Intervista e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi, në emisionin “Oktapod”, të Turjan Hyskos në Vizion Plus.
Ju jeni ministri që kordinon marrëdhëniet ndërmjet Parlamentit dhe Qeverisë, teksa shihni këtë parlament që shumë thonë që është parlamenti i cili ka prodhur më pak politikë se gjithë Parlamentet e tjera, sepse cilësia e këtij Parlamenti është më e dobët dhe reformat ecin avash ndërkohë që debate ka pafund, sharje të ndërsjellta, ndiheni ndopak keq që jeni pjesë e kësaj legjislature?
Është pak herët për të dhënë një gjykim dhe një vlersim përfundimtar në lidhje me atë dhe sesi unë e shoh qoftë punën e parlamentit apo në përgjithësi punën e gjithë kësaj legjislature, përfshirë edhe qeverinë këtu, por…
Nuk mendon që është thjesht një Parlament që po prodhon vetëm debat konflikt dhe asgjë konstruktive, nuk po ndërtohet asgjë, reformat nuk po kalojnë përgjithësisht?
Reformat veçanërisht ato të karakterit legjislativ kërkojnë kohën e vet sepse duhët të jenë të studiuara, çdo qeveri dhe kjo është e njohur botërisht ka nevojë të bëjë një analizë të situatës nga çdo pikëpamje. Bazuar në përfundimet e kësaj analize do të duhet që të ndërmarri hapat për reformat që përgjithësisht kanë qënë edhe zotimet e saj elektorale. Kjo qeveri është duke bërë pikërisht këtë gjë, 6 muaj në qeveri është një kohë e cila nuk mund të kosiderohet një kohë e mjaftueshme për të filluar dhe përfunduar disa reforma.
Problematika më e madhe ka qënë tek ndërhyrja e disa ligjeve kryesore, ai i famshmi i Nëpunësit Civil, mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ju do e zbatoni vendimin e saj, apo do të gjendet një formë tjetër, që ato amendime në këtë ligj të bëhen?
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i zbatueshëm, që kur ka hyrë në fuqi vendimi i asaj gjykate, që kur është publikuar në fletoren zyrtare ky vendim dhe qeveria jo vetëm që nuk ka asnjë tagër ligjor, por ka gjithë vullnetin politik për të mos krijuar asnjë problem në zbatueshmërinë e këtij vendimi.
Do gjendet një formë për t’i rikthyer në Parlament amendimet?
Ne nuk kërkuam të ndryshonim dhe nuk ndryshuam ligjin, në kërkuam që fillimi i efekteve të këtij ligji të shtyheshin për ato arsye që ne i kemi bërë publike. Gjykata Kushtetuese, shtyrjen e efekteve të këtij ligji me aktin normativ e konsideroi anti-kushtetues dhe ne e kemi respektuar këtë vendim e kësaj gjykate. Nuk kemi anatemuar aspak as cilësinë dhe as vlerat e gjyqtarëve të trupës gjyqësore kushtetuese edhe pse kemi bindjen që ai akt normativ i qeverisë ishte në përputhje me Kushtetutën.
Akti normativ në një formë ose një tjetër do të rikthehet në Parlament apo është një çështje e mbyllur?
Kjo është një çështje e mbyllur, por ne kemi kërkuar që atij ligji ti bëhen disa ndryshime në gjykimin dhe në vlerësimin tonë të karakterit teknik dhe për ta përmirësuar impementimin e këtij ligji. E kemi depozituar prej disa kohësh në Kuvendin e Shqipërisë, jemi në pritje të një konsensusi me opozitën në lidhje më këto ndryshime që ne kemi kërkuar, nuk është dhënë ky konsensus, kemi gjithë vullnetin të negociojmë me opozitën për të marrë konsensusin.
Togfjalëshi i çdo force politike që vihet në pushtet është reforma në drejtësi përpara se të mandatohet nga sovrani, edhe ju e keni nisur me reformën në drejtësi , pastaj kalvari vazhdon që ka konflikt ka debat me opozitën dhe në fund fare pas katër vitesh, gjithmonë justifikimi mbetet po i njëjti që refortma në drejtësi nuk u bë për fajin e opozitës.
Për numrat që kjo shumicë ka në Kuvendin e Shqipërisë nuk besoj se ka justifikim për dështimin e saj në lidhje me reformën në drejtësi. Numrat ia mundësojnë kësaj mazhorance që të ndërmarri reforma të thella në sistemin e drejtësisë.
Nuk do përdoret justifikim opozita, për moskryerjen e një reforme të qenësishme të thellë dhe të plotë në drejtësi?
Nuk besoj që në përgjithësi është opozita fajtore për dështimet e një qeverie të caktuar, dhe në rastin konkret në lidhje me reformën në drejtësi dhe në lidhje me këtë qeverisje thashë për numrat që kjo qeveri ka, ja mundësojnë asaj që të ndërmarrë reforma të thella në sistemin e drejtësisë.
Po përpilohet një draft?
Është shumë e rëndësishme që këto reforma veçmas gjithësesi faktit të numrit për të kryer këto reforma në Kuvend kjo shumicë i ka, është shumë e rëndësishme që të ketë kontributet dhe mundësisht edhe konsensusin e opozitës.
Në dijeninë tuaj është duke u përpiluar një draft projektligji në ministrinë e Drejtësisë?
Eshtë një çështje që akoma është në diskutim jemi akoma në fazën e vlerësimit të situatës, evidentimit të problematikës, të konsultimit dhe debatimit të kësaj problematike me faktorë të ndryshëm dhe besoj shumë shpejt do të kemi një proces konkret publik në lidhje me reformën.
Pjesë e kësaj reforme është dhe KLD-ja?
Ne jemi dëshmitarë, gati të gjithë ndajmë të njëjtën pikëpamje që drejtësia në Shqipëri nuk funksionon dhe ky nuk është një deklarim politik thjesht dhe vetëm bazuar në interesin politik të kësaj mazhorance, janë institucionet ndërkombëtare, janë qytetarët shqiptarë.
Dikush do të thotë se kush është ai që përfaqëson qytetarët shqiptarë?
Të paktën kjo mazhorancë me numrat që ka i përfaqëson në shumicë, por jam i sigurtë me atë çfarë kam parë unë dhe kam konstatuar që edhe një pjesë e madhe e përfaqësuesve të opozitës ndajnë të njëjtin opinion në lidhje me problematikën që ka sot sistemi i drejtësisë. Ndaj ajo çfarë i bën të gjithë bashkë është nevoja dhe domosdoshmëria për të ndërhyrë dhe reformuar sistemin e drejtësisë.
Sepse vetë presidenti që është kryetari i KLD-së është i pafuqishëm nëse do të duhej që një gjyqtarë të largohej nga puna. Dhe ju mendoni që KLD-ja është pjesë e kësaj reforme?
Besoj se KLD-ja është një ndër komponentët e sistemit të drejtësisë sepse në fund të fundit është organi i cili në një mënyrë ose tjetër është qeveria e sistemi të drejtësisë.
Jo më larg sesa sot KLD-ja e quajti sulm të pabazë deklaratën e ministrit Naço, sulm politik ndaj KLD-së?
Mua më duket se është krijuar një lloj situate e cila nuk e ndihmon zgjidhjen e procesit dhe e shoh të pa arsyeshme kundërpërgjigjën e disahershme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kundrejt qëndrimeve, vlersimeve apo edhe veprimeve të ministrit të Drejtësisë.
Mendoni se ka bazë politike në këtë reagim të KLD-së?
Nuk do ta besoj që janë të motivuara politikisht, por dua të them që nuk janë të thelluara dhe të analizuara dhe nuk besoj se reflektojnë njohjen dhe sinqeritetin në lidhje me atë sesi është sistemi i drejtësisë sot.
Në masë është përceptimi që nga gjykatat shqiptare shpeshherë ndërmerren vemdime absurde. Besoj se njerëzit e ndjejnë, ndërkohë vendime të caktuara të disa shkallëve ka raste që ndryshohen në Gjykatë të Lartë apo në Gjykatë Kushtetuese. Në këto raste a merret ndonjë masë kundrejt këtyre gjyqtarëve që “gabojnë” në vendimmarrje?
Jemi dëshmitarë që pak aksione displinore janë ndërmarrë kundrejt gjyqtarëve. Këtu ose sistemi i drejtësisë ka funskionuar shumë mirë dhe nuk ka qënë rasti ose ka një paaftësi të atyre që ushtrojnë kontrollin dhe do duhet që të aplikonin ndëshkueshmërinë disiplinore ndaj gjyqtarëve nuk kanë aftësinë për ta bërë këtë. Por duhet të jëmi të sinqertë dhe të pranojmë realitetin sepse në këtu jetojmë të gjithë dhe nuk mund ta gënjejmë njëri-tjetrin, sistemi i drejtësisë është sistemi më së paku nuk gëzon besimin e qytetarëve shqiptarë.
Teza e gjyqtarëve të huaj, deri diku, ndoshta nuk është edhe fantastiko-shkencore njëlloj EULEX-i le të themi në Shqipëri, u aplikua me doganat, Crown Agents, ndoshta qeveria të gjejë një formë…
Me qënë se është rasti për ta thënë këtë nuk funksionon kështu ai është një ekip asistuesish ndihmues, por i gjithë procesi nga pikëpamja ligjore, ashtu sic e ka përcaktuar edhe ligji është në përgjegjësinë e shërbimit doganor shqiptar. Nuk mendoj që Shqipëria qoftë për asrye kushtetuese dhe ligjore por edhe për realitetet politike që përfaqëson është në situatën që ky vend të qeveriset nga dikush tjetër, nga një shtet tjetër i bie praktikisht,nga një institucion ndërkombëtar.
Për hir të kësaj reforme ia vlen të preket edhe Kushtetuta?
Nuk besoj që prekja apo mosprekja e Kushtetutës është një gjë që ka të bëjë me kualitetin dhe me cilësinë e reformës në drejtësi, nëse do të duhet që ne të kemi një reformë të thellë, pse jo, mundet ta prekim edhe Kushtetutën.
Kohë më parë ka qënë një ide që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të shkrihen në një Gjykatë Supreme, është hedhur si tezë?
Nuk ka asnjë eksponent të qeverisë apo mazhorancës që ta ketë thënë këtë, ka një keqkuptim dhe nuk e di, nga se, nga kush dhe si është formuluar kjo ide, por nuk ka një ide të tillë për bashkim të Gjykatës Kushtetuese me Gjykatën e Lartë.
Për të gjitha këto reforma kërkohet parimisht konsensusi, konsensus i cili nuk po vjen me opozitën. Mendoni se i keni tentuar të gjitha format për të arritur konsensusin dhe çfarë ju duket e paparanueshme në atë që thotë opozita?
Ka një vullnet të plotë politik të kësaj qeverie dhe kësaj shumice që edhe pse ka numrat për të ndërmarrë çdolloj reforme…
Kryetari i Partisë Demokratike thotë që nuk i kanë numrat!
Sot anëtarë të kësaj mazhorance janë 85 deputetë do të thotë që ky numër i cili përfaqëson këtë mazhorancë është një numër i tillë i cili të lejon të ndërmarësh reforma të thella. Por thashë që kjo nuk është qëllim në vetvete, sikurse nuk është qëllim në vetë vete as kërkesa, dëshira dhe vullneti jonë, i kësaj shumice për të patur konsensusin e opozitës për reformat e ndryshme.
Mendoni se do të vij konsensusi? Sepse deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete, muajt kalojnë, koha kalon, reformat janë të qenësishme dhe duhen kryer.
Ndoshta momenti i humbjes së pushtetit nga kjo opozitë dhe situata e karakterit emocional që karakterizohet nga rotacioni i pushtetetit e bën pak të vështirë.
Qoftë edhe përveç letërkëmbimeve do të kemi diçka konkrete, pozitë-opozitë, pse është kaq e vështirë të gjendet gjuha e përbashkët?
Ne nuk e mendojmë se është kaq e vështirë, sepse në fund të fundit ne do të flasim për disa çështje konkrete, të cilat kanë zgjidhje konkrete dhe për të cilat ka gjykime konkrete edhe nga palët e treta. Duhet vullnet për këtë çështje, nuk mendoj se është një hata e madhe se Partia Demokratike dhe aleatët e saj kane kaluar tashmë në opozitë. Do ndodhi nesër me Partinë Socialiste dhe me aleatët e saj. Shumë mirë mund të qeveriset vendi duke qënë edhe në opozitë, duke dhënë atë kontributën e vet si opozitasr por në përputhje me atë status …
Sa kohë do e prisni ju opozitën?
Besoj se jemi brenda një kohe të arsyeshme për të pritur opozitën dhe për ta bërë pjesë të bashkëpunimit me këtë shumicë për reformat e mëdha.
Mendoni se opozita po përdor gjithë këtë që Shqipëria të mos marrë statusin?
Jo nuk e besoj, më duket naive.
Ka shumë që e artikulojnë këtë tezë…
Opozita është në të gjithë të drejtën e vet të kundërshtojë çdo lloj nisme të qeverisë, çdo lloj performance të qeverisë në lidhje me çështje të caktuara. Mendoj se mënyra mund të jetë krejt e ndryshme nga ajo sesi opozita është sot.
Ka një kohë të caktuar që ju do e prisni opozitën?
Nuk kemi vendosur një datë, që pas asaj date mund të këtë një pasojë juridike, politike apo të një karakteri tjetër.
Reforma territoriale, është një tjetër reformë e rëndësishme që po harxhohet shumë energji…
Ne do presim edhe disa dhe përndryshe ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Ndryshe do të humbasim ne, do të humbasë opozita dhe ç’ështtë më e rëndësishmja do të humbasin interesat publike, interesat e qytetarëve shqiptarë. Të gjithë jemi dakord, opozita thotë po, ka nevojë që të kryhet një reformë territoriale. Atëherë nese ju jeni dakord, ne jemi dakord që duhet të kryhet një reformë territoriale dhe duhet të kemi një ndarje të re administrative hajde ulemi dhe diskutojmë. Nëse nuk do të jesh i kënaqur do të kesh gjithë të drejtën ta kundërshtosh dhe të thuash po ju u ulët në këtë proces me interesa politike, shfrytëzuat mirëbesimin e opozitës.
Mos ndoshta mazhoranca ka kompleksin e këtyre 85 votave?
Çdo qeveri dhe çdo lidership ka stilin e vet dhe mënyrën e vet të të qeverisurit…
Mos ndoshta mazhoranca Rama-Meta ka frikën e të marrurit përsipër të këtyre vedimeve që do të çojnë në reforma të rëndësishme?
Që kur ke pranuar të marrësh përsipër angazhime kundrejt qytetarëve, do të thotë që ke gjithë kapacitetet, edhe guximin përfshi këtu, për të bërë ato çfarë je zotuar për të bërë. Pa diskutim që kjo shumicë qeverisëse nuk ka asnjë lloj kompleksi për të vazhduar në rrugën e përmbushjes së atyre zotimeve. Por qasja është krejt e ndryshme, krahasuar me modelin e qeverisjes së shkuar. Në kërkojmë as sepse duam që për ornament ta kemi opozitën, por vërtetë kontributet e saj i shohim si të qenësishme sepse i japin edhe një kredebilitet më të mirë rezultatit dhe produktit të reformës, ta pranojmë edhe këtë. Nëse pa arsye të justifikuara opozita nuk bëhët pjesë e këtij procesi nuk ka asnjë arsye përse kjo shumicë qeverisëse të mos vazhdojë në rrugën e reformave.
Reformat do të bëhen shumë shpejt, duke filluar me reformën territoriale?
Nuk shikoj asnjë arsye që Shqipëria, nuk po them që kjo shumicë qeverisëse të ndalet në rrugën e reformimit të saj, për hir të interesave publike.
Po ta kishte Sali Berisha këtë mazhorancë, do të ishte vetëshpallur mbret, brënda tre muajve… Gjynah…!
PD po luan me fatet e vendit duke bere politike e kjo eshte e papranueshme
Kete qe po ben kjo mazhorance Berisha as qe e conte ne mend edhe pse kishte vetem 73 mandate.
Bravo Mazhorances qe edhe pse ka 3/5 ne parlament kerkon dakordesine e opozites