Komisioni hetimor për policinë/ Breçani: Statusin ne FB e ka shkruar djali 10 vjeç. Replikat e plota

9 Prill 2014, 18:43Politika TEMA

Komisioni Hetimor Parlamentar për lëvizjet në Policinë e Shtetit vijon seancat dëgjimore me ish-drejtuesit e uniformave blu, të cilët janë shkarkuar nga detyra muajt e fundit. Ish-shefi i Antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Arjan Hoxha dhe ish.zv.Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të komisionit në lidhje me sjelljen e tyre gjatë kryerjes së detyrës dhe arsyet sepse ato ishin larguar. Breçani deklaroi se është shkarkuar për shkak të origjinës së tij nga veriu dhe hakmarrjes së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Kam 21 vjet karrierë, kam luftuar me bandat e kriminelëve, kam disa çertifikata mirënjohjeje dhe decorate. Me deputetët e opozitës jam konfliktuar vetëm kur kanë shkelur ligjin, por asnjëherë nuk i kam fyer ata”, ka deklaruar Breçani para komisionit hetimor. Ndërkohë në lidhje me një status të publikuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ish/zv.Drejtori i Policisë së Tiranës tha se postimi nuk është bërë prej tij, por nga i biri 10 vjeç. Përmes mesazhit të postuar thuhej “do ngrihemi, që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët!”. Ndërkohë, ish-shefi i Antikrimit ekonomik në Policinë e Tiranës Arjan Hoxha edhe njëherë hodhi poshtë pretendimet e ligjvënësve socialistë se kishte një listë notash të falsifikuar, ndërsa e cilësoi largimin nga puna si hakmarrje të ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, për shkak të arrestimit të babait të tij të dyshuar për kontrabandë ilaçesh. Mbledhja e komisionit është shoqëruar me batuta dhe akuza mes palëve, ndërsa një nga etiketimet e përdorura gjatë seancës për ish-punonjësit e policisë ishte ‘Tarzan’.

Dëshmia e Hoxhaj

Arjan Hoxha, ish-shefi i Abntikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, e cilësoi sit ë suksesshme punën e kryer nga sektori që drejtonte, duke përmendur sekuestrimin e 11 milionë euro asete. i pyetur nga deputeti Lutaj lidhur me arrestimin e gabuar të babait të ministrit Tahiri dhe përfundimin e operacionit, Hoxhaj u përgjigj “ju më hoqët nga detyra, s’di çbëhet me këtë çështje”. “Veprimet e mija në arrestimin e Bashkim Tahiri kanë qenë terësisht ligjore. Të ligjshëm arrestimin e Bashkim Tahirit e ka vlerësuar dhe Gjykata e Tiranës. Por nuk e di çfarë po bëhet me këtë çështje në gjykatë”, tha më tej Hoxha. Sipas tij, lirimi i tij nga detyra dhe vartësve të tij nuk kanë asnjë bazë ligjore. “Lirimin e konsideroj si hakmarrje personale dhe politike. Për operacionin ku u arrestua babai i ministrit aktual janë liruar katër persona, ndërsa janë transferuar në detyra të tjera efektive të tjerë të njësisë së antikrimit ekonomik që drejtoja unë. Pra në total 8 efektive të njësisë ku unë punoja kanë pësuar lirime dhe transferime si rezultat i arrestimit të ligjshëm të babait të ministrit aktual, për kontrabande ilaçesh”, tha Hoxha. Në vijim ai shtoi “Saimir Tahiri më ka thënë pasi është arrestuar babai i tij së: Lutu që të mos fitojmë në zgjedhjet”. Ai bëri me dije më tej se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i një partie. “Kam nisur karrierën policore në moshën 18 vjeçare”, është shprehur Hoxha.
Ndërsa deputeti Noka e ka pyetur lidhur me shkarkimin, nëse ka patur masa disiplinore ndaj tij, apo diplome false.  “S’kam patur asnjëherë masë disiplinore, por veç vlerësime, shpërblime. Nga Ardian Çipa kam marrë vlerësimin shkëlqyer. Shkarkimi im dhe i strukturës sime është hakmarrje personale dhe politike. Sot kam marrë vërtetimin tek akademia, po j’ua vë në dispozicion dhe kërkoj nga deputetët të kërkojnë ndjesë”, tha Hoxha. Por, Balla e kundështoi duke thënë se “nuk kemi kërkuar këtë listë notash, por të vitit 1999, e cila është falsifikuar. Ne kemi depozituar provën për falsifikim dhe tashmë ju duhet një avokat.”

Më tej Balla e pyeti Hoxhën nëse ai ishte takuar me Flamur Nokën dhe Agron Kulicajn gjatë muajt mars, disa ditë para se të realizohej operacioni i bllokimit të ilaçeve kontrabandë, ku u arrestua dhe babai i ministrit Tahiri. Nga ana tjetër, deputeti Xhemal Qefalia iu drejtua Arjan Hoxhës së për çfarë arsyesh është liruar tre here të tjera nga detyra. “Cila ka qenë arsyeja dhe me çfarë je marrë gjatë periudhës së pushimit?”,  e pyeti Qefalia ish-punonjësin e policisë Hoxha. Ky i fundit duke sqaruar tha se ishte liruar vetëm njëherë në vitin 1997, me kërkesën e tij. Kjo pyetje shkaktoj debate të mëdha në seancën dëgjimore të komisionit mes Qefalisë dhe Ristanit. Qefalia e pyeti Hoxhën nëse ai ishte takuar në datën 24 mars të 2013-ës me ministrin Noka. Ndërsa Arjan Hoxha iu përgjigj se nuk ishte takuar me ish-ministrin e Brendshëm. Ndërkohë anëtari i Komisionit Hetimor, Flamur Noka bëri me dije se Balla po intimidon dëshmitarin Hoxha. “Keni përdorur një dokument jo origjinal për të ngritur akuza të falsifikuara ndaj Arjan Hoxhës”, tha Noka.

Dëshmia e Breçanit

Dëshmia e ish-zv.Drejtorit të Policisë së Tiranës Erzen Breçani është shoqëruar me debate në mbledhjen e komisionit mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit ka akuzuar deputetët e mazhorancës se po i drejtohet me pyetje tendencioze, jashtë objektit të punës së Komisionit, ish-punonjësve të policisë. Deputetët e PS-së kanë pyzetur Breçanin në lidhje me mënyrën sesi ka marrë emërimin dhe gradën në Policinë e Shtetit duke ngritur dyshimet se ato nuk janë në përputhje me ligjin. Ndërsa deputeti Balla e ka pyetur ish.zv-Drejtorin e Policisë edhe mbi publikimin e një statusi në rrjetin social facebook, për të cilën Breçani sqaroi se e ka shkruar i biri i tij 10 vjeç.

Replikat gjatë dëshmisë së Erzen Breçanit

Balla: Më rezulton se për gradën Kryekomisar, sipas ligjit, duhet të kishit tre vjet vjetërsi shërbimi nga grada paraardhëse, N/Komisar, ndërkohë që ju kishit vetëm një vit e gjysëm. Pra, kjo më rezulton në kundërshtim me ligjin. Cila është arsyeja e këtij gradimi? Keni pasur ndonjë meritë të veçantë?

Ristani: Ju sqaroj se objekt i Komisionit nuk është grada juaj, por motivacioni i heqjes nga puna. Ndaj, nëse nuk doni të përgjigjeni, mos u përgjigjni.

Breçani: Unë kam marrë një gradë ekuivalente me atë që kisha më parë, nisur nga vitet e punës që kam. Sipas të dhënave, unë jam ulur në gradë, nuk jam ngritur.

Balla: Ne do ta verifikojmë dokumentacionin. Ju keni qënë në hetim brenda Policisë së Shtetit për ushtrim dhune ndaj një operatori të tv “Top Channel” dhe administrator i këtij televizioni është abnkuar për këtë. A jeni vënë në hetim nga organet e Policisë së Shtetit?

Ristani: Ju sqaroj edhe njëhërë se kjo pyetje është jashtë objektit të hetimit.

Noka: Nuk ka përse t’i drejtoheni dëshmitarit, por deputetëve, që duhet të respektojnë axhendën dhe afatet.

Breçani: Kam një shkresë të cilën po jua lexoj.

Balla: E keni dhunuar apo jo dhe a jeni vënë nën hetim nga Policia e shtetit? Po apo jo?

Ristani: Mos bëni pyetje abuzive! Ndërpriteni këtu!

Balla: Z.Breçani, a mendoni se largimi juaj nga detyra është bërë mbi bazën e një urdhër-pezullimi për shkak se në median e shkruar është publikuar një lajm në 2 korrik 2013, sipas të cilit ju keni publikuar këtë mesah drejtuar Kryeministrit të atëhershëm Berisha: “Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, Doktorr Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish derisa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramën. Ta largojmë këtë Enver të dytë që dikur studenta të ’91 shembëm diktaturën enveriste. Do gjejmë forcë dhe optimizëm. Do ngrihemi të tërë se bashku me rininë, që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët!” Dhe mbi bazën e kësaj ka nisur procedimi administrative. Mendoni që ka ndonjë lidhje këtu?

Breçani: Nuk besoj se ishte këtu motivacioni i shkarkimit, por në karrierën time profesionale 20-vjeçare, Drejtori i Përgjithshëm që është sot dhe të tjerë i dinë kontributet e mia për Policinë e Shtetit. Për arsye etike nuk mund ‘ti them, por ke këtu një njeri që i janë grisur rrobat nga plumbat e kriminelëve, duke luftuar me bandat. Nuk mund të më përmendësh mua Facebook, kur i ke të tëra mjetet që ta verifikosh atë facebook. Ai mesazh është bërë nga fëmija im 10 vjeç  Jehon Breçani, në një kohë kur unë isha në detyrë. Pra, në karrierën time nuk kam asnjë masë disiplinore, madje as mirë, por vetëm “Shumë mirë” dhe “Shkëlqyeshëm”. Këto janë vlerësimet e punës për ju që më keni hequr si të paaftë, se nuk keni pasur dëshirë të punoni me mua.

Noka: A keni trajnime, vlerësime, çertifikata etj.për punën tuaj?

Breçani: Po, kam shumë trainime dhe dëshmi nga kualifikimet në vende të ndryshme të botës përfshirë edhe dekoratë nga Presidenti i Republikës. Konfliktet i kam pasur për shkak të origjinës sime dhe punës dhe këta i kthyen në konflikte personale dhe hakmarrje. Debatet nuk kanë qënë mirë të përgjithësoheshin nga ana politike. Dhe për mendimin tim në Policinë e Shtetit duhet të ketë dhe nga veriu dhe nga jugu, edhe të majtë edhe të djathtë.  Largimi im ka ardhur për hakmarrje.

Ndreu: Z.Ristani, ju po përdorni dy standarte në pyetjen e dëshmitarëve, ndërkohë që ne duhet të pyesim dëshmitarët që njerëzit të dinë me kë kanë të bëjnë dhe ju nuk duhet t’i kufizoni pyetjet tona dhe të lejoni ato të deputetëve të opozitës.

Ndreu: Z.Breçani, sa herë jeni konfliktuar me deputetët e opozitës?

Breçani: Jam konfliktuar sa herë deputetët e opozitës kanë shkelur ligjin.  Në një rast, për shembull: me çfarë të drejte deputeti ofendon uniformën e policisë dhe e kap për rrobash etj.etj. apo si në rastin e shkollës “Bajram Curri” me rastin e zgjedhjeve kur deputetët e opozitës më akuzuan mua për vjedhje votash ndërkohë që për atë deputet më thanë “Lëre atë se ka pirë raki!” Nga goja ime nuk ka dalë asnjë fjalë fyese për deputetët! Lidhur me aftësitë, në konkurimin që u bë në vitin 2009 ndërmjet 250 komisarëve, unë kam dalë i dyti. Nuk kam marrë asnjë detyrë jashtë ligjit. Arsyeja e largimit nga detyra është se ke punuar shumë mirë dhe ka nevojë për ty Peshkopia. Kur shkova atje gjeta një staf të mrekullueshëm dhe të përkushtuar ndaj punës. Pas një muaji e gjysëm rezultatesh shumë të mira, mendoj se vetëm konfliktet me Tahirajn kanë ndikuar që unë të jem sot pa punë.

Balla: A keni një biznes privat? Si psh.”Breçani Security?”

Breçani: Ju mund ta verifikoni vetë tani, unë nuk kam asnjë lidhje me të, por janë vëllezërit e mi, njerëz me arsim të lartë e të ndershëm, që punojnë e kanë hallet e tyre.

Balla: Z.Breçani, mos ia lini më celularin djalit!

Ristani: Kjo nuk ishte pyetje!

Breçani: Këtë celular unë e mbaja në shtëpi kur punoja dhe atë e merrnin në përdorim familja, fëmija. Më mori në qafë Facebook, thoni ju?!

32 komente në “Komisioni hetimor për policinë/ Breçani: Statusin ne FB e ka shkruar djali 10 vjeç. Replikat e plota”

  1. Billy says:

    Kjo tregon se sa juriste te dobet ka si PS, ashtu dhe Ministria e Brendeshme.
    -Menjehere pas botimit te statusit ne facebook-un e telefonit te Brecanit, ku ai bente thirrje per permbysjen e rendit kushtetues, Ministria e Brendeshme, jo vetem duhet ta lironte nga detyra, por duhet ta dergonte edhe per ndjekje penale.
    Pse? Sepse policia eshte e depolitizuar. Ajo i sherben popullit dhe jo PD-se. Thirrja e hapur qe birboja Brecani ben per tu ngritur kunder qeverise, eshte nje shkelje e hapur e kushtetutes, shkelje e betimit dhe thirrje per grusht shteti. Edhe sikur shkrimi ne celularin e birbos te ishte bere nga djali 10 vjecar i tij. Sepse edhe sikur ta ket shkruajtur djali 10 vjecar, duhet ti veme veshin asaj qe tha deputeti Strazimiri, kur ju drejtua Brecanit:- Ju pergezoj zoti Brecani. E keni edukuar mjaft mire djalin tuaj!
    Gje qe e rrezon brenda Brecanin. Aq i politizuar eshte ai, sa ka brumosur nje urrejtje ndaj te majtes edhe tek djali dhjete vjecar.Megjithate mire, sepse nuk ka per t’u plakur kurre, nese Brecani i jep kete edukim, qe i keshillon Strazimiri. Megjithese nuk besoj, pasi Brecani nuk mu duk budalle qe t’i jepte kete edukim djalit te tij.
    Budallalleqe. Por kur PS dhe MB, ka injorante dhe jo jurista, i lumte bytha Brecanit, Saliut, Bashes dhe Ristanit.

    1. Sokrati says:

      Nuk e besoj asnjehere qe Brecani te krahasoje Edi Ramen me Hitlerin.
      Edi Rama eshte dhe mbetet nje spurdhjak pamvaresisht se eshte kryeministri i vendit.
      Kjo bote eshte e mbushur deri ne gryke me vende qe qeverises nga spurdhjake e koha na ka mesuar se jane kalimtare dhe jane njerez qe do mbahen mend vetem per keq.
      Edi Rama ne eshte njeri me mend dhe mendon per kopilin e Lindes duhet qe mos ta trashi te keqen me zullumet se do na ngele ne dore pastaj.

    2. Prokoilo Llalaala says:

      Intervista e plote e Brecanit:
      Kam mbaruar Universitetin Kristal, dhe kisha menduar ti hyja edhe Shkolles Mesme, edhe pse eshte e veshtire.
      Megjithate une dija te numeroja dhite , keshtu qe kam besim qe do e mbaroj edhe ate.

      1. Brecani SHPK says:

        Per fat tmir kisha 9 dhi se der ne dhit dish me numeru!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Me morri ne qafe Facebook, thoni ju ?!?!

    Po p’se c’fare pret ti o Brecani, te vrisje qe te humbisje punen (se vetem atehere konsideroheshit te linit punen..Hmm, prit prit se edhe kur keni vrare keni marre shperblime dhe jeni ngritur ne detyre, madje duke qelluar njerez me duar ne xhepa)..Djali 10 vjec, shkruaka per Studentet e 91′-it dhe c’fare perfaqesonin ata..Kush i ha keto brockulla..Vetem menyra se si flet tregon c’fare brumi je (sa per ate justifikimin verior o jugor, jeni bere si ata zezazaket qe c’do pretendim, ja hidhni fajin ngjyres)..

    1. Prokoilo Llalaala says:

      Pse vazhdon Tema te beje politiken e Saliut dhe kelysheve te tij?
      Ca pisanjos injorante, qe i shin sejmenet e Berishes, kane vrare me urdher te tij, tani po i trajtoni si njerez?
      Ky eshte kulmi. Keto kafshe e kane pak peshtymen ne surrat, sepse duhet te jene mbas hekurave.

  3. Delli USA says:

    Sa banal dhe te pacipe jan keta berishistet,e shkruajti djali 10 vjec thot hajvani,po a ka njeri me dy pare mend ta haj kete brockull.Ptu……rasat muti,qelbanik.

  4. Rrema says:

    Sa te zgjuar e paska djalin ky zoteria 10 vjec dhe lexoni c fare mesazhi ka shkruar e ha njeri kete

  5. Uji i ftohte says:

    Nese e ka shkruar dhjetevjecari(?),futeni 10 vjet ne burg kriminel Brecanin.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Mbesa e Berishes shkruan “romane” ndersa 10 vjeçari i Breçanit shkruan thirje per permbysjen e rendit kushtetues nga cel. i te atit.
    Me te vertet nje brez i “talentuar”
    Kush nga keta te dy ka lidhje farefisnore me Nastradinin?

  7. nikaja says:

    sa poshte ka rene ky njeri ky shet edhe femin per tu mbrojtur nje kuader i larte ne polici (gjoja ) se po te jete e vertet shikoni ca edukate i ka dhene djalit

    te te vije turp
    ky duhet te denohet per dhunimin qe i bene femijes
    a mund te behet hajr me keta kuadra

  8. futja kot says:

    akoma me 1991,jemi ne vitin 2014

  9. Ilirjani says:

    Duhet reforme e thelle ne policine e shtetit.Te largohen te korruptuarit, te paaftet . Jane nje pjese e madhe me dokumente fallco. Jane te tjere police me mbi peshe trupore qe skapin dot hajdutet e kriminelet. Duhet pastrim , por ama ligjor dhe me drejtesi. Po u be reforma me drejtesi edhe policia pastrohet nga te paaftet e dallaverexhinjet dhe shoqeria perfiton shume pasi rendi eshte primar ne nje shoqeri demokratike. Shteti nuk merret me emra te vecante , ai ka ligjet, merret me fenomenet ne teresine e tyre. Po te kapi ligji duhet zbatuar me perpikmeri. Ligji eshte vete demokracia. Keshtu shoqerite ecin perpara , jo si ne qe akoma nuk merret vesh; njeher del ne skene Mbreti, njeher Enveri, njehere Saliu , etj. Nuk i interesojne keto stadit te tanishem. Shqiptareve na intereson momenti aktual dhe nga do te ecim.

  10. Agushi says:

    O zoti Breqani, kur fëmijët nën moshë kryejnë vepra penale ose kundëvajtje administrative, përgjegjës janë prindërit, ndërsa ju zoti Breqani, nuk patët kurajën, t’a pranonit postimin ne Facebook kundër ish-shefit të opozitës. Natyrisht ju ishit në kalë dhe nuk e merrnit dot me mend se do të ishte e afërt dita që do të rrëzoheshit nga ai kal gërmuq.Përsëri nuk është vonë duke qënë oficer i lartë i policis mund të kërkoni falje publike.Jepi Breqan.

  11. iliria shqiptare says:

    Me kane pushuar se jam me origjine nga veriu thote …cfare debilash hane buken e ketij populli .po ky duket qe eshte beduin i padinjitet.turp.

  12. TASOS says:

    ktheheni videon te shokoj ky malok se i ofendon deputetet e PS me ne krye zotin TAHIRI se nuk ndoshta i kujtohen githe ato ofendime dhe kercenime qe ka bere atehere ,,,,

  13. baffo says:

    paska femije te zgjuar hitlerin se di une kush eshte dhe na e dika femija e brecanit epo kjo ska bythe qe e degjon

  14. lavirja e bulevardit says:

    i shkreti Brecani, si shume te tjere nuk e mendonte, se do i vinte kjo dite.

    po kjo firma fantazem Brecani Security, akoma ekziston????????????????

  15. Kendveshtrim tjeter says:

    Do ta zere mallkimi i femijes!
    Ky vetem verior nuk eshte,apo te gjithe si ky jane?!

  16. Kuadrot e Salushit erdhen nga malet e veriut me shkolle te pa mbaruar qe ne klase te katert fillore.Salushi i rivleresoj dhe i beru te gjithe verioret me diploma me nota te shkelqyera.Njoh shume nga keta kuadro te partise fashiste te cilet u diplomuan pa mbaruar klasen e katert me dokumenta te fallsifikuara.Vellezerit Ndegjoni njeri ish magazinjer i Komanit(spiun oerdiner) eshte sekretar i shoqates te pernjekurve politik dhe me diploma juridiku ,ekonomiku e ndoshta dr shkencash, tjetri ruajt dhish ne katund, sot prokuror ne taks force me diplome jurist. Me keta vemje Brisha ndertoj administraten publike dhe po mundohet me te gjitha mundesite ti mbaje ne detyra. Eshte detyra e qeverise se sotme pervec shume e shume te liga qe la pas kafsha e Vicit-olit te beje verifikime dhe denoncime per te gjithe keta mafjoze qe kane fallficikuar dokumentat.Po nuk u pastrua administrate shteterore nga keta pushtues injorante vendi do te vuaje per vite dhe semundja kanceroze berishizmi do te shtrije metastazat e saj deri sa ti marri frymet vendit tone.

  17. fati says:

    goca ime 10 vjece eshte, po akoma nuk e din kush eshte hitleri apo historine e hitlerit e jo te di si te rrezohet qeveria po e pergezoj shum ate djale qenka shum I afte te rritet e te behet peder si baba. a qe ska socialista se te kasha plas mrena mos e kishe pare driten e diellit mor Taliban.

  18. Miri says:

    Kush ja mesoi djalit 10 vjecar (lindur sipas babit ne 2004) levizjen e dhjetorit 1991?

  19. ona says:

    Ky Brecani duket qe eshte nje idiot me pergjigjen qe jep,por me idiot me duken te gjithe ata qe e kane marre ne pyetje,si ore ka mundesi qe nje femi 10vjec te dergoj nje mesazhe te atille,kesaj i thone qe kur te behet nja 15vjec ai do jete nje kriminel i kesaj familje me ne krye te jatin .

  20. plaku dhe deti says:

    Ne cdo provim Brecani dilte i pari ose i dyti ne Republike,kryetar komisioni ishte Salush Berusha.Ikni more kokrra injorantesh,na e bete shtetin si kope dhish,idjoter me patente.

  21. papi says:

    ky brecani eshte shume i zoti duhet cuar me komandot ne afganistan

  22. ben says:

    Malok i qelbur qe ste merret asnje llaf vesh me shqipen e basterduar komplet raca juaj duhet zhdukur ne kohen e Dulles oficera sigurimi e gjykatesa o race kolerash dhe tani nuk hiqni dor naa uzurpuat Tironen o shpellar te qelbur.

  23. Skela says:

    Brecan je komplet debil. Cfaredo qe te kesh bere nuk duhet te perdoresh nje femije te mbulosh pislleqet e tua. Funderrine malokerie.

  24. ert says:

    Kjo eshte lufte per pushtet. Populli eshte atje ku ishte.

  25. Na kane mbyt injorantet says:

    Vetem nje injorant mund te thote se e hoqen nga puna se eshte nga veriu.
    Ty i dashur te hoqen nga puna se beje rolin e gangsterit dhe ndihmoje biznesin tend privat.
    A gjeja me qesharake eshte qe statusin ne FB e ka shkruar djali…hahhaahahahaha…10 vjec dhe sa shume merr vesh nga politika

  26. Nastradini says:

    Shqipërisë, po “ja marrin frymën” shpellarët…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje