Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha shprehet optimiste për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në muajin Qershor. Gjatë vizitës në Athinë, Gjosha nisi serinë e takimeve me zv.Kryetarin e Parë të Parlamentit dhe Kryetar i Komitetit Parlamentar për Çështjet Evropiane.
“Qeveria shqiptare është e vedosur të avancojë në axhendën evropiane”, tha Gjosha gjatë takimit, duke shtuar se “për Shqipërinë ka rëndësi madhore roli i presidencës greke të BE këtë 6 mujor”.
Ministrja Gjosha u shpreh se për Shqipërinë është i rëndësishëm procesi i integrimit. “Mendojmë që duke qenë në BE edhe çështjet dypalëshe me Greqinë zgjidhen më mirë”, tha Gjosha. Ajo shprehu kënaqësinë për niveline ri të bashkëpunimit me Greqinë. “Rëndësi të veçantë kanëgrupet e miqësisë të krijuara në parlament, të cilat do t’i japin një shtysë bashkëpunimit”.
Nga ana e tij Tragakis theksoi se “Greqia mbështet Shqipërinë për procesin e integrimit”. Greqia është vendi që mban presidencën e Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2014, para dorëzimit të presidencës së BE-së tek Italia më 1 korrik 2014. Kjo është hera e pestë që Greqia mban presidencën e BE-së që prej pranimit të saj në Komunitetin Europian në vitin 1981. Marrja e statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria në muajin qershor është një prej prioriteteve të Presidencës ë Greqisë në BE, gjë që është konfirmuar edhe nga Zv/Kryeminstri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, gjatë vizitës së tij në Tiranë në muajin shkurt.
Mos u kthe kurrizin se do te te ngulin thiken
fshati digjet dhe kurva krihet. po keqtrajtohen dhe vriten qytetaret shqiptare dhe qeveria apo ne kete rast zonja gjosha shkon ne greqi E MERAKOSUR per statusin e BE NJE STATUS KRIZASH DEGJENERIMI DHE BORZHESH PA FUND NGA TE GJITHA VENDET dhe nuk ngre zerin per shtetasit e vet. ky eshte vertet nje turp i madh per te gjithe ne si shqiptare
Po a morri masa shteti grek mo ca do, u denuan po gjykohen te gjithe ato gardian qe ishin atje, me ate frym rraciste qe po rritet ne greqi keto raste jane, na ka rene per pjese qe jemi cereku i popullit emigrand atje, smund te beje gje shqiperia kundra agimit te arte, greqia po e lutfon po ne cmund te bejme per te??
po per ilia karelin i tha gje se detin ia kerkoi greku.as mos tu shkoje mendja per status pa detin.mbeti statusi i shqiperise ne dore te athines.ata na duan te na bejne te gjithve si ilia kareli gjynah qe i kemi per fqinje.
Greqia duhet te rishikoi mire marredheniet me alvanite,pasi keta jane te pabese.Nje meleon gyzele hane buke ne Ellada,por bejne duan e turkut……!!