INTERVISTA/ Basha: Do zbardhim trafikun e drogës nga ushtria. Protesta nëse reforma territoriale miratohet nga mazhoranca

10 Prill 2014, 23:09Politika TEMA

Brenda 48 orëve të ardhshme, Partia Demokratike pritet të bëjë publik udhëzimin mbi zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, ku edhe do të përcaktohen kriteret e kandidatëve për postet drejtuese. Kjo u bë e ditur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin “Opinion”.

Kreu demokrat ka pohuar se do të respektojë standardin e vendosur tashmë në PD në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, kur u pyet nëse do të jepte dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve.

“Partia Demokratike është një dhe vetëm një, për fillimin e ri dhe ringritje e saj për fitoren”, theksoi Basha në lidhje me dyshimet e ngritura se jashtë strukturave drejtuese mund të mbeten ata që nuk konsiderohen si mbështetës të kreut aktual të PD-së.

I pyetur se si e konsideronte Ilir Metën, Basha tha se ai është bashkëpërgjegjës në situatën që po kalon vendi dhe nuk është pjesë e zgjidhjes.

Ndërsa për një bashkëpunim të mundshëm me FRD-në e Topit apo Spartak Ngjelën, kreu demokrat tha se dyert e PD-së janë të hapura për cilindo që nuk është pjesë e kësaj qeverie dhe mazhorance.

Përsa i takon statusit të vendit kandidat, Basha theksoi procesi nuk mund të bllokohet nga skeptikët, por nga ajo nëse vendin e meriton apo jo dhe në këtë rast mazhoranca.

“Si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë nuk mund të mos përshëndes dhe të shpreh kënaqësinë për faktin që kryeministri i vendit pritet në Berlin nga kancelarja Merkel, drejtuesja e një ndër shteteve më të fuqishme të globit, njëkohësisht edhe anëtare dhe kryetare e një prej partive të rëndësishme në partinë e madhe evropiane ku bëjmë pjesë edhe ne”, tha Basha, duke komentuar vizitën e kreut të Qeverisë, Edi Rama, në Berlin.

“Ndajmë plotësisht mesazhet që Gjermania dhe në veçanti zonja Merkel janë miq dhe mbështetës të fuqishëm të Shqipërisë i dhanë zotit Rama gjatë vizitës mesazhe të forcimit të shtetit ligjor të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të sigurisë juridike, të reformës në drejtësi etj. Shpresoj që zoti Rama të ketë hequr dorë nga qëndrimi i përsëritur publik për skepticizim si problem në marrjen e statusit duke futur këtu edhe Gjermanisë si një nga vendet që u shpreh kundër marrjes së statusit në dhjetor dhe të ketë kuptuar se procesi është një proces i cili nuk mund të bllokohet nga skeptikët por që meritohet ose jo nga vendi, në këtë rast nga mazhoranca”, tha Basha.

Ndërkohë, Basha ka kritikuar qeverinë lidhur me procesin e legalizimeve, të cilat tha se i premtoi falas e tani po bën bishta, si dhe për rrënimet pa leje.

Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga legalizimi i borxhit, ndërsa shtoi se konceptin qeverisës ekonomik të Ramës, nuk e pranon edhe shkolla më e dobët.

“Shteti shqiptar nuk ka arkë me flori, ka një dinamikë”, tha Basha.  Ai mohoi kritikat e Ramës, i cili tha se gjeti bosh arkën e shtetit pasi mori qeverisjen. Basha tha se çdo qeveri lë borxhe, dhe se kështu la edhe qeverisja e PD-së.

“Në shtatë muaj qeverisje, mos hapja e një vendi të ri pune, perspektiva e një ekonomie të dobët,  është shenja e një të ardhmeje të pasigurt për shqiptarët”, tha Basha,

– Zoti Basha, në Kuvend sot zoti Imami ka bërë një akuzë të rëndë që implikon strukturën e ushtrisë në trafikun e drogës?
Është një çështje jashtëzakonisht serioze. PD në opozitë ka adoptuar fakte dhe nuk flasim pa fakte dhe argumente dhe në kuadrin e kësaj akuze kam autorizuar deputetët tanë në Komisionin e Sigurisë për fakte dhe indicio të tjera. Kjo është një gjë e rëndë. Deputetët e opozitës po marrin të gjitha masat për ta trajtuar në suazën institucionale. Duke filluar nga dita e nesërme do të hedhim hapa institucionalë për zbardhjen e çështjes.

– Nga kanë ardhur të dhënat?
Kjo çështje do të trajtohet në mënyrë institucionale. Situata është dramatike. Uroj dhe shpresoj që të përgënjeshtrojmë dhe lajmi të dalë një lajm i rremë. Por ju them që shqetësimi i ngritur sot nga zoti Imami do të ndiqet me seriozitetin më të madh brenda hapësirës institucionale që ka opozita, si dhe transparencën publike.

– Mund të akuzohet një ushtri e tërë për trafik të lëndëve narkotike?
Ky fakt do ta bënte akoma më tronditës, por ne i jemi përveshur punës për ta zbardhur çështjen në mënyrë institucionale. Me marrjen e një sërë faktesh, kemi muaj që po i mbledhim, ne do të veprojmë duke nisur që ditën e nesërme. Po ju infornoj se opozita po bën atë që dëshiron çdo qytetar i vendit për një situatë mjaft tronditëse, që pjesë të infrastrukturës ushtarake mund të jenë përdorur për trafik lëndësh narkotike.
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë do të depozitojë nesër një kërkesë për indikacionet që ne na kanë ardhur për këtë çështje. Më pas do të vendosim për hapat e tjerë institucionalë.

– A mendoni ju si kryetar i opozitës se vendi ka nevojë për një reformë territoriale?
Kësaj i jam përgjigjur edhe më parë edhe si kryetar i Bashkisë më të madhe të vendit dhe i Shoqatës së Bashkiakëve. Qëndrimi ynë është se do të ishte në dobi të përparimit të vendit, pa përjashtuar edhe një nënprodukt të kësaj reforme, atë të ndarjes territoriale të vendit. Jemi pro një reforme të decentralizimit. Reforma është kali, ndarja territoriale është patkoi. Nuk mund të vihet karroca para kalit. Kushtetuta e vendit dhe tradita 23-vjeçare e vendit kërkon konsensus dhe konsultim qytetar.

– Zoti Rama para disa ditësh ju ka dërguar një letër për një takim të përbashkët për çështjen e reformës territoriale. Këto mund t’ja thoshit në sy, pse refuzuat?
Nuk kam refuzuar. Letra që kryeministri dërgoi nuk kishte argumente të reja nga sa kishte dhënë më parë. Kërkon bashkëpunim, por sipas votave në Kuvend. Ai kërkon që opozita të bëhet fasadë e konsensusit. Ne i kemi kthyer një përgjigje dhe nuk ka asnjë refuzim për t’u takuar. Ne e duam konsensusin dhe jemi të gatshëm.
Në letrën e tij nuk ka asgjë të re. Megjithatë letra shërbeu për të sqaruar pozicionin. Por Rama nuk është për konsensus.

– Nëse zoti Rama ju fton sërish të hënën, do të shkoni?
Jemi gati si opozitë deri në nivelet më të larta për t’u takuar duke u nisur nga çështjet më të vogla, deri tek pesë prioritetet e përcaktuara nga BE, për statusin dhe negociatat.

– Pse nuk e keni ftuar ju zotin Rama?
Nuk ka asnjë problem për t’u takuar, por unë po e vë theksin për 5 prioritetet e statusit.

– A keni ju një projekt për reformën territoriale?
Nuk kemi dhe nuk paragjykojmë. Por pa opozitën nuk do të ketë reformë territoriale.

– Përderisa ju nuk jepni konsensus pse e pengoni këtë mazhorancë që ta bëjë reformën territoriale?
Ne po kërkojmë konsensus dhe mazhoranca po thotë jo. Ne do të vazhdojmë të insistojmë për konsensusin. Nuk është tekë e jona kjo. Asnjëherë në këtë vend në 23 vite demokraci, reformat nuk janë marrë pa konsensusin e opozitës dhe zoti Rama iu afrua konsensusit kur ishte në opozitë për Kodin Zgjedhor. Konsensusin e shohim në interes të bashkëpunimit, por është mazhoranca që mendon që një reformë e këtyre përmasa mund të bëhet meqë ka numrat. Numrat nuk ia dhanë, por i bën pas procesit. Opozita është e gatshme dhe do të insistojë për konsesusin.

– Nëse kjo reformë mbetet pezull?
Ata kanë përgjegjësinë që për këtë reformë dhe reformat e tjera të rëndësishme që garantojnë bashkëpunim dhe këtë po kërkon edhe Brukseli. Duhet konsensus politik.

– Nëse mazhornmaca e voton këtë reformë çfarë do të ndodhë?
Kjo është një rrugë e gabuar që nuk do t’i shërbejë vendit dhe klimës politike në vend. Ne do ta presim mazhorancën me Kushtetutën në dorë nëpër rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Do ta trajtojmë në mënyrë institucionale.

– Pra, do të ndërmerrni protesta popullore?
Besoj se fola qartë.

– A kishte një ftesë në ditëlindjen e Metës?
Nuk kisha ftesë, por axhenda ime ishte paracaktuar një muaj më parë në Deçan.

– Ju keni patur raporte të mira me zotin Meta. Si shpjegohet që nuk kishit ftesë?
Për këtë duhet ta pyesni zotin Meta. Nuk u ndjeva keq. Unë jam kryetar i PD-së dhe jo…

– A ka ndonjë hatërmbetje në xhepin e brendshëm të kryetarit të PD-së?
Nuk e trajtoj PD-në me hatërmbetje.

– A është Meta një potencial për një aleancë me PD?
Ilir Meta është aleat i Ramës dhe është përgjegjës dhe bashkautor i kauzës që e ka pllakosur vendin në fund të tunelit.

– Deputetët të PD-së pretendojnë se nuk po sulmohet zoti Meta ashtu si zoti Rama…
Nuk ia vlen të spekulojmë në këtë rrafsh. Nuk qëndron kjo që thoni. Të dy bashkë ndajnë përgjegjësitë për keqqeverisjen e vendit. Opozita është ballore dhe e pandarë ndaj dyshes Rama-Meta.

– Kur do të ketë PD një lidership të dalë nga zgjedhjet e reja?
PD nuk ka vakum statutor. Kryetari i komanduar i grupit kryen të gjitha funksionet që mund të kryente nënkryetari i partisë. Po ashtu edhe zonja Topalli kryen të gjitha funksionet e nënkryetarit të partisë deri në zgjedhjet e reja. Tani po zhvillohet evidentimi i anëtarësisë së partisë. Është konfirmuar fluksi i anëtarëve të rinj të PD-së. Është regjistruar anëtarësia me të gjitha të dhënat dhe shumë shpejt do të bëhet publike. PD-ja është në rrugën e fuqizimit dhe ringritjes së saj. Qytetarët kanë kthyer sytë nga PD-ja.
Këtë javë do të dalë udhëzimi që përcakton modalitetet që do të ndodhin zgjedhjet që nga baza. Do të nisë me një projekt pilot që do të nisë me Tiranën. Synimi është që brenda 20 majit të ketë përfunduar këtë proces për t’i hapur rrugën kuvendit të partisë.

– Jeni të vonuar?
Ne në shtator do të nisim procesin për zgjedhjet lokale me një lidership të ri. Jam dakord që duhej të ishte kryer më shpejt, por për shkak të situatës së krijuar. Mund të kishte ndodhur më parë, por nuk jemi të vonuar.

– Do të ketë ndryshime rrënjësore në strukturat e PD-së?
Ka një sërë ndryshimesh. Ne do të ecim drejt krijimit të një grupi për ndryshime në statut.

– Ju për cilën formë do të ishit?
Është akoma herët për folur.

– Është e vërtetë ajo që thotë shtypi se do të ketë PD-ja 5 nënkryetarë partie?
Ne nuk kemi përcaktuar ende asgjë dhe gazetat bëjnë punën e tyre.

– Është një opsion gjithsesi?
Ne do të shohim të gjitha mundësitë.

-A do të ketë rikandidim të drejtuesve aktualë të PD-së?
Kriteret e kandidimit do të bëhen publike brenda 48 orëve të ardhshme përmes udhëzimit që do të publikojmë.

-A ka mëri mes PD-së e z.Stafan Fyle?

PD-ja nuk është parti e mërive, por ka treguar përgjatë 23 viteve që për hir të integrimit të vendit, ka bashkëpunuar me të gjitha ata që në momente të caktura kanë qënë vendimmarrës.

-Cili është qëndrimi i opozitës në përplasjen mes mazhorancës dhe Presidentit?

Nuk është debat por uroj që Gjykata Kushtetuese ta marrë sa më shpejt në shqyrtim çështjen. Ky është një atentat që i bëhet Presidentit të Republikës.

-Ju keni thënë që PD është e hapur ndërkohë që z.Ngjela ka iniciuar një lëvizje kryesisht me të djathtë. A jeni i gatshëm të takoheni më të?

Më vjen mirë që një zë i veçantë në media siç është z.Ngjela ka marrë një pozicion kritik kundër Metës dhe LSI. Por do të doja që me të njëjtën konsenkuencë të mbante qëndrimin e tij edhe me mazhorancën. Por ky nuk është kusht që ne të takohemi. Ai ka kontributet e veta në PD. Kur kam theksuar kthimin dhe rikthimin e atyre që kanë kontribute, nuk kam përmendur emra. I vetmi kusht që mund të them është që të jenë në oponencë dhe kritik me mazhorancën e majtë.

-Do t’i bashkohet PD-ja nismës për prishjen e ndërtimeve pa leje?

PD do të ngrejë një komision që javën e ardhshme do të zbresë në terren dhe do të evidentojë çdo ndërtim të paligjshëm. Uroj që institucionet përkatëse, Avokati i Popullit dhe Prokuroria të verifikojnë të gjitha rastet. Ministra dhe familjarë të tyre kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Mos ja lini Rilindjes Demokratike ta bëjë denoncimin e vetme. Rama bën sikur po zbaton ligjin ndërkohë që këtu në Tiranë, nën hundën e tij dhe në bregdet po ndërtojnë pa leje pushtetarët e rinj. Ua serverim fotot që disponojmë dhe që vërtetojnë ndërtimet e tyre të paligshme.

25 komente në “INTERVISTA/ Basha: Do zbardhim trafikun e drogës nga ushtria. Protesta nëse reforma territoriale miratohet nga mazhoranca”

  1. rako says:

    PD,nje parti e qelbur nga koka….

    1. shpatar says:

      Te me falesh por dua te shtoje dicka me shume .Hiq nja dy te gjithe te Pd qe jane ne parlamente dhe jashte tije duhen futur ne burge.Dosjet i kane sa nje mal vetem presin Drejtesi te munguar .

  2. 777 says:

    e kujt i plasi per postet drejtuse ti ske per te marr ndonjeher zgjedhje

  3. Tironc Tropojani says:

    Sigurisht eshte kjo mazhorance,qe e meriton marrjen e statusit, por qe dita dites, ju opozita po beheni pengese.spo te pelqen, koncepti ekonomik i kesaj qeverisjeje? Po ske faj se koncepti juaj ekonomik,eshte Informaliteti dhe grabitja e popullit, diten per Diell.

  4. 321 says:

    ky sikur ska lidhje fare me Shqiptaret, eshte pa kripe fare

  5. XXL says:

    Te lumte goja Lulush. Me bukur se flet nuk ka se ku te shkoi. E shikoje qe,me gjithe keto pune qe ke bere ate te Kryetarit te Bashkise e ben turni trete. Nuk e di se sa e ke koefiçentin e pafytyrsise o gjo e shemtute.

  6. PUF LALA says:

    VRASES ORDINER ZWERF HOND NE DJALL VAFSH MORE MAFIOZ I QELBUR

  7. Labi 2 says:

    E o Luli po a e ndoqe mbledhjen e grupit tend parlamenatr,ku askush nuk e kishte mendjen tek ato qe thoje ti?Kesaj i thone bjeri se i bie mire.

  8. Aljor says:

    “As mish as peshk”.Nje “berishizem” i kulluar por me fjalor me te emancipuar.Ne plan te pare ruajtja e gjithe bemave te PD-se panvaresisht se ajo qeverisje e mbrapesht e solli vendin ne kete gjendje.

  9. Shyqo Kotherja says:

    Lul-Hollandezi eshte nga ata politikan qe thote shume gjera, por nuk thote asgje…

  10. sufllaqja says:

    Edwin Rama zgjohu ! Nuk i more kot votat

  11. Me cilet duhet te laje hesapet me pare ky popull ?
    Me Grekun qe po i ka kthyer burgjet per shqiptaret si
    dhoma experimentale te Dr.Frankenshtajn , qe po i shqyen te gjalle
    shqiptaret apo me kto kriminelat e salih berishes ,qe bejne zhurmen ne interes te grekut e gjasme bejn politik !

    Eshte kulmi deri ku do shkoj durimi atij populli ,
    me cfar hallesh jeton sot ai popull dhe cfar kerkojn kto kriminele ?

    Ky lulezime basha i cili i firmosi grekut Teritorin Detare Shqiptare.
    OOOOOooooooooooooooooooooooooooooo ju q!fte bota gjakun jo vetem juve ty basha me sali berishen e gjithe bandes qe ben gjasme opoziten sot ,
    pot gjithe juve politikanve edhe pushtetit qe ju le juve te shkaterroni jeten e shqiptarit duke i sherbyer vetem te huajve ,vetem shkaterrimit te ktij vendi .

  12. Tomi says:

    ik mer kaqol, keshtu vazhdo se do e shikosh ne zgjedhjet e radhes si do shkosh, jeni bere pale me krimin e korrupsionin e kaosit qe e keni pjelle vet duke menduar qe shumica e shqipetareve jane te tille por e keni gabim dhe do ta shikoni

  13. miu says:

    Mjaft me shpifje dhe shantazhe! Dergoni faktet ne prokurori! 21 janari nuk eshte harruar!!! Te vraret po ulerasin nen toke!!!

  14. Nastradini says:

    Arben Imami dhe ky “muti i lagur” që do të quhet “kryetar partie”, vetëm me deklaratat e tyre për ushtrinë, duhet të dalin para gjyqit…N.q.se këto “deklarata” vërtetohen, atëhere përgjegjës kryesor është “mustaqemiu tetraplegjik” i tyre, Jari, si Komandant i Përgjithshëm…(???!!!) Apo ai është vetëm për të “graduar” gjeneralë analfabetë, militantë të PD-së…

  15. Reforma teritoriale duhet te miratohet konsencusin e kane dhene qytetaret me 84 mandate keta qe bertasin per konsencus sduan as reforma dhe as gje tjeter keta duan rrepubliken e bananes te doktor rrumpalles.

  16. zamo says:

    Ore po kto politikane sikur Kane here të njejten shkolle ne të njejten vend dhe site të gjithe se të njejat muhabete i kemi degjuar nga berisha ,nano,meta, rama dhe tani dhe basha.
    23 vjet të njejtat llafe u bene BOZ.

  17. Ermal says:

    PO TE JENE TE VERTETE AKUZAT PER USHTRINE QE TRANSPORTON DROGE NE KEMI MAR FUND SI SHTET ME KEQ SE KOLUMBIA KJO QEVERI SE KA TE GJATE DHE PER KET TE JENI TE BINDUR

  18. Arberi says:

    Akuza tronditese qe sjane aspak te verteta. Shume shpejt besoj do dali e verteta e shpifjes se PD dhe Imamit. Si mund te meret nje ushtri e NATO-s me trafik Droge ska llogjike eshte non sens. Skane me ca te meren kto opozitaret dhe trillojnwe gjera kot me kot per te njollosur ushtrine me gjera te paqena

  19. plaku says:

    Dihet se ne kuvend ka dy probleme :
    – Qeversija sa me e shpejte e vendit me ligje te reja.
    – Perfaqesimi nga deputetet i zerit te popullit qe ata perfaqesojne.
    Qeveria i ofron opozites kohe qe te bashkepunoje me diskutime dhe kur opozita do te fitoje kohe per te krijuar ngarce, kuptohe se kuvendi nuk ka kohe te merret me me opoziten ai duhet te votoje per ligjet, me qellim qe qeveria te veproje. Kjo eshte abc-ja e demokracise. Vjen ky bukuroshi dhe kercenon me protesta. Le ti beje protestat, jane e drejta e tij, por vetem se dardha e ka bishtin prapa, se keshtu ai e lodh elektroratin e tij me budallalliqe.

  20. elbasani says:

    Reforma teritorjale duhet te behet pa vonese.Konsensusin e ka dhen populli prandaj votuam nje platforme te re qe pelqyem,te tjeret i provuam na bashkohen apo jo esht pune e tyre,kjo nuk ka rendesi.Per cdo mos realizim pergjegjsi do mbaj qeveria.

  21. veterani says:

    PD bande kriminelesh.ky hollandezi sa i vlen lekura do ta shofi ne zgjedhjet qe vine.

  22. vasili says:

    Me duket se nuk deshen te hynin ne nato.Keta jane bere pishman.Me gjithe fatin e tyre se qe qeveria Nano kur kerkoj anetaresimin.POR KUSH PORDHI DHE KUSH E MORI BAKSHISHIN.

  23. ley says:

    Ha MUT ha MUT kllaon i fryre me gjilpera te infektume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje