Në bazën detare të Pashalimanit në Vlorë është zhvilluar sot ceremonia e lëshimit në ujë të anijes “Butrinti”, e cila është ndërtuar në kantierin detar të Pashalimanit, në kuadër të kontratës me kompaninë holandeze “Damen Shipyard”.
Ceremoninë e hapi komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti.
Më pas, zëvendësministri i Mbrojtjes Hila përshëndeti efektivët e Forcës Detare dhe personelin e kantierit detar të Pashalimanit, duke theksuar se “sot ne ulim në ujë anijen “Butrinti”, të katërtën e klasit “Iliria”, e cila shënon dhe përfundimin me sukses të projektit më të rëndësishëm të Forcës Detare në rrugën e saj të modernizimit”.
Ky projekt filloi në vitin 2007, me firmosjen e kontratës së ndërtimit të anijeve ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Kompanisë “Damen Shipyards” dhe qeverisë së Mbretërisë së Holandës.
Fryti i parë i këtij bashkëpunimi ishte anija “Iliria” e ndërtuar në Holandë në vitin 2008, ndërsa më pas, vit pas viti, specialistët e punëtorët e kantierit të Pashaliman, së bashku me ekspertët holandezë, bënë të mundur ndërtimin e anijeve “Oriku” e “Lissus” dhe tani “Butrinti”.
Këto anije kanë rritur kapacitetet operacionale për kontrollin dhe monitorimin e trafikut detar, mbrojtjen e mjedisit detar, kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, zbatimit të ligjshmërisë dhe rritjes së sigurisë detare.
Gjithashtu ato do të rrisin ndërveprueshmërinë e Forcave tona të Armatosura në kuadër të operacioneve të NATO, iniciativave rajonale dhe do të jenë një grup i rëndësishëm për përballimin e emergjencave të ndryshme detare në hapësirat adriatiko-joniane.
Tani shqiptaret do fillojne te shajne hollandezet BQ-ra, PeDe-ra etj…
Kujdes mos e rremben kapterr Ramiu bashke me Pepinin.
Sa mije Ton eshte kjo anija Butrinti? Ne vitin 1980 kishim me qindra anije, qindra tonshe e dhjetra, mijera tonshe, ku shkuan ato? kaq te madh e ka nje jaht nje trgtaruc ne Greqi.
aman o lale mos pyt per te ” vdekmit ” se nuk ringjallen me …pastaj lere ushtrine sepse ne edhe sikur te kishim super ushtri ne prap s’do ta mbronim atdheun sepse shume pak kan dashuri per Te !
Atdheu i ” shqipeve ” eshte vetem nje =PARAJA !
Ti duhet te pyesesh per te gjithe ato fabrika qe prodhonin mallra cilesore , ku dreqin perfunduan ?????? gjithcka u shkatrrua nga ardhja e DemoKARcise sepse ato fabrika ishin ndertuar ne komunizem dhe ishin ” djallzore ” ndersa shume kapanone u zhvaten nga “pronar tokash ” dhe sot jan bere pronar me “fabrika” fasone ( ne ju thencin ne kte emer ). Sot shqipot gezojne demoKARcine te LIRE ( GJOJASH ) , te dhjere , te varfer , te perbuzur nga e gjithe europa , skllever te te huajve dhe c’eshte me e keqja = JAN EDHE ME TE VARFER DHE ME TE PASIGURT SE NE KOHEN E ” MONIZMIT ” !!!
Kjo eshte qesharake, se kjo duket si peshkarexhe…..
Eshte fyerje per Pashalimanin te kete anije kaq te rendomta….Aty ka pasur anije luftarake qe ne kohen e tyrw ishin super anije…ndersa tani ne keto kohe moderne keta bejne anije kartoni….
Eshte turp te jesh ne nje aleance ushtarake e te mos kesh disa anije moderne dipas standartit te Natos
@andi vertet kishim ushtri me te madhe ne ate kohe, por pervecse nuk i hyri ne pune as dreqit, njerezit vdisnin per buke. jetonin si skllever qe te mbahej ushtria.
PSE ANIJE PER LUFTE ESHTE KJO…?? KJO DO KONTROLLOJ E DO MBROJE VIJEN BREGDETARE SHQIPTARE. KJO DUKET SI PESHKAREXHE.
Po cer anije lufte mer taj ,mir ki o peshkarexhe ,
o ushtria e roms ,rindertimi ushtris shqiptare ,sepse ai putana vicidolit sla hekur pa e shit .
Ne per lufte te hame mune, po shyqyr qe kane nje bicim peshkarexhe tani qe te mos patrullojne vetem italianet bredgetin, po te dalin edhe keta merhumet tane ndonje dite me kohe te mire…
Kjo duket si jahti qe do kete shitur ndonje milioner i lyer me boje gri dhe i nxjerre ne ankand, edhe per jaht eshte i vogel, biles me i vogel edhe se kater siluruesat e Pashalimanit ne kohe te Enverit. Na thote dot gazetari ca me teper detaje se sa e shpejte eshte per shembull?
ti them une te dhenat
Të dhënat teknike
Gjatësia e plotë – 42,8 m
Gjerësia e plote – 7,11 m
Lartësia nga fundi tek kuverta kryesore – 3,77 m
Zhytja – 2,52 m
Fuqia e instaluar – 4000 – 6000 kW ose 5440, -, 8160 kuaj fuqi (të dhënat për fuqinë e instaluar janë për anijet e tipit Stan patrol 4207 në përgjithësi dhe jo për anijen Iliria në veçanti)
Shtytja :
a) dy motorë Caterpillar 3516B DI-TA elec
b) dy kuti shpejtësie me raport 3,5:1
c) dy helika 4 fletëshe me kënd të kontrollueshëm të fletëve
d) 1 tunel manovrues në bash për manovrime në porte ose mjedise me hapësirë të kufizuar
e) dy gjeneratorë 106 kWA
Shpejtësia ekonomike – 12 nyje (22 km/h)
Shpejtësia maksimale – 26 nyje (48 km/h)
Konstruksioni i skafit – Çelik
Konstruksioni i mbistruktures – Alumin
Largësia e veprimit – 1750 milje detare ose 3240 km (në shpejtësinë 12 nyje)
Autonomia – 14 ditë
Ekuipazhi – 12 vetë
Armatim – mungon
” armatimi mungon ” hahahahahhahahahahhaha kjo eshte made in Albania pra !!!
E ka nje armatim modest. Ka nje kanon te kalibrit 50. Po te vesh re ne fillim te anijes duket. Kjo anije nuk eshte bere per lufte, por thjesht per patrullim te ujerave dhe sherbime emergjence.
Web! Mos rrej se njerezit vdisnin per buke, une jam afer 70 tave dhe e di mire ate kohe. Vetem per buke nuk ka vdek kush ne ate kohe e i pa pune nuk ka ken kush. Rrenat e demokracise hibride, me hibridin Sali Berisha nuk hahen ma. Ne ate kohe 1948-1980 jetese ka ken pothujse e barabarte ne te gjithe popullsin, ne nje nivel normal. Nuk ka pase te ngujum, pa shkolle, pa buke, pa nje shtepi, pa pune,etj. Ka pase pa makina, jo emogracion, jo vrasje, grabitje, mashtrime e perdhunime.mbas vitit 1980 ekonomija nuk pati rritje por jo katastrofe. Megjithate i gjithe populli deshi ndryshim, deshi hapje e levizje te lire e kjo i ndihmoi rrumpallxhijte e mashtrusit sherbetore te te huajve qe te vinin ne pushtet, te cilet e bane troke Shqiperine e ekonomine e saj. Po te mos prisheshin ato fabrika, ndermarrje e Hekurudha, po te shfrytezoheshin per disa vite populli nuk metete rrugeve. Ceku i Bardhe mashtrimet e Sales me kompani qe dogjen e shkaterruan gjithecka, rikthyn gjakmarrjen,hajnin, mashtrimin, vrasjet perdhunumin,prostitucionin, varferin ekstreme, e injorancen totale ne shkolla e shtet. Prandaj ato qe se njohin ate kohe i hane rrenat tuaja po te tjeret jo i cilesdo Patri qofte. Nuk po na merr malli per ate sistem por per ate qetsi,ndershmeri e harmoni familjare e shoqerore. E ju kelyshet e Sali Kriminelit mos mendoni se na mashtroni ma,por vec na rritni urrejtjet ndaj rraces tuj te shpifun, te pa fytyre e moral.
te drejte ke se nga fieri je..dhe nuk i njeh,neve qe i bejme e dime
Ne burg Arben Imami
Brravo.
Keto jane anije patrulluese dhe llogjika e do qe te jene pothuajse gjithmone ne lundrim…. Ne kete pike lind natyrshem pyetja – a kane karburant mjaftueshem ne min e Mbrojtjes per keto lloj anijesh qe konsumojne sa 10 peshkarexha ???
Urime. Mos e ndaloni punen ne Uzinen e Pashalimanit, ka nje baze, ka nje tradite, ka nje grup specialistesh. Nuk kemi shume leke? Le te ndertojme mjete me te vogla te dobishme. Ata njeres nuk do ngelen pa u paguar. Me mire te punojne kot se sa te rrine kot.
A ESHTE LYER ME BOJE ANTIRUXHO?
JO mjeshter,ata tekniket holandeze nga Roterdami na thane ti jaim nja dy duar hidromat e kaq…na e paskan fut !
Po tani qe ja dhame detin Greqise ne c’fare ujrash do bej kontroll roja bregdetare ????Apo do shoqeroje Sali notarin kur te shkoj me pushime se mos kalon kufirin me not i gjori!!!
sa knaqsi eshte kure avancon USHTRIA SHQIPTARE,por akoma eshte shume larg asej qe duhet dhe deshirojm ne SHQIPTARET.
.SHQIPERIA duhet te lidhe marrveshje bashkpunimi edhe me USHTRIN e IZRAELIT qe po konkuron te jet FORCA e 3 te USHTARAKE ne BOTE.
.VETEM me nje USHTRI te FUQISHME SHQIPTARE armiqet kojshi SLLAVE e dine FRIGEN.
Mire keshtu,te vogla e te manovrueshme,se kaq e kemi takatin.Zv.ministri Hila per kuriozitet,si e ka emrin? Eshte ushtarak apo civil?
SHIKOJENI ME KUJDES FOTON NE BASH, NE TE DY KRAHET AS LLAMARINAT METALIKE NUK JANE DREJT…O CFARE MJESHTRASH.
Anije patrrullimi pa armatim, keto ne varke somalezesh do ti merrte peng per 10 minuta
Po qe se kjo quhet “anije”, (bile e “forcës detare”) atëhere govata që kishte gjyshja ime në fshat për të larë rrobat, ishte të paktën “destrojer”… Mjerë ne, mbetëm si në kohë të Enverit, duke u fryrë e duke u ngopur me lugë bosh…
mendjen tek lufta e keni o njeres,hapni syte cfar shkruhet ne krah te anijes “roja bregdetare” jan anije patrullimi kto te vogla e te shpejta,lejani luften amerikes me rusin o popull.
Per kete tip anije patrullimi dhe sherbimesh emergjence ne ujrat e Shqiperise duhen pyetur ata specialiste qe kane dhene iden.Me sa di idene i kane dhene politikanet shqiptare ne pushtet .
Nga te dhenat gjukoje se ky eshte nje mjete per sherbime e jo per lufte sic kerkojne disa komentues .Sipas mendjes se Saliut Shqiperia kurre ska per tu kercenuar dhe kurre nuk ka per te bere lufte ne dete apo ne toke . Ndjekim parimin: Ne se na sulmaojne te tjeret i kemi gati flamuret e bardhe per tu dorzuar.
Si mjet sherbimi apo per emergjenca ne dete eshte shume i kufizuar dhe large kerkesave te teatrit detar Shqiptare.Ja disa arsye te thjeshta:
1-Ky mjet nuk mund te japi ndihme ne kushtet e deti mbi 5 balle .
2-I duhet shume kohe te shkoje ne vendngjarje per shkak te shpejtesise se vogel.
3-Nuk dim sa i kualifikuar eshte te japi ndihme ne dete .Ne rastet kur: -Bie zjarre ne anijet e tjera ,kur perplasen anijet ne dete , kur dalin ne cekine ,kur kane nevoje per rrimorqim ,mjetet e iterceptimit ,aftesia e ekujpazhit dhe paisjet per detyra speciale
– Ne se sulmohet nga kondrabandistet me cfare do te mbrohet . Si dhe shume te tjera qe mund te dalin kur e vezhgone dhe e provone .
Nga sa kam pare e degjuar duhej kompozuar nje mjete tjeter me me shume aftesi per te vepruar ne ujrat Shqiptare .Parat qe jane harxhuar per kater anije te tilla te viheshin per dy me te sofistikuara .Per keto duhen dhe konsultat serjoze me NATO.
Thone qe nuk kemi para .Por per te vjedhur na paska qe te mbushin xhepat pushtetaret.Nuk kemi vene mendje dhe as pritet qe te bejme dicka qe te vleje. Kur e thirren Saliun ne Amerike,ne kohen e lavdishme kur hipi ne maje te plehut i thane : Hape gojen cfare do.Mori menune dhe u perqendrua tek sallatrat .Nuk zbriti me poshte se ato kushtonin dhe nuk mbetej per te vjedhur. Pacin mendje keta te tjeret te bejne dicka qe te na ngrihet pak koka .
Epiri dhe bregdeti isaj jonian ka kush e ruan,
http://www.youtube.com/watch?v=xOkrXimRnSc
http://www.youtube.com/watch?v=CV8sI6BRF_o&index=6&list=PL8397B8D20DE16E4D
Vetem nje katra silerus ishte sa kjo anije ne kohen e monizmit,por ishte katra ama quhej tigri detit,qe po ti vinte verdall nje anije mijra tonshe kishte fuqi qe ngrinte aq dallg sa fundoste anijen,dhe fatmirsisht ne ate koh shteti SHQIPTAR i asjaj kohe, kishte plot gjashtedhjet,e te reja te pa perdorura jan gjetur ne demokraci dhe u shiten dhe ben para ata qe bejn sot heroin e demokracis,kur hyri flota gjasht AMERIKANE ne adriatik ne at koh,plot dyzet te tilla shoqeronin floten per te mos shkelur ne ujrat tona, bashk me tridhjet avjon mik 21 gjuajtes,dhe dy nendetse,kishim ushtri dhe shtet, ishim kapabel te ruanim me dinjitet integritetin teritorjal, qe sot e ka mar lumi.aty ishin dhe parat e SHQIPTARVE ne at koh,sot nuk i gjejm dot parat tona ne.
sa kushtoi ky vaporri, me leket e shqiptarve eshte bere?
mos po na e bejne si puna e grekeve, qe i impononin armatime me plotesimin e kushteve ne nato etj..?
shqiperia nuk duhet pytur mendimet e pakicave qe komentojen ne portalet shqiptare.
.disa thone se shqiptarve sju duhet lufta,askush nuk deshiron lufte,por zvicra pa lufte qe kohet te gjate,por nuk ndalet ta rrise numrin e ushtarve dhe ta moderrnizoje ushtrin me teknologjin me te sofistikuar qe ekziston.
.gjemrania,anglia,franca,suedia, nuk ndalen se prodhuari teknik usharake e flota detare.
.espanja vet ne tv ka thene se edhe pak vite do ta beje armen atonike,por sipas disa ushtarve shqiptar qe kane sherbyer ne ushtrin zvicerane thoje se zvicra per 1 ore mund ta beje armen atomike se i ka qe gjitha pjeset me substaca atomike vetem i nevoitet 1nje ore qe ti montoje kto molekula ne nje RAKET ATOMIKE.zvivra per gjdo vite i blen nga 30-50 aviona luftarak me moderrn qe ekzistojn,mos ta zgjas per shtete tjera qe vetem ushtrit e tyre te fuqishme ja u dhane rreputacionin si shtete vendimarrse te fuqishme ne POLITIKAT GLOBALE.
.e pytja konkrete: pse vetem ne SHQIPERI mos te flasim per USHTRI dhe ta moderrnizojn ATE.
.kujna e pergon nje ushtri e fuqishme SHQIPRE,le ti pregadit valigjet dhe ne drejtim te greqis,turqis,serbi,qerkezis e azerbeigjanit.
epirus keshtu e ruanit dhe qipron ju po ne fund iket me bisht ne shale dhe qe nga ajo dite skeni vene kembe prandaj boll se ua dime trimerite edhe juve edhe serbeve me civile jeni trima se ne qipro as 4 dite nuk zgjati
ti kthehemi temes ce do kjo ska asnje arme prodhim koti
Historija tregohet dhe mesohet sepse perseritet. Edhe Zogu mori nga italianet 4 mas qe nuk funksionuan kurre ssepse kishin nevoje per shume karburant