Amnistia/ Sot 900 të dënuar fitojnë lirinë

10 Prill 2014, 08:16Politika TEMA

Që nga ora 09:00 e mëngjesit të sotëm ka nisur të aplikohet amnistia e miratuar pak javë më parë në Parlament.

900 të burgosur lirohen nga vendet ku vuajnë dënimin.

Ndërsa dhjetëra të tjerë të akuzuar nga Prokuroria për vepra më të lehta penale, nuk do të kenë më statusin e të pandehurit.

Amnistia përfshin të burgosur, të cilët nuk janë dënuar për vepra të rënda penale.

Mes përfituesve janë ata mbi moshën 50 vjeç.

Në totalin e të dënuarve që fitojnë lirinë, janë edhe 35 gra.

“Jam penduar për atë që kam bërë. Do të largohem nga Shqipëria”, tha një e dënuar për mashtrim, sapo ka lënë prapa dyert e qelisë.

1 komente në “Amnistia/ Sot 900 të dënuar fitojnë lirinë”

  1. Kristo Papas says:

    cne, kur u kujtuan te lirojne keta te burgosur, pasi koha e lirimit zakonisht eshte festat e nentorit ose viti i ri? me siguri do u japin ndonje pasaporte dhe ca dollare dhe do i cojne diku si ne Siri,nuk shpjegohet ndryshe kjo paqartesi te lirosh nga burgu burgaxhinje hajduta dhe kriminele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje