Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën për sjellje arrogante dhe në shkelje të normave e rregullores në Kuvend. Duke u përfshirë në debatin gjatë seancës parlamentare, Rama shprehu kontestimin e fortë të opozitës ndaj marrëveshjes së huasë të qeverisë me FMN-në, Kryeministri e cilësoi si të pabazuar në argumente konkrete edhe pretendimet e opozitës për ulje të nivelit të të ardhurave, nivelit të konsumit dhe fuqisë blerëse, duke paraqitur shifra që reflektojnë një realitet krejt tjetër.
“Të ardhurat, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur me 150 milion $. Konsumi dhe fuqia blerëse e shtresës së mesme dhe të ulët është rritur”, tha ai. Rama i vlerësoi këta tregues si garancinë më të fortë tek e cila FMN dhe BB u mbështetën për lidhjen e marrëveshjes së huasë me Qeverinë shqiptare. “Nëse performanca e ekonomisë shqiptare do të ishte ajo që pretendoni ju, si është e mundur që FMN-ja dhe Banka Botërore të na japë ne huanë” , iu drejtua ai deputetëve demokratë në Kuvend.
Ndërsa niveli i lartë i kredive të këqija, edhe kjo akuzë e opozitës ndaj qeverisë, për kryeminisitrin është produkt i mirëfilltë i punës së keqe të qeverisë paraardhëse.
“Opozita të mos bëhet qesharake, pro të kthehet në realitet. Madje mos u bëni qesharakë edhe për miqtë tuaj të EPP-së, të cilët kur njihen me faktet reale, thonë atë që themi edhe ne: nuk kanë faj, ende po e besojnë se janë në opozitë. Por ne jemi këtu, jemi edhe mirëkuptues, sepse edhe ne kemi qenë në opozitë. Jemi këtu për të prodhuar më shumë ligjshmëri. Vendi ka nevojë për reforma rrënjësore. Të ardhurat janë rritur vërtet në 6-mujorin e fundit. Taksat janë ulur, nuk janë rritur siç thoni ju. Shqiptarët e dinë se taksat janë ulur. Konsumi i shtresës së mesme dhe të ulët është rritur. Dhe kjo vjen në sajë të rritjes së fuqisë blerëse. Nga ana tjetër kreditë e këqija i latë në gjendje alarmante. Kreditë e këqija erdhën si rezultat i bllokimit që i bëtë ju ekonomisë. Nga ana tjetër flisni për energjinë, e diskutoni, duke pretenduar se keni bërë sukses në këtë sektor. Edhe pse e keni lënë vendin në situatë katastrofike”, tha kryeministri Rama.
Konsumi i shtreses se mesme eshte rritur?!!! Po ti shtreses se mesme i re kokes me tatimin mbit rrogat. Po pse ca eshte shtresa e mesme?!!! Po te marresh me shume se 800 EURO ne muaj quhesh pasanik zotrote?!!!
Rama me i miri. Opozita jone eshte opizte leshi sja vlen te merresh me ta.
qendrim shume i drejte i kryeministrit, bravo.
Shtresa e mesme eshte relative ne varesi te nivelit ekonomik te nje vendi. Per nivelin ekonomik qe ka Shqiperia te marresh 800 euro ne muaj patjeter qe je mbi nivelin e mesem.
Mos kujton zotrote se Edi ka shkopin “magjik” te Sales qe me nje shkundje bente qe ekonomia e Shqiperise tja kalonte asaj te Gjermanise?
Ai kursi 6-mujorsh I Sales nuk ti meson dot ty te gjitha.
Eshte me te vertete per te ardhur turp nga kjo opozite qe sot ne parlament ishin mbledhur per planin e parlamentit dhe ata nuk benin asnje gje tjeter vetem cohen dhe fillojne nga akuzat e tyre.
Nje opozite shume e vaket ne mendime dhe ne ide.
Nje gje qe me beri pershtupje sot ishte qe opoaita nuk doli nga linja e saj e sharjeve dhe hidhjes se baltes. Del Jozefina dhe thote qe qeveria ka thene qe do hapim 300 mije vende pune, po moj Jozi po e ka thene por kete vende pune nuk hapen direkt, pastaj qeveria kete premtim nuk e ka bere vetem per vitin e pare te qeverisjes por per gjithe mandatin e saj. Nisja eshte e mbare sepse vetem me firmat fasone qe jane hapur jane krijuar rreth 3000 vende pune.
Qellimin e opozites e dime te gjithe ai eshte qe te zhbeje cdo arritje te qeverise. Jo mor jo sepse arritjet e qeverise nuk i keni ju ne dore per ti vleresuar sepse ate gje e ben populli.
Qeveria ka nisur nje rruge te veshtire per nxjerrjen e vendit nga recesioani dhe ajo po e ben nje gje te tille. Ajo ka treguar qe ka kapacitete per ta udhehequr kete proces.
fasonet jane qe ne kohen e saliut dhe nuk i hapi edi 3000 vende pune d.m.th ato qe ka bere saliu ti thua i ka bere edi vetem te mos e shajme per injorant qe eshte u bene 7 muaj dhe azgje konkrete ah se harrova nje gje eshte konkrete rritja e taksave e ka bere ne menyre te persosur rritja e ministrive shtim kriminaliteti ,ka bere,ka bere
Zoti Kryeminister! keni nje mazhorance me 84 vota! shqiperia nje shans te madh per te ardhmen e saj dhe brezit te ri. te vraret e 21 janarit po ulerijne nen toke! femijet e tyre po mbushin dete me lotet e tyre! mos jeni kaq zemermire edhe pse jam prind vete dhe e kuptoj poziten tuaj! drejtesi!!!!!!!!
Si duket ndjekit te njetin model si puna juaj kur ishit ne opozite.
Ca beri z Rama per 8 vjet ne opozit bllokoj rruget , bllokoj parlamentin , sa her vinte ne parlamentin europjan mashtronte qe shqiperia nuk eshte gati per marrjen e statusit.. Ju kujtohet rasti I ishe te fujuares se kryetarit te bashkis se kavajes, qe denancuat ne BE paftesin e policis shqiptare , me von doli qe ishte loj e z Rama- Veliaj
KRIZA EKONOMISE NE SHQIPERI, SHQIPTARET E KAN DHURANE NGA SALI QAFIRI.
E FUTI SHQIPERINE NE BORXHE TE THELLA, VODHI SA DESHI, BERI KONTRATA QESHARAKE ME KOMPANI TE HUAJA SI CEZI DHE NE FUND I BERI TOPIN EDHE GJYKATAVE DHE DREJTESISE.
o Edo dakort me te gjitha po mos fillo dhe ti o burr i dheut me prralla. Ktu tregtaret te vegjel e te mesem po qajne se spo i shitet mo asgjo , ti ja myt eshte rrit konsumi ???
fillove dhe ti ? Mund te thuash qe fajin e kane ata qe e lane ne kete gjendje , po mos merr kot e te rresh si m`karadak qe njereizt dmth po blekan me shume .