Promovimi i Shqipërisë/ Qeveria çel zyrtarisht konkursin ndërkombëtar për logon, sloganin dhe strategjinë e re

8 Prill 2014, 13:56Politika TEMA

Qeveria shqiptare çel zyrtarisht konkursin ndërkombëtar për logon, sloganin dhe strategjinë e re për të promovuar Shqipërinë. Nisma u bë e ditur nga ministja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni përmes një conference për shtyp. Gjermeni sqaroi se nisma e iniciuar nga tre Ministri, ajo e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme gjeti mbështetjen e Kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.

“Konkursi që ne shpallim për “Brandimin e Shqipërisë” synon të promovojë imazhin e ri të vendit tonë. Është një nismë madhore, për të promovuar identitetin e Shqipërisë në tregun botëror.  Kjo nismë është konceptuar si një projekt, i cili do të ndryshojë rrënjësisht imazhin e vendit në një mënyrë tjetër, që reflekton energjinë dhe vitalitetin e popullit tonë, potencialin e madh për zhvillim, traditën e mikpritjes, kulturën e pasur dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme historike, vendet dhe peizazhet e mrekullueshme”, sqaroi Gjermeni.

Sipas saj, kjo nismë lindi natyrshëm, si një nevojë për t’ju përshtatur realitetit, përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të rritur numrin e turistëve, të huaj sidomos, por edhe për të rritur investimet e huaja në vend.

“Ne synojmë të lancojmë një imazh të ri të Shqipërisë dhe potencialit të saj turistik, një portë hyrëse për investimet e huaja në rajonin Ballkanik, një Shqipëri faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje në rajon, për një Shqipëri Europiane, një Shqipëri të Gjeneratës tjetër. Ftojmë të gjithë të interesuarit, kompani ose individë, vendas apo të huaj të paraqesin propozimet e tyre, për logon, sloganin dhe strategjinë e promovimit të Shqipërisë në tregun ndërkombëtar. Të gjitha propozimet e dorëzuara do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga personalitete, ekspertë, njohës të fushës dhe miq të Shqipërisë”, vijoi ministrja e Turizmit.

Aplikimi do të kryhet përmes faqes online: nextgenerationalbania.info ku do të shpjegohen në detaje hapat e procesit, ndërsa konkursi do të zhvillohet në dy faza. Në fazën e parë, kompanitë do të paraqesin konceptin e tyre për logon, sloganin dhe një draft projekt, deri në fund të muajit prill. Juria ndërkombëtare më pas do të përzgjedhë 5 propozimet më të mira. Në fazën e dytë, 5 kompanitë më të mira, të përzgjedhura nga juria do të paraqesin propozimet e tyre dhe paketën e plotë në datën 16 maj, në një aktivitet të hapur për median dhe publikun, ku do të ndiqen drejtpërdrejt prezantimet e përzgjedhura.   

“Përzgjedhja e logos dhe e sloganit të Shqipërisë, përmes një mesazhi që na përfaqëson, një logo që shpreh identitetin tonë dhe përmes një strategjie të qartë do të na e bëjë më të lehtë rrugën për një promovim më të mirë të potencialeve tona turistike, mundësitë e pafundme për investime, potencialin intelektual dhe identitetin tonë kombëtar”, tha ajo.

 

5 komente në “Promovimi i Shqipërisë/ Qeveria çel zyrtarisht konkursin ndërkombëtar për logon, sloganin dhe strategjinë e re”

  1. adi says:

    Sllogani:

    Hajdeni ne Rrumpallistan

  2. O Daje says:

    Po ministrine e kultures nga e ke lene? PO pse nxitoni ju lutemi? A ka identitet pa kulture, histori, etj? Po mos beni me te tilla gafa se nuk ju lejohet? Po pse more te uruar vrapin, po ndaloni e mbushuni me fryme se nuk shkohet kuturru, e frikshme te shkosh ne kete nxitim, ndonjehere se kane keq ata Shkodranet qe thone, te hypte vetja ne qef! Tung

  3. Hakiu says:

    E duhur, por shqiperia nuk i ka permbushur detyat e saj, ky proces te shqyrtohet ne afatet e dhena e te vendoset ne fund te 2014, pasi shume reforma te kene dale ne krye te rruges, mos nxitoni kaq shume. Personi qe e ka kerkuar ndryshimin ka bere gjene e duhur, sepse reformat ne fund vit e kerkojne dhe nje imazh te ri, beni gjitheperfshirje institucionesh, kultura shkruan nje parafoles me shume te drejte e thote. Eshte koha per ta Nisur tani dhe ta vendoseni ne fund te vitit. Nuk eshte turizmi, agrikultura etj etj ajo qe do na beje te qendrueshem, jane te gjithe sektoret e ekonomise, e pa i studiuar ato ne vecanti logo nuk funksionon. Respekete per mundimin por keshillat duhen pranuar, nese pranoni.

  4. cub dragobie says:

    hallau hak barre dhe saliu ha grem

  5. shpetim says:

    BRANDIMIN E SHQIPERISE???
    EMERTIM AS SHQIP AS ANGLISHT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje