LSI: Mbështesim punën e policisë. SMS e Tahirit tregon përgjegjshmëri (VIDEO)

12 Prill 2014, 11:08Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, doli në një konferencë për shtyp, nga ku deklaroi mbështetje për punën e policisë në vend, ndërsa atakoi sjelljen e opozitës në këtë drejtim.

“Marr shtysë nga një qëndrim publik i vazhdueshëm në nivele të papërgjeshmërisë i opozitës për çështje të rendit dhe policisë.

Nga gjithçka është thënë, ka qenë dhe është një sulm i paprecedent, veçanërisht ndaj policisë, duke demonstruar se ka një rend për opozitën dhe një tjetër rend publik për qytetarët.

Ka një detyrë të madhe publike të të dyja palëve, është t’i shërbejmë këtij rendi dhe qytetarëve që nuk kërkojnë të dëgjojnë lumenj manjiliteti, por duan një jetë të qetë.

Ndaj, është momenti për të bërë një apel për seriozitet dhe përgjegjshmëri publike për një ridimensionim të gjuhës dhe duke shmangur shantazhin mbi policinë e shtetin, që nga niveli më i lartë komandues dhe deri tek polici i thjeshtë janë një në shërbim të qytetarëve. Të ndahemi nga modeli i opozitarit të vitit 1997. LSI mbështet pa ekuivok çdo përpjekje të policisë, të kupolës politike dhe deri tek polici më i thjeshtë. Ky është vizioni ynë, duhet të jetë dhe i opozitës,” tha Vasili.

I pyetur për debatin e nxitur nga një SMS e publikuar në komisionin hetimor, Vasili tha se ajo SMS tregon përgjegjshmëri të Tahirit, që kërkon të shkundë strukturat e policisë.

“Opozita për fat të keq vepron në stilin e përgjimeve fatkeqe. SMS e Tahirit është shprehje e përgjegjshmërisë, që me një gjuhë të drejtpërdrejtë shkundte strukturat e policisë, në të mirë të sigurisë së vendit. Gjithçka tjetër duhet ndjekur me instrumente të tjera. Duhet përshëndetur stili i ministrit dhe urryer stili i opozitës për të përgjuar nga vrima e çelësit”.

4 komente në “LSI: Mbështesim punën e policisë. SMS e Tahirit tregon përgjegjshmëri (VIDEO)”

  1. greiss says:

    Keta pseudo opozitaret duan te prishin koalicionin me spekullime, por koalicioni do te funksionoje me se miri pavaresisht qellimeve dashakeqe per te cuar perpara Shqiperine.
    Policia e shtetit eshte vene ne krye te detyres, dhe me veshtiresi, por angazhim maksimal do te arrije te vendose rendin dhe sigurine ne vend.

  2. arjoni says:

    Rama s’ka nevoje besoj qe te coje sms per Tahirin, se ka mundesi ta takoje, por ne te shohim gjithsesi anen pozitive te kesaj, qe kryeministri ka interes te vecante per vendosjen e rendit publik, ndryshe nga c’jemi mesuar ne 8 vitet e shkuara, qe ish kryeministri kujdesej te ruante pushtetin e vet duke perdorur forcen e policise.

  3. Gjergji says:

    Sa burre i mire ky Petro Vasili?!

    1. frroku prej lazarati says:

      Eshte po ai burre por ne te tjera kondita.I urojme suksese ne detyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje