I shkruajnë tarifën në dorë dhe e nxjerrin në rrugë si prostitutë

10 Prill 2014, 11:22Politika TEMA

Në mesin e shkurtit ajo mbërriti në Itali me premtimin se do punonte si banakiere.

Por pas vetëm pak orësh, 24- vjeçarja shqiptare u nxor në rrugë kundër dëshirës së saj, për të punuar si prostitutë.

Lajmin e bën të ditur “La Repubblica”.

Ngjarja ndodhi në Caserta.

Vajza nuk dinte italisht dhe asaj i kishin shkruar në dorë tarifën: 30 euro.

Policia thotë se ka arrestuar dy shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një të tretë, një grua, e cila e kishte bindur vajzën që të vinte të punonte në Itali.

Dy tutorët e saj mendohej se ishin gati për t’u kthyer sërish në Shqipëri, për të marrë të tjera vajza të varfra.

Policia thotë se ata e dërgonin çdo ditë vajzën në stacionin hekurudhor në mëngjes dhe në mbrëmje e merrnin në shtëpi.

Shpesh e rrihnin, madje në një rast i kishin thyer dhëmbët.

Pas disa javësh, ajo mori guximin që të ndalonte një patrullë policie dhe u kërkoi ndihmë me disa fjalë në anglisht.

Në polici, me ndihmën e një përkthyesi, ajo ka treguar makthin e përjetuar.

18 komente në “I shkruajnë tarifën në dorë dhe e nxjerrin në rrugë si prostitutë”

  1. Tosun Baçi says:

    Këta kafshë duhen tredhur e duhen eksportuar ne greqi, atje ti bien sumës si grekët

    1. bimi says:

      Me mire te dergohen ne ndonje burg amerikan ne seksionin e zezakeve apo meksikaneve…

    2. Haxhi Bektashi says:

      Ta garantoj se po te shkojne ne Stamboll, do te gjejne me shume Sumadore!

  2. Nastradini says:

    Po këto, si ikin nga shtëpia, me njerëz të panjohur, qoftë edhe me premtimin “për punë”, kur dihet që ndodhin gjithë këto gjera…??? Mendimi im është që edhe këto vajza, nuk janë krejt “të pafajshme”…

    1. Labi says:

      pyet nenen dhe motren tende qe te jesh i qarte ne mendimin tend!

    2. Nikiu says:

      Mos e nenvlefteso kurre budallallekun njerezor…

  3. Kondi says:

    Keta bastard Te ndyre qe na Kane poshteruar si kombe duhet Te digjen Te gjalle!Ky Eshte patriotizmi morali ,dinjiteti kombetar !Pse nuk reagoni !Pse kur ju bene ndonje gje greku apo Italiani fryeni me “patriotizmin ” tuaj !Si duket Eshte bêre normale qe ti merni vajzat shqiptare dhe ti shfrytezoni si skllave sex !Turp per popullin tone !Nje nga virtutet me Te Mira ne shekuj per popullin tone ka qene ndeshmeria !Tani jemi bêre me Te degjeneruarit e botes !

  4. PYETJA says:

    A nuk jemi ne kapitalizem zoteri Kondi,ku ç’do gje eshte mall qe blihet e shitet? Kjo eshte demokracia e sjelle nga Salia,nga Fatosi dhe nga ky tjetri qerosi,ketij sistemi nuk kemi si i shmangemi me.Udheheqesat qe vete i kemi zgjedhur,luftuan traditat e mira te kombit tone deri ne zhdukjen e gurreve shekullore,themet e te cilave i ka vendosur me mijera vjet ky komb.Akoma nuk po e kuptojme se ç’far i ka bere politika e poshter ketij vendi.Me vone shume vone do perplasim koken mbas mureve,per kete qe i kemi bere kombit ne keta 23 vjet.

  5. Adriatik says:

    Keta do ti veshin ne flamurin kombtar kur te kthehen ne shqiperi.

  6. patosi says:

    Keta ndyresira duhet te varen dhe jo ne itali por ti sjellin ketu ne shqiperi ..Keta jane jashteqitja eshoqerise …keta jane me te rrezikshem edhe se nje vrases ,ose nje qe trafikon droge ………….keta jane te afte te tarfikojne dhe cupat egrate e tyre …po ishalla atyre vajzave qe kan nxjer per prostitucion …..tua mare zoti haken …dhe ti qelloj atje ku i dhemb me shume …te vajzat etyre …dhe ta ken te qarte se do u vij rradha …..

  7. rodrigo says:

    Popull plehre… nuk zhduket kollaj adn-ja osmane….

  8. tourkofagos says:

    nje gje eshte e sigurt,dhunuesit jane korrake shqipfoles………..
    pune korrakesh……….

  9. Nastradini says:

    I kam “borxh” një përgjigje @Labi-t: Nuk e di pse të “dogjën” ato që thashë…Këtej nga “fshati” jonë, i dashur “Labi”, nënat, gratë e motrat, nuk i dërgojmë vetëm, qoftë edhe për punë…Nuk e di si e keni ju, andej nga “fshati” juaj…

    1. tourkoarxidifagos says:

      lamashi si ka pire ilacet sot

    2. genta says:

      Ik mor idiot, ske turp qe flet ne menyre te tille. Qenie te tilla si puna jote qe e shohin femren si object dhe e fajesojne ate dhe ne raste te tilla extreme, krijojne ambjentin e pershatshem per kriminele te tille te llojit me te keq!

      Cila eshte llogjike jote, meqenese kjo femer ishte vulnerable per cfaredo lloj arsye, naive ne besim, per te gjetur nje pune per buken e gojes, ajo duhet te shfrytezohet ne menyren me te turpshme dhe e paska perseri fajin ajo!

      TURP TE KESH!

      Jam shume e sigurte se femrat ne familjen tende jane “superiore” ne inteligjence, po kujdes se mos te bjere fati ne shtepi dhe pastaj dco besh!

  10. United Kingdom says:

    @ Nastradini…..Shume mire ja ke kthyer pergjigjen “Labi-t”

    Keta maskarenje qe kan dhe bejn keto gjera DUHET te DIGJEN te gjalle dhe pike.

    Por mos te harrojm:- se nese nje femer eshte e rregullt dhe eshte rritur e edukuar NUK iken me njeres qe nuk i njeh!

    Nese ka ikur me njeres qe i njeh ateher zoti marte hak tek keta ndyresire.

  11. Niko says:

    Do me falesh o Nastradin te kemi vene si njeri te zgjuar por a e di ti kush eshte adoleshenca ne kete mosh genjehen te rejat dhe bihen pre nga shkerdhatat.

  12. KOSOVO IS ALBANIA says:

    Nuk jane Shqiptare ata qe e bejne kete pune. Nuk e con Shqiptari Shqiptarin per shfrytezim, keta jane nga adn-ja barbare,turko,greke,sllavo romake.

    Jemi shume dobet o njerez quajme hero nje hajdut si Ali Pashe Telpelena, e bjeme dhe imazh uji te pijshem.

    Ulim koken kur na torturojne deri ne vdekje si Karelin, dhe lejojme te na rjepe politika per 23 vjet me radhe….

    Ku eshte dinjiteti yne???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje