Aksidenti tragjik me 7 viktima/ Shoferi fiku makinën në zbritje që të mos harxhonte karburant

12 Prill 2014, 18:14Politika TEMA

Aksidenti i ndodhur më 8 shkurt në aksin rrugor Shishtavec– Kukës, ku humbën jetën 7 persona, ka ardhur për shkak të bllokimit të timonit.

Shoferi 21-vjeçar, Bashkim Çuni, ka fikur makinën për të mos harxhuar karburant, raporton ABC News.

Sipas ekspertëve auto-teknikë të Policisë Rrugore, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit Çuni, për të kursyer naftë, ka kthyer çelësin e kuadrit, duke fikur makinën, që pak çaste para aksidentit ishte duke zbritur.

Kjo ka shkaktuar bllokimin e timonit dhe forcimin e frenave. Gjithçka ka ardhur nga mungesa e eksperiencës.

Ekspertët kanë nënvizuar në raport, se pas këqyrjes së makinës ka rezultuar se çelësi kishte rënë nga brava dhe kuadri ishte i fikur, ndërsa gjendja teknike e mjetit ishte e mirë.

Hetuesit konstatuan, se në furgon ndodheshin 13 pasagjerë, pra 4 persona mbi kapacitetin e lejuar për këtë tip mjeti, të kategorizuar si 8+1…

Bazuar në pyetjet e të mbijetuarve dhe referuar këqyrjes së mjetit e vendit të ngjarjes, ka rezultuar se shoferi 21- vjeçar duhet të jetë përpjekur, por nuk ka arritur të ndezë sërish mjetin, për të mos lejuar që ai të përfundonte në humnerë.

Sipas të dhënave të policisë së Kukësit, shoferi Bashkim Çuni kishte 6 muaj që e bënte çdo ditë rrugën nga Shishtaveci në Kukës dhe anasjelltas, edhe pse nuk ishte i pajisur me kategorine e patentës, që duhet ta lejonte te drejtonte mjete të tranpsportit publik.

Ndërsa nga ana e Policisë Rrugore rezulton se 21 vjeçari është gjobitur vetëm në një rast me 600 lekë, por për shkelje që kishin të bënin me mos respektimin e sinjalistikës.

Sipas policisë, 13 pasagjeret e furgonit ishin banorë të fshatrave të Shtrezës, Kollovozës dhe Topojanit, të cilët po udhëtonin drejt Kukësit për ditën e pazarit.

Aksidenti ndodhi pranë urës së Topojanit.

25 komente në “Aksidenti tragjik me 7 viktima/ Shoferi fiku makinën në zbritje që të mos harxhonte karburant”

  1. shqipetar says:

    keshtu eshte kur njerzit i marrin patentat me lek ose i japin pa patente,nuk dine gjerat me elementare.kabul hesapi

  2. United Kingdom says:

    Edhe kalit kur ja hek freret “terbohet, se mban dote”

  3. A-pas says:

    Më falni, unë s’di të ngas makinën, por s’e kuptoj si mund të konsiderohet mungesa e përvojës si shkak i aksidentit. Sepse këtë gjë, që s’mund të fikte makinën, shoferi duhej ta kishte mësuar që në kursin për patentë. Se po mbetën gjërat e tilla për t’u mësuar “me përvojë”, ka rrezik që “mësimi” të mos përsëritet,siç ndodhi për fat të keq në këtë rast.

  4. fieraku4u says:

    BOOOOOO KOKRRA E INJORANCËS…PO A FIKET MAKINA NË ZBRITJE O INJORANT. KY KA BËRË VET VRASJE.

  5. Lulekuqet says:

    E ka fajin Saimiri !!!!!

  6. dritani says:

    Duhet hetuar ai i autoshkolles pasi ky eshte gabim elementar.

    1. beso says:

      Me fal,po c’lidhje ka instruktori i autoshkolles me nje gafe kaq trashanike?Celesi i kuadrit ka tre pozicione,nje kur motorri eshte ndezur,dy kur motorri fiket e kuadri rri hapur e tre,kur kuadri mbyllet dhe timoni kycet e servofreni nuk punon.Keto gjera mesohen nga eksperienca e vitit te pare,prandaj gjersa meson mire makinen ve nje P te madhe prapa,qe te tjeret te kene kujdes kur te besh ndonje gafe.

      1. dritani says:

        Paske kaluar edhe ti pa asnje mesim me duket.
        Ne autoshkole meson si funksionon motori dhe midis te tjerave si funksionojne sistemet hidraulike.

        Ne shqiptaret jemi me parimin ec se te meson jeta. Vetem se jo te gjithe kane shans dy here…

        1. beso says:

          Dritan,une te shpjegova se cfare mesohet nga eksperienca.Gjeja me fatale ne bote eshte te besh tatepjeten me makine fikur.Timoni hidraulik xhirohet edhe me motorr fikur edhe pse i rende,por jo me kuadrin mbyllur,po s’mbajten frenat ke frem dore e fundja mbytja nje ledhi nga ana tjeter,e pastaj une patentat i kam marre me provim jashte,kam punuar me vite ne oficine.Jane ca gjera qe ti meson eksperienca,prandaj shoferet e autobuseve zgjidhen pas nje pervoje pune,se merr pasagjeret me qafe.

  7. greqofagos says:

    jeteshkurti nuk behet dot jetgjate thone politikanet

  8. kel ukaj says:

    “Dritani” e ka kuptuar thelbin e çeshtjes. Duhet te ishin arrestuar me kohe pronari i autoshkolles, inxhinjeri, e perfaqesuesi i shtetit motorizazione quhet ne Itali. Te pakten tre persona duhet te ishin ne burg. Te fikesh makinen! Kjo eshte kulmi? Te gjithe ata qe kane humbur jeten duhet ti marrin parate per jeten nga autoshkolla qe ka dhe patentet. Shpresojme qe shqiperia do ta tregoje qe nuk eshte albanistan.

  9. Vlora Heroike says:

    Ky mos eshte nga familja e atij qe i vuri Barre per te ngren naten Trraktorit. O koqe kandari more ne qafe dhe te tjeret.

  10. ***** says:

    Ngushellime familjeve.

    Ruajtja e qetesise eshte nje nga cilesite te cilat duhet mbizoteroje ne ato lloj momentesh.

    Ngritja e frenave e dores ose futja e marshit ne indetro mund te ishte nje zgjidhje.

    1. Ma madhi n'ven says:

      Ca thu mer debil po zbrit dhe ti prej timoni

  11. Emigranti_UK says:

    Ngushllime dhe lajme trondites.

  12. aleksandri i madh says:

    Po kur ske patente fare kush do te arrestohet or tajjjjjjjj?

  13. al says:

    Po c hetim autoshkolles. Mos flisni pa lidhje. S ka autoshkoll ne bote qe te thote mos e bej kete gabim se eshte e pa konceptueshme qe kjo te ndodhe. Jo po te thote autoshkolla mos bej xhiro ne furgon kur je duke ngare se mund ti teket ndonjerit edhe te cohet nga sedilja e shoferit.

  14. hason shoferi says:

    Familjet e viktimave te kerkojne demshperblim e jetve te marra nga kompania e sigurimit ku frugoni ka qene i siguruar kundrjet paleve te 3, eshte siguracioni minimal.E kam te sigurte qe familjareve e fatekeqeve nuk u ka shkuar ne mendje demshperblimi.

  15. mustaqi says:

    Sot ne 2014 te fikesh motorin eshte injoranca me e madhe nuk ta ka fajin autoshkolla.Gjeja me elementare qe mesohet kjo eshte se te forcohet timoni dhe nuk ke frena.Pse ndodhin vetem ne ato zona keto ngjarje??????? Te mbyllen perfundimisht furgunat 8+1 TAXI.

  16. sunline says:

    po si mer fakir fukara?ne vend qe te kurseje jete njerzish
    kurseve karburantin,ngushllime familjarve.

  17. OPINION. says:

    ky paska ken SHOFER KALI ta fik furgonin per te ekonomizur naften,pa llogaritur se ne zbritje rruge dhe nga pesha e 7 personave dhe makines po te frenojme bruske-ashper makina shkone shume large Zhang nga RERA GURTE E VEGJEL dhe bjene ne HUMNER.
    . dihet se vetem motorri i ndezur dhe me shpejtesi konstante dhe ulje te GAZIT E MBANE RITMIN e asaje shpejtesie,pra motorri mbane ritmin e desheriuar te makines dhe frenon ma shume se frenat,se po ta lash ne zbritje ne LER e fikur makina shkone ne nje zbritje te madhe rruge e pa kontrolluar ,qka ne ramje te frenave dhe nga rreshqitja edhe e humbe EKUILIBRIN.

    .e kame thene ne komete dhe po e thene se kta te vetquajtur SHOFERA FURGONESH TAXI une me kurfar kushti nuk hypi ne makinat e tyre.

    .7 viktima te behen per nje dite ne LIRI pa LUFTE,kjo eshte nje semundje mentale kombetare.kta jane FURGONAT e SALIH BERISHES qe kritikojke qeverin per ndaljen e tyre.

  18. auto-shkolla-zvicer. says:

    ore une nje gje nuk e kuptoje,kure thone 21 vjeqar qe 6 muaje e drejton furgonin dhe shofer i PERPJEKUR d.t.thane EXPERIMENTE me medalje te ARTE.

    .flas vetem per pasagjeret qe ka thene kto fjale dhe j per gazeten.

    .ne vende se te thuhet nje FEMIJE me ZERO njofje MAKINE e MOTORRI i mure ne QAFE dhe mbyti 7 vet,kta e thojne te kunderten.

    .une ne kosove e kame nje are afer rruges mitrovice-vushtrri dhe dale ta shiqoje kure shkoje ne pushime dhe pa ndalje ,,TAXIT,, e vete shpallur me dhejne sheje me DRITA te GJATA se mendojne se kame dale te hypi ne taxi pa shkuare une ne qytete fare ,saqi nje e Ndali makinen dhe i thash HUPE MAJMUN se me keni lodhe …… me kto drita te gjata.

    .pra kujdes se ne makina te kujna hypni dhe shkoni dikund ,se ja u marrin JETEN.

    .NGUSHLLIMET e mija per te gjithe FAMILIARET e VIKTIMAVE.

  19. joel shkodra says:

    Policia del gjithnje e lare, e pafaj. Po kur i kane vene gjobe a nuk ia kane kontrolluar patenten? Apo polici ka mbyllur nje sy, ne mos te dy.

  20. leo says:

    po cfare hetim autoshkolle! mos flisni kot. ska autoshkolle ne shqiperi qe te meson te fikesh makinen ne zbritje. por keto jane gjera qe njeriu i ka me te degjuar. edhe mua me ka ndodhur ne vitet e para te 1990 qe disa shofera te rinj te asaj kohe te fikshin IFA-t ne disheza (por ne zbritje me pendenc te vogel e rruge te drejte e ku nuk kishte humnere anes se rruges.

  21. Roadsafety says:

    Thuhet qe eshte gjobitur per shkelje sinjalistike. Si ka mundesi qe polici eqe e ka gjobitur nuk e ka konstatuar qe nuk ka kategorin perkatese per transport pasagjeresh??? Qe ketu duhet filloj gjithcka, se normale qe mos ti hiqte patenten polici i ka ven nje gjob te vogel dhe pjesen tjeter e ka marr rryshfet. Per nje rryshfet humbasin jeten 7 vet. Hetimi duhet filloj pikerisht nga ky polic qe e ka gjobitur se nqs do kish zbatuar ligjin nuk do humbnin jeten 7 persona, per 5 mij lek qe mund te ket marr rryshfet. Ky polic eshte pergjegjesi direkt i ketij aksidenti, prandaj ndodhin gjithe keto aksidente rrugeve te Shqiperise. Deri sa te ekzistoj rryshfeti per policin kjo gjendje do jete ne rruget tona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje