Paralajmërimi amerikan/ Dasho Aliko: Në Lazarat nuk ka rrezik për jetën (VIDEO)

8 Prill 2014, 11:37Politika TEMA

Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane se qytetarët e SHBA nuk duhet të shkojnë në Lazarat, pasi është një fshat i rrezikshëm dhe jashtë kontrollit të shtetit, reagon edhe kryetari i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko.

Ai u shpreh se në këtë fshat nuk ka rrezik për jetën, por vetëm një fenomen të paligjshëm, që nuk luftohet vetëm.

“Në Lazarat nuk ka rrezikshmëri për jetën. Këtu ka një fenomen të jashtëligjshëm që s’mund ta luftoj vetëm unë apo policia. Mediat kanë hyrë në Lazarat dhe nuk ka pasur rrezikshmëri. Lufta ndaj kanabisit mund të arrihet me anë të politikave sociale”, u shpreh Aliko, duke iu referuar një kronike të një dite më parë nga ABCNews.

Kamera e këtij televizioni hyri në fshatin problematik dhe gjeti banorë të revoltuar me paralajmërimin amerikan.

Pak ditë më parë, Ambasada Amerikane lëshoi një paralajmërim për shtetasit e SHBA.

“Lazarati njihet si një prej zonave të prodhimit më të madh të marijuanës në Europë.

Në vitin 2004, një ndërhyrje e policisë rezultoi në një betejë të vërtetë që çoi në shkatërrimin e Postës Policore në Lazarat. Në vitin 2012, policia tentoi të kontrollonte plantacionet e marijuanës, por u përball me grupe të armatosura.

Që në atë kohë, zona është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë, duke i dhënë mundësi trafikantëve që të lëvizin të lirshëm dhe të ndalojnë hyrjen e personave në fshat,” thuhej në njoftim.

10 komente në “Paralajmërimi amerikan/ Dasho Aliko: Në Lazarat nuk ka rrezik për jetën (VIDEO)”

  1. sajmir ik says:

    z.minister ke byth te futesh ne Lazarat?????????qeveria e meparshme jo se i trembej nerhyrjes atje por kishte 98%te votave dhe skishte iteres te prishte mardheniet me votuesit e vet,po ju qe smeri koker vote atje a keni bole ta kruani me Lazot???!!

    1. Kominats pa pune says:

      “Pas zgjidhjes se furgonave do beje nje plan masash per Lazaratin” deri ketu kane qene ne rregull keto njerzit qe sot po kundershtojne ambasaden e USA. Duket qarte qe duke mbrojt veten mbrojne dhe Tahirin
      Rama duhet te rishikoje kabinetin para se Tahiri te akuzoje dhe Ameriken se nuk i ka dhene informacion
      Edhe me kaq sa ka bere ka vene prishur reputacionin saqe heren tjeter do i kerkoje ky Metes nja 3 ministri

    2. Kominats pa pune says:

      Sa per te shtuar: Afer shtepise kisha 3 pika bastesh para opercionit te suksesshem, sot jane 4

  2. Ajet Delaj says:

    E GJITHE SHQIPERIA ESHTE “LAZARAT”

    Mjaft editorialiste Shqiptar ne shtypin e shkruar e media vizive here pas here marrin ne shqyrtim Lazaratin dhe vazhdimin per nje kohe te gjate te paligjshmerise ne kete komune te vogel te jugut te Shqiperise megjithse per mua te tere gabojne kur mundohen ta trajtojne fenomenin “Lazarat” si te shkeputur nga krejt realiteti shqiptar gje qe nuk eshte as e drejte as e vertete.
    z Baze ishte mjaft i sakte sakte ne editorialin e “temes” sonte ne pershkrimin me vertetesi se Lazarati eshte problem i kahershem ne realitetin e paligjshmerise shqiptare. Megjithate duhet thene qe ne fillim se kultivimi i narkotikeve eshte veprimtari kriminale ne shumicen e vendeve demokratike te botes e nuk ka si te jete ndryshe as ne Shqiperi e as ne kodin penal te saje.
    E para duhet thene se Lazarati eshte treguesi me i qarte e sensitive i paligjshmerise se shtetit e pushtetit me te tera strukturat e tyre ne Shqiperi.
    Se dyti duhet thene se Lazaratesit jane popull fisnik shqiptar i persekutuar masivisht nga diktatura kriminale komuniste ku shteti postkomunist e ka vazhduar trajtimin e Lazaratit ne kuadrin e mbijeteses se luftes se klasave ne Shqiperi per interesat e tyre kriminale per ta mbajtur shoqerine shqiptare ne kaos e paligjshmeri.
    Meqe ne Shqiperi pushteti i vazhdimsise se trashigimise gjenetike e idelogjike te komunisteve pas 90tes vazhdoje te sundoje ne menyre te paligjeshme duke e grabitur hapur e nganjehere me metoda me te sofistikuar vullnetin e popullit shqiptar paligjshmeria e hajnia ka ekzistuar qe nga kreu i shtetit e qeverise e deri tek ai qe vjedh cfare i bie ne dore toke, prone, para, cellular e gjithcka.
    Eshte kriminale te etiketosh tere shoqerine shqiptare si hajdute por realishte te tere sa nga halli e sa nga qefi e vesi jane hajdute pasi hajdutja me e madhe eshte pushteti dhe shteti i shqiptareve qe me vjedhjen e votes vulosin paligjshmerine e tyre e pergjate tere sundimit te tyre therasin rreth tyre sivellezrit e tyre ne vese e huqe.
    Familja, por edhe krejt shoqeria nuk mundet te qeveriset as me mashtrim as me dhune por me moral gje qe shteti dhe pushteti ne Shqiperi nuk e kane. Meqe nuk e kane kete moral atehere pushtetaret dhe shtetaret shqiptare lejojne por edhe nxisin tere shoqerine qe te ndyhet ne hajni e paligjshmeri.
    Per rreth 50 vjet sistemi criminal komunist i mashtroje, vodhi e masakroje shqiptaret dhuke ju grabitur me zjarr e me hekur gjithe cfare paten para e pas shpirtit. Erdhi “demokracia” ku ne vend qe pushteti dhe shteti i ri te tentonin se paku per te vendosur drejtesine shoqerore e ndeshkimin e atyre qe kishin bere krime makabre hirarket komuniste u denuan per kafe e dora e dyte e tyre qe erdhi pas 97tes i shperbleu edhe per ato pak vite burgu qe bene.
    A ka imoralitet me te madh sesa te shperblesh per ato pak pushim qe bene hirarket komuniste e te mos njohesh e demshpeblesh te masakruarit ne tunelet e minierave viktimat e ketye hirarkeve. E thashe pushime pasi burgu i paket e komod i ketyre hirarkeve kriminele komuniste vertete ishin pushime nese krahasohet me burgun qe ju kishin krijuar shqiptareve nen e mbi toke.
    Post komunistet apo neokomunistet thuaje si te duash pasi eshte e njejta gje ne kaosin e krijuar prej tyre pas 90 me qellimin e vetem qe te vidhnin e shkaterroni edhe ato pak vlera material e monetare qe kishin mbetur ,krijuan kushtet qe antiligji te sundonte e ligjin ta bente xhungla duke i cuar shqiptaret ne pragun e vllavrasjes ne 97 thjesht per interesat e tyre kriminale.
    Jo vetem qe nuk bene as perpjekjen me te vogel per te vendosur ligjin e drejtesine por hapun u bene pale me grabitsit e prones se tjetrit tokes, trojeve , dyqaneve, shtepiave , rrymes ujit, vreshtave mineraleve e cdo gje mbi toke e nentoke e deri edhe hapsiren detare gje qe po e vazhdojne edhe sot e kesaje dite.
    Ambasadoret e huaj ne Tirane e percaktuan kete situate se ne tere boten vidhet duke thyer ligjin kurse ne Shqiperi vidhet me ligj, kurse gazetari I famshem Italian antimafie ka thene se ne tere boten shtetet kane mafia kurse ne Shqiperi mafia ka shtet.
    Nese krahasojme veprimtarine kriminale qe nga kryetari i Parlamentit qe harxhon qindra mijra euro ne nje orgji qeveritare dhe nuk pyet kush se ku i moren gjithe ato para , atyre qe vjedhin toka , troje , rryme , minerale pyje, hapsiren detare e deri te tashmen e te ardhmen e shqiptareve voten e shqiptareve veprimtaria antiligjore e lazaratesve i bie te renditet e fundit pasi perdorin token e djersen e tyre ne nje veprimtari te ndaluar me ligj.
    Duhet pershendetur thirrja e Ambasades se Shteteve te Bashkuar per qytetaret e saje qe te mos shkojne ne Lazarat ne nje territor qe nuk kontrollohet nga Shteti Shqiptar.
    Si qytetar Amerikan i bej thirrje Ambasadorit tim honorable Arvizu qe nje paralajmerim te tille ta shtrije per krejt teritorin shqiptar pasi eshte e njejta situate si Lazarati qe eshte jashte kontrollit te Shtetit Shqiptar ashtu edhe Shqiperia qe sundohet nga nje shtet e pushtet ilegjitim e bashkepuntor i hapur me krimin e organizuar e organizatat kriminale duke e renditur Shqiperine me nivelin e krimit te organizuar me te lartin ne Europe e nder me te lartit ne bote.
    Une e kuptoj se thirrja e Ambasades Amerikane per qytetaret e saje qe te mos shkojne ne Lazarat eshte thirrje per te sensibilizuar shqiptaret ndaj paligjshmerise pasi jo ne Lazarat qe eshte nje popull patriot, fisnik e mikprites por edhe ne tere shqiperine qytetaret amerikane jane te sigurte si ne shtepine e vellait te tyre.
    Koha ka ardhur qe Amerika ti ndihmoje dreteperdrejte shqiptaret ne vendosjen e pushtetit e shtetit legjitim gje qe ka gjasa te mira se po ndoll me marveshjen per operacione te perbashketa me FBIne, DEAn e me siguri edhe me CIAn per te luftuar krimin e organizuar e terrorizmin qe eshte ulur kembekryq ne teritorin shqiptar.
    Nese vendoset legjitimiteti i shtetit dhe pushtetit me voten e lire e te ndershme te shqiptarve e ndihmen e drejteperdrejte te mikut tone te madh qe na ka konfirmuar historia Shteteve te Bashkuara te Amerikes nepermjet istitucioneve te saja prestigjoze te batimit te ligjit e luftimit te krimit te jemi te bindur se situate no nderronte me shpejtesi ne te tere Shqiperine.
    Nese ndoll kjo te jene te bindur miqte Amerikane se problem i Lazaratit megjithse veprimtari antiligjore eshte jo vetem problem minor por lehtesisht i eleminueshem jo me me policine e shtetit por po ju garantoj se perfaqesues te pushtetit legjitim e ndalin kultivimin e narkotieve ne Lazarat me OJQ e OJF.
    Lazarati eshte pjesa fundore e paligjshmerise qe sundon ne Shqiperi qe 80 vjet qe pushtetaret dhe qeveritaret shqiptare nuk kane lene gje pa grabitur ne truallin shqiptar deri edhe thesarin e shtetit shqiptar gje qe nuk e kane bere as pushtuesit gjermane megjithse e moren e paketuan dhe e etiketuan floriri i shqiptareve. Ku eshte sot thesari i shtetit. Te therrasesh se do fusim ne burg nje fshatar se hell nje tel ne shtyll apo tjetrin se kultivon ne token e tije nje bime te ndaluar e te heshtesh sikur nuk ka ndollur asgje me grabitjen diten per diell te thesarit te Shtetit Shqiptar nga Ilir Floriri e te deklarosh nga pozitat e Kryeministrit dje dhe sot se z Meta eshte asset i cmuar i kesaje qeverisje eshte imoraliteti dhe pafytyrsia me e madhe e nje pushteti e shteti duke i bere pis te tere shqiptaret gje qe nuk eshte e vertete.
    Pa hekur nga zverku i shqiptareve banditet e radhes qe i kane leshuar vendin njeri tjetrit qe 80 vjet nuk mundet te vendoset ligji dhe drejtesia as ne Lazarat as ne tere Shqiperine pasi jane keta bandite qe kane interesa kriminale ne vazhdimin e kaosit e antiligjit.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  3. Latifi says:

    …nuk eshte ceshtja se Lazarati eshte nje fshat diku ne kufi midis USA dhe Mexikes dhe ku njerezit, perkatesisht Amerikanet qe shkojne ne Mexico dhe anasjelltas nuk po duhet me ndalu per me thith ndonje cigare e per me pi ndoje Tequila sepse mund te te shfaqet papritur Billi the Kid apo ndonje pistolero i far westit.E verteta eshte se ne pavetdijen idiote te njerezve primitive fakti qe shteti me i fuqishem i botes iu ben thirrje qytetareve te vet te mos shkelin Aty i ben Ata te ndjehen ne mos te fuqishem sa edhe USA te pakten aq te Fuqishem sa edhe Amerika:Dhe ne nje gjest meshirplote ky DASHO ALIKO qe mund ti duket vetja si titullari i DASH (departamenti i shtetit te USA) tek e fundit DASH per DASH nuk ka ndnje ndryshim ne shkronja pergjigjet si titullar plot tager i atij komuniteti, ne vend qe TE JAPE DOREHEQJEN:EJANI ne LAZAraT SE DO TE GJENI NJEREZ TE MIRE DUARARTE DHE PUNETORE QE DO TU QERASIN ME GLIKO KANABISI.Kjo eshte nje situate tragjikomike qe nuk ka me turp, te gjithe jane reshtuar rresht per nje dhe duke u fshehur pas njeri tjetrit me Dashon te parin e heres u duket vetja se po shkruajne historine Sa per paralajmerimin duhet thene se Lazarati nuk eshte asgje per Ameriken , ceshtja e tij eshte thjesht nje terheqje vemendje per SHTETIN SHQIPTAR qe FLE GJUME

  4. sit_.Back._and_.Relaks says:

    po vjen era tym

  5. PARTIZANI says:

    Po ik o koke tul. Pse nuk ben thirrje qe policia te vije ne lazarat per te verifikuar ne ka hashash apo jo, po fton “autoritetet” qe jane aksioner ne bisnesin tuaj te famshem.

  6. i larguari says:

    Tani qe USA e merziti Lazaratin, do te kete pasoja “teper te renda” per USA: Lazaratasit nuk to eksportojne asnje gram hashash ne USA dhe nuk do te perdorin US$ si monedhe shkembimi!

  7. Comedian says:

    U bejme thirje gjithe rilindasve qe jan pa pune qe kemi filluar te hapim gropat e kastravecave
    Paguajme mire pune plot paqe dhe harmoni ne fshatin tone
    Spo e veme numrin ktu se ka spiuna por ajdeni ne fshat boll u morret me politike
    Llafet e teperta jan tym per qeverisjen e keqe dhe korrupsionin ne shtet
    Na degjoni dhe do jeni te lumtur
    Kujdes po skeni paguar siguracionin ska kolaudim
    Po spaguat cez ska siguracion dhe me radhe ……………..
    Te pa afte .

  8. shqiptari says:

    edhe McDonalds-i ne Lazarat do mbyllet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje