INTERVISTA/ Withers: Sfida kryesore për Shqipërinë, sistemi i drejtësisë

10 Prill 2014, 17:42Politika TEMA

Ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjatë viteve 2007 – 2010, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se sfida kryesore për Shqipërinë është sistemi i drejtësisë, një sistem, sipas ambasadorit Withers i vetë-diskredituar.  Sipas ambasadorit Withers, marrja e statusit të vendit kandidat në BE dhe standardet e larta që duhet të plotësojë vendi në procesin e anëtarësimitt  do ta ndihmojë Shqipërinë të kapërcejë problemet e shumta të grumbulluara gjatë 20 vjetëve të fundit.

Zëri i Amerikës: Hera e fundit që kemi biseduar për Shqipërinë ishte para zgjedhjeve. Qeveria e re socialiste erdhi në pushtet, duke bërë fushatë me parullën “rilindje”. Tashmë pas 6 muajsh në pushtet, a mendoni se ky premtim është mbajtur?

Ambasador Withers: Mendoj se është ende herët ta thuash. Çdo qeveri e re duhet të kalojë përmes disa procesesh, duke të rimësojë mekanizmat qeverisës pasi ka qënë jashtë pushtetit për një kohë të gjatë. Mendoj se 6 muaj nuk është një periudhë e mjaftueshme për të gjykuar, në se ata do t’i mbajnë premtimet apo jo.

Zëri i Amerikës: Në qershor Shqipëria pret përgjigje për çështjen e statusit të vendit kandidat në BE, një status që nuk e ka marë dot prej 4 vitesh. A jeni optimist se këtë herë do të marrë.

Ambasador Withers:  Optimist?  Po, mund të them që jam. Por besoj nuk më takon mua, një qytetar privat, që nuk flas as në emër të qeverisë amerikane, të them se çfarë mund të bëjnë, ose të mos bëjnë evropianët. Por statusi kandidat është i rëndësishëm dhe do ta ndihmojë shumë Shqipërinë. Procesi për t’u bërë anëtar i BE-së kërkon plotësimin e standarteve më të larta ndërkombëtare. Është një proces shumë më i hollësishëm dhe i ndërlikuar, se sa procesi i anëtarësimit në NATO.  Dhe në shumë drejtime, si për shembull për të zgjidhur përçarjet politike që kanë pllakosur Shqipërinë prej shumë vitesh,  për të gjetur një arbitër të paanshëm, për të ndihmuar me çështje të tilla jetike, si gjyqësori, apo praktikat ekonomike, ky proces i disiplinuar, që ka patur shumë përfitime për vende tjera,  do të ketë përfitime edhe për Shqipërinë. Ka edhe një element tjetër që nuk duhet harruar. Anëtarësimi i Shqipërisë do të jetë përfitues edhe për vetë Bashkimin Evropian.

Ballkani historikisht ka qënë një rajon i paqëndrueshëm dhe gjatë historisë së Shqipërisë kemi parë që ajo ka luajtur një rol konstruktiv dhe bashkëpunues për të sjellë qëndrueshmëri dhe paqe në rajon. Pra, në se do të citoja një albanolog të njohur, filologun austriak  Maximilian Lambertz që ka thënë pak a shumë se “historia njerëzore nuk mund të shkruhej pa shqiptarët”,  për analogji, unë do të thoja sot, se një Evropë e bashkuar dhe e tërë, nuk mund të krijohet pa pjesëmarrjen e Shqipërisë në të.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët sistemin e drejtësisë, por një element tjetër po aq i rëndësishëm është edhe ajo që përmendi komisioneri Fyle para disa ditësh, nevoja e bashkëpunimit të klasës politike. Gjashtë  muaj pas qeverisë së re, në parlament po shohim të njejtat praktika, si në të kaluarën, të njejtën gjuhë të papërshtatshme. A ka ndryshuar gjë?

Ambasador Withers: Mendoj se procesi i ndryshimit, në një kuptim realist, kërkon kohë dhe nuk bëhet me shkop magjik. Gjermanisë Lindore, për shembull, iu deshën shumë vite pas bashkimit dhe vetëm tani ka arritur një nivel të krahasueshëm ekonomik me perëndimoren. Procesi i ndryshimit në Shqipëri nuk ka nevojë të zgjasë 25 vjet si në Gjermani, pasi Shqipëria është një vend më i vogël, por procesi i ndryshimit kërkon durim e përkushtim. Nuk mund të ndërtosh një shtëpi për 6 muaj, jo më të ndryshosh një shoqëri.

Zëri i Amerikës: Ndryshimet e mëdha në Shqipëri filluan para më shumë se 20 vjetësh. Qeveria e re, erdhi në pushtet me moton për të ndryshuar, për të përmirësuar shumë gjera. Por ka shumë njerëz që po ngrenë pikëpyetje për fillimin.  Të marrim korrupsionin për shembull, një nga plagët më të rënda për atë vend. Shumë kritikë thonë se nuk po shkojnë pas të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”.  Si mund ta luftojnë ata korrupsionin?

Ambasador Withers: Ju përmendni probleme madhore. Por a ka ndonjë shoqëri që e ka çrrënjosur korrupsionin dhe aq më shumë për 6 muaj? Por do të vijë dita kur publiku do t’i kërkojë llogari qeverisë: “Ku ke qenë? Çfarë ke bërë?” Nuk jemi ende në atë pikë. Por nga ana tjetër, ka patur disa zhvillime premtuese,  siç është ligji për ndarjen administrative që do të jetë shumë pozitiv për zhvillimin e Shqipërisë, reforma e sistemit të pensioneve, që është shumë e rëndësishme në këto kohë të vështira ekonomike, ose masat ndaj ndërtimeve pa leje. Këto janë filiza të reja, por ende nuk e dimë, në se do të rriten për t’u kthyer në bimë të plota.  Interesimi im në Shqipëri ka qënë gjithmonë me popullin dhe jo me ndonjë parti a qeveri të veçantë.

Ju përmendët korrupsionin. Ai është si një kancer. Gjithë shoqëria sëmuret në se ai nuk trajtohet. Lufta ndaj korrupsionit do të jetë përcaktuese për trashëgiminë e kësaj qeverie.  Së dyti, është sistemi i drejtësisë, një sistem  i diskredituar, që në në pjesën më të madhe ka diskredituar veten. Ka njerëz të interesuar në Shqipëri që e duan një sistem të tillë drejtësie, për të ndikuar në vendimet e gjykatave për interesa të tyre. Anjë nga aspiratat e popullit shqiptar nuk mund të plotësohen pa u ndërtuar një sistem gjyqësor i paanshëm që bazohet vetëm tek ligji dhe jo tek interesat e një personi të fuqishëm apo të një partie politike.

Zëri i Amerikës: Këto probleme  në Shqipëri kanë ekzistuar gjatë gjithë këtyre 20 vjetëve të fundit dhe politikanët nuk kanë qenë në gjendje t’i zgjidhin ato.  A mendoni se shoqëria ushtron trysninë e duhur mbi ta?

Ambasador Withers: Kjo është një çështje tejet e rëndësishme. Kur analizoj rëndësinë e zgjedhjeve të qershorit, që ishin zgjedhje historike, jo aq shumë në kuptimin që sollën një parti të caktuar në pushtet, por në kuptimin që krijuan mundësinë e një ndryshimi rrënjësor se si Shqipëria është e strukturuar nga brenda, do me thënë, krijuan mundësinë për një dialog me publikun, që nuk kishte ekzistuar më parë. Për shumë vite  Shqipëria sundohej me një mentalitet diktati, që qeveria miratonte ligje dhe vendi duhet t’i zbatonte. Shpresa ime është që kjo qeveri e përbërë nga njerëz të rinj, me mentalitet të ri, të arsimuar, me një numër më të madh grash, do të dëgjojë atë që thonë njerëzit dhe të hartojë politika dhe të krirjojë mekanizma për t’i zbatuar ato.

Zëri i Amerikës: Por kritikët thonë se kjo qeveri, me njerëz të rinj, siç shpreheni ju, po bën në disa aspekte, ato gjera për të cilat kritikonte qeverinë e mëparshme, si shkarkime nga administrata, apo trysnia mbi institucionet e pavarura?

Ambasador Withers:  Çdo qeveri do njerëzit e vetë në poste. Por përsa thoni ju, kjo ka qënë një traditë në Shqipëri. Mua më duket se transferimi i pushtetit ka qënë më pak radikal se në të kaluarën. Por unë nuk jam në brendësi të shumë hollësive, pasi nuk i kam më ato burime informacioni, por qeveria i ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë qënë kundër saj. Por përsëri do të thoja që pritshmëritë duhet të jenë në kufij  real.  Është e lehtë të thuash thjesht “bëje këtë, apo atë”, por kjo nuk është një formë demokratike e të bërit të gjërave. Forma demokratike është përmes bashkëpunimit dhe gjithë-përfshirjes. Përsëri mbetet për t’u parë në se qeveria e re do të udhëhiqet nga këto parime në jetën e saj. Kjo do të varet nga administrata e re por edhe nga një qëndrim i ri që duhet të kenë njerëzit që nuk janë fatalistë, që nuk janë cinikë, për t’u angazhuar në zhvillimet e vendit.

Dhe dua ta mbyll një citim tjetër, të një udhëtari në Shqipëri në vitin 1809, emri i tij ishte Hobhouse në se nuk gaboj dhe ai shkruan se kur udhëton në territoret e perandorisë osmane dhe i pyet njerëzit se cilët janë, të përgjigjen, myslianë, ose të krishterë, por kur pyet një shqiptar, ai të përgjigjet jam shqiptar. Sot u takon gjithë shqiptarëve, që i përkasin partisë që humbi ose që fitoi, ose partive të tjera, të mos harrojnë se janë shqiptarë dhe kanë një mundësi përpara për të përmirësuar vendin e tyre, të mos rinë pasivë, por të marrin pjesë në proces.

13 komente në “INTERVISTA/ Withers: Sfida kryesore për Shqipërinë, sistemi i drejtësisë”

  1. arsen says:

    Ket muhabet e di dhe bebja i porsalindur ne Shqiperi
    Puna eshte a do na lini ju?!!!
    Perse duhej ta mernje ti ne mbrojtje Kryeprokuroren?
    Perse nuk dhe urdher qe te flinin tek 313-a te gjithe ata qe Wikileaks ua kishte thene se…. VJEDHIN POPULLIN DHE JANE TE KORRUPTUAR DERI NE PALCE?
    Ne ketej i themi:”si kofini pas te vjelit”
    Beni qejf sa jeni me sherbim ne Shqiperi! Te tjerat??? Kismet

    1. SUPERMBESA says:

      Ik ore mbushu, u bone ti me na dhon men.

      S’ke as sa un!

      http://goo.gl/zeprM4

      1. neda says:

        Ish ambasadori Withers eshte miku me i mire, me i sinqert i shqiptareve, njeriu qe shqiptaret e degjojne me endje,me respekt, dhe njerz te tille sigurisht qe bota ka pak.Mirenjohje zoti Ambasador, shqiptaret jane nje popull vital ,por vendi dhe jeta e tyre nga qeverite menaxhohet keq.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ti je kandidat per president per Shqiperine o te keqen se sa di ti per historine e saj, mustaqja s’kalon dot kohen e PPSH-se.. Bejeni qytetar dhe futeni kandidat per President se duket qe e dashka Shqiperine me shume se sa ata qe jane sot ne eliten politike shqiptare..

    Respect for you Mr.Withers..

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Shqiperia ka nje sfide shume me serioze se kjo e drejtesise,çmontimi i berishizmit.
    Korupsion ne kembim te sherbimit per pushtetin eshte pjelle e berishizmit,ne drejtesi.
    Fakultetin e Drejtesise e kane mbaruar per tu pasuruar ne kete koroporate,njerzit e perzgjedhur per ti sherbyer berishizmit.

  4. artiles says:

    A e di Peçidenti kete gje?

  5. shpetim says:

    Z.WITHERS AMBASADOR DHE DIPLOMAT, i cili u largua nga Shqiperia me konsiderata te ndryshme nga dy forcat kryesore politike.

    Me gjithe nderprerjen e karieres se tij si diplommat,Ai mbetet nje qytetar amerikan i cili ndjek me interes dhe pozivitet zhvillimet politike ne Shqiperi.

  6. shqiptar says:

    Po ti mor diplomat I USA si dhe koleget e tu per te bere sehir si na vjedhin pronat komunistet jeni ne shqiperi se per gje sja u kemi pare hajrin .Kur ikni me xhepat plot kujtoheni qe kkjo vjedhje quhet korrupsjon.

  7. Ajet Delaj says:

    E GJITHE SHQIPERIA ESHTE “LAZARAT”

    Mjaft editorialiste Shqiptar ne shtypin e shkruar e media vizive here pas here marrin ne shqyrtim Lazaratin dhe vazhdimin per nje kohe te gjate te paligjshmerise ne kete komune te vogel te jugut te Shqiperise megjithse per mua te tere gabojne kur mundohen ta trajtojne fenomenin “Lazarat” si te shkeputur nga krejt realiteti shqiptar gje qe nuk eshte as e drejte as e vertete.
    z Baze ishte mjaft i sakte sakte ne editorialin e “temes” sonte ne pershkrimin me vertetesi se Lazarati eshte problem i kahershem ne realitetin e paligjshmerise shqiptare. Megjithate duhet thene qe ne fillim se kultivimi i narkotikeve eshte veprimtari kriminale ne shumicen e vendeve demokratike te botes e nuk ka si te jete ndryshe as ne Shqiperi e as ne kodin penal te saje.
    E para duhet thene se Lazarati eshte treguesi me i qarte e sensitive i paligjshmerise se shtetit e pushtetit me te tera strukturat e tyre ne Shqiperi.
    Se dyti duhet thene se Lazaratesit jane popull fisnik shqiptar i persekutuar masivisht nga diktatura kriminale komuniste ku shteti postkomunist e ka vazhduar trajtimin e Lazaratit ne kuadrin e mbijeteses se luftes se klasave ne Shqiperi per interesat e tyre kriminale per ta mbajtur shoqerine shqiptare ne kaos e paligjshmeri.
    Meqe ne Shqiperi pushteti i vazhdimsise se trashigimise gjenetike e idelogjike te komunisteve pas 90tes vazhdoje te sundoje ne menyre te paligjeshme duke e grabitur hapur e nganjehere me metoda me te sofistikuar vullnetin e popullit shqiptar paligjshmeria e hajnia ka ekzistuar qe nga kreu i shtetit e qeverise e deri tek ai qe vjedh cfare i bie ne dore toke, prone, para, cellular e gjithcka.
    Eshte kriminale te etiketosh tere shoqerine shqiptare si hajdute por realishte te tere sa nga halli e sa nga qefi e vesi jane hajdute pasi hajdutja me e madhe eshte pushteti dhe shteti i shqiptareve qe me vjedhjen e votes vulosin paligjshmerine e tyre e pergjate tere sundimit te tyre therasin rreth tyre sivellezrit e tyre ne vese e huqe.
    Familja, por edhe krejt shoqeria nuk mundet te qeveriset as me mashtrim as me dhune por me moral gje qe shteti dhe pushteti ne Shqiperi nuk e kane. Meqe nuk e kane kete moral atehere pushtetaret dhe shtetaret shqiptare lejojne por edhe nxisin tere shoqerine qe te ndyhet ne hajni e paligjshmeri.
    Per rreth 50 vjet sistemi criminal komunist i mashtroje, vodhi e masakroje shqiptaret dhuke ju grabitur me zjarr e me hekur gjithe cfare paten para e pas shpirtit. Erdhi “demokracia” ku ne vend qe pushteti dhe shteti i ri te tentonin se paku per te vendosur drejtesine shoqerore e ndeshkimin e atyre qe kishin bere krime makabre hirarket komuniste u denuan per kafe e dora e dyte e tyre qe erdhi pas 97tes i shperbleu edhe per ato pak vite burgu qe bene.
    A ka imoralitet me te madh sesa te shperblesh per ato pak pushim qe bene hirarket komuniste e te mos njohesh e demshpeblesh te masakruarit ne tunelet e minierave viktimat e ketye hirarkeve. E thashe pushime pasi burgu i paket e komod i ketyre hirarkeve kriminele komuniste vertete ishin pushime nese krahasohet me burgun qe ju kishin krijuar shqiptareve nen e mbi toke.
    Post komunistet apo neokomunistet thuaje si te duash pasi eshte e njejta gje ne kaosin e krijuar prej tyre pas 90 me qellimin e vetem qe te vidhnin e shkaterroni edhe ato pak vlera material e monetare qe kishin mbetur ,krijuan kushtet qe antiligji te sundonte e ligjin ta bente xhungla duke i cuar shqiptaret ne pragun e vllavrasjes ne 97 thjesht per interesat e tyre kriminale.
    Jo vetem qe nuk bene as perpjekjen me te vogel per te vendosur ligjin e drejtesine por hapun u bene pale me grabitsit e prones se tjetrit tokes, trojeve , dyqaneve, shtepiave , rrymes ujit, vreshtave mineraleve e cdo gje mbi toke e nentoke e deri edhe hapsiren detare gje qe po e vazhdojne edhe sot e kesaje dite.
    Ambasadoret e huaj ne Tirane e percaktuan kete situate se ne tere boten vidhet duke thyer ligjin kurse ne Shqiperi vidhet me ligj, kurse gazetari I famshem Italian antimafie ka thene se ne tere boten shtetet kane mafia kurse ne Shqiperi mafia ka shtet.
    Nese krahasojme veprimtarine kriminale qe nga kryetari i Parlamentit qe harxhon qindra mijra euro ne nje orgji qeveritare dhe nuk pyet kush se ku i moren gjithe ato para , atyre qe vjedhin toka , troje , rryme , minerale pyje, hapsiren detare e deri te tashmen e te ardhmen e shqiptareve voten e shqiptareve veprimtaria antiligjore e lazaratesve i bie te renditet e fundit pasi perdorin token e djersen e tyre ne nje veprimtari te ndaluar me ligj.
    Duhet pershendetur thirrja e Ambasades se Shteteve te Bashkuar per qytetaret e saje qe te mos shkojne ne Lazarat ne nje territor qe nuk kontrollohet nga Shteti Shqiptar.
    Si qytetar Amerikan i bej thirrje Ambasadorit tim honorable Arvizu qe nje paralajmerim te tille ta shtrije per krejt teritorin shqiptar pasi eshte e njejta situate si Lazarati qe eshte jashte kontrollit te Shtetit Shqiptar ashtu edhe Shqiperia qe sundohet nga nje shtet e pushtet ilegjitim e bashkepuntor i hapur me krimin e organizuar e organizatat kriminale duke e renditur Shqiperine me nivelin e krimit te organizuar me te lartin ne Europe e nder me te lartit ne bote.
    Une e kuptoj se thirrja e Ambasades Amerikane per qytetaret e saje qe te mos shkojne ne Lazarat eshte thirrje per te sensibilizuar shqiptaret ndaj paligjshmerise pasi jo ne Lazarat qe eshte nje popull patriot, fisnik e mikprites por edhe ne tere shqiperine qytetaret amerikane jane te sigurte si ne shtepine e vellait te tyre.
    Koha ka ardhur qe Amerika ti ndihmoje dreteperdrejte shqiptaret ne vendosjen e pushtetit e shtetit legjitim gje qe ka gjasa te mira se po ndoll me marveshjen per operacione te perbashketa me FBIne, DEAn e me siguri edhe me CIAn per te luftuar krimin e organizuar e terrorizmin qe eshte ulur kembekryq ne teritorin shqiptar.
    Nese vendoset legjitimiteti i shtetit dhe pushtetit me voten e lire e te ndershme te shqiptarve e ndihmen e drejteperdrejte te mikut tone te madh qe na ka konfirmuar historia Shteteve te Bashkuara te Amerikes nepermjet istitucioneve te saja prestigjoze te batimit te ligjit e luftimit te krimit te jemi te bindur se situate no nderronte me shpejtesi ne te tere Shqiperine.
    Nese ndoll kjo te jene te bindur miqte Amerikane se problem i Lazaratit megjithse veprimtari antiligjore eshte jo vetem problem minor por lehtesisht i eleminueshem jo me me policine e shtetit por po ju garantoj se perfaqesues te pushtetit legjitim e ndalin kultivimin e narkotieve ne Lazarat me OJQ e OJF.
    Lazarati eshte pjesa fundore e paligjshmerise qe sundon ne Shqiperi qe 80 vjet qe pushtetaret dhe qeveritaret shqiptare nuk kane lene gje pa grabitur ne truallin shqiptar deri edhe thesarin e shtetit shqiptar gje qe nuk e kane bere as pushtuesit gjermane megjithse e moren e paketuan dhe e etiketuan floriri i shqiptareve. Ku eshte sot thesari i shtetit. Te therrasesh se do fusim ne burg nje fshatar se hell nje tel ne shtyll apo tjetrin se kultivon ne token e tije nje bime te ndaluar e te heshtesh sikur nuk ka ndollur asgje me grabitjen diten per diell te thesarit te Shtetit Shqiptar nga Ilir Floriri e te deklarosh nga pozitat e Kryeministrit dje dhe sot se z Meta eshte asset i cmuar i kesaje qeverisje eshte imoraliteti dhe pafytyrsia me e madhe e nje pushteti e shteti duke i bere pis te tere shqiptaret gje qe nuk eshte e vertete.
    Pa hekur nga zverku i shqiptareve banditet e radhes qe i kane leshuar vendin njeri tjetrit qe 80 vjet nuk mundet te vendoset ligji dhe drejtesia as ne Lazarat as ne tere Shqiperine pasi jane keta bandite qe kane interesa kriminale ne vazhdimin e kaosit e antiligjit.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  8. Qyteti Studenti says:

    Drejtesi,drejtesi,drejtesi nese keni perendi

  9. Frasheri says:

    Nje Diplomat e nje Mik i madh. Miku i mire i shqiptareve gjithmone ka folur per ata qe kane veshe.

  10. Gezimi says:

    Mjaft me konstatime, jane probleme qe i dime te gjithe! Na thoni cdo te behet, se me fjale jemi te ngopur deri ne gryke!

  11. Tomi says:

    ke shume te drejte z. Ambasador, por Sali kaosi me shoke nuk jane shqipetare, perkundrasi jane ketu me misioinin per ta degraduar kete komb ne honet me te erreta. Por do kaloje, kemi kaluar 2,000 vjet pushtime e roberi, do kaloje edhe diktati i ketij qeni qe historia do tja gjeje vendin e duhur me stradhetareve epr fat te keq te shumte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje