Kodheli: Do të hiqet taksimi për pagat e ushtarakëve në misione jashtë vendit (VIDEO)

11 Prill 2014, 20:05Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Jeronim Bazo nëpërmjet një video-konference bashkëbiseduan me efektivat e kontingjenteve “MAT 5” dhe “Eagle 8”, të cilët shërbejnë në kuadër të Aleancës, në operacionin ISAF në Kandahar dhe Kabul, Afganistan.  Komandanti i “MAT – 5”, kolonel Ardjan Bali dhe komandanti i “Eagle 8”, major Agron Kuta informuan ministren e Mbrojtjes Kodheli mbi situatën aktuale në teatrin e operacionit, si dhe me detyrat që paqeruajtësit tanë po kryejnë me sukses në Afganistan.

“Jam shumë e kënaqur, madje e prekur nga raportimi që ju bëni, sepse shikoj dhe ndjej një realitet tjetër nga ai çka njerëz dashakeqës duan të krijojnë idenë e të përfitojnë nga sakrifica juaj. Unë jam këtu garanti i sakrificës tuaj dhe garanti se dashakeqësit mos përfitojnë nga kjo gjë. Unë ju siguroj që në karrierën tuaj ushtarake, profesionale, pse jo dhe në eksperiencën tuaj jetësore, keni njohur shumë persona. Ka shumë mundësi që me asnjërin prej jush nuk njihem, por betohem në nderin tim që nuk do të keni asnjë mbështetës si Mimi Kodheli, ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, sot dhe deri sa të vazhdojë jeta juaj, kudo që të jeni nën devizë apo jashtë devizës dhe këtë unë nuk e them për t’u përbetuar para jush”, u shpreh Kodheli.

Një prej njësive ushtarake që shërbejnë në Afganistan ranë pre e një sulmi 1 ditë më parë, por fatmirësisht asnjë prej efektivëve shqiptarë nuk u lëndua.

Ministrja tha se qeveria do të kalojë në një kohë të afërt aktin që shmang taksimin e pagesës së ushtarakëve që shërbejnë në misione jashtë vendit.

“Jam informuar dje që kanë kaluar pagesat tuaja të zakonshme, në një kohë ashtu siç edhe Shefi i Shtabit e tha përpara sesa unë t’ja bëja prezent kryeministrit çështjen e taksimit tuaj. Këtë gjë e ka bërë me shumë dinjtet, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, shumë kohë më përpara, kur ka diskutuar me shumë seriozitet me stafin juridik për të gjetur mënyrën që ju të përjashtoheni nga ky taksim. Besoj që do t’ja mbërrijmë, por ajo që besoj më fort është kjo gjë: Ju jeni aty sepse keni bërë një betim”,  theksoi ministrja.

3 komente në “Kodheli: Do të hiqet taksimi për pagat e ushtarakëve në misione jashtë vendit (VIDEO)”

  1. tfgs says:

    per jihadistet e Zike arapit qe luftojne ne Syria,ka ndonje lehtesim taxe,pasi jane martire te Mohamedit…………..!!??

  2. vlonjati says:

    Sikur ta dinte Kodheli sa te nevojshme jane ato para dhe se jane lek gjaku nuk do fliste si e ema e zeqos ne maje te thanes dhe as do priste qe te revoltoheshin ushtaret tane me pagese qe ajo te nderhynte. Thua nuk e dinte Mrika apo Mimija qe taksimi do prekte pagat e ushtarakeve tane me mision jashte vendit. Por mendoi se do ia hedhe dhe sikur te mos kishte folur ne media nje prej efektiveve atje nuk do ishte bere gje. Gjithsesi perjashtimi nga taksimi i trupave tane me misione jashte vendit nuk do ndodhe se shpejti pasi nuk e lejon FMN, por edhe sepse shume kategori te tjera qe preken nga mrekullia fiskale e socialisteve do te kerkonin perjashtim.Ben mire Ministrja qe te thote gjithe te verteten dhe te mos kete merak se do dezertojne ushtaret tane edhe po nuk i pagoi se nuk kane ku te shkojne te shkretet neper shkretetiren e irakut dhe afganistanit

  3. OSKEOLA INDIAN says:

    Shume flaje per asgje. Mimi leshon fjale pa kuptim pasi e ka pushtuar ndjenja e gjithepushtetshmerise… Mimi i siguron forcat ne misione jashte vendit se do ti mbeshtese gjithmone… a thua se ajo do jete gjithmone ne pushtet. Shoku mimi, vetem me enverin mund te krahasohesh per kete ane. Gjeneral mimi zotohet te heqe taksimin. Se kur u vu taksimi nuk e pyeten mimin, dhe ajo nuk dinte gje. Mos u tall mimi, po shiko gjadrin se mos te leviz gje andej. Se thone se ngrihen e ulen avione me ca ngarkesa te cuditshme e ti ben sikur nuk di gje. Te jesh vertet kaq e trashe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje