Projektligji për ushtrinë/ Meidani: I rrezikshëm akumulimi i pushteteve nga ekzekutivi

8 Prill 2014, 08:21Politika TEMA

Ish- Presidenti Rexhep Meidani e sheh të rrezikshëm për demokracinë akumulimin e të gjitha pushteteve tek ekzekutivi.

Sipas Meidanit, projektligji i qeverisë për ushtrinë, i heq kompetencat Presidentit.

“Çdo përpjekje e hapur ose e fshehtë për akumulim pushteti e rritje kompetencash në kurriz të zvogëlimit të kompetencave të personave dhe pushteteve të tjerë, pa argumente ligjore, por me pretendime të llojllojshme, bëhet jo vetëm e rrezikshme për demokracinë, por dhe ushqen vendimmarrjen autokratike”, shkruan Meidani në Facebook.

Sipas tij, duhet të ketë qëndrim kritik ndaj këtyre përpjekjeve.

“Kundër çdo tentative të tillë të djeshme dhe të sotmë, duhet qëndruar gjithmonë zgjuar!”, shprehet ish- Presidenti Meidani.

Reagimi i tij vjen pas raportimeve në media se projektligji i ri për ushtrinë i heq disa kompetenca Presidentit dhe ia kalon Kryeministrit.

Megjithatë ende nuk ka detaje nga ky projektligj.

10 komente në “Projektligji për ushtrinë/ Meidani: I rrezikshëm akumulimi i pushteteve nga ekzekutivi”

  1. ARUSHA says:

    SHQIPERISE SE MESME I PUNO TRUNI VEC PER BUKE

  2. lakuriq me duar në xhepa says:

    Nuk të kam dëgjuar të flisje “dje”, o Mejdan. Apo ta kishin “mbyllur gojën” se të vunë djalin në punë, ndërsa tani që ta hoqën këta, t’u hap goja…

  3. Vladi says:

    Mejdan si eshte ajo shprehja popullore : bem baba te te ngjaj apo e kunderta .

  4. kevinjon says:

    Zoti Meidani ! Reagimi juaj eshte i drejte por teper i vonuar! Ju dhe shume e shume eksponente te tjere te partise socialiste qe jeni pergjumur nga krasitja politike qe u eshte bere, keni sakrifikuar me vetedije dhe pavetedije keto vite duke mbeshtetur nje grup autokratesh e oligarshesh vetem e vetem sepse keni fokusuar e personalizuar “kucedren” padrejtesisht tek Z. Berisha. Keto zhvillime lehte te parashikueshme qe po e cojne Shqiperine drejt nje pushteti modern mafioz e oligarshik jane vetem pasojat dhe jo sinjale qe duhet te na cudisin. Ju Z. Meidani keni problemin e besueshmerise sot, per fajin tuaj sepse duhet te ishit shprehur “qysh ne krye te heres” kunder kesaj politike Ramiste dhe jo pasi tju akuzojne se e beni peri inat te djalit tuaj apo prej inatit se ju kane lene te papune, ne parti. Njesoj si Z. Blushi qe nga koha e tepert qe i ka “rezervuar” partia na shkruan libra sot gjoja analitik por ne fakt Bullshit! Edhe nje Mero mega mashtruesi i lindur, ka me karakter se ju ..sepse ai te pakten po e tregon dite per dite hapur se eshte eksponenti me i larte pas Rames e Tahirit tek PS-ja me politiken e tije gazetareske oligarshike fale qorrimit tuaj se Rama do beheshe ndonjehere socialist .

  5. Mato Gruda says:

    O Rexhep a di me Qep? di mor di, po skam Pe te Zi.

  6. Vermittler says:

    Ik ore pleher, ta hoqen vajzen nga puna dhe je zemeruar

  7. kritik says:

    Mos ja fusni kot. Me kushtetute presidenti eshte komandant i pergjithshem i forcave te armatosura dhe sduhet ti hiqen kompetencat. Spastrimi qe po perpiqet te behet nga pozita eshte i rrezikshem. Per demokracine eshte jetike qe institucione te caktuara te ngelen ne dore te opozites ndryshe kalohet ne autoritarizem. Ska faj blushi qe thot se sistemi yn politik i perngjan rusit e turkut, skemi mendesi perendimore ne.

  8. ALIU says:

    O Kritiko, po a di ti ndonje gje nga ushtriaaaa…..
    O Kritiko, po a di ti se keto dy presidentat e fundit te Sales nga 2/3 e gjeneralave qe kane bere na dolen hajdute me cizme, pale qe 1/3 e tyre ishin me mesatare 5.75 si ne shkolle te mesme dhe ne te larte edhe ne Akademite qe kane mbaruar ne Tirane apo jashte shtetit jane kane lene koqen e namit.

    O Kritiko, a di ti se ai qe ish deri pak kohesh Shef i Shtabit te pergjithshem ishte Turpi i Turpit te Turpit ne ushtrine tone shqiptare qe ka per komandant te pergjithshem nje president Sssaakkaatt.

    1. kritik says:

      I di dhe sh mir madje, por degradimi i ushtris esht rezultat i 24 vjeteve dhe jo thjesht i viteve te fundit. Thjesht besoj qe kur kryhet rotacioni politik jo gjithcka duhet zeruar sepse i bie te ngelemi vend numero cdo 4-8 vjet. Une nuk besoj qe njera pale eshte e zeze dhe tjetra e bardhe, duhet me shume kompromis dhe me pak grricje, dhe tolerancen e ka ne dore pozita e jo opozita, e cfardo ngjyre qofte.

  9. shpatar says:

    Cfare te thuash e cfare te komentosh.Shqiperia i ngjane nje koteci qe dy gjela nuk mund te kendojne . Te gjitha keto ndodhin se nga 91 e deri me sote reformat per ta demokratizuar shtetin shqiptare kane qene gjysmake.Tani qe duam te bejme dicka na pengon eksperienca e 24 vjetve demokraci.
    Faktet tregojne se me ushtrine shqiptare politika eshte sjelle jo profesjonalishte .Duke synuar ta shkurtonin i nxorren dhe vlerat qe ajo duhet te kete. Specialistet nuk jane pyetur dhe nuk pyeten.Ne keto rrethana qe synohet te moderrnizohet ushtria dalin defekte qe i bene te pamundur reformat ne te .
    Nuk na prishin figurat qe drejtojne por mos perputhja e kopetencave. Njeri i bie gozhdes tjerti i opozites patkojte . Keshtu nuk ka bere vaki ne asnje ushtri qofte dhe rrebele .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje