Letra e Tahirit për Nishanin/ PD: Ministri i Brendshëm po hakmerret ndaj gjyqtarit që e dënoi me gjobë (VIDEO)

8 Prill 2014, 12:20Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri se po shfrytëzon postin e tij qeveritar për tu hakmarrë ndaj një gjyqtari që e ka dënuar me gjobë për akuzën e shpifjes. Përmes një deklarate për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi denoncoi kërkesën e ministrit të Brendshëm drejtuar Presidentit, për të marrë masa ndaj gjykatësit Edmond Goro, me argumentin se Tahiri po hakmerret ndaj gjyqtarit.

“Pak ditë më parë, Ministri Tahiri iu drejtua Presidentit të Republikës me letër të hapur, ku denonconte gjyqtarët dhe drejtësinë, në një përpjekje për të larguar përgjegjësinë që ai dhe kryeministri kanë për dështimin me rendin dhe sigurinë publike, dhe për rritjen e kriminalitetit në vend. Por sot zbulohet se Tahiri po shfrytëzon karrigen që ka, postin që mban për t’u hakmarrë ndaj gjyqtarëve që e kanë dënuar atë më parë për shpifje. Konkretisht, Tahiri qorton në letrën e tij publike, dhe i kërkon Presidentit të marrë masa ndaj gjyqtarit Edmond Gogo. Gjyqtari Edmond Gogo ishte pjesë e trupit gjykues të Apelit, në fund të vitit 2012, kur vendosi të lërë në fuqi, vendimin e Gjykatës që Tiranës që e dënonte Saimir Tahirin me 10 milionë lekë gjobë për shpifje”, theksoi Bylykbashi.

Sipas tij, “i dënuari për shpifje sot është Ministër i Brendshëm, dhe po shfrytëzon pushtetin që ka për t’u hakmarrë ndaj një gjykatësi, ndaj një institucioni të pavarur, që vendos mbi bazën e fakteve dhe të ligjit”.

“Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm po i tregojnë gjyqtarëve se ata duhet të konsultohen me qeverinë para se të marrin vendime, po u tregojnë gjyqtarëve se ata janë hakmarrës dhe mbajnë shënime për secilin prej tyre. Ky akt është një shenjë shumë e keqe për demokracinë në vend, është minim i sigurisë juridike, pavarësisë së gjyqësorit dhe shkatërrim i institucioneve të pavarura, është shantazh i hapur dhe paralajmërim për çdo gjyqtar dhe për drejtësinë në vend”, tha ligjvënësi demokrat.

30 komente në “Letra e Tahirit për Nishanin/ PD: Ministri i Brendshëm po hakmerret ndaj gjyqtarit që e dënoi me gjobë (VIDEO)”

  1. jari says:

    epo cja fusi kot gjithmon kta tepd, me nje vrime i bien fyellit

    1. Hysni says:

      ministri spo hakmerret ndaj askujt, thjesht kerkon ti coje gjerat ne vend me drejtesi, drejtesine e munguar nga qevria berisha

      1. Burg per lulin e saliun says:

        duhet burgu per lulin e saliun se ndoshta sbehet ndryshe dhe drejtesia fillon nga kta t2 e para

        1. bora says:

          ja fusin kot clidhje ka t hakmerret se kuptoj nderkoh qe ai tn esht minister

          1. ema says:

            miistrin mos i nxirrni fjale kot se eshte e qarte boterisht qe esht ministri me i mire i brendshem ne shqiperi qe po e lufton korrupsion cdo dite, duket nga te dhenst ne buletin

            1. Herta says:

              Ky ministri po ju bo me ju dridh komeet ju dhe asgjo tjeter se po ju hiken menja tani me gjith ato qe keni bo e dini qe ju pret burgu prandaj e keni me kaq merak e dilni mashtroni popullin po pa merak se nuk i ha kush me ato qe thoni. Ne burg te shkoni se atje e keni vendin.

      2. ari says:

        Hysni.te ja filloje tritol tahiri nga babai i v et dhe nena hajdute e ilaqeve.zaten tashe ne rilindje ter hajnat kane marre poste sidomose ata me ze dhe figure si meta,braho,beqiri e gjiknuri vellau.kush eshte kriminel behet Minister,drejtore,vrases etj.dhe po qe kokepalare behesh gomare fare.

    2. Andi says:

      Keta mbeshtesin krimin. Dy persona u vrane per aresye te lirimit nga gjygjtare te korruptuar dhe ky gjel na del ketu dhe kendon kengen e Berishes qe te mbeshtesin krimin. Ketu nuk ka te beje fare Ministri i Brendshem per hakmarrje sepse ministri nuk ka fuqi vendimi, por ai vetem i kerkon Presidentit qe te marre masa kundrejt rasteve te tilla qe po behen te shumta. Keta thone qe vazhdoni ju gjygjtare te korruptuar dhe beni para ne menyre te shtrember sepse ne do t’ju mbeshtesim.

  2. Naimi nga Cikago says:

    Lind nje pyetje, Oerdi i PD-se i verifikoi ato qe shkruante ne leter Tahiri i PS-se ? Duket se deputeti u nxitua sepse shqyrtimi nga expertet perkates ende nuknuk i ka hetuar e verifikuar shkeljet qe i ngarkohen.
    Dakort qe bie ne sy si hakmarrje, sepse Gogoja paska qene pjese e trupes gjyqesore qe e denoi deputetin per shpifje, por a ka abuzuar me detyren, ka shkarkuar padrejtesisht nga faji dhe a ka nxjerre njeri nga burgu Edmondi? Pra, qendrojne ato qe i relatohen presidentit, apo jo ?
    Nese qendrojne ty Bylybash rri e mos fol, gjyqtari te procedohet per abuzim te rende me detyren dhe mire do te jete te beje nja 2-3 vjet burg. Gjyqet, ligjet dhe deminet nuk jane kerbac ne dore te personave te papergjegjshem. Ky eshte shteti ligjor.
    Ne te kunderte, nese ministri i atribuon Gogos shkelje qe nuk i ka bere, nuk ka abuzuar por ka qene ne permbushje te detyres, ministri Tahiri te jape doreheqjen si minister dhe grupi parlamentar e PS-ja te shohin nese duhet te jete me tej deputet ky njeri qe abuzon rende me postet qeveritare.

  3. skodrinon says:

    Ore kta nuk e kane kuptuar akoma pse jane opozite, pse i denoi populli, akoma mbrojne hapur korrupsionin? Kta jane mazokista…jo vetem ne opozite por dojne qe populli ti hedhe ne ndonje cep te parlamentit me ca deputete leshko.

  4. Noli says:

    O Bylykbash! Arsyetimi e gjykimi juaj per shtetin eshte totalisht modeli Taleban. Lereni keto perralla dhe behuni serioz ne qendrimet opozitare.Je rreshtuar edhe ti ne nivelin e Halimit, Ristanit e flizni budalleqe si zedhensia e PD. Paraqitni vizionin e opozites per ndertimin e shtetit se ai modeli Sales ka deshtuar.

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    PD-ja dukshem po behet “trime” duke mbrojtur paligjshmerine !
    Per nje parti opozitare serioze,pozicione te tilla perballe mos zbatimit te ligjit,flasin per perkrahje te hapur per destabilitet.
    Keto qendrime politike,mund ta nxjerrin kete force politike jashte ligjit.

  6. azom says:

    Te mbrosh gjyqtaret ne Albani…!!!!!!!!!!!!!
    Per te mbrojtur jane Flutra Skendaj, mostra, e Gjykaten se Apelit e kompani….. ?!!!!
    Te thuash Tahiri po merr hak,te gjyqtaret, nuk ka sens.
    Ke shume ”faj” Tahiri, duhet t’ju thote gjyqtareve: ”Faleminderit qe shkelni ligjin dhe beni korrupsion”

  7. al says:

    Ogerta eshte goca ma llapazane qe ka pd.moj vajze nuk behet politike me klysha si puna jote.turp qe je nga durresi ,nje qytet qe dhe ne te tjeret e kemi zili per tolerancen fetare dhe ate politike.je ti ai klyshi qe qe kundra cdo ligji vetem e vetem qe ti sherbeje saliut.nuk harrohet kur sala ra dakort per hapjen e kutive me votat e vjedhura dhe dole ti kunder.po ta mbajti bytha dilkandidat me emer ne durres bashke mehalimin dhe strazimirin por ju nukju voton as familja juaj.legen qe vetem vrere ke nxjerr nga goja.nuk do jete e larget dita kur do te shkelmojne nga politika dhe do te shoheshne popull kushje.turp qe pd ka ne gjirine saj te rinj fodull dhe hipokrit.

    1. orik says:

      Zoti al,
      Te ishte hipokrite ajo, do ishte gjykatese, a milionere, a deputete aetjjjj.
      Bej ndonje oune al, boll u more dhe ti me ate. Ku te gjesh ndonje dhe ta fusesh per ta provokuar per te thene ndonje llaf te keq … eh, cfare te besh…….
      Oriferat ska pretendime as per politikane, as per ambasadore, as per etjjj, pervcse per jete te qete dhe te paster.

  8. . says:

    ———————————————————————————————–

    Keni me per “Belulin” …. ha,ha,ha,ha

    Ceta-Veriorve PD, nje kompani injorantesh qe
    kurre nuk kane punuar per zhvillimin e vendit,
    por vetem per te vjedhur dhe sulmuar ata qe
    i kapin duke vjedhur.

    ————————————————————————————————

  9. Mark says:

    Liroj nje vrases dhe i dilni ne mbrojtje ketij pseudo gjyqtari. U shufte rrace e juaj o pd. Kaq te degjeneruar pasi qene ju. Tani shifet hapur se cfare drejtesije keni instaluar ju hajdut dhe shypes te popullit te pafajshem. Ngrihu o popull kundra ketyre monstrash.

  10. Iremila says:

    Oerdi eshte pjese e ndyre e masakres ne drejetsine alla shqiptare.Ai eshte nje kelysh i vogel i bab sales!

  11. PROFESORI says:

    OERD,

    Se pari, je djale i ri dhe e ke te ardhmen perpara, prandaj “Per inat te vjehrres tende, mos fle me mullixhine”… Saliu ka marre fund, kuptojeni kete, dreqi ta marre!!!

    Se dyti, ti mor djale dhe shume te tjere si puna jote (mos e krahaso veten me Ben Ristanin, me Mul Noken, me Aldon, me Haimin, me Strazimirin, etj., etj., sepse te ka marre lumi pastaj…) duhet ta kuptoni njehere e mire se institucioni i presidentit nuk eshte seksion i Partise Demokratike (edhe sikur te jete, dhe ne fakt me Nishanin eshte “qe cke me te…). Nese ka probleme komunikimi publik te PS me kete institucion le te merren vesh “mes vedi”…

    Se treti, nese vazhduat ne kete rruge qe keni nisur, jo vetem qe pushtetin do ta shihni me dylbi, por do t’ju zere populli me gure…

    Se katerti, merreni situaten ne dore, ju djemte e rinj te Partise Demokratike, dhe mos merrni as mendte e Saliut e Jozefines, as ato te Mul Nokes. Ringrijeni Partine Demokratike, na beni te ndjehemi krenar qe e mbeshtetem ate ne vitet’90, kuptojeni qe nuk e mbeshtetem per syte e bukur te Saliut, por per te miren e Shqiperise…

  12. Nemo says:

    perfundimisht!! Keta jane shume rende aq rende sa arsyen e kane çuar per peshk !! A ka ndonje te mençur ne çmendinen me emrin PD ?!

  13. Frasheri says:

    Pse shqetesohen keta kur flitet per korrupsionin ne Drejtesi?! Cte keqe ka te verifikohen?

  14. hasan dami says:

    Po TAHIRI pse nuk ben nje leter per gjykatesin qe i liroi babain?

  15. ismeti says:

    kjo partia e dudave me te vertet skan kurrfar sensi,shtaz

  16. futja kot says:

    si ka mundesi qe nuk pranojne te kritikohet gjyqesori kur gjith bota flet se eshte e joruptuar dhe per me teper kete e pranojne vet ata,
    Po per cfar do diksutojme ku eshte demokacia ?????? apo vetem ne letra, dhe te shajme kot njeri tjetrin.
    Ne amerike drejtesia eshte vene me pushke.

  17. arben says:

    po ky bylykbashi duket qenga turinjte car njeriu mund te jete ky nuk di gje tjeter te beje vetem te na ngreje nervat po pse o derdimen nuk e njohim neve gjyqesorin por ka nevoje te na thush ti se si i bejne gjyqet ata ik ore pirdhu andej me gjithe saliun tent

  18. Treviso says:

    Ministri i brenshem ka gabuar qe ika kerkuar matufit president qe te marre masat per gjygjtaret. Gjygjtaret shqiptare jane me te respektuarit e popullit dhe me te ndershmit. Ato nuk e njohin korrupsionin. Me kete president dhe me keto gjygjtare jo ne Europe por dhe ne mars do shkoje Shqiperia. Mjere popullin qe e ka mberthyer mafja prej fyti.

  19. petrit zela says:

    Popullit po I sos durimi.Me keta deputetet e PD-es,ku ne vend te kokave kane kunguj.Por jane disa lloj kungujsh [turqije] dhe ne furre ti fusesh mazallah se piqen.Por te till kungujsh ne vend te kokave,ka
    ne shum parti..Rrepuplikanija me ne krye Mediun dhe ne vazdimsi.Lsi-ja
    me ne krye sekretarin e saj luan Ramen, qe kerkon te krijoi nje kaos te
    pashemullt ne shqiperi,ky zoterija na bashkepunon ngusht me komunistin kufome-Marko Dajtin-e shum e shum te tjere.A mundet te eci shqiperija
    perpara me keta kunguj???

  20. gjon says:

    KY ESHTE NIVELI I PARTISE DEMOKRATIKE.OPOZITE LESHI.VAZHDON TE MBROJE KRIMIN DHE BASHKEPUNTORET E TIJE.

  21. qytetar says:

    A MER DROGE KY PERSON?
    SY TE KUQ,
    GJENDJE E PERGJUMUR,
    ETJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje