Berisha: Falsifikohet rritja ekonomike dhe punësimi

7 Prill 2014, 13:05Politika TEMA

“Falsifikohet rritja ekonomike dhe punësimi!”. Kështu shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook, duke reaguar ndaj shifrave të bëra publike nga Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it Gjergj Filipaj në lidhje me situatën ekonomike në vend.

“Pasi shkarkoi në mënyrë të kundraligjshme Këshillin e Statistikave dhe drejtoren e Institutit te Statistikave dhe e zëvendësoi me 99-shin Gjergj Filipi, Rama çdo tremujor po fallsifikon rritjen ekonomike dhe punësimin. Kështu, pas skandalit të nxjerrjes së rritjes ekonomike në tremujorin e tretë me rënie në – 2.7, duke deklaruar se numri i turistëve dhe vizitorëve në muajt korrik-gusht-shtator ishte 6% më i ulet se në muajt prill-maj-qershor të vitit te kaluar, Rama me Gjergjin e tij, me të cilin qesh i tërë Instituti, po pregatisin bllofin e rradhës për tremujorin e katërt. Sipas skenarit të tyre, në tremujorin e katërt u ça rritja ekonomike dhe “plasi” punësimi! Mirëpo kanë kaluar dy javë dhe Rama – Filipi nuk po nxjerrin dot rritjen dhe punësimin e tremujorit të fundit. Për të fallsifikuar të dhënat e anketës së ndërmarrjeve të ketij tremujori, Filipi pushoi nga puna të gjithë anketuesit e Institutit që punonin aty prej mbi 20 vitesh, vetëm e vetëm se ata nuk pranonin të fallsifikonin të dhënat”, shkruan Berisha në Facebook.

Në vijim ai shton se janë fallsifikuar të dhënat e ndërmarrjeve në lidhje me punësimin, duke i rritur deri në 3 herë numrin e punonjësve.

“Kështu, biznese me tre punëtorë janë rregjistruar sikur kanë 8 punëtorë, madje janë marre në tel dhe kërcënuar po treguan. Anketa e Filipit doli me rritje sipas treguesve 30 -120%. Mirëpo kur të dhënat e saj u krahasuan me të Tatimeve doli qartë fallsifikimi me disa herë i të dhënave të anketës. Prej dy javësh iu kërkohet sipërmarrjeve nga agjentë tatimore të fallsifikojnë të dhënat e tyre për të nxjerrë rritjen ekonomike që ka porositur Rama”, thekson Berisha.

15 komente në “Berisha: Falsifikohet rritja ekonomike dhe punësimi”

  1. . says:

    ———————————————————————————————–

    USA, BE-ja dhe Gjermania jote kerkojne
    ndeshkim politkaneve te korruptuar, pra
    dhe arrestimn tend.

    ————————————————————————————————

    1. soni says:

      Foli plaku i lodhur i Shqiperise.

      1. adela says:

        Berisha e sigurt qe nuk do te pranoje asnjehere anje arritje te qeverise Rama.

      2. anada says:

        PO ku pranon gje ti mor burr llaf eshte aiii. Ti te bardhes i thua te zeze vetem nga cmira dhe inati i madh qe ke. Shkaterrues je per kete vend.

    2. livia says:

      Namin ne Facebook Berisha po iki or ik se na lodhe duke degjuar po te njejtat argumenta.

  2. 4999 qelbesira + skypion says:

    Persa I perket rritjes se ekonomise dhe punesimit, shqiperia renditet e dyta ne evrope pas ghermanise.

  3. Ola says:

    Jam dakort me ty Sali, ne jemi ekonomia e dyte ne Europe, vetem Gjermania na kalon ?

  4. . says:

    ————————————————————————————————–

    Z.Rama,

    Politikani qe po ndryshon dhe
    reformon Shqiperine me kulturen Europiane.

    ————————————————————————————————–

  5. Drita kunder erresires says:

    Drakula!

  6. uendi says:

    Jo o Berishe jo sjane te gjithe si ti..nuk ka pse genjen sepse te gjithe e dime si e ke lene ti vendin.

  7. kompasi says:

    Ola e ke shume gabim.Ne jemi ne vend te pare ser bashku me shtetet e zhvilluara te burundit dhe togos.Gjermania eshte pas nesh.Kjo eshte e verteta dhe askush nuk mund ta mohoje.

  8. Tomi says:

    morpo korrupsionin, kaosin e antishqipetarizmin i ke ne gjak ti se ke 23 vjet qe jep prova te pakundershtueshme po kur te lene te llapesh Rilindja mire ben qe vazhdon e ndot tashme me gojen tense jargamane…

  9. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    2017 po afron 313 po te pret po nji pyetje kisha
    ca do besh me ajpadin qe e kishe pritur tere jeten?

  10. mondi says:

    ik mor rrace e poshter!

  11. pop says:

    Shkon nje fallsifikstor dhe vjen nje me i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje