Naço: Zvarritja e gjyqeve ul besimin e qytetarëve tek drejtësia (VIDEO)

9 Prill 2014, 10:20Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço kërkon nga gjyqtarët të reduktojnë në minimum zvarritjet e proceseve gjyqësore. Duke folur gjatë prezantimit të projektit “Për një drejtësi pa vonesa”, Naço theksoi se zvarritja e gjyqeve ul besimin e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë.

“Dua të sjellë në vëmendjen tuaj shqetësimin e një qytetari i cili prej vitesh mbahet peng i zvarritjes së pajustifikuar nga ana e gjykatës, i dekurajuar në maksimum nga neglizhenca  e treguar në gjykim, qytetari thekson se do të ishte më mirë që të kërkonte pushimin e çështjes dhe hapjen e një padie të re sesa të përballej me zvarritjet e pajustifikuara të çështjes. Këto shembuj jo vetëm që ndikojnë në perceptim negativ të qytetarëve, në uljen e besimit të tyre tek sistemi i drejtësisë por edhe në mohimin e të drejtës së palëve për një proces të rregullt gjyqësor. Kohëzgjatja dhe cilësia e gjykimit janë dy faktorë që ndikojnë në besimin e njerëzve tek sistemi i drejtësisë. I bëj thirrje të gjithë gjyqtarëve që në ndryshim nga praktikat e vërejtura deri më sot të marrin një rol më aktiv në përgatitjen, planifikimin, mbarëvajtjen e procesit të gjykimit duke marrë masat e nevojshme për reduktimin në minimum të proceseve gjyqësore”, tha Naço.

Gjithashtu Naço paralajmëroi se çdo të ketë kontrolle për zvarritjen e proceseve gjyqësore.

“Çdo tejzgjatje dhe zvarritje e pajustifikuar e proceseve gjyqësore do të jetë objekt verifiimi dhe kontrolli. Po kështu nga ana jonë do të tregohemi përkushtimin maksimal që projektet e reformimit, modernizimit dhe dixhitalizimit të sistemit gjyqësor të shkojnë deri në fund”, tha ai.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së Florian Raunig ka rekomanduar se duhet të punohet në dy fusha, atë të reformës ligjore dhe ndryshimet në praktikën e gjykatës.

“Inkurajuese që Ministria e Drejtësisë i ka vënë në jetë disa nga rekomandimet tona për ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile.  Ne presim bashkëpunim edhe për përmirësimin e procedurave ligjore”, tha ai.

Projekti “Për një drejtësi pa vonesa”, do të zbatohet në gjykatën e Krujës. Projekti është ideuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe projekti JuST i USAID-it dhe ka për qëllim uljen e numrit të seancave gjyqësore në çështjet civile dhe penale dhe bërjen e tyre më produktive.

3 komente në “Naço: Zvarritja e gjyqeve ul besimin e qytetarëve tek drejtësia (VIDEO)”

  1. shpetim says:

    O njerez!
    A ju kujtohet ky personazh, i cili para dhe pas 23 qershorit 2013 kur pritej te konturohej Qeveria e Rilindjes bente thirrje te hapura publike qe Kryeminister duhej te behej BOSI I TIJ ILIR META NGA SKRAPARI?

    PS rezultonte partia e pare fituese,dhe ky vazhdonte ti binte fyellit me nje vrime.

    KY PERSONAZH ka vetem nje merite te jete delfini i Ilir Metes.

    Si mundet te beje MINISTRIN E DREJTESISE nje person i tille, qe pervec te tjerash i mungon nje nga tiparet qe duhet te kete nje njeri normal, SIC ESHTE SENSI I MASES.

    Une nuk e besoj se ky mund te beje drejtesi.

  2. arsen says:

    Ministri i Drejtesie
    Ministri i Jashtem
    Ministri i Brendeshem tallen nga ambasada Italiane.
    ….Me ndodhi sot te kerkoja nje legalizim nga Ambasada Italiane…
    Cfare me pane syte dhe me degjuan veshet?????????
    U lerlohej qytetarve shqipetare qe: CERTIFIKATA E LINDJES, ME STEMEN E SHQIPERISE, ME NGJYRA E DEKOR, E PERKTHYER NE 5 GJUHE TE HUAJA (edhe italisht kuptohet), E LEGALIZUAR NGA MINISTRIA E JASHTME, E KONFIRMUAR NGA PREFEKTURA, E POSTUAR NGA POSTA SHQIPETARE….??????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Nuk pranohej.??!!!!!!!!
    Nuk pranohej,… po mos te perkthehej edhe nga nje perkthyese e njohur nga ambasadori???!!!!
    Tek perkthyesja te con sekseri qe kerkon per nje perkthim 800 lek te reja.
    Si do i dukej ambasadorit nese shteti yne do kerkonte qe DOKUMENTI ZYRTAR (edhe i perkthyer ne anglisht) TI KERKOHEJ QE TE PERKTHEHEJ NGA NJE PERKTHYES TEK RRUGA X NE ROME????
    Po a ka bythe ku te rrije ky korrupsion????
    Per nje Vize me shume hyrje ne Itali, Konsullata kerkon 110 Euro…PER CFARE PAGUHEN KETO 110 EURO?????
    Ja ky eshte SHTETI YNE I RILNDASVE TE LODHUR.

  3. Sokrati says:

    Ne Durres eshte nje person me emrin Daut qe para 23 qershorit ishte ne polici punonte kontroll rrugor e direkt mbas fitores se zgjedhjeve nga kombinimi i numrave PS+LSI, Dauti u caktua drejtori i Kolaudimit te Automjeteve.
    Dauti eshte vellai i Nasip Nacos e te na thote Nasipi qe pse ky u zgjodh drejtor?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje