Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nisi vizitën zyrtare në Gjermani me takimin me Kryetarin e Komisionit për Çështjet e Integrimit në Parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum, dhe me deputetë të koalicionit qeverisës CDU/SPD, anëtarë të grupit për politikën e Jashtme.
Gjatë takimit u diskutua mbi perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE, marrjen e statusit të vendit kandidat, avancimin drejt bisedimeve për anëtarësim dhe mbështetjen e Gjermanisë në këtë drejtim. Ministri Bushati u ndal në hapat konkretë të qeverisë për progresin e reformave në vend. “Progresi i arritur nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe hapat e ndërmarra në fushën e drejtësisë përbëjnë një bazë të shëndoshë për vendimin e Qershorit”, u shpreh Bushati. Krichbaum vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon, arritjet në rrugën e konsolidimit të shtetit ligjor dhe përshëndeti fokusin në fushën e sundimit të së drejtës në ekonomi.
Ministri Bushati zhvilloi dhe një diskutim me disa deputetë të koalicionit qeverisës CDU/SPD, anëtarë të grupit për politikën e Jashtme. Ai informoi gjithashtu lidhur me angazhimin dhe instrumentet konkrete të përfshirjes së opozitës dhe shoqërisë civile në proceset reformuese. Ministri Bushati paraqiti prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë duke u ndalur në politikën tonë rajonale, ku Shqipëria luan një rol dinamik dhe konstruktiv si faktor paqeje e stabiliteti. Gjate bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimeve më të fundit në Ukrainë si dhe impaktit që mund të kenë ato për rajonin tonë e më gjerë.
Bashkëbiseduesit u ndalën dhe në rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe në intensifikimin e mëtejshëm të shkëmbimeve ndër parlamentare.
shpresat jane me shume se kurodhere tjeter per marrjen e stautist ne qershor, qeveria po punon mire
nese qeveria arrin te marre statusin ne qersho, atehere prmisat jane te mira per te ardhm e perbashket
Duhet patjeter te marre statusin ne qershor, nuk mund te zvarritet me ky proces kshuqe beni gjithcka per ta marre, do ju jet mirnjohes i gjith populli.
Po nuk u mor statusi ne qershor vendi shkon ne zgjedhje
pse flitet kaq shume per statusin ne shqiperi.keta sa dalin jashte u mbeti goja tek statusi jemi vendi i vetem ne ballkan qe flasim kaq shume per statusin.as serbi as maqedonsi nuk flasin kaq shume dhe nuk ia varin shume statusit dhe me mire jane.a thua po e morem ja hodhen shqiptaret sa shpetuan rumunet aq do shpetojne edhe shqiptaret e keqja eshte se kur te futemi ne ne europe shume do dalin.sa te varur jemi me europianet ne shqiperi e bejne akoma ligjin ambasadoret e huaj
Po flasim per statusin per te siguruar mbeshtetjen e nderkombetareve per te marre ate dreq statusi qe saliu e pengoi aq shume, ja per ca flasin, qe eshte fryme e re qe po behet shtet e duhet ta marr statusin se tani shpejt e kemi. Pastaj nje minister i jashtem smund te false shume mbi financat e shqiperise apo per bujqesin nuk ka dhe kuptim per ca ti dine.
Komplimente ministrit e te gjitheve se po bejne me te vertet nje pune te mrekullueshme.