Projektligji për ILDKP/ Drejtuesin tani e propozon Kuvendi, jo kreu i shtetit

11 Prill 2014, 09:11Politika TEMA

Presidenti i Republikës nuk do ketë më të drejtën për të propozuar kandidatët për të drejtuar Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Një gjë e tillë u paralajmërua një natë më parë nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

Ndryshimet në ligj janë propozuar nga mazhoranca dhe synojnë që kandidatët për kreun e këtij institucioni, të propozohen nga Kuvendi.

Në këtë mënyrë, Presidenti anashkalohet plotësisht nga procesi.

Basha tha se kjo gjë po bëhet për të legalizuar largimin e ish- kryetares, Zana Xhuka.

Por mazhoranca është e mendimit se nuk po shkel ligjin, pasi e drejta për të propozuar kandidatët për kreun e ILDKP, nuk është një e drejtë kushtetuese e Presidentit.

Në këtë mënyrë, bazuar në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ata thonë se atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta, nuk mund ta bëjë ligji.

Kreu i ILDKP zgjidhet me 71 vota dhe shkarkimi bëhet me po kaq vota.

5 komente në “Projektligji për ILDKP/ Drejtuesin tani e propozon Kuvendi, jo kreu i shtetit”

  1. Ja dhe ‘celsin’ e kasolles se kashtes ,ja varen ne qafe ketij bajraktarit turk !
    Vetem me mentalitet autoritare te gjithe keta qe drejtoje institucionet shtetrore !

  2. arif says:

    nje nga nje sa ta fshini per ghithmon

  3. Niku says:

    Asgje per t’u habitur. Nuk durojne dot t’i kontrolloje dikush qe nuk e kontrollojne po vete. Ne ky projekt kthehet ne ligj atehere pasurine e Rames dhe te Metes do e kontrolloje ndonje kamikaz i tyre.

  4. fieraku4u says:

    KY QENKA NJE SUPER LAJM PER TE GJITHE SHQIPTARET. LERENI JARIN TANI TE NGROHET NE DIELL, DHE TE RUAJ MISTRIN SI DORDOLEC ORDINER QE ESHTE.

  5. joel shkodra says:

    Tani qe nuk e ka e majta presidentin, kerkon te ndryshoje keto ligje. Kur te jete e kunderta (presidenti i tyre e qeveria jo), do te kerkojne t’i ndryshojne perseri. Kjo pune eshte ne Shqiperi. Nuk ka halle te tjera populli, hallet i kane ata per vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje