VIDEO LAJM/Drogë mes mobiljeve, kapet 2.25 ton hashash në portin e Durrësit

8 Prill 2014, 08:28Politika TEMA

Në portin e Durrësit është kapur një ndër sasitë më të mëdha të drogës, që tentoi të transportohej përmes Shqipërisë drejt vendeve fqinje.

Plot 2 ton e 250 kg Cannabis Sattiva u bllokua në orët e natës në një kamion me targa të huaja, ndërsa shoferi është maqedonasi Aco Nikolovski.

Lënda narkotike ishte fshehur mes mobiljeve, që po kalonin tranzit nga Shqipëria drejt Italisë.

Burime policore që morën pjesë në aksion, thanë se hashashi ishte futur në 45 divanë me nga rreth 50 kg secili.

Mjeti u bllokua gjatë një kontrolli në terminalin e trageteve në Durrës, ndërsa po punohet për të identifikuar anëtarët e rrjetit trafikues.

Që nga 1 janari 2014 deri në ditët e para të muajit prill, policia ka sekuestruar rreth 15 ton Cannabis Sattiva.

4 komente në “VIDEO LAJM/Drogë mes mobiljeve, kapet 2.25 ton hashash në portin e Durrësit”

  1. lakuriq me duar në xhepa says:

    Si shpjegohet që tani po kapet droga me tonelata, pothuaj përditë, ndërsa dje nga qeveria shpellare, kapej tek-tuk ndonjë sasi nga 10 deri 20 kg, sa për propagandë…??? Më duket se edhe kjo është një nga shkaqet “e nervozizmit” të opozitës…(U priten “burimet e jetesës)

    1. safeti says:

      esht shum e thjesht, keto jane lajme fantazem te pa vertetuara asnjehere me regji te quentin tahirit. Droga e vertet udhton ne kanale te tjera.

  2. kopertoni says:

    O po hashash per te tere ere hahahahahaha

  3. hasan dami says:

    Sipas parametrave me te mira boterore, vetem 15-20 % e droges se trafikuar arrin te kapet nga strukturat ligjzbatuese.
    Duke llogaritur sasite e kapura, mund te merret me mend lehte se sa eshte sasia qe trafikohet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje