Prezantohen projektet e përzgjedhura për rivitalizmin e qyteteve dhe rajoneve, pjesë e planit të punës për reformën territoriale admnistrative. Fragmentarizimi dramatik i territorit dhe copëzimi i tij, siç e cilësoi kryeministri Rama ndarjen aktuale territoriale, sipas tij duhet të marrë fund përmes investimeve nga këto projekte, për të cilat lajmëroi se do të marrin udhë menjëherë.
“Kemi parë se si kjo mungesë standardesh lidhet edhe me një mungesë të qartë kapacitetesh në nivelin vendor, por edhe me mungesë të përbashkët kapaciteti për të financuar zhvillim rajonal sic e thotë emri i Fondit të Zhvillimit Rajonal, në kushtet e një fragmentimi kaq dramatik të territorit dhe e një copëtimi të tij. Eksperienca na ka mundësuar ta preim nga fare afër atë që është plaga më e madhe dhe që gjeneron një infeksion dobësues për gjithë mekanizmin e vendit. Plaga e copëzimit terriotial dhe e adminstrimit, që synojmë ta shërojmë përmes reformës territoriale, sot është terapia intensive e domosdoshme”, u shpreh Kryeministri.
Rama i cilësoi këto projekte si një paketë investimesh që do të bëjnë të mundur transformimin e rajoneve.
“Është një pakete e re dhe transformuese investimesh e cila hapet sot por nuk mbyllet sot. Projektet që do të marrin udhë menjëherë janë projekte që dolën fituese nga thirrja e parë, thirrja e dytë është e hapur dhe pjesa tjetër e paketës së investimeve do të plotësohet me përzgjedhjen e proceseve të tjera. Por nga ky proces ka disa gjëra të rëndësishme. Ne kemi parë si kanë funksionuar në vite një fond i quajtur i zhvillimit të rajonit pa asnjë standard nga pikëpamja e projektimit, pa asnjë standart nga pikëpamja e përzgjedhjes dhe nga pikëpamja e implementimit. Në të njëjtën kohë kjo mungesë standartesh lidhet edhe me një mungesë të qartë kapacitetesh në nivelin vendor dhe në një mungesë të përbashkët kapacitetesh për të financuar zhvillim rajonal në kushtet e një fragmantimi kaq dramatik të territorit dhe një copëzimi kaq asfiksuese të administrimit vendor”, tha Rama.
Në vijim, Kryeministri theksoi se ne kemi parë sesi ka funksionuar për vite një fond i quajtur i zhvllimit të rajoneve pa asnjë standard projektimi, përzgjedhjeje, implementimi. Por shtoi ai, nga ana tjetër kemi parë sesi kjo mungesë standardesh lidhet dhe me një mungesë kapacitetesh në nivelin vendor, por dhe më shumë se kaq, lidhet me një mungesë të përbashkët kapaciteti për të financuar zhvillimin rajonal në kushtet e një fragmetimi aq dramatik të territorit dhe administrimit vendor”.
Duke sjellë shembuj të mungesës së investimeve në ndihmë të qyteteve, Rama theksoi se në Berat dhe Gjirokastër, si dy nga qytetet me vlera të mëdha kombëtare, nuk është investuar prej viteve ’70. Kryeministri tha se “politika qorre e investimeve” do të zëvendësoshet nga investime të kësaj qeverie, aq sa nuk është investuar në 20 vjet.
“Berati, qytet që të gjithë flasin, por nuk fitojmë gjë nga kjo pasuri, për shumë vite është lënë në mëshirën e fatit. Investimi i fundit i Qeverisë shqiptare, është bërë në vitet ‘70, lereni se çfarë ka investuar me të ardhurat modeste të saj bashkia. Gjirokastra, vlerë e madhe kombëtare, pasuri që duhet të na gjenerojë pasurinë dhe të mos na tretet para syve sic është tretur në gjthë këto vite. Investimi i fundit i qeverisë shqiptare është në fillim të viteve ’80. Pa llogaritur pjesën e investimit për monumentin e Enver Hoxhës, po flasim për investime që i kanë ardhur qytetit në ndihmë. Kushtet e këtyre dy vlerave të njohura botërisht si vlera të Trashëgimisë Kulturore Botërore sot janë akatkuza më e madhe për politikën qorre të investimeve dhe për dritshkurtësinë më të cilën qeveritë kanë parë burimet tona të investimi. Për këtë arsye ne do të investojmë aq sa nuk është investuar në 20 vjet të mbledhura së bashku qoftë në Gjirokastër qoftë ne Berat. Do të fillojmë të rindërtojmë qytetin e vjetër, duke rindërtuar 30 rrugë kalldrëmi të vjetra në qytet që po zhduken, duke i dhënë mundësi zanave tradicionale të mos vdesin pas kësaj agonie të gjatë, të zgjerojmë frymëmarrjen e Gjirokastrës dhe Beratit”, tha kryeministri Rama.
Zv. Kryeministri Niko Peleshi, i cili prezantoi projektet ka theksuar se falë tyre do të hapen mijëra vende të reja pune.
“Ka pasur një debat në parlament nëse buxheti është i shtrëngimit të rripit apo është një buxhet i rritjes ekonomike. Projektet që fillojnë sot, që marin sot rrugën e zbatimit vërtetojnë se ky buxhet nuk është i orientuar drejt masave shtrënguese. Vetë situata financiare e këtij viti mund ta kushtëzonte atë por puna e palodhur e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me FMN dhe BB na kanë mundësuar një buxhet të shëndetshëm sepse kemi mundur që brenda tij të krijojmë hapësira për projekte zhvillimi për investime publike kaq të rëndësishme për jetën e qytetarëve. 100 milionë dollarë të alokuara nga buxheti në fondin e zhvillimit të rajoneve në projektet e infrastrukturës vendore, arsimit, shëndetësisë, artit dhe kulturës dhe mjedisit. Rreth 100 kantiere të reja pune do të fillojnë nga sot, qindra biznese ndërtimi, biznese shërbimesh të lidhura me to do të fillojnë sot të kenë një treg dhe një frymëmarrje të re. Mijëra vende të reja pune do të happen nëpërmjet këtyre projekteve gjatë vitit 2014”, theksoi Peleshi.
Zëvendëskryeministri u shpreh se “Rilindja Urbane”, tashmë nuk është më një slogan elektroal, por ka filluar të materializohet përmes investimeve.
“Në 20 vite ka ndodhur në zhvillim me rënie të lirë i rajoneve tona. Nuk ka pasur strategji dhe mbështetje nga ana e qeverisë qëndrore për rajone të cilat fshehin jo pak potenciale zhvillimi. i lënë në duart e tregut të lirë rajonet janë zbrazur gjatë këtyre viteve dhe kanë tentuar të shkojnë drejt tregut më të madh, drejt metropolit. Nuk ka asgjë të keqe që metropoli ynë është rritur apo qytete të tjera pranë saj si Durrësi apo Vlora, por nga ana tjetër zbrazja e rajoneve tona për shkak të mungesës së shpresës në to kanë krijuar varfëri në kapacitete njerëzore dhe bashkë me to edhe mbështetje financiare”, tha Peleshi.
Përmes projektit “Rilindja Urbane” synojmë, tha Peleshi, të rigjenerojmë, të rilindim nga pikpamja urbane qendrat e qarqeve. “Kemi ndërhyrë në zemrën e qyteteve tona nga Gjirokastra deri në Shkodër”, deklaroi Peleshi. Ndërkohë, ai prezantoi disa nga këto projekte, që sipas tij bëjnë atraktive qytetet jo vetëm në aspektin turistik, por përmirësojnë ndjeshëm jetën dhe cilësinë e qytetarëve. Konkretisht projektet përfshijnë qendrat e qyteteve Gjirokastër, Lezhë, Berat, Elbasan, Durrës, Vlorë, Shkodër, Tepelenë, Bulqizë, Çorovodë, Fushë Krujë, Librazhd, Maliq, Kavajë, Komuna e Farkës.
Sipas Peleshit është investuar edhe në zonat turistike të vendit, nga Velipoja deri në Konispol, Dhërmi, Qeparo, etj. Një pjesë e madhe e këtyre qytetave, sipas Peleshit, nuk ka parë asnjë investim në këto 20 vite. Ai renditi po ashtu edhe një sërë projektesh të inovacionit në arsim. Sa i takon Bahkisë së Tiranës, Peleshi nënvizoi se qeveria i ka akorduar në fillim të vitit një grant prej 10 milionë dollarësh. Por vijoi ai, nuk po shohim që ky grant të kthehet në investime.
Vazhdoni punen, populli eshte me ju!
Reforma teritoriale eshte nje nder pikat qe vendi duhet te realizoje per marrjen e statusit dhe qeveria eshte teresisht e angazhuar per ta permbushur ate. Bravo.
Ralizimi i reformes territoriale shume erendesishme si per vete individet brenda vendit por eshe per marrjen e statusit kandidat.
Pune e mbare dhe fantastike kjo qe qeveria po ben.
Shume vleresime per qeverine dhe hapin e rendesishem qe ajo do te nderrmari.
Me ane te reformes territoriale do ti jepet nje tjeter kuptim zhvillimit te vendit dhe ekonomise se cdo qyteti. Qeveria ka nje vullnet te pashembullt per ta bere sa me pare reformen territoriale dhe kete kerkon qe ta beje me nje gjitheperfshirje te te gjitha forcave politike.
Por une mendoj se ajo nuk ka perse te mbetet peng e opozite se e kapricove te saj dhe te mos e beje kete reforme qe eshte ne te mire te vendit. Opozita nuk do qe te behet pjese e kesaj reforme. Le te rrije dhe populli do ta gjykoje nese veprimi eshte i sakte apo jo.
Reforma territoriale duhet te behet sa me pare sepse ajo eshte e domosdoshme. Ka disa reforma qe jane mbi vullnetin e partive, duhen bere me patjeter.
Populli ju mbeshtet ne cdo inciative qe ju ndermerrni, bravo per angazhimin e radhes qe po merrni.
Bravo Rama po ndryshoni per pozitivisht kete vend.
Qeveria po deshmon se eshte gati per cdo ndryshim te rendesishem qe sjell ndrushim poztiv te vendit.
duam ndryshim, punesim!
kjo reforme ben te mundur hapjen e vendeve te reja te punes
Kjo reforme eshte me shume te ardhura per shtetin
Raforma territoriale e domosdoshme kjo sjell dhe me shume te ardhura per shtetin, bravo qeverise
Pergezime qeverise sepse realizimim i reformes territorilae do te thote me shume vende pune per individet, dhe per kete qeveria Rama po kujdeset me se miri.
Fantastike nga ana e qeverise po tregoni se vertetekeni qellimin te ndryshoni per mire vendin , bravoooo.
Po beni me te miren per ndryshimin e imazhit dhe zhvillimin e vendit, bravo
Ja ku shkruajten keto 5 komentuesit rrogetare te paguar me leket e shtetit per te folur brrockulla te komentet. Ku i keni vendet e punes mor idjoter.
Deklaratat e qeverise, te behen pasi eshte mundesuar dhe bere realitet ajo qe thuhet dhe propagandohet si paradhenie. Ne te kundert eshte thjesht nje demogogji dhe e pabesueshme ne nje vend i cili eshte i zhgenjyer dhe i ngopur me lugen bosh. Le tia leme kohes dhe te shikojme! Cdo gje do te matet me rezultatet e ardheshme, dhe jo me llafollogjite politike.
Pridhni, pirdhni, se ky eshte popull trap. Kur nuk ka indikatore matjeje, ky popull vetem llafe do e ju beson.
idete duken te mira por te shikojme sa do te realizohen. Ne keto 7 muaj nuk kam pare qofte edhe nje fadrome e asnje permiresim neper rruget e hapura nderkohe qe perdite vdesin njerez si te ishim miza dheu, koha do ta tregoje por nese eshte demagogji Rama me shoke ta harrojne voten time kur te vije koha…
PS. ai i mbarumi qe na la e qe tani flet nga mesi e poshte as ide nuk kishte, hudhi lek neper kantjere pa nje strategji zhvillimi, pra veprant e mira fillojne nga idete e mire, por edhe produkt he ju keqen xhaxhi
Plotesisht dakort me Tomi. Duhet te fillojme te shohim dicka nga keto idete, ndryshe dhe voten time ta harroj.
Gjer me tani vetem muhabete kemi degjuar,shpresat pas 23 qershorit kane qene ta medha,shqiptaret te votuan me shumice,akoma ke shansin te behesh kryeministri historik i Shqiperise,por nese vazhdon vetem me muhabete duke u grindur vazhdimisht me opoziten do marrish rrugen e Berishes.
peleshi si pela e rames premtoi 12 vite ne bashki si rama dhe vetem pallate per koqon dhe linda bashen e fidelin kane bere.pele e ka bere korqen pelesh pela.
Une jetoj ne kavaje por nuk me kane zene syte asgje nga keto,as vende pune ,as mire qenie,as perspktive.Une kam pare vetem nje aksion qe u be gjate fushates dhe kaq.Mbas kesaj vetem gjume dhe premtime.
Me bene pershtypje se me te interesuar eshte rinia se sa partite politike.Brrabo rini e me ju krenohet shqiperia.
7 muaj skemi par gje as vende pune as investime asnje pun me pak fjal, mos tju ginjejn mendja se pas 3 vjetesh te vini te beni fushat elektorale e te thoni prap qe do hapim 3oo mij vende pune. se do ju marin kalamajt e lagjes me gura e zdo keni vente te futeni, po presim dhe 3 vjet te shohim ca do beni po meduket se ram nga shiu ne bresher.
Reforma territoriale eshte teper e domosdoshme pasi i jep vendit nje frymemarrje te re. Humbin vendet e punes disa militante por ato vende pune jane pa impakt. Reforma e re e ben Shqiperine me europiane dhe hap perspektiva te reja zhvillimi. Me keto reforma qe po merr PS po e justifikon voten e popullit .
PO FIERIN KU KE LENE ZOTI KRYEMINISTER?TE KA DHENE 9 DEPUTETE
Nuk shijohet mire puna e mbare e qeverise ne se nuk ka edhe mendime ndryshje,mendimi ndryshje pranohet por jo ekstremiste ndryshje si ari me tyrli pisanjoser te tjere qe shkruajne mbroçkulla,pale pastaj ata qe vene baste me voten e tyre.Jo njerez jo ,kjo qeveri deri tani ne kushte shuem te veshtira ka bere dhe po ben shume duke menduare se si e ka marre vendin dhe çfar guresh ve “opozita”.
Kjo qeveri do tja dale se ne perberjen e saj ka idene shume perparimatre te gershetuare me vullnetin e çelikte per te realizuare detyrat.Keta djem dhe vajza qe perbejne kete trupe ekzekutive te vendit me ne krye Edi Ramen,duke u bazuare ne shume pika referimi do realizoje plane dhe projekte te medha qe ne fund te madatit ai qe ve baste sote me voten do kerkoje kater duar per ta votuare,por ne ju themi akoma eshte shuem shpejte per tu bere euforike se goditjet e kundershtarit jane akoma te medha,por dime vetem nje gje deri tani se edhe kjo opozte keshtu siç eshte ka dhene shenja se e kane kuptuare kush eshte e verteta.Bravo Rama populli eshte me ju vetem çdo fjale qe thoni beheni realitet dhe te tjerat i rregullojme ne.
Te shohim. Nje qeveri e sukseshme eshte ajo qe ofron ngritje ekonomike dhe jo varferi. Deri tani me kete skandal ekonomik ku njerezit jane katandisur me 100-Lek ne xhep, nderkohe qe taksat dhe kostoja e jeteses po rriten pertej normales, nuk me duken mire gjerat. Megjithate do ja leme kohes mrekullite. Varferia sjell varferi, sido qe ta besh.
Po cu be me Rrugen e Arberit? Krahina e Dibres si ne Mesjete!
O Bobi mo ke mar vesh se po bejne gje ne tiran apo shkoder rilindja e ka len fierin mbrapa, jo bobi jo ne te ter shqiperin azgje spo behet, kurse per fierin te vjen te vesh duart ne kok zona naftembajtese nuk ka rrug eshte me keq se ne kohe e italianit, rruga fier berat do tank ta kalosh eshte ber e pakalushme nga makinat
vazhdoni me llafe se populli vetem llafe do e pune hic bravo ps per llafet qe keni, tru leshko jemi ne shqiptaret