivave që kemi”, theksoi Basha.
Në vijim ai shtoi “kuvendim i lirë, zgjedhje të lira, pushtetin votës së lirë të anëtarë, kjo do të jetë fushata e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, në të cilën ftoj të marrin pjesë dhe të japin kontributin e tyre të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, ata që kanë qenë dhe janë shpirti i lirë i partisë më të madhe të lirive në Shqipëri”.
“Ky është momenti i anëtarësisë, kjo është prova e themelit. Niveli i analizave dhe cilësia e zgjedhjeve janë vendimtare dhe përcaktuese për të ardhmen e Partisë Demokratike, për suksesin e saj sot në opozitë dhe nesër në drejtim të vendit. Nëse shikojmë përpara, pra nuk rrotullohemi në vend dhe unë kam bindjen se përpara do të shikojmë; nëse që nga anëtari dhe seksioni më i thjeshtë e shohim rolin dhe misionin e Partisë Demokratike në lidhje të ngushtë e të pazgjidhshme me aspiratat popullore për zhvillim, integrim, siguri, mirëqenie dhe dinjitet njerëzor- dhe unë kam bindjen se ky është horizonti politik i demokratëve – rezultatet e kësaj fushate do të jenë hopi ynë dhe siguria jonë për sukses dhe për fitore. Udhëzimi që kam lëshuar garanton garë, solidaritet, vlerësim të kontributeve dhe rezultateve, hapje dhe përtëritje, qarkullim të drejtimit dhe elitave në përputhje me filozofinë e partive popullore ku bëjmë pjesë”, theksoi ai.
Përsa i takon procesit të analizës në Partinë Demokratike lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 23 Qershorit, kreu demokrat u shpreh “le të vëmë gishtin me drejtësi dhe objektivitet mbi shkaqet reale të rezultateve në zgjedhjet e shkuara. Le të diskutojmë e debatojmë në mënyrë të qytetëruar. Le të reflektojmë e nxjerrim mësimet e duhura në funksion të ringritjes. Le të nisim garën e re, të lirë e të ndershme, të pastër, të drejtë e demokratike në çdo element të saj. Garën që do të afirmojë seriozitetin e një partie me histori të madhe dhe ambicie të mëdha. Garën që do të nxjerrë në drejtimin e partisë që nga seksioni më i largët e deri në drejtimin e degëve njerëzit më të mirë e më të aftë, demokratët më të respektuar nga anëtarësia dhe nga komuniteti, ata që bashkë me mua, me anëtarët, votuesit dhe simpatizantët tanë do të udhëheqim Partinë Demokratike në synimet tona për të fituar zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm dhe zgjedhjet politike me pas”.
Në vijim Basha njoftoi se grupet e punës tashmë kanë përmbyllur regjistrimin, riregjistrimin dhe anëtarësimet e reja në Partinë Demokratike. “Shqipëria ka një opozitë politike popullore akoma më të fortë, shtyllë e sistemit demokratik në vend. Shqipëria ka një alternativë gjithnjë e më solide ndaj qeverisë Rama-Meta të zhgënjimeve të mëdha dhe përkeqësimit të gjithanshëm. Hapja vazhdon e do të vazhdojë. Hapja dhe përtëritja mbeten natyra e Partisë Demokratike”, theksoi Basha.
Nisja e procesit zgjedhor ne Partine Demokratike tregon se kryetari saj Lulzim Basha do te ulet ne komisionin parlamentar te reformes administrativo-territoriale sado, qe po mundohet te gjej kushtet per konsesus. Argumenti? Per te zhvilluar zgjedhje brenda partise, te cilat nisen qe nga nen-deget, deget, baza et, do te duhej me doemos reforma administrativo territoriale, pasiqe ndryshojne ndarjet administrative. Mos harroni sot kemi 385 njesi te qeverusjes vendore, 65 bashki, 308 komuna dhe 12 qarqe, kemi levizje demografike. Kemi komuna me 300 banore, pra kjo reforme pervsce do te sherbeje sic thuhet ne permisimin e cilesise per te gjithe sherbmimet ndaj nesh, qytetareve, do te kete ndikim dhe ne anetarisite e partive politike. Kjo fale reformes administrativo territoriale. Keshtu duke nisur nga deget e partive politike ne njesite bashkiake do te ndryshojne lagje dhe kjo, do te sjell ndryshime ne anetaresi. Ndoshta ne shtyrjen e deritanishme e zgjedhjeve brenda partise demokratike ka ndikuar faktori berjes se reformes adimistrativo-territoriale. Do uroja ne zgjidhjen e ketij ngerci per, me shume pak muaj para pergjigjes te BE-se per statusin kandidat. Jemi rast i paprecedent nga vendet qe kane bere kerkese per te qene pjese e faljes se madhe Evropiane/ Per kater here rrdhazi na kane refuzuar dhe, kjo fale klases politike me krizat qe krijuan, krimit, korrupsionit ne drejtesi, kapjes se shtetit apo, blerjes se mediave dhe, duke perdorur televizionin publik qe paguhet me taksat tona, 1 mijeke te vjetra cdo muaj.
z Basha me lejoni ju lutem tju dergoj disa sygjerime qe mendoj se kan vlere ne kete situate qe po kalon Shqiperia. Pushteti po degjeneron dhe kompromentohet ne menyre te frikshme me vakumin pazotesine per te qeverisur e aktivitetin antikushtetues duke shkelur rende te drejtat njerzore mbi punen, pronen e deri tek shtepia e jeta. Mirpo opozita e kryesisht Partia Demokratike eshte e vonuar ne hapat e saje domethenes ne ringritje persa i perket programit , performances e angazhimit te diasporas.
Fatekeqesisht duhet thene se ne 24 vitet e fundit opozitat kan pritur deri ne konsumimin e degjenerimin e plote te pushtetit duke i sjedhe nje dem te pallogaritshem vendit e duke e vene popullin per te zgjedhur gjithnje te keqen me te vogel duke bere perjashtim vete 1992.
Per vete historine e Shqiperise, te kohes se gjate te sundimit criminal komunist e neokomunist diaspora shqiptare ka potenciale te jashtezakonshme qe mundet te shfrytezohen ne ringritjen e Partise Demokratike e rikthimin e besimit te popullit pasi kete na e lejon zhvillimi i teknologjise e komunikimi i shpejte e shumellojshem. Dhe jo vetem kaq por dispora zoteron ekspertize e fryme te mirfillte mbi ligjin e funksionimin e shtetit
Rigjenerimi i strukturave te partise me figura te reja pa perjashtuar askend e pa i mohuar kontributin askujt duhet te jete motoja e ringritjes se Partise Demokratike se bashku me nje program coherent te qendres se djathte duke pranuar me koshjence se askush nuk eshte i perjetshem e demokracia vete eshte alternative vlerash ideshe e burimesh njerzore.
Persa i perket reformes administrativo teritoriale dhe ndarja e shqiperise ne rajone eshte shume largpamese mjafton te theksojme se kush e sponsorizon kete reforme, Shtetet e Bashkuara , Suedia e Zvicra.
Partia Demokratike jo vetem duhet te marri pjese ne kete reforme te shkeptur nga kushtet e tjera pasi qeveria ka dhene garanci te mjaftueshme me bashkryetar e pakice bllokuese por edhe zgjedhjet ne Partine demokratike duhen bere ne kuader te kesaje reforme pra te ndarjes rajonale.
Do i propozoja Kryetarit Basha qe ne kuader te vendimmarrjes se bazes se partise gje qe e pershendes ti bashkengjisi reformes administrative edhe ndryshimet e duhura Kushtetuese mbi ligjin zgjedhor e KQZne qe kjo filozofi te shtrihet deri ne kandidatura per zgjedhje lokale e parlamentare pasi reforma teritoriale kerkon per vete ndryshime kushtetuese.
Gjithashtu Bashes do i sugjeroja qe me mbarimin e reformes teritoriale e ndryshimeve Kushtetuese te nevojshme per nje ligj zgjedhor koherent mbase me 100 deputete te dale direkt nga populli e KQZne e balancuar e te besueshme per tere shqiptaret e forcat politike Shqiperia duhet te hyje ne zgjedhje te parakoheshme parlamentare ne fundin e vjeshtes qe po vjen ose vitin tjeter se ashku me zgjedhjet lokale.E gjithe kjo reforme duhet te konceptohet e organizohet qe pushteti duhet synuar e marre me vote te lire e te ndershme si parakusht vendimtar per struktura legjitime te pushtetit e shtetit e garanci per sukses e integrim.
Shqiperia gjithnje ka pasur problem me ligjin e te drejten por si kete radhe nuk ka ndollur kurre qe qeveria te inicoje tre reforma te medha ne kundershtim me kushtetuten e vendit
1- Reformen Administrative me Akt Normativ Antikushtetues
2- Reform per kontrollin e teritorit me Agjensi Shteterore INUK antikushtetues
3- Reformen per legalzimet e rigrabitjen e prones se qytetareve shqiptar me agjensi shteterore ALUZIN ne kundershtim me Kushtetuten e ligjet themelore te njeriut kruesisht ne kundershtim me te drejten e prones.
Vetem njera duhej te mjaftonte qe Kryeministri te jepte dorheqjen por te tria bashke duhen zgjidhur veten me zgjedhje te parakoheshme.
Opozita me kete akt largepames e demokratik te dergimit ne baze te vendim marrjes i shton shume shanset e veta por sic e thashe edhe me lart duhet shoqeruar me hapa te tjere gjithnje ne kuader te kesaje filozofie duke angazhuar ne kete proces domethenes edhe diasporen.
Ajet Delaj
New York
Basha Tani ke nevoj per antarsin, po kur vini ne pushtet nuk kujtohet njeri per struktura.Per kryetarin e PD se rrethit voton nje I majte se kryetari nuk ka besim te X I PD qe voton ate, hajde parti hajde.
JU ZOTI BASHA NUK JU INTERESOJN FARE SHQIPETARET DHE SHQIPERIA ,,,GJITHCKA QE DONI ESHTE PUSHTETI QE TE NDIQNI RRUGEN E SALIUT,,TE VIDHNI GJITHCKA JU DEL PARA ,,,MENYRA SI BENI POLITIK DUKET NE SYTE E POPULLIT QE ESHTE NJE POLITIK VETEM PER INTERESIN TUAJ DUKE TENTUAR TE MBASH PENG TE ARDHMEN E VENDIT!PO TA DISH SE POPULLI NUK ESHTE ME AI I DISA VITEVE ME PARE KU LIDERI JUAJ SHPIRTROR I KONSIDERONTE SI NJE TUF ME DELE,,,TANI SHUMICA E QYTETARVE JAN INTEGRUAR ME VLERAT EUROPIANE,,NUK MUND TE GENJEHEN ME FJALET E BUKURA DHE BUZQESHJEN FALLCO,,,PRANDAJ OSE BEJ NJE POLITIK TE SINQERT DHE NE TE MIRE TE VENDIT OSE TE JESH I SIGURT SE DO TE NDESHKOHESH FORT ME VOTE DHE DO TA KUPTOSH SE NJE PJES E VOGEL JAN ATA FANATIKET E PD
he more hajdut ku e pate ristanin ^per vota more HOMOFIL I QELBUR VRASES
Ky djal o dote bej o do ta haj.