Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar ndaj kritikave të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. KLD shprehet se Naço po u bën shantazh gjyqtarëve.
“KLD i kërkon Ministrit të Drejtësisë dhe të gjithë aktorëve të tjerë që të mos i bëjnë shantazh gjyqtarëve, por të fokusohen në zgjidhjen e problemeve që ndikojnë në reformimin e sistemit të drejtësisë në mirëfunksionimin e gjykatave.
Gjejmë me vend të informojmë opinionin publik se Këshilli i Lartë i Drejtësisë i vlerëson me shumë seriozitet procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve, procedime të cilat ne fakt kanë qënë vetëm iniciativë e inspektoratit pranë KLD, për t’u dërguar më pas nga Zëvendëskryetari i KLD në drejtim të ministrit të Drejtësisë. Vetëm në vitin 2013 Ministrit të Drejtësisë i janë dërguar 24 relacione për procedime disiplinore për 16 gjyqtarë, dhe vetëm në vitin 2014 i janë dërguar 14 relacione për të iniciuar procedime disiplinore për 10 gjyqtarë.
Informojmë opinion publik se KLD, në mbledhjen e fundit, datë 24 shkurt 2014, kishte ne rend dite dy procedime disiplinore për tu shqyrtuar, ndërsa në mbledhjen e rradhës, datë 11 prill, e cila u shty pikërisht për faktin se Ministri i Drejtësisë nuk mund të ishte prezent, janë planifikuar të shqyrtohen edhe 5 procedime, dhe me një ritëm të shpejtë do të vijojë në të gjitha procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve”, thuhet në reagimin e KLD-së
KLD thotë më tej se është dakord me rekomandimet e ndërkombëtarëve.
“Duke pasur në konsiderate faktin, se Ministri i Drejtësisë, është i vetmi organi i cili ka me ligj të drejtën ekskluzive të iniciojë procedimin disiplinor për gjyqtarët, sqarojmë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në unison të plotë me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë të cilët sugjerojnë se ka ardhur koha që kjo e drejtë, ky ekskluzivitet, të mos i lihet ministrit të Drejtësisë.
Kurdoherë, vullneti i KLD-së ka qenë dhe është i palëkundur për të proceduar disiplinarisht gjyqtarët që abuzojnë me sistemin, dhe është ende në pritje që Ministri të sjellë në Këshill propozimet për procedimet disiplinore, së paku, për ato raste, të cilat janë konstatuar me shkelje pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorati i KLD.
Edhe një herë garantojmë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është i vendosur të vazhdojë përpjekjet e tij për konsolidimin e sistemit të drejtësisë dhe mirëpret çdo sugjerim konstruktiv për përmirësimin e standardeve përmes zgjidhjeve konkrete dhe jo ngritjes së pengesave artificiale”, perfundon reagimi i KLD-së
A keni nxjere ndonjehere sa pasuri kane vartesit tuaj ne prokurori dhe gjykata? Bejen qe te besojme se dhe ju te KLD jeni burra te mire.
O KLD-ëëë
Ka vajtur aty ku nuk mban mëëë
Çfare jane keto gjepura te Keshillit te Larte te Drejtesise. Nuk kan faj ata se nuk ka shtet kopetent ne Shqiperi qe tua vere dy kembet ne nje kepuce ne baze te ligjit atyre dhe gjyqtareve e prokuroreve matrapaze , qe e kane cuar drejtesine shqiptare ne kete katrahure qe askush nuk ka besim tek ajo. Duhet reforme rrenjesore e cila behet kollaj; e para shikoju ceshtjet dhe penalizoji ata me largim nga puna dhe e dyta shikoju pasurite dhe po me largim nga puna. Te dalin ne profesione te lira se kan ngrene mjaft ne kurriz te popullit te pa mbrojtur, nje pjese edhe te procedohen penalisht dhe te zvarriten dyerve te gjykates sic po zvarrisen popullin tani ata. Te zevendesohen me djem e vajza te reja me konkurse ku kriteri baze te jete, e para mesatare ne shkolla publike dhe e dyta te jene nga familje jo hajdute se vjedhja dhe korrupsioni jane genetike. PS qe me shpirt e votuan 1 miljon shqiptare nga Jugu ne Veri po tregohet shume e avashte ne shume sektore e reforma. Duhet dinamike studimore, ligjore dhe vepruese me ligj e drejtesi te plote qe te hidhen baza te shendosha per te ardhmen e kombit tone. Shqiptareve ne pergjithesi u intereson e ardhmja e kombit te tyre jo anarshia .
Sic duket “ujqerit” e KLD Duan dhembe te tjere per te ngrene akoma me shume ! Ne letren e tyre ata kerkojne : “Tju jepet e drejta eksclusive qe ata te inicjojne procedimin disiplinor me per gjyqtaret.”
Pra, nuk jane te kenaqur me poshtersite qe kane bere dhe po bejne por duan “dhembe te tjere” per te ngrene me shume dhe sa me shpejte.
Ketu behet nje lufte per jete a vdekje midis ministrise se drejtesise qe kerkon qe tju kufizoje “mishin qe pa hane ne menyre te padrejte” gjyqtaret dhe KLD qe jo vetem qe lufton per te mbrojtur keta “ujqer” por kerkon si shtese edhe te “drejta ekskluzive ligjore”.
Fatmiresisht ministria e drejtesise ka mbeshtetjen e popullit dhe te nderkombetareve. Problem eshte se presidenti “de facto”, Sala, i kapur te gjihta instisucjonet e “pamvarura” te drejtesise te cilat nuk pyesin per popullin por duan te dhjamen sa me shume. Sillen si ujqer te pangopur dhe te ndyre. Jane pa etike profesjonale dhe pa Vision.
Eshte e kjarte se eksperienca boterore ka treguar se e ardhmja eshte e popullit. Sic e thashe midis ministrise se drejtesise dhe KLD, Gjykatave kushtetuese,gjykates se larte si dhe prokurorise ka filluar nje lufte per jete a vdekje. Po lufton e vjetra me te rene.
Sa te zgjuar qe jane.Kerkojne ti marrin dhe procedimin disiplinor ekzekutivit duke u bere keshtu hermetik e plotesisht te paprekshem.Nuk ka bere Ministria e drejtesise detyren, prandaj eshte gjyqsori ne kete halle.
Baza kushtetuese dhe ligjore e KLD duhet permbrsur per te prishur kete qark te tmeershem te mbyllur te Drejtesise. KLD duhet te zgjidhet mes subjektesh. Viktor Hoti jashte Drejtesise dhe Kuvendit me votim ne popull. A-ja e kesaj pune eshte te zhduket nga skena Nishani i Sales me kusht qe te dale ne invaliditet por me pare te dale nje ligje qe nuk lejon President me mustaqe per te parandaluar diskretitimin e institu cionit te mustaqeve. Viktor Hoti
Drejtesia po penalizon gjithe popullin Shqiptar per te mos e perfituar statusin ne qershor. Drejtesija ka dale komplet jashte kontrollit etik me minimal dhe eshte kethyer ne nje bande te rezikeshme qe pa frike mund te quhet “kamora Shqiptare”.Ajo jo vetem po pasurohet ne menyre te paskrupullt por rezikon dhe vete bazat e shtetit duke qene “maja e shpates” e Berishes dhe ushtarit te tij Nishanit. Elvis Cefes duhet ti kontrollohet pasurija kolosale qe ka vene ne detyren e mepareshme. Edhe Nasip Naco i ka kembet e lidhura me dosjen e shefit te tij dhe nuk ka vullnet ti shkoje ceshtjevet deri ne fund.Rama mos te ndaje tapi se kete pune ka kush e ben por te konsultohet nate e dite me juriste te ndershem dhe te veproje urgjentisht se kaloi koha e fjaleve. Ne qofte se nuk e ben kete ne qafe paste vehten.
Dhe ju te KLD te nje shkolle dhe te nje ambjenti jeni si gjithe gjithe gjyqtaret nuk jeni te imunizuar karshi korupsionit vec e keni zene ate post ju e dini sesi.Na hiqeni profan.Ju e keni shkel betimin qe pa fillu pune.Mjer ai milet qe i bie halli tek ju,mjer ata qe e pesojne nga ju dhe mjer ata qe perfitojne nga ju. Rrace e poshter.
K.L.D. pse e la ceshtjen ndaj 2 gjygjtareve te Elbasanit qe kishin abuzuar me detyren dhe K>LD> nuk e coi deri ne fund ndeshkimin ndaj gjykatesve Ilir Pashaj e Bujar Musta.Ku qendron e fshehta?
O KLD jeni bere per te ardhur keq.
Nderkohe qe shoqeria do te ece me shpejtesi drejt Evropes,ju mbeturinat e sistemit te Saliqenit po na beheni pengese.
Si nuk ju vjen turp kur kerkoni kompetenca te tjera o njerez pa moral
Pamvaresi gjyqesori nuk do te thote qe gjyqtari te marre vendime sic ja do interesi apo qejfi.
Pamvaresi nuk do te thote qe te mos ti kontrolloje askush.
Pamvaresi nuk do te thote qe ne kundershtim me ligjin te nxjerrin te lire kriminelet, hajdutet, drogaxhinjte.
Pamvaresi nuk do te thote qe ti nxjerrin te pafajshem politikanet hajdute.
Pamvaresi nuk do te thote qe te mos u kontrollohen pasurite gjyqtareve dhe prekuroreve Cdo njeri prej tyre duhet te shpjegoje qedi ne qindarken e fundit per pasurine e vene apo parate e shpenzuara per pushime jashte shtetit, dhe me e pakta nqse kane abuzuar duhet t’u hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit qofte edhe avokat, po duam te bejme shtet.
Ata qe jane ne rregull me ligjin, s’kane pse te ndihen
nen presion.
Ministria e drejtesise eshte hallke e tepert …shikojeni me kujdes ligjin per funksionimin e saj , KLD-se apo prokurorise e gjykatave dhe do ta vertetoni nje gje te tille . Ajo eshte krijusr ngs politika thejesht dhe vetem per shantazh ne duart e fituesit te ekzekutivit ne pamundesi per te patur si fitues kontroll te menjehershemm mbi KLD gjykata e prokurori…….
jeni nje drejtesi e kalbur