Kuvendi miratoi të enjten me 76 vota pro disa shtesa në ligjin “Për transportet rrugore”, që parashikon transferimin e kompetencave nga pushteti qendror në drejtim të pushtetit vendor për përcaktimin e tarifave së transportit qytetas. Ndryshimi i propozuar në ligj ngarkon bashkinë, ku dhe kryhet ky shërbim, që përmes politikave të ofrojë një shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve.Me ndryshimin e ligjit tashmë janë bashkitë që kanë të drejtë të vendosin dhe çmimin e biletës. Kuvendi miratoi me 75 vota pro edhe Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”. Kuvendi gjithashtu miratoi sot edhe propozimet e kanditaturave për komisioner të Avokatit të Popullit. Etilda Gjoni Saliu, u miratua me 72 vota pro, një kundër dhe1 abstenim, Arben Shkëmbi më 69 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstendim si dhe Ilir Kapedani me 68 vota pro 3 kundër dhe 3 abstenim. Ndërsa Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore” të ndryshuar”, mori 75 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim
Përpara procesit të votimit, opozita u largua nga seanca e Kuvendit. Deputetja demokrate Majlinda Bregu u shpreh se Kryetari i Kuvendit duhet të kishte marë parasysh propozimet e bëra nga opozita, ndërsa u i kërkoi Metës që të heqë dorë nga personalizimi i pushtetit.
“Zoti Kryetar i Kuvendit kemi propozuar sot disa amendamente që ju duhet t’i kishit pranuar dhe të ndiheni të lumtur me propozimet tona, sepse ju mësojmë sesi të qeverisni dhe si të mbani tempin. Për një maxhorancë xhonglerësh siç jeni ju, as ju nuk shqetësoheni se cilat premtime humbasin, bien rrugës. Ne jemi opozita e këtij vendi dhe jo e juaja; as e kemi pasur ndër mend ndonjëhërë të jemi opozita juaj. Po ju kujtoj të hiqni dorë nga personalizimi i pushtetit dhe përhapja e dhunës në institucionet e pavarura, për atë dhunë që s’po resht së ushtruari mbi instancat e larta siç është Presidenti, për t’u ulur dhe diskutuar për 5 detyrimet që BE-ja i ka vënë para Shqipërisë, për të diskutuar reformën territoriale të Shqipërisë. Ju jua ka thënë Komisioneri Fyle të përfshini opozitën. Ne po dalim nga salla”, u shpreh Bregu.
Po pse moj Majlinde! Ilir Meta te ftoi dhe ne ditelindje, ku ti me Namikun i cuat alamet peshqeshi… Mjaft me komedite se na hapet zorret
Opozita iku tek vendi ku ra Olldashi. Se ai i shte i rrugeve.
Keta te PD jane njeri me karagjoz se tjetri.
Perse shkoni ne parlament kur ikni para votimi? O njerez shpellar te paditur, o hajdute qe vodhet gjith shqiperin, o kriminel qe vrate njerez te pafajshem, o babzi. FRD do te jete opozita krtesore mbase zgjedhjeve te 2017. PD ose me sakte, partia e dobiceve, do te jete vec nje sindikate.
Nevoitet xhaxhi Enver,ai qe te zhdukte edhe varrin.PD,e meriton!
Uaaaaa, mos moj surrat kale, po mire ben qe del se mbytet parlamentin me bajga si ty e plot hale te tjere.
Mendoj, se kuvendi duhet te kete parasysh dy gjera kryesore :
a.- Qeverisjen sa me te mire dhe me te shpejte te vendit.
b.- Perfaqesimin sa me te mire te perfqesimit te popullit ( pra demokracine ) ne kuvend.
Mendoj, se kuvendi ben shume mire, qe nuk bie ne kurthin e ngerceve dhe zvaritjes se vendimeve pra qeverisjes se ndadalte te vendit. Kuvendi ti japi hapsire opozites per konsens dhe kur opozita vonohet me qellim, atehere ne plan te pare duhet te jete marrja e vendimeve, sepse populli ka votuar ne radhe te pare per qeverisje sa me te shpejte.
Ne se opozita nuk don te kontribuoje dhe largohet kjo eshte puna e saj dhe ajo te marri pergjegjesine para zgjedhesve te saj ashtu sic merr edhe maxhoranca pergjegjesine para zgjedhesve e saj.
Kjo eshte thjesh nje loje qe ka rregullat e saja dhe maxhoranca po vepron shume drejt.